Klikoni > Bisedë e shkurtër me Bacen Zef Sokoli
Zef dhe Pal Sokoli; ne Belo Horizonte|Maj.08-Në Kioskun e B. Zef,vendpunimin e tij qysh para 60 vitësh.
Duke folur me xhaxhin Zef ne Messenger
TAKIMI I PARË PAS 64 VITESH ME AXHEN ZEF SOKOLI NE BRAZIL
“Shqipëria është një trup, një gjak, një kokë, ashtu ta bëjmë. Po të ndajmë diçka nga trupi ai nuk jeton”
Mu dashtë një rrugë deri në Belo Horizonte në shtetin e Brazilit,mu dashtë ta kaloj Atlantikun qe të bashkohem me një degë të shkëputur të familjes Sokoli,dhe me Lulen e saj, veprimtarin e paepur të Shqipërisë etnike axha i dashur Zef Sokoli. Qe nga data 15. mars 2008. kur veprimtari dhe shkrimtari Engjëll Koliqi, në shtegtimin e tij për çështje kombëtare hapi dyert i pari në shtëpinë e bacës Zef, rilindi lidhja në mes Sokol-ve në Europë dhe në Brazil. Pasi morëm kontakte, telefonuam disa here në mes veti,dhe pa menduar shumë sigurova biletën për në Belo Horizonte(Horizontet e bukura) dhe me datën 5 maj 2008 mora fluturimin në relacionin Dyseldorf-Paris-Rio De Janiro-Belo Horizonte. Përpara syve me shfaqeshin fotot qe mi kishte dërguar Engjëlli, kështu qe kisha imazhe të dukjes së ti.. Po në kokë kisha një peshë të madhe të përgjegjësisë qe më duhej të shtjelloja 64 vite, pastaj nga një familje 12 anëtarësh tani kishim afër 100 anëtarë. Gjithë rrugën tretesha në mendime, çka do me mbetet pa i treguar, çka do harroj pa e pyetur, kështu ndjeja një përgjegjësi të madhe për çka do ti mbetem njëri tjetrit “borxh“.
"Ah Plisi- Serbët këdo shifnin me Plis, thonin " Ballisti", se Plisi ju merrte sytë, por edhe ballistët po se po"b.Zef.
Pikërisht në orën lokale(të Brazilit)10,35 minuta të datës 06.05.08 ,zbrita ne Aeroportin e Belo Horizontes dhe çdo gjë shkonte shumë ngadalë, kisha për të pritur bagazhin, pastaj pritesha qe do ketë edhe kontrollime dhe me dukej se po vonohem shumë,edhe pse nuk zgjati me tepër se 15 minuta, më bëhej se dikush më priste jashtë. Mora koferin dhe një çantë dore dhe po e tërhiqesha deri ne dalje,kaloja përskaj shumë njerëzve qe mbanin pano me emra të atyre qe pritnin në duar, i lexova të gjitha me radhë,nuk kishte Sokoli gjëkundi të shkruar. Pasi i rashë në fund atyre njerëzve u ktheva edhe njëherë të shoh se mos e kisha kaluar gjëkundi, prapë nuk kishte. Mësyva drejt daljes kur para recepcionit shohë një njeri të ulur ne një karrige,më flokë dhe mjekërr të bardhë, me një shkop në duar dhe sodiste daljet pothuaj se pa lëvizur fare asnjë milimetër. Baca Zef, thash me vete. U përvodha anash qe mos të me sheh. Nxora një video kamerë qe kisha në çantën e dorës dhe po e incizoja disa minuta pa me vërejtur fare. Dikur nuk mu durua dhe ju hodha ne përqafim. “Heu Pal Sokoli heu, mirë se të pruri zoti”, më tha. Mirë se të gjeta o Zef Sokoli ja ktheva dhe u zhgreha në vajë. Mu dukë se ky vajë me ç’liroj nga një përgjegjësi, mu dukë se me lehtësoj, kështu mbetem disa minuta të përqafuar dhe pastaj si instinktivisht u nisem dika qe te dy. U nisem për në shtëpinë e bacës Zef me autobus. E gjithë rruga shkoj duke i shtruar pyetje njeri tjetrit. Kur më ka vdekur babi im, kur ka vdekur Brahimi, babai i yt, e kur ka vdekur Preni, ishin pyetjet e para të bacës Zef. “Iu bre, kurrë nuk u pashë më fytyrën asnjërit”, tha baca pas përgjegjës sime, dhe ca pika loti i rrjedhën nga sytë e rrudhur dhe i rrëshqitën nëpër mjekrrën e bardhë si bora dhe të krehur me pedanteri. Për mua ata lot ishin ortek qe rrokullisen mbi mua dhe nuk mund e përmbaja vetën pa e përqafuar disa herë rrugës thuajse doja të ja shtrëngoj plagët e 64 viteve.
Komente te dhena te "Zemra shqiptare"
|
||||||
|
||||||
|
SHQIPJA NE BELO-HORIZONTE
Pal Sokoli(Poezi per Gjon Sokolin,djal i axhës qe jeton në Brazil)RRUGA RIO DEJANIRO 300 Diku përtej...
Posted by Pal Sokoli on Freitag, 4. Dezember 2009..
Liman Zogaj:
Pas 64 viteve flet shqip Shqiptari
Zef Sokoli
Une jam
Sizif i gjalle
i verbuar nga dashurit
Feniks i djegur
dhe kurr me
as nga prushi
as nga hiri
su bera
as zog
as gur.
Une jam
zogu i diellit
me Flamurin e Skenderbeut nene pupla
me Gjuhen e Naimit ne kenge
me Lotin e Nene Terezes ne vaje
Une
Kosovari i humbur
deri ne Horizontet e Bardha
derdha lote
kullova gjake.
As memec nuk u bera
gjashtedhjet e kater vite fola me vete:
Jam Kosovar
Atdhe e kam Shqiperin Etnike.
Mbaje mjekerr te gjate
sa nje cope bjeshke
sa nje therr Pashtriku
sepse Malet me pagezuan
me formulen e pergjakur te Pagezimit
-Meteor Drite.
Xhama ime rri penge
te ura e me harqe
te gurra e drinit te bardhe
te lisi me litarin e varur
te oxhaku i kulles se djegur
te shpata e pergjakur
e zvarranikeve te karpateve.
te Lapidaret e Lirise nene Dielle.
Atdheun e lashe ne Flake
une i shkrumuar ika
Trembedhjet nete
neper detine e trazuar
trembedhjet dite
neper ferrin e Dantes
ne mese te klithmese dhe vdekjes
me pagezuan:
Zef Sokoli,
O Titaniku i humbur.
Aiii
pse,ma kerkoni
anamnezen e vrare
atje ne Kosoven e Rinuar,
ne gjoksin e Shqiperise Etnike
ma gjeni grupin e gjakut
indet dhe qelizat
qe kurren e kurres nuk kallen.
Une
Betohem vetem:
PARA FLAMURIT ME SHKABE
PARA SHPATES SE SKENDERBEUT
TE ISTIKAMET E ADEM JASHARIT
BETOHEM , BETOHEM , BETOHEM.
|
VAJI IM MU KTHY NE KENGË
(Kenge kushtuar Patriotit
Z E F S O K O L I)
Ooo kur Kosova Nane
Kallej,zjarr ;tym e flake
Zefi nga kosova oo
doli ne shterngat.
Aiii Shqiperia Coptohej
heu si dite e kjametit
Zefi mson drjtesin
ne Uni te zagrebit.
Por, trupi gjithemon dergjet
kur i mungojne pjese / Refren
pa i bashku trojet
Zefi, jo nuk vdes.
Oooo, kur coptohej Dardania
e gjaku mbuloje fushen
Zefi e la penden
dhe e mori Pushken.
Kur n`Kosove roberia
behej ligj i zi
gjithe burrat e pendes
me pushke kerkojne LIRI.
OOOO jan betu ne djepa
o jan betu ne varre
jete e gjake tì falim
Shqiperi-Oj Loke madhe.
Por trupi gjithemon dergjet
kur i mungojn pjese /Refreni
pa i bashku trojet
Zefi jo, jo nuk vdes.
64 vite
ne Brazil jetova
mu bene sa nje shekulle
se kur me shqipe nuk fola.
Oooo lule mori lule
sa bukur paski qele
per ju e per mua
na erdhi Pranever.
Pali bashke me Zefin
lahutes ia skuqin telat
kurr me nene roberi
kurr t`na i vrasin Pranverat.
Por trupi gjithemon dergjet
kur i mungojne pjese / Refreni
pa i bashku Trojet
Zefi Jo,jo jo nuk vdes.
LIMAN ZOGAJ
Poezi nga udhetimi im në Brazil Maj/08 dhe takimi me axhen tim Zef Sokoli, i ikur ne Brazil qe nga viti 1948 si antare i Ballit kombëtar.
Pal Sokoli
FLUTURIME NËPËR KOHË
Te shoh pritë
pas gurve të Bujanit
qe të kuq bëheshin n´ kufi
te zi pergjakeshin
mes trupit te këputur
të nënës Shqipëri.
Përtej Atllantikut me thirre
ta prek plagën ënde të njomë
herë kullon gjak
herë kullon vajë
herë këngë
për një himn në hartë
qe shqip tingëllon.
Pëllumb u mbështjelle
në relefet e bardha
ta ruash një besë-bese
ta ruash një këngë-këngë
me pak belbëzim në buzë
pak drdhje në zëmer
At(i)lan-t´ikun e flakur.
Ah Lule të shoh
majëshkembi
palcën e gjakun polen
e unazat e thyera
mbledhë kurrizit të thyer
hijeve te kobit
Lapidarë rritet ëndrra
kur shkrijmë gurët
e harruar trupit
me puthje e dashuri.
Rio De Janiro-06.05.2008
Pal Sokoli
ME PËRQAFO, O ZEF SOKOLI
Më përqafo me gjithë afsh
se jam pak, yt At
se jam pak yt vlla
nip a mbesë
qe lindën a vdiqën
pa ju parë ballin e s´kuqur
as ndijerë pulsin e zëmres;
Përqafom shumë,shumë
nxjerr nga unë një fjalë
nxjerr nga unë një Lot
e shpërlaje shpirtin
me At(i)lan-t´ik
e Adriatik
qe 64 vite shkrum
kishte vërë gjuha
e gjaku
Me përqafo shumë
se je copë shkëmbi
i tretur në B.Horizonte
mos të bëhësh thikë
në trupin e Shipëris etnike
Me perqafo o pellumb
i releiefeve të bardha.
06.05.08
Belo Horizonte
SHABAN CAKOLLI:
Në Bello Horizonte të Brazilit jeton një shqiptar nga Gjakova,ky është Zef Sokoli për të cilin nuk është ditur 64 vite.
Megjithatë pas tërë atyre viteve rilindi lidhja në mes Sokol-ave në Evropë dhe Brazil,e cila ka një përshkrim të gjatë.
Ky ishte një fat dhe këtij fati i parapriu i madhi veprimtar dhe shkrimtari ynë i madh Engjëll Koliqi,i cili në shtegëtimin e tij për çështjen kombëtare,i pari nga shqiptarët hapi portën e Zef Sokolit në Bello Horizonte të Brazilit.
Shqiptarë të zhdukur,kjo nuk është habi edhe pse është dhimbje.Sot pas luftës së Kosovës të gjithë jemi në njohuri se shumë zemra nënash,fëmijësh,nusesh,motrash e vëllëzërish lëngojnë për zhdukjen e të dashurve të tyre,të cilëve pushtuesi serb ua humbi gjurmët.Dikush mund të mendoj se kjo ka ndodhur vetëm tani,por jo.Shqiptarët janë përndjekur,vra e burgosur,masakruar në çdo 25 vite.Kohën e luftës së parë dhe pas lufte pushtuesi serb i cili padtrejtësishtishte ngulitur në trojet tona me përkrahëjen e Fuqive të Mëdha,hapte dy fronte luftërash në mes shqiptarëve.Fronti i parë gëzonte përgëdheljen sllave dhe angazhohej kinse për ruajtëjen e Jugosllavisë,kurse fronti i dytë angazhohej për ndarjen nga Jugosllavia dhe bashkimin e trojeve shqiptare.Këtij frontit të dytë i takonte veprimtari i madh kombëtar dhe intelektuali shqiptar që atë kohë studjonte në Univerzitetin e Zagrebit,i madhi Zef Sokoli.Fatkeqësisht frontin e fituan sllavet dhe të angazhuarit për bashkim kombëtar i etiketonin ballist të cilët dënoheshin me vdekje ose burg të përjetshëm.Zefi i madh dhe intelektual i shquar me mjeshtri intelektuale i shpëtoj këtyre kthetrave dhe mësyu vendet perendimore.Sa bjeshkë malli e dhimbje ka pasur për zhdukjen e tij,për të cilin nuk dinte askush nga familjarët dhe të afërmit e tij.Atëbotë kontaktet familjare ishin të pamundura nga regjimi fashist,por te kishte regjimi njoftime për te do të ndëshkonte dhe torturonte familjet e tij,kështu Zefi vendosi të mos lajmrohej,por në heshtje do të bartë me dekada peshën e mallit në vendet e Brazilit.Ishte njeriu ynë i madh,shkrimtari,intelektuali dhe veprimtari i shquar kombëtar Engjëll Koliqi i cili në shtegëtimin e tij për çështje kombëtare,i pari nga shqiptarët hapi dyert e shtëpis së bacës Zef dhe si rezultat rilindi lidhjen në mes Sokol-ve në Europë dhe Brazil.I nipi i Zef Sokolit,veprimtar i shquar kombëtar dhe poet,i cili përkohësisht jeton në Vupertal të Gjermanisë rilidhi këtë lidhje përmes z.Engjëll Koliqit,me xhaxhain e tij Zef Sokolin në Bello Horizonte të Brazilit.Pali,i cili kishte sakrifikuar shumë pjestar familje në luftën e Kosovës,këtë lajm e mirrte si ëndërr,por në këtë maj ëndrra e tij u bë realitet.Ai mori udhëtim nga Düseldorfi drejt Brazilit dhe atje po e priste xhaxhai Zef Sokoli,një burrë i hijeshëm me një mjekërr të bardhë si bora,një plak krenar,krenarinë e të cilit e mbante veprimtaria e tij e paepur për Shqipërinë etnike.Më në fund pas 64 vitesh ku asnjë familjar nuk dinte gjë për te Zef Sokoli me të nipin Pal Sokolin,po përqafoheshin ngrohët në Bello Horizonte të Brazilit.Një përqafim i shoqëruar me breshëri lotësh,kuptohet lot gëzimi,malli dhe dhembje,ishin krenar per lidhjen e tyre familjare,pas shumë vitesh,dhe rrufe pyetje-përgjegjeje binin herë te njëri-herë te tjetri.Plaku mjekërrbardhë po qëndronte ballë dhomës me një plis të bardhë që i shkëlqente në kokë.Ah plisi ky simbol i kombit:"Kur serbët na shihnin me plis,plisi ua verbëronte sytë dhe na quanin ballist,rrefente xha Zef Sokoli.Ndiheshin aq të lumtur xhaxhai dhe nipi.Nëse zoti do të më jap edhe pak jetë,do të bëjë një vizitë mjeksore dhe po mjeku konstatoi se mund të përballoj një udhëtim me aeroplan nga Brazili në Kosovë,do të shkoi të çmallem me vëllezerit shqiptar dhe trojet shqiptare thoshte xha Zefi.Shqipëria është një trup,një gjak,një kokë,po të ndahet diqka nga trupi i saj nuk jeton,porosiste i madhi xhaxha Zef Sokoli.
Klilko faqën tjetër 27 prill 1999-2009 Meje-Gjakovë