Antologji : Pagjumësia e Fjalëve, Kështjella e ëndrrave

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

Shtatë poetë shqiptarë në një antologji me krijues të huaj

Nga Baki Ymeri

Antologjia “Shija e shikimit” posedon një ballinë të bukur dhe pamje të bukura në paskopertinë. Egalitet shansesh, transparencë, afirmim dhe integrim në korpusin e vlerave të përbashkëta në peisazhin kulturor të Europës. Shtatë poetë shqiptarë në një vepër vlerash të veçanta edhe me krijues rumunë, antologji poetike që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht. Një poezi në vete paraqet edhe mënyra e rradhitjes së 16 autorëve në paskopertinë, ku u jepet prioritet moshës, prestigjit, vlerave, femrave e meshkujve së bashku, siç është e përbashkët edhe shija e shikimit dhe ndjenja e ndjeshmërisë, termi antologji sipas greqishtes duke patur kuptimin e ushqimeve të përziera. 

Një antologji, sipas Visar Zhitit, tenton të bashkojë tufën e luleve dhe të emrave, aromën e fjalëve, tryezën me ushqime të shijshme, por dhe me metafora, dehjen me pije dhe me ndjenja, si në një të kremte të përbashkët që thërret edhe të tjerë në heshtje, lexues edhe përtej kufijve, duke i bërë miq. Pra, vazhdon Visari në kuadrin e parathënies, e thënë shkurt, kjo është një antologji miqsh, që merr përsipër ta shpallë miqësinë duke krijuar tensione sentimentale, ku harresat dhe mungesat duhen pranuar dhe falur. Është si një trokitje e beftë në derë, ku pritet esklamacioni i thjeshtë dhe i gëzueshëm: O, mirë se erdhe! Kush je? Një si ti! Nga vjen? Nga vendi i poezisë!

Horia Gârbea u lind më 10 gusht 1962 në Bukuresht. Është inzhenier ndërtimi, doktor në inzhenieri, kuadër didaktik, poet, prozator, eseist, kritik letrar dhe teatror. Pas revolucionit antikomunist të dhjetorit (1989), ka zhvilluar një veprimtari të dendur publicistike. Ka botuar 12 pjesë reprezentative në Rumani, Francë dhe Angli. Ka përkthyer dhe adaptuar për sqenë autorë të shquar botërorë, ka botuar 19 vëllime letrare, është prezent në antologji të panumërta gjuhësh të ndryshme, e ka përfaqësuar Rumaninë në festivale ndërkombëtare për teatër dhe poezi, ka përfituar një serë çmimesh të rëndësishme letrare për poezi, prozë, darmaturgji, ndërsa romani i tij Rënia e Bastilies është dekoruar me tre çmime kombëtare. Është laureat i Urdhërit Merita Kulturore me gradë të Kavalierit dhe sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bukureshtit, prezent në këtë antologji me një cikël poemash bilingve. Njëra nga to mban titullin “Në vend të Annabelit”, ku defilon bota, “Përballë kësaj paqartësie/ Anija e bukur me lapsa/ Shpërthen dhe ma hedh përpara/ Tërë përmbajtjen e saj/ Me ashkla makinash gdhendëse/ Dhe me një melankoli të prehtë.”. Shquhet poezia Tekst festiv, me “Parfum lemeritës/ Në dhomën e lamtumirës/ Që i stimulon kompetencat/…/ Çfarë peshoresh të ndjeshme/ Çfarë dëshirash për nyjëzimin/ E krahëve të një tubimi të mërzitshëm/…/ Në/ dhomën e nuses/ Ballona të hatshëm / Qiellit të kuqëremtë të muzgut/ Të lëvarur përmbi/ Kështjellën e kujtesës”. 

 

Baki Ymeri

Një dritë të veçantë kanë edhe vargjet e poeteshës Florica Bud, me origjinë nga Baia Mare (Banja e Madhe) e zonës së Maramureshit: “E bëj transplantin e dytëAtë bordoRekompensimi i rekompensimeveI avizuar përmes postës prioritareNga engjëlli që ende më mbronNga faje të përfytyruara dhe të drejtatQenje dualisteE mbivënëMbi vdektarin me zinxhirë të zgjidhur.I nënshtrohem verdiktit Guilty/ E larë në çokolladën që u pëlqen hyjniveBëj harakiriPërmes/ Stërzgjatjes së gishtit treguesTë konsumuar përmes papërfillshmërisë.” Poeti më i mirë nga Braila e Naum Veqilharxhit është Constantin Gherghinoiu. U lind në komunën Ariçeshti-Zeletin, rrethi i Prahovës (1951). Ndoqi Liceun në Vëlenii de Munte dhe e përfundoi në Plojesht (1971). Studjoi Pedagogjinë dhe Gjuhën Franceze në Fakultetin e Filozofisë, pranë Universitetit të Bukureshtit. Debutoi më 1972, në revistën letrare të Universitetit të Bukureshtit, ndërsa në vitin 1991 iu botua vëllimi poetik “Vjeshta e vuajtjeve sipas Matejit”, duke botuar në ndërkohë edhe vepra tjera letrare, si: “Shantazh”, roman (1995), “Burg për pëllumbat”, pjesë teatrale (1998), “Mitologji të zeza”, poezi (2001), “Vetvetja dhe shkretëtira”, poezi (2004), “Vetvetja dhe shkretëtira/ Le soi et le desert”, poezi, edicion bilingv (2007), “Poezi e humbur dhe poema në prozë” (2008), “Fënushi dhe heronjtë e botës së tij” (2009), «Vina/Faji», edicion bilingv, rumanisht-shqip, Bukuresht, 2011). Që nga viti 1998 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Në antologji prezantohet edhe me një cikël poemash që mbajnë një titull të përbashkët «Faji për të mos qenë zot»: «Zoti dhe bujshmëria e fjalëve/ i marin detrat në shpinë dhe shkojnë,/ askush s’e di se në çfarë porti do të ankorojnë/ Zoti dhe hiçi i fjalës », apo: «vjen zogu kohë,/ duke pyetur:/ ku mund të jetë mençuria?/ nuk është në mua,/ thot dhe fluturimi,/ shikoj qiellin,/ qielli bëhet det,/ nuk është në mua!/ vjen zogu kohë,/ ku të fshihem/ ku, o Zot!» 

Nga pala rumune shquhen poeteshat Patricia Lidia, Maria Niculecu, Anne Marie Bejliu, Mariana Florea, Laura Rushani (pseudonim letrar me vargje dashurie kushtuar një poeti shqiptar), si dhe Liviu Vişan (poet i shquar, drejtor i Bibliotekës së Qarkut Kombëtar Ushtarak), nga i cili citojmë një Këngë kushtrimi, kur «Kërcëllen porta/ Qeni po leh/ Kazani me raki llokoçit/ Aroma përplaset në bakër/ Porsi një gjuhë/ E trembur/ E kambanës», apo një inspirim tjetër lirik me Apelin e mbrëmjes, kur nuk e dimë saktësisht «Nëse të pranishmit/ Kanë dezertuar në mendimin/ E dashamirëve», apo me Vargje të shkruara zanës me verë të kuqe, kur «Ngjyra e zezë të bie si një arradhë/ Bora e qengjave t’është qepur me qime/ Je një poemë në negativin e bardhë/ Që t’i përfshin kofshët për vetullën time», kur « vërtitesh në teshat e ëndjes/ Në kaosin e krijimit të botës në fillim/ Dëbora djeg nën kordhelet e këmbës/ Dhe bishti i cigares mbi qylim/ Më verbëron mua ngjyra e çuditshme/ Që ta ndan trupin nga ndjenja e shijshme». Poeti shkruan për «dhomat e zemrës sime» me pergamentin që është «Pëlhurë e shpirtit dhe pjatë/ Nga tingulli i heshtur/ Do ta latoja një germë të artë», me Këngë për humbje vere: «Hello, e dashura ime e zeshktë/ Me pulpa të ëmbla si çokolladë/ Të prek stuhia në Bermude/ Duke ndjerë erën e tulit të mjaltë.»

 

Përfitime shpirtërore dhe afirmime vlerash shqiptare

 

Mirë e ka kryeredaktori i një reviste elektronike kur thot me fjalë të tjera se kjo punë që po bëjmë për ta mbajtur gjallë, nuk është fitimprurëse por fitimhumbëse. Edhe puna e antologjisë, që krijon miq e kundërshtarë, nuk ka kurrfarë përfitimi material, përveç përfitimit shpirtëror dhe ngazëllimit të autorëve prezentë, edhepse ndonjëri nga to ende nuk ka parashtruar pyetjen sa të kushton koha e humbur dhe botimi i veprës respektive? Tek e fundit, nuk është e domosdoshme të të shpërblejnë autorët, po qe se i inkorporon nga respekti, pa i pyetur fare. Sidoqoftë, për botimin e Shijes, kanë dhënë kontribut nja tre poetë rumunë, një zanë e diasporës shqiptare nga Amerika, nja dy poetë nga Gjermania dhe një tjetër nga Suedia, ndërsa dy prej tyre i kemi prezantuar falas në shenjë respekti për reçensionet e tyre kushtuar veprave tona të përkthyera apo të redaktuara. Jo pretendimet, lakmia, kopracia apo lekët janë me rëndësi (edhepse askush në Europë nuk ta përkthen një poezi pa lekë), por me rëndësi është interesi kombëtar dhe realizimi i disa ideve, projekteve dhe akcioneve për afirmim dhe promovim vlerash letrare, pa marrë parasysh faktin se këto aktivitete mund të realizohen në baza vullnetare, apo përmes sponsorizimit.

Nga poetët shqiptarë starton kosova me poetin Skënder Zogaj. U lind më 1950, në Lladroc të komunës së Malishevës. Deri tash punoi në intervalle të ndryshme kohore si redaktor përgjegjës i gazetës “Bota e re” në Prishtinë, gazetar dhe redaktor në gazetën “Rilindja” Prishtin, përfaqësues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Shqipëri, redaktor në gazetën “Rilindja” botimi në Tiranë, redaktor në “Revista ushtarake” në Tiranë, korrespondent i gazetës “Zëri ditor” botimi në Zvicër, redaktor i kulturës në gazetën “Bota Sot” në Prishtinë, Kryetar në dy mandate i Komunës së Fushë Kosovës, Këshilltar i Parë Politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (2008-2010). Në gazetari ka bërë emër me shkrimet për artin dhe kulturën. Sidomos u dallua me shkrimet kritike për letërsinë, teatrin dhe televizionin. Krahas gazetarisë merret edhe me krijimtari letrare, shkruan prozë dhe poezi, për të rritur dhe fëmijë. Bibliografi letrare: “Zogu i ekspozitës” (poezi, 1983), “Merrme vëlla përdore” (vjersha për fëmijë, 1994), “Ora e qoftëlargut” (poezi, 1996), “Adresa e dallëndyshes” (vjersha për fëmijë, 1999), “Jusuf Uka Bregu, luftëtar i Ballit Kombëtar” (monografi, 2004), “Mali i tejdukshëm” (poezi, 2005), “Puthjet e puhisë” (vjersha për fëmijë, 2007), “Loti i dhembjes” (Lacrima durerii, Bukuresht 2010). Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1981, si dhe anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj me seli në Tiranë. Krijimet letrare të Skënder Zogajt janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë. Është i përfshirë në disa antologji të botuara në gjuhën shqipe, gjermane, turke, frenge dhe italiane. Është i përfshirë me grup autorësh edhe në botime të veçanta ekciklopedike të krijuesve shqiptarë. Jeton dhe krijon në Fushë Kosovë, prezent në antologjinë respektive me një cikël poezishë në gjuhën rumune, shumica sosh me motive atdhetare, kushtuar Manastirit shqiptar të Shën Naumit, Kosovës etj. 

Kozeta Zylo, zemërzana e diasporës shqiptare të Amerikës, poashtu prezentohet me një cikël poetik në gjuhën rumune, me bibliografi në të njëjtën gjuhë, si dhe me një medalion eseistik në gjuhën shqipe, prezente me të njëjtin medalion kohë më parë edhe në faqet e Zemrës Shqiptare. Për herë të parë, prezantohet në një antologji të përbashkët në Bukuresht, poeti Sejdi Berisha me origjinë nga Peja, ish korrespondent i Televizionit të Prishtinës, ish gazetar i Rilindjes, themelues i Radio-Pejës dhe drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Pejës, anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të Qytetit në Pejë dhe ish Kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe autor i mbi 20 librave (monografi, poezi, ese, dramë). Sejdi Berisha është prezent në antologji me disa poezi bilingve: Fluturat ikin nga vetvetja, Faqe libri të pashkruar, Mbi lapsin tim, Bekim i nënës, etj. 

Pason Arif Molliqi nga Gjermania, me bibliografi në gjuhën e Eminescut, si dhe me poezitë Sagë për poetin Jusuf Gërvalla, Nëpër frëngjitë e kohës, Zoti nuk na harron, Ikona nr. 1999, Kur bien gjethet, S’di pse më dhemb fjala, të gjitha të rikënduara në gjuhën rumune, si dhe me dy poema në gjuhën shqipe : 1. Te Lisi i rinisë, 2. Pastrimi i moteve të rënduara, 3. Dashuri e zgjuar, me vargje si: “Nën lis me ato degë të gjata/ Mbeta pa gjumë kur buzët e saja zura ti puth/ Nga afshi i saj m´u turbullua natyra/ S´di nata erdhi kur dita kishte filluar me zbardhu/ Një fllad i pashuar u shkund mbi qershi një këngë u derdh/ Kur dëgjova fjalët e saj posi bilbil në ligjërim/ E ç´jam unë mos një ujk i tërbuar mbi ty/ Ti e di se jam lindje dielli pranverë jam për ty/…/ Në ketë natë që erdhe mos kurse zemrën ma merr/ Ma lë ballin tënd me diellin lartë ta krahasoj/ Kur të vjen mëngjesi e ty s´do të kem pranë”. Për hertë të parë, në spektrin e vëllimeve tona antologjike, defilon edhe Neki Lulaj, tashmë emër i njohur i letrave shqipe, me një lëndë bibliografike në gjuhën shqipe dhe me poezitë e rikënduara në gjuhën rumune: Në sytë e Mona Lizës, Për Ty, I vetmuar, Le të shndrisë, Në Manastir, dhe Martirëve të Lirisë (kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës).

Pal Sokoli vjen nga Radoniqi i Gjakovës. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan, ndërsa gjimnazin (drejtimi i shkencave natyrore) në Gjakovë. Më 1985 diplomon në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Filozofik) në degën Filozofi-Sociologji. Shkruan poezi që nga mosha e adoleshencës, duke botuar në periodikun letrar që nga vitet e ’80-ta. Shkrimet e tij defilojnë në revistën studentore “Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Etja”, “Fjala”, “Rrezja”, si dhe në revistën letrare “Shtigje” të Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Ka shkruar disa recensione librash dhe ka qenë anëtar aktiv në grupin dramatik “Emin Duraku” të Gjakovës. Disa dorëshkrime poetike i qenë sekuestruar nga policia serbe në vitet 1991/92/93, kur u burgos me veprimtarët e grupit të ashtuquajtur “Grupi i priftit”. Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal të Gjermanisë. Bibliografi letrare: “Kambanë e pëlcitur dhembja”, poezi, (2005) “Asht e gjak Arbërie”, antologji e 12 shkrimtarëve në mërgim, bashkautor me poetin Martin Çuni-Antoni (2007), “Unazë gjaku” (2008), “Gjaku i dashurisë” (Bukuresht 2010). Për veprimtarinë e tij është shkruar në veprat “Olimpi Shqiptar”, “Shekulli i martirizimit”, “Përkushtime”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (aktualisht sekretar i saj), redaktor dhe recenzent i disa librave si dhe anëtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i revistës letrare “Muza shqiptare”, prezent në antologji me poezitë Gjergjëve, Qyteti XII, Katedrala e Këlnit, Sikur, Metamorfozë, Rrezja ime në varg, Ritual dhe këngë, Xixëllonjat e kopshtit, që të gjitha në gjuhën rumune. 

Remzi Basha, prezent me bibliografi në të dy gjuhëtu lind në Sllapuzhan të Therandës (1960). Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kosovës (Fakulteti i Historisë dhe Gjeografisë). Duke qenë në ballë të demonstratave për liri dhe pavarësi, do të ndiqet, arrestohet dhe dënohet disa herë. Ishte kreator dhe udhëheqës i grevës së punëtorëve të “Ballkanit” në ish/Suharekë. Si pasojë e përndjekjes, pas shpërthimit të revolucionit antikomunsit do të shpërngulet së bashku me familjen në Suedi, për të vazhduar edhe atje veprimtarinë intenzive në favor të kauzës kulturore dhe kombëtare shqiptare, duke dhënë kontribut të pashoq në fushën e arsimit, si mësimdhënës i mësimit plotësues në shkollat shqiptare të Suedisë. Në ndërkohë ka qenë kryetar i degës së LDK-së për Katrinaholm, duke dhënë kontribut për Qeverinë e Kosovës edhe në rrethin e Malmos. Që nga viti 1995 deri më 2000 punoi në kryesinë e Shoqatës Kosova, duke qenë në ndërkohë revizor i kësaj shoqate, iniciator për themelimin e degës së Lidhjes Shqiptare në Skandinavi, organizator i grevës së urisë që u mbajt në Malmo për të sensibilizuar opinionin suedez lidhur me diskriminimin e shqiptarëve të Kosovës nga pushteti serb. Merret me krijimtari letrare në mënyrë aktive, ka botuar disa vëllime poetike, si dhe një roman që është duke e pregaditur për botim. “Zëri i Kosovës” është libri i parë i autorit që e pa para disa vitesh dritën e botimit në gjuhën shqipe, në Bukuresht. Sipas Namik Selmanit, frymëzimet e tij të marrin ushqim edhe nga ngjarje të mëdha, të shkuara dhe të sotme të kombit shqiptar. Në këto poezi, Remziu e njeh bukur mirë këtë lidhje shpirtërore që krijon shqiptari i Kosovës kudo ku jeton e frymon. Remzi Basha i përmbyll faqet e kësaj antologjie me poezitë Dasma në bjeshkët e Kosovës, Ajo erdhi, Vendlindjes sime, Të dua, Pa fund dhe Ora.

 

 

http://tribunashqiptare.net/?p=5158

---

http://www.zemrashqiptare.net/article/ArtKulture/26171/?highlight=Pal+Sokoli&match=

 

--------

"Asht e Gajk Arbërie"- Është përmbledje e 12 autorëve,kryesisht nga mërgata, te mbledhur dhe te pergaditura per botim nga P.Sokoli dhe M. Çuni

Botoi"Doruntina"

Redaktor: Ragip Rama

 

REVISTA SHQIPTARI

http://www.zemrashqiptare.net/PDF/RevistaShqiptari-PalSokoli-IoanaStuparu.pdf

----------

http://www.zemrashqiptare.net/article/ArtKulture/17366/

 

 

Kulturë
 

Baki Ymeri: Pagjumësia e fjalëve



 

Pagjumësia e fjalëve

 

Nga Baki Ymeri

 

Teksa shpërndahemi, vendtakim e kemi poezinë. Dëshira për t’u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar, thekson Visar Zhiti në parathënien e antologjisë Pagjumësia e fjalëve, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Ideja për botimin e antologjive të përbashkëta, me autorë shqiptarë dhe të huaj i përket Mardena Kelmendit nga Triesta. Në vargjet e tyre defilon bota e ndjeshmërisë, shpirti i kombit dhe forca e fjalës që mbisundon në shekuj. Nga pala shqiptare, në këtë vepër përfshihet Vezir Ukaj nga Dobraja e komunës së Lipjanit. Është mësues i gjuhës shqipe dhe ka studiuar  Letërsinë dhe gjuhën shqipe në Prishtinë. Si veprimtar i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, me Adem Demaçin në krye, ka qenë i dënuar politikisht dhe, për disa vjet. Dënimin e ka vuajtur në burgun më famëkeq të Serbisë, në Nish. Edhe pas vuajtjes së këtij dënimi, është arrestuar disa herë. Ka botuar tri përmbledhje me poezi dhe redakton revistën pedagogjike “Shkëndija”.

       Pason Sadik Krasniqi nga Llukari i Prishtinës. Ka kryer studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në kuadrin e Universitetit të të Kosovës në Prishtinë. Pas studimeve ka punuar si arsimtar i Gjuhës Shqipe në fshatin e lindjes, derisa ka emigruar me familjen në Gjermani, ku jeton dhe vepron. Me shkrime është marrë si student dhe krijimet e tij janë botuar pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar poezi, tregime dhe vështrime kritike. Poezitë e tij janë të përfshira edhe në antologjitë Asht e gjak Arbërie (Doruntina, Hanover/Prishtinë, 2007), Pëshpëritjet e shpirtit dhe Pagjumësia e fjalëve (Bukuresht, 2010). Është laureat i çmimit të parë dhe të dytë në Konkursin letrar organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH), në Gjenevë (2005), i nderuar edhe me çmimin letrar „Agim Ramadani” (2006). Bibliografi letrare: Ofshamë në urnë (Faik Konica, Prishtinë, 2008), Lacrima vieţii/Loti i jetës (Bukuresht, 2010).

        Një poet tjetër nga Kosova i përfshirë në këtë vepër është Remzi Limani. U lind në Shalë të Drenicës, mbaroi shkollën e artit në Pejë dhe më pastaj u diplomua në Fakultetin e Arteve,  Dega e Dizajnit në Prishtinë. Në krijimet artistike, kryefjalë dhe kallëzues i ka artet e bukura me intensitet të ndryshëm. Përmes shprehjeve artistike në fushën e dizajnit, pikturës, poezisë, prozës, eseve, aforizmave, por edhe përmes kuptimeve për artin,  përkatësisht kritikës  për artet pamore dhe muzikës profesionale. Në të gjitha këto krijime ai ruan baraspeshën e arsyes dhe të ndjenjës, në atë mënyrë që arti të shtrihet gjerë e gjatë në rrafshin e vlerave kombëtare. Për merita në fushën e kulturës, të arteve figurative dhe aplikative, është nderuar me 11 shpërblime e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Ka botuar 7 vepra, ndër të cilat edhe vëlimin poetik bilingv “Tinguj të humbur “ (Bukuresht, 2010).

          Abdullah Konushevci është njëri nga poetët e Kosovës që përfshihet për herë të parë në spektrin e antologjive të hartuara nga autori i këtij shkrimi. Ka studiuar letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe ka bashkëvepruar mbi 20 vjet si gazetar në "Bota e Re" dhe "Rilindja".Pasqyrë dhe diell, Rënia e mollës, Qerrja e diellit, Loja e strucit, Të qenët të mosqenë, janë disa nga vëllimet e tij me pozi. Ka botuar tekste shkollare si dhe një monografi kushtuar legjendës aktuale të Kosovës, Adem Demaçit. Ka përkthyer disa vepra të rëndësishme nga gjuhët të huaja, ndërsa për  poezinë e tij kanë shkruar Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Emin Azemi, etj.  Pason Eduard M. Dilo nga New Yorku, i prezantuar kohë më parë me një vëlllim poetik Shpirt i trazuar (Bukuresht, 2010); nip i gjuhëtarit erudit Ilia Dilo Sheperi, pjestar i njërës nga familjet më të persekutuara në Shqipërinë e fortë ushtarakisht dhe të shpartalluar ekonomikisht të Enver Hoxhës. Nga pala shqiptare prezantohen me vargje në gjuhën rumune edhe Pal Sokoli, i lindur në Kosovë, me banim në Gjermani, dheElona Zhana, e lindur në Shqipëri dhe me banim në Belgjikë, për të cilët do të shkruajmë më shumë pas botimit të vëllimeve të tyre në Bukuresht, ndërsa nga pala rumune i kemi përfshirë këta autorë: Gheorghe Râmboiu-Bursucani, Nicolae Grigore Mărăşanu, Viorela Codreanu Tiron,Constantin Gherghinoiu, Sterie Bucovală, Vali  Niţu, Florin Gochia, së bashku me një poet grek, Dimitris P. Kraniotis, dhe një poet nga Azerbajxhani, Elchin Isgenderzade. Autorët tanë dhe të huaj shkruajnë për ëndërra të përmbushura, për bukurinë që fshihet në kotarin e zemrës, për zërin e sirenave dhe lotin e jetës, për shpatin e dashurisë dhe lindjen e pavarësisë etj.

 

Baki Ymeri: Kështjella shqiptare e ëndrrave mërgimtare
 
http://www.zemrashqiptare.net/article/ArtKulture/25871/

 

Kështjella shqiptare e ëndrrave mërgimtare

 

“Kështjella e ëndrrave” (Bukuresht, 2012, është përpjekja e parë e poetit Eduard M. Dilo për realizimin e një vepre të këtillë, antologjia e parë shqipe që del gjatë ditëve të para të këtij viti të mbarë, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, ëndrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.

 

Nga Baki Ymeri

 

Me mijëra kilometra tejmatanë brigjeve të atdheut, që nga Amerika, Australia e deri në Skandinavi, njerëzit e joshur pas bukurisë, pavarësisht nga mosha, edukata apo preokupimet e përditshme, shoqërohen sa herë që t’u vie rasti, për mbështetjen e pakushtëzuar të promovimit dhe perpetuimit të gjuhës amtare dhe vlerave të saj. Shoqatat, pavarësisht nga mosha apo origjina gjeografike e pjestarëve të tyre, po qe se janë të drejtuara me ndershmëri dhe koshiencë, shndërrohen në vatra të vërteta për afirmimin dhe përkrahjen e komunitetit shqiptar. Kështu ngjet edhe me antologjitë e vlerave lirike të bashkatdhetarëve tanë të lindur për fisnikërimin e botës me bukuri. Ku qëndron rëndësia e antologjive?

Një antologji përfaqëson atdheun në miniaturë, një totalitet artistik sentimentesh, mendimesh, aspiratash, përfytyrimesh, dhe jo vetëm kaq. Kemi në atdhe e diasporë poetë të shkëlqyer, por disa nuk kanë mundësitë e nevojshme për t’u mediatizuar, apo për të nxjerrë një libër. Atëherë e zgjedhin rrugën e thjeshtë të participimit në ndonjë antologji, për botimin e së cilës paguajnë më pak, por janë të receptuar nga më shumë lexues. Avantazhet e antologjive, me një fjalë, janë të shumëfishta. Botuesi mund të bëjë lansime publike, mund t’i prezantojë në massmedia, panaire librash etj. Qëllimi është te vlera e vargjeve. Nëse botohesh në një antologji të mirë, po qe se ke vlera, mund të bëhesh shkrimtar i madh brenda një nate, dhe anasjelltas, po qe se s’ke, mund të mbetesh i panjohur, edhe po qe se del në dhjetra antologji të parëndësishme. Antologjitë, përndryshe, kërkojnë disa tipare dalluese gjatë hartimit të tyre, rradhitja e autorëve sipas alfabetit, moshës, vlerave apo tematikës. Ne i kemi përzjerë, duke i dhënë prioritet edhe njërës, edhe tjetrës, nja dy poetë duke i prezantuar me nga disa poezi edhe në gjuhë të huaja, duke shpresuar se deridiku ia kemi arritur qëllimit dhe justifikimit të botimit të saj.

Pas antologjive të përbashkëta me poetë rumunë, shqiptarë e të huaj (Bukuria e bukurive, Shpirti i fjalës, Vullkani i durimit, Fontana e fjalëve, Altri Mondi, Fluturimi i fjalëve, Tensione sentimentale, Nuset e fjalës, Ekzili i ëndrrave, Magjia e fjalëve, Çelësi i shpirtit, Tempulli i fjalës, Kujtimet e shpirtit, Pagjumësia e fjalëve), duke i falënderuar idesë së poetit Eduard M. Dilo për kontinuitetin e tyre, kemi nderin të dalim para opinionit edhe me “Kështjellën e ëndrrave”, një album lirik ku defilojnë disa emra të njohur, e disa tjerë që debutojnë për herë të parë me vargjet e tyre në kuadrin e një libri të përbashkët. Antologjitë zakonisht krijojnë miq dhe kundërshtarë. Disa mund të preken pse s’i kemi përfshirë në këtë vëllim, edhepse hidhërimi i tyre është i përkohshëm, sepse ata pason të dalin  në antologjinë “Busulla e shpirtit”. Përndryshe, kjo është përpjekja e parë e poetit Eduard M. Dilo për realizimin e një vepre të këtillë, antologjia e parë shqipe që del gjatë ditëve të para të këtij viti të mbarë, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, ëndrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.

Kozeta Zylo është Shqipëria e shpirti tim në mërgim. Kjo zanë e frymëzuar shqiptare vjen me “mjellmat” e saj “si një drenushë” me mall të magjepsur. Në inspirimin e saj defilojnë të gjitha trojet shqiptare që kanë nga një Vlorë. Poetja shkruan me admirim për Kosovën e zemrave tona që e konsideron si “Princeshë me medalionin e Lirisë në gjoks”. Ajo është një pikë hëne e veshur me fustan dielli që bashkohet me simfoninë e këngëve të miliona shqiptarëve që këndojnë shqip. Përveç botës lirike, dëshmi esenciale për këtë janë artikujt, reportazhet, fotografitë dhe emisionet e një qendre televizive shqiptare që e drejton së bashku me bashkëshortin e saj në Amerikë. Në vazhdim po i përmendim vetëm disa autorë që vijnë për herë të parë në faqet e një libri të botuar në Bukuresht. Ramadan Emini (Basha), i lindur më 1956, vjen nga Vraniqi i Prizrenit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike dhe ka studiuar për arkitekturë. Në fund të viteve 80-të ka qenë i dënuar politik me 5 vjetë burg të rëndë. Nga viti 1993 detyrohet të largohet nga vendi dhe deri me 1999 ka jetuar në Tiranë. Aktualisht jeton dhe punon në Ferizaj. Ramadan Emini, poet dhe patriot i persekutuar, vjen në faqet e Kështjellës së ëndrrave si një “ujvarë e jetës”, me vargje briliante si “Ilir e shqiptar jam,/ zemërdiell e shpirt/ e gjoks i ngjeshur dritash/ si dielli që ngroh e shëndrit në qiell.”

Malli që e mbajnë në shpirt është barra më e rëndë që i mundon bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Shqipërinë e dytë, atë që gjendet në mërgim. “Malli më djegë. Më prek në shpirt”, thekson poetesha më e re e kësaj vepre, Jeta Xhelili, një talente e lindur për të krijuar metafora të bukura si “zëri i qiellit”, “loti i stinëve” etj. Befasi të bukura na sjellin edhe dy krijuese të reja: Silva Tërnava dhe Gzime Zmaljaj. Jeta, Silva dhe Gëzimja nuk heshtin, por përkundrazi shkëlqejnë me vargjet dhe me shpirtin e tyre të florinjtë. Heshtja në takim me dhembjen, sipas Miradije Ramiqit, “Përballon mallin e ngelur peng/ Në shtratin e kujtimit”. Me poezi interesante, disa që botohen për herë të parë në kuadrin e një vëllimi antologjik, paraqiten Pal Sokoli dhe Neki Lulaj, dy nga poetët më të mirë të diasporës shqiptare, tashmë të afirmuar, pa e harruar Liman Zogajn, poet i dritës, Ilia M. Dilon me vargje gjithnjë e më të bukura kushtuar mallit, atdheut dhe të parëve tanë, madje edhe autorin dhe ideatorin e kësaj vepre, poetin Eduard M. Dilo.

http://www.klealove.com/t22138-keshtjella-shqiptare-e-endrrave-mergimtare

 

Keshtjella  e endrrave mergimtare

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sat 14 Jan 2012 - 16:38


“Keshtjella e endrrave” (Bukuresht, 2012, eshte perpjekja e pare e poetit Eduard M. Dilo per realizimin e nje vepre te ketille, antologjia e pare shqipe qe del gjate diteve te para te ketij viti te mbare, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, endrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.

Me mijera kilometra tejmatane brigjeve te atdheut, qe nga Amerika, Australia e deri ne Skandinavi, njerezit e joshur pas bukurise, pavaresisht nga mosha, edukata apo preokupimet e perditshme, shoqerohen sa here qe t’u vie rasti, per mbeshtetjen e pakushtezuar te promovimit dhe perpetuimit te gjuhes amtare dhe vlerave te saj. Shoqatat, pavaresisht nga mosha apo origjina gjeografike e pjestareve te tyre, po qe se jane te drejtuara me ndershmeri dhe koshience, shnderrohen ne vatra te verteta per afirmimin dhe perkrahjen e komunitetit shqiptar.

Keshtu ngjet edhe me antologjite e vlerave lirike te bashkatdhetareve tane te lindur per fisnikerimin e botes me bukuri. Ku qendron rendesia e antologjive?
Nje antologji perfaqeson atdheun ne miniature, nje totalitet artistik sentimentesh, mendimesh, aspiratash, perfytyrimesh, dhe jo vetem kaq. Kemi ne atdhe e diaspore poete te shkelqyer, por disa nuk kane mundesite e nevojshme per t’u mediatizuar, apo per te nxjerre nje liber.

Atehere e zgjedhin rrugen e thjeshte te participimit ne ndonje antologji, per botimin e se ciles paguajne me pak, por jane te receptuar nga me shume lexues. Avantazhet e antologjive, me nje fjale, jane te shumefishta. Botuesi mund te beje lansime publike, mund t’i prezantoje ne massmedia, panaire librash etj. Qellimi eshte te vlera e vargjeve. Nese botohesh ne nje antologji te mire, po qe se ke vlera, mund te behesh shkrimtar i madh brenda nje nate, dhe anasjelltas, po qe se s’ke, mund te mbetesh i panjohur, edhe po qe se del ne dhjetra antologji te parendesishme. Antologjite, perndryshe, kerkojne disa tipare dalluese gjate hartimit te tyre, rradhitja e autoreve sipas alfabetit, moshes, vlerave apo tematikes. Ne i kemi perzjere, duke i dhene prioritet edhe njeres, edhe tjetres, nja dy poete duke i prezantuar me nga disa poezi edhe ne gjuhe te huaja, duke shpresuar se deridiku ia kemi arritur qellimit dhe justifikimit te botimit te saj.

Pas antologjive te perbashketa me poete rumune, shqiptare e te huaj (Bukuria e bukurive, Shpirti i fjales, Vullkani i durimit, Fontana e fjaleve, Altri Mondi, Fluturimi i fjaleve, Tensione sentimentale, Nuset e fjales, Ekzili i endrrave, Magjia e fjaleve, Celesi i shpirtit, Tempulli i fjales, Kujtimet e shpirtit, Pagjumesia e fjaleve), duke i falenderuar idese se poetit Eduard M. Dilo per kontinuitetin e tyre, kemi nderin te dalim para opinionit edhe me “Keshtjellen e endrrave”, nje album lirik ku defilojne disa emra te njohur, e disa tjere qe debutojne per here te pare me vargjet e tyre ne kuadrin e nje libri te perbashket. Antologjite zakonisht krijojne miq dhe kundershtare. Disa mund te preken pse s’i kemi perfshire ne kete vellim, edhepse hidherimi i tyre eshte i perkohshem, sepse ata pason te dalin ne antologjine “Busulla e shpirtit”. Perndryshe, kjo eshte perpjekja e pare e poetit Eduard M. Dilo per realizimin e nje vepre te ketille, antologjia e pare shqipe qe del gjate diteve te para te ketij viti te mbare, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, endrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.

Kozeta Zylo eshte Shqiperia e shpirti tim ne mergim. Kjo zane e frymezuar shqiptare vjen me “mjellmat” e saj “si nje drenushe” me mall te magjepsur. Ne inspirimin e saj defilojne te gjitha trojet shqiptare qe kane nga nje Vlore. Poetja shkruan me admirim per Kosoven e zemrave tona qe e konsideron si “Princeshe me medalionin e Lirise ne gjoks”. Ajo eshte nje pike hene e veshur me fustan dielli qe bashkohet me simfonine e kengeve te miliona shqiptareve qe kendojne shqip. Perveç botes lirike, deshmi esenciale per kete jane artikujt, reportazhet, fotografite dhe emisionet e nje qendre televizive shqiptare qe e drejton se bashku me bashkeshortin e saj ne Amerike.

Ne vazhdim po i permendim vetem disa autore qe vijne per here te pare ne faqet e nje libri te botuar ne Bukuresht. Ramadan Emini (Basha), i lindur me 1956, vjen nga Vraniqi i Prizrenit. Ka mbaruar shkollen e mesme teknike dhe ka studiuar per arkitekture. Ne fund te viteve 80-te ka qene i denuar politik me 5 vjete burg te rende. Nga viti 1993 detyrohet te largohet nga vendi dhe deri me 1999 ka jetuar ne Tirane. Aktualisht jeton dhe punon ne Ferizaj. Ramadan Emini, poet dhe patriot i persekutuar, vjen ne faqet e Keshtjelles se endrrave si nje “ujvare e jetes”, me vargje briliante si “Ilir e shqiptar jam,/ zemerdiell e shpirt/ e gjoks i ngjeshur dritash/ si dielli qe ngroh e shendrit ne qiell.”


Malli qe e mbajne ne shpirt eshte barra me e rende qe i mundon bashkatdhetaret tane qe jetojne ne Shqiperine e dyte, ate qe gjendet ne mergim. “Malli me djege. Me prek ne shpirt”, thekson poetesha me e re e kesaj vepre, Jeta Xhelili, nje talente e lindur per te krijuar metafora te bukura si “zeri i qiellit”, “loti i stineve” etj. Befasi te bukura na sjellin edhe dy krijuese te reja: Silva Ternava dhe Gzime Zmaljaj. Jeta, Silva dhe Gezimja nuk heshtin, por perkundrazi shkelqejne me vargjet dhe me shpirtin e tyre te florinjte. Heshtja ne takim me dhembjen, sipas Miradije Ramiqit, “Perballon mallin e ngelur peng/ Ne shtratin e kujtimit”. Me poezi interesante, disa qe botohen per here te pare ne kuadrin e nje vellimi antologjik, paraqiten Pal Sokoli dhe Neki Lulaj, dy nga poetet me te mire te diaspores shqiptare, tashme te afirmuar, pa e harruar Liman Zogajn, poet i drites, Ilia M. Dilon me vargje gjithnje e me te bukura kushtuar mallit, atdheut dhe te pareve tane, madje edhe autorin dhe ideatorin e kesaj vepre, poetin Eduard M. Dilo. (Baki Ymeri/Infoalbania)
 

 

Art dhe Kultur

Shkruan: Skënder Zogaj -

“Kështjella e ëndrrave” del në dritë me vargje poetësh të mirënjohur

 

 

dhe të rinj, që ndërthurin frymën e tyre shpirtërore, për të shprehur dritën e mendjes së tyre dhe për ta pasuruar gërshetin e këngës poetike që i përket dritës hyjnore të botës njerëzore. Emrat tashmë të mirënjohur si krijues të mirëfilltë, që janë përfshirë në këte vepër antologjike (Miradije Ramiqi, Kozeta Zylo, Neki Lulaj, Pal Sokoli, Liman Zogaj dhe Ramadan Emini), janë bij e bija të shquara shqipesh që të imponojnë t’i urosh nga thellësia e zemrës, sepse, me artin e tyre, duke hyrë në botën e gjerë të lexuesve, tashmë janë shndërruar në emra shumë te adhuruar. Unë i kam ndjekur krijuesit e parë për një periudhë më të gjatë, me publikimin e vjershave të tyre, që me plotëkuptimin e fjalës e meritojnë epitetin e poetit.

Variacionet poetike të Miradije Ramiqi janë zëdhënie e fuqishme e botës femërore dhe fakt konkret i hyrjes së merituar të saj në sofrën e letërsisë shqipe. Në hap me Miradije Ramiqin, qëndron edhe Kozeta Zylo, nga e cila autore kemi lexuar vargje të shkruara me përkushtim, që krahas pasionit autorial, tërheqin vëmendjen e lexuesit për mënyrën e qasjes së temave dhe angazhueshmërinë e saj didaktike. Sensibiliteti dramatik i shpirtit të shqetesuar të Neki Lulajt, që shpërthen me ngazëllim deri në eufori, duke u përhapur e duke shndërruar në kushtrim, si rrallëkush tjetër, e prek kujtesën historike dhe nga dallgët e kohërave e tërheq tisin e dritës nga lashtësia deri në ditet e sotme. Neki Lulaj lashtësinë ia dedikon të sotmes, i vetëdijshëm se kjo është e vetmja mundësi e ringjalljes së vërtetë.

Ringjallja nuk ështe rikrijimi, por vazhdimsia gjenetike që i ngjan shpërthimit të degëve nga rrënjet e lisit të prerë, që për një kohë ka mbetur nën dhe, por që, një pranverë e njomë me diell të ngrohtë e ringjall sërish lisin e dikurshëm. Ky është obsesioni krijues në gjithë poezinë patriotike të Nekiut tonë, i cili në kuadrin e kësaj teme ka regjistruar rezultatet më të mira artistike që e shquajnë krijimtarinë e deritanishme të tij. Me vargun e veprave që kritika letrare i ka vleruësuar lartë, në Kosovë dhe në diasporë, Liman Zogaj tashmë ka hyrë në radhën e poetëve të formuar. Prania e këtij ëndërrimtari, qoftë edhe vetëm për emrin e tij tashmë të njohur, është absolutisht veprim i qëlluar i botuesit, sepse Zogaj aktualisht është përfaqësuesi më tipik i brezit të ri, apo më saktë njëri nga pretenduesit elitar, sidomos nga radhët e krijuesve mërgimtarë, që paraqesin pjesën më të ndieshme dhe tepër të rëndësishme për letërsinë shqipe.

Më gëzoi shumë përfshirja në antologjinë respektive, e dy krijuesve që kohëve të fundit më kanë kërshëruar me paraqitjet e tyre poetike. E kam fjalën për Ramadan Eminin dhe Pal Sokolin, që kanë një veçanti të rrallë, si për nga mënyra e këngëtimit artistik, poashtu edhe për nga formëshkrimi i vargjeve poetike. Përshtypjet e para nga botimet e shkëputura, tashmë po verifikohen në kuadër të antologjisë, sepse, hyrja në një antologji na mundëson që ta shohim dhe gjykojmë më drejtë, se si do të reflektohen vargjet e këtyre dy poetëve në konkurencë me krijimet e autorëve me pervojë më të gjatë.

Ballafaqimi konkurues është mundësia më e shkëlqyer e njohjes së vetvetes. Këtij relacioni jam i bindur se do t'i shërbejnë edhe më shumë Emini dhe Sokoli, sepse vjershat e tyre shpresoj të jenë një ndërlidhje e përvojane, nga krijuesit e afirmuar tek autorët më të rinj që bëjnë hapin e parë, jo vetëm te "Kështjella e ëndrrave" (Jeta Xhelili, Ilia M. Dilo, Silva Tërnava, Gzime Zmajlaj, Eduard M. Dilo). Botuesit nga Bukureshti po i them vetëm kaq: Vëllaçko! Ju po bëni punë të mëdha dhe po na detyroni që të mos mund të heshtim! Unë u gëzova shumë për botimin e antologjisë dhe u kënaqa me listën e autorëve, sidomos për emrat e rinj, që gjithsesi i përshendes, dhe po qe se vazhdojnë kështu, me gjithë gëzim do ta ndjek edhe më tutje punën e tyre krijuese. Uroj që botimet e këtilla të vazhdojnë, gjithsesi, duke qenë i bindur se kriteri i cilësisë, të jetë gjithmonë e për çdo rast, kushti vendimtar i daljes në dritë të krijimeve. (Kosovë, 13 janar 2012)

BOX

I dashuri dhe i nderuari, miku im, Baki! Gjithë të mirat në të gjitha! Shëndet e frymëzime, gëzime e vepra, vit të mbarë dhe fjalë të mbara! Ju përgëzoj si bashkatdhetar për antologjitë dhe ato që bëni dhe kryeni në dobi të kulturës sonë kombëtare, dhe Ju falënderoj për ato që më dërgoni edhe mua! Janë kënaqësi e veçantë, komunikim e përhapje vlerash. Miqësisht, Visar Zhiti. I nderuar Zotni Skënder! Ju falënderojmë për përshtypjet vlerësuese që i kini bërë antologjisë "Kështjella e ëndrrave", e cila e pa dritën e botimit nën përkujdesjen e krijuesit të përkushtuar dhe të palodhur, Baki Ymeri. Çdo vlerësim dhe çdo fjalë inkurajuese që vjen prej Jush është tepër e merituar, kurse Shqiponja e Bukureshtit që dha kontribut për redaktimin dhe botimin e kësaj vepre, është një zjarr i pashuar, gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit! (Eduard M. Dilo)

 

Përgaditi: Baki Ymeri - 

Antologjia “Shija e shikimit” posedon një ballinë të bukur dhe pamje të bukura në paskopertinë.

Egalitet shansesh, transparencë, afirmim dhe integrim në korpusin e vlerave të përbashkëta në peisazhin kulturor të Europës. Shtatë poetë shqiptarë në një vepër vlerash të veçanta edhe me krijues rumunë, antologji poetike që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht. Një poezi në vete paraqet edhe mënyra e rradhitjes së 16 autorëve në paskopertinë, ku u jepet prioritet moshës, prestigjit, vlerave, femrave e meshkujve së bashku, siç është e përbashkët edhe shija e shikimit dhe ndjenja e ndjeshmërisë, termi antologji sipas greqishtes duke patur kuptimin e ushqimeve të përziera.

 

Një antologji, sipas Visar Zhitit, tenton të bashkojë tufën e luleve dhe të emrave, aromën e fjalëve, tryezën me ushqime të shijshme, por dhe me metafora, dehjen me pije dhe me ndjenja, si në një të kremte të përbashkët që thërret edhe të tjerë në heshtje, lexues edhe përtej kufijve, duke i bërë miq. Pra, vazhdon Visari në kuadrin e parathënies, e thënë shkurt, kjo është një antologji miqsh, që merr përsipër ta shpallë miqësinë duke krijuar tensione sentimentale, ku harresat dhe mungesat duhen pranuar dhe falur. Është si një trokitje e beftë në derë, ku pritet esklamacioni i thjeshtë dhe i gëzueshëm: O, mirë se erdhe! Kush je? Një si ti! Nga vjen? Nga vendi i poezisë!

 

 

Horia Gârbea

 

u lind më 10 gusht 1962 në Bukuresht. Është inzhenier ndërtimi, doktor në inzhenieri, kuadër didaktik, poet,

prozator, eseist, kritik letrar dhe teatror. Pas revolucionit antikomunist të dhjetorit (1989), ka zhvilluar një veprimtari të dendur publicistike. Ka botuar 12 pjesë reprezentative në Rumani, Francë dhe Angli. Ka përkthyer dhe adaptuar për sqenë autorë të shquar botërorë, ka botuar 19 vëllime letrare, është prezent në antologji të panumërta gjuhësh të ndryshme, e ka përfaqësuar Rumaninë në festivale ndërkombëtare për teatër dhe poezi, ka përfituar një serë çmimesh të rëndësishme letrare për poezi, prozë, darmaturgji, ndërsa romani i tij Rënia e Bastilies është dekoruar me tre çmime kombëtare. Është laureat i Urdhërit Merita Kulturore me gradë të Kavalierit dhe sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bukureshtit, prezent në këtë antologji me një cikël poemash bilingve. Njëra nga to mban titullin “Në vend të Annabelit”, ku defilon bota,

“Përballë kësaj paqartësie/ Anija e bukur me lapsa/ Shpërthen dhe ma hedh përpara/ Tërë përmbajtjen e saj/ Me ashkla makinash gdhendëse/ Dhe me një melankoli të prehtë.”. Shquhet poezia Tekst festiv, me “Parfum lemeritës/ Në dhomën e lamtumirës/ Që i stimulon kompetencat/.../ Çfarë peshoresh të ndjeshme/ Çfarë dëshirash për nyjëzimin/ E krahëve të një tubimi të mërzitshëm/.../ Në/ dhomën e nuses/ Ballona të hatshëm / Qiellit të kuqëremtë të muzgut/ Të lëvarur përmbi/ Kështjellën e ku

 

jtesës”.

 

Një dritë të veçantë kanë edhe vargjet e poeteshës Florica Bud,

me origjinë nga Baia Mare (Banja e Madhe) e zonës së Maramureshit: “E bëj transplantin e dytëAtë bordoRekompensimi i rekompensimeveI avizuar përmes postës prioritareNga engjëlli që ende më mbronNga faje të përfytyruara dhe të drejtatQenje dualisteE mbivënëMbi vdektarin me zinxhirë të zgjidhur.I nënshtrohem verdiktit Guilty/ E larë në çokolladën që u pëlqen hyjniveBëj harakiriPërmes/ Stërzgjatjes së gishtit treguesTë konsumuar përmes

papërfillshmërisë.” Poeti më i mirë nga Braila e Naum Veqilharxhit është Constantin Gherghinoiu. U lind në komunën Ariçeshti-Zeletin, rrethi i Prahovës (1951). Ndoqi Liceun në Vëlenii de Munte dhe e përfundoi në Plojesht (1971). Studjoi Pedagogjinë dhe Gjuhën Franceze në Fakultetin e Filozofisë, pranë Universitetit të Bukureshtit.

 

Debutoi më 1972, në revistën letrare të Universitetit të Bukureshtit, ndërsa në vitin 1991 iu botua vëllimi

Maria Nikulescu

Maria Nikulescu

poetik “Vjeshta e vuajtjeve sipas Matejit”, duke botuar në ndërkohë edhe vepra tjera letrare, si: “Shantazh”, roman (1995), “Burg për pëllumbat”, pjesë teatrale (1998), “Mitologji të zeza”, poezi (2001), “Vetvetja dhe shkretëtira”, poezi (2004), “Vetvetja dhe shkretëtira/ Le soi et le desert”, poezi, edicion bilingv (2007), “Poezi e humbur dhe poema në prozë” (2008), “Fënushi dhe heronjtë e botës së tij” (2009), «Vina/Faji», edicion bilingv, rumanisht-shqip, Bukuresht, 2011). Që nga viti 1998 është anëtar i Lidhjes së

Shkrimtarëve të Rumanisë. Në antologji prezantohet edhe me një cikël poemash që mbajnë një titull të përbashkët «Faji për të mos qenë zot»: «Zoti dhe bujshmëria e fjalëve/ i marin detrat në shpinë dhe shkojnë,/ askush s’e di se në çfarë porti do të ankorojnë/ Zoti dhe hiçi i fjalës », apo: «vjen zogu kohë,/ duke pyetur:/ ku mund të jetë mençuria?/ nuk është në mua,/ thot dhe fluturimi,/ shikoj qiellin,/ qielli bëhet det,/ nuk është në mua!/ vjen zogu kohë,/ ku të fshihem/ ku, o Zot!»

 

Nga pala rumune shquhen poeteshat Patricia Lidia, Maria Niculecu, Anne Marie Bejliu, Mariana Florea, Laura Rushani (pseudonim letrar me vargje dashurie kushtuar një poeti shqiptar), si dhe Liviu Vişan (poet i shquar, drejtor i Bibliotekës së Qarkut Kombëtar Ushtarak), nga i cili citojmë një Këngë kushtrimi, kur «Kërcëllen porta/ Qeni po leh/ Kazani me raki llokoçit/ Aroma përplaset në bakër/ Porsi një gjuhë/ E trembur/ E kambanës», apo një inspirim tjetër lirik me Apelin e mbrëmjes, kur nuk e dimë saktësisht «Nëse të pranishmit/ Kanë dezertuar në mendimin/ E dashamirëve», apo me Vargje të shkruara zanës me verë të kuqe,

kur «Ngjyra e zezë të bie si një arradhë/ Bora e qengjave t’është qepur me qime/ Je një poemë në negativin e bardhë/ Që t’i përfshin kofshët për vetullën time», kur « vërtitesh në teshat e ëndjes/ Në kaosin e krijimit të botës në fillim/ Dëbora djeg nën kordhelet e këmbës/ Dhe bishti i cigares mbi qylim/ Më verbëron mua ngjyra e çuditshme/ Që ta ndan trupin nga ndjenja e shijshme».

 

Poeti shkruan për «dhomat e zemrës sime» me pergamentin që është «Pëlhurë e shpirtit dhe pjatë/ Nga tingulli i heshtur/ Do ta latoja një germë të artë», me Këngë për humbje vere: «Hello, e dashura ime e zeshktë/ Me pulpa të ëmbla si çokolladë/ Të prek stuhia në Bermude/ Duke ndjerë erën e tulit të mjaltë.»

Përfitime shpirtërore dhe afirmime vlerash shqiptare

Mirë e ka kryeredaktori i një reviste elektronike kur thot me fjalë të tjera se kjo punë që po bëjmë për ta mbajtur gjallë, nuk është fitimprurëse por fitimhumbëse. Edhe puna e antologjisë, që krijon miq e kundërshtarë, nuk ka kurrfarë përfitimi material, përveç përfitimit shpirtëror dhe ngazëllimit të autorëve prezentë, edhepse ndonjëri nga to ende nuk ka parashtruar pyetjen sa të kushton koha e humbur dhe botimi i veprës respektive? Tek e fundit, nuk është e domosdoshme të të shpërblejnë autorët, po qe se i inkorporon nga respekti, pa i pyetur fare. Sidoqoftë, për botimin e Shijes, kanë dhënë kontribut nja tre poetë rumunë, një zanë e diasporës shqiptare nga Amerika, nja dy poetë nga Gjermania dhe një tjetër nga Suedia, ndërsa dy prej tyre i kemi prezantuar falas në shenjë respekti për reçensionet e tyre kushtuar veprave tona të përkthyera apo të redaktuara. Jo pretendimet, lakmia, kopracia apo lekët janë me rëndësi (edhepse askush në Europë nuk ta përkthen një poezi pa lekë), por me rëndësi është interesi kombëtar dhe realizimi i disa ideve, projekteve dhe akcioneve për afirmim dhe promovim vlerash letrare, pa marrë parasysh faktin se këto aktivitete mund të realizohen në baza vullnetare, apo përmes sponsorizimit.

Nga poetët shqiptarë starton kosova me poetin Skënder Zogaj. U lind më 1950, në Lladroc të komunës së Malishevës. Deri tash punoi në intervalle të ndryshme kohore si redaktor përgjegjës i gazetës “Bota e re” në Prishtinë, gazetar dhe redaktor në gazetën “Rilindja” Prishtin, përfaqësues i Zyrës së Republikës së

Kosovës në Shqipëri, redaktor në gazetën “Rilindja” botimi në Tiranë, redaktor në “Revista ushtarake” në Tiranë, korrespondent i gazetës “Zëri ditor” botimi në Zvicër, redaktor i kulturës në gazetën “Bota Sot” në Prishtinë, Kryetar në dy mandate i Komunës së Fushë Kosovës, Këshilltar i Parë Politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (2008-2010). Në gazetari ka bërë emër me shkrimet për artin dhe kulturën. Sidomos u dallua me shkrimet kritike për letërsinë, teatrin dhe televizionin. Krahas gazetarisë merret edhe me krijimtari letrare, shkruan prozë dhe poezi, për të rritur dhe fëmijë. Bibliografi letrare“Zogu i ekspozitës” (poezi, 1983), “Merrme vëlla përdore” (vjersha për fëmijë, 1994), “Ora e qoftëlargut” (poezi, 1996), “Adresa e dallëndyshes” (vjersha për fëmijë, 1999), “Jusuf Uka Bregu, luftëtar i Ballit Kombëtar” (monografi, 2004), “Mali i tejdukshëm” (poezi, 2005), “Puthjet e puhisë” (vjersha për fëmijë, 2007), “Loti i dhembjes” (Lacrima durerii, Bukuresht 2010). Është anëtar

i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1981, si dhe anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj me seli në Tiranë. Krijimet letrare të Skënder Zogajt janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë. Është i përfshirë në disa antologji të botuara në gjuhën shqipe, gjermane, turke, frenge dhe italiane. Është i përfshirë me grup autorësh edhe në botime të veçanta ekciklopedike të krijuesve shqiptarë. Jeton dhe krijon në Fushë Kosovë, prezent në antologjinë respektive me një cikël poezishë në gjuhën rumune, shumica sosh me motive atdhetare, kushtuar Manastirit shqiptar të Shën Naumit, Kosovës etj.

 

 

Kozeta Zylo, zemërzana e diasporës shqiptare të Amerikës, poashtu prezentohet me një cikël poetik në gjuhën rumune, me bibliografi në të njëjtën gjuhë, si dhe me një medalion eseistik në gjuhën shqipe, prezente me të njëjtin medalion kohë më parë edhe në faqet e Zemrës Shqiptare. Për herë të parë, prezantohet në një antologji të përbashkët në Bukuresht,

 

 

 

 

poeti Sejdi Berisha me origjinë nga Peja, ish korrespondent i Televizionit të Prishtinës, ish gazetar i Rilindjes, themelues i Radio-Pejës dhe drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Pejës, anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të Qytetit në Pejë dhe ish Kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe autor i mbi 20 librave (monografi, poezi, ese, dramë). Sejdi Berisha është prezent në antologji me disa poezi bilingve: Fluturat ikin nga vetvetja, Faqe libri të pashkruar, Mbi lapsin tim, Bekim i nënës, etj.

Pason Arif Molliqi nga Gjermania, me bibliografi në gjuhën e Eminescut, si dhe me poezitë Sagë për poetin Jusuf Gërvalla,

Nëpër frëngjitë e kohës, Zoti nuk na harron, Ikona nr. 1999, Kur bien gjethet, S’di pse më dhemb fjala, të gjitha të rikënduara në gjuhën rumune, si dhe me dy poema në gjuhën shqipe :

1. Te Lisi i rinisë, 2. Pastrimi i moteve të rënduara, 3. Dashuri e zgjuar, me vargje si: “Nën lis me ato degë të gjata/ Mbeta pa gjumë kur buzët e saja zura ti  puth/ Nga afshi i saj m´u turbullua natyra/ S´di nata erdhi kur dita kishte filluar me zbardhu/ Një fllad i pashuar u shkund mbi qershi një këngë u derdh/ Kur dëgjova fjalët e saj posi bilbil në ligjërim/ E ç´jam unë mos një ujk i tërbuar mbi ty/ Ti e di se jam lindje dielli pranverë jam për ty/…/ Në ketë natë që erdhe mos kurse zemrën ma merr/ Ma lë ballin tënd me diellin lartë ta krahasoj/ Kur të vjen mëngjesi e ty s´do të kem pranë”. Për hertë të parë, në spektrin e vëllimeve tona antologjike, defilon edhe

 

 

 

Neki Lulaj, tashmë emër i njohur i letrave shqipe, me një lëndë bibliografike në gjuhën shqipe dhe me poezitë e rikënduara në gjuhën rumune: Në sytë e Mona Lizës, Për Ty, I vetmuar, Le të shndrisë, Në Manastir, dhe Martirëve të Lirisë (kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës).

Pal Sokoli vjen nga Radoniqi i Gjakovës. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan, ndërsa  gjimnazin (drejtimi i shkencave natyrore) në Gjakovë. Më 1985 diplomon në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Filozofik) në degën Filozofi-Sociologji. Shkruan poezi që nga mosha e adoleshencës, duke botuar në

periodikun letrar që nga vitet e ’80-ta. Shkrimet e tij defilojnë në revistën studentore "Bota e re", "Zëri i rinisë", "Etja", "Fjala", "Rrezja", si dhe në revistën letrare "Shtigje" të Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë. Ka shkruar disa recensione librash dhe ka qenë anëtar aktiv në grupin dramatik "Emin Duraku" të Gjakovës. Disa dorëshkrime poetike i qenë sekuestruar nga policia serbe në vitet 1991/92/93, kur u burgos me veprimtarët e  grupit të ashtuquajtur "Grupi i priftit". Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal të Gjermanisë. Bibliografi letrare: "Kambanë e pëlcitur dhembja", poezi, (2005) "Asht e gjak Arbërie", antologji e 12 shkrimtarëve në mërgim, bashkautor me poetin Martin Çuni-Antoni (2007), “Unazë gjaku” (2008), “Gjaku i dashurisë” (Bukuresht 2010). Për veprimtarinë e tij është shkruar në veprat “Olimpi Shqiptar”, “Shekulli i martirizimit”, “Përkushtime”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (aktualisht  sekretar i saj), redaktor dhe recenzent i disa librave si dhe anëtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i revistës letrare "Muza shqiptare”, prezent në antologji me poezitë Gjergjëve, Qyteti XII, Katedrala e Këlnit, Sikur, Metamorfozë, Rrezja ime në varg, Ritual dhe këngë, Xixëllonjat e kopshtit, që të gjitha në gjuhën rumune.

Remzi Basha, prezent me bibliografi në të dy gjuhëtu lind në Sllapuzhan të Therandës (1960). Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kosovës (Fakulteti i Historisë dhe Gjeografisë). Duke qenë në ballë të demonstratave për liri dhe pavarësi, do të ndiqet, arrestohet dhe dënohet disa herë. Ishte kreator dhe udhëheqës i grevës së punëtorëve të “Ballkanit” në ish/Suharekë.

Si pasojë e përndjekjes, pas shpërthimit të revolucionit antikomunsit do të shpërngulet së bashku me familjen në Suedi, për të vazhduar edhe atje veprimtarinë intenzive në favor të kauzës kulturore dhe kombëtare shqiptare, duke dhënë kontribut të pashoq në fushën e arsimit, si mësimdhënës i mësimit plotësues në shkollat shqiptare të Suedisë. Në ndërkohë ka qenë kryetar i degës së LDK-së për Katrinaholm, duke dhënë kontribut për Qeverinë e Kosovës edhe në rrethin e Malmos. Që nga viti 1995 deri më 2000 punoi në kryesinë e Shoqatës Kosova, duke qenë në ndërkohë revizor i kësaj shoqate, iniciator për themelimin e degës së Lidhjes Shqiptare në Skandinavi, organizator i grevës së urisë që u mbajt në Malmo për të sensibilizuar opinionin suedez lidhur me diskriminimin e shqiptarëve të Kosovës nga pushteti serb. Merret me krijimtari letrare në mënyrë aktive, ka botuar disa vëllime poetike, si dhe një roman që është duke e pregaditur  për botim. “Zëri i Kosovës” është libri i parë i autorit që e pa para disa vitesh dritën e botimit në gjuhën shqipe, në Bukuresht. Sipas Namik Selmanit, frymëzimet e tij të marrin ushqim edhe nga ngjarje të mëdha, të shkuara dhe të sotme  të kombit shqiptar. Në këto poezi, Remziu e njeh bukur mirë këtë lidhje shpirtërore që krijon shqiptari i Kosovës kudo ku jeton e frymon. Remzi Basha i përmbyll faqet e kësaj antologjie me poezitë Dasma në bjeshkët e Kosovës, Ajo erdhi, Vendlindjes sime, Të dua, Pa fund dhe Ora.

 

 

Komenti i z.Skender Zogaj

szogaj@hotmail.com Skender Zogaj28-02-2012, 12:38am

Si gjithmone Bubullima e Bukureshtit, e pandalshme ne kerkimin "ofshamave" artistike te krijuesve shqiptare gjithandej globit, i shkeputjes se tyre dhe i zedhenies se fuqishme permes botimeve te vecanta, sic eshte antologjia me e re "Shija e shikimit", qe kesaj radhe, mua me solli lumturi te shumefishte, sepse, krahas sivellezerve shqiptare, ne kete botim gezon shume prania e krijuesve rumune, me te cilet, perjete do te mbetemi krushq te udhtimit te pafund te kerkimit te lexuesve te perbashket, per t'ua sqaruar se, fjalet i kemi nxjerre nga thellesia e zemrave, prandaj edhe kur flasin ne gjuhe te ndryshme, i perkasin qellimit te perbashket - qe t'i sherbejne dashurise se vertete njerezore. Kete e ndjeva nga shkrimi juaj, vella Baki dhe, si gjithenje, ne reaste te ketilla, e vetmja gje qe mund ta bej eshte qe, ta nxjerr nga thellesia e zemres urimin me te ngrohte, per Ty dhe punen e vyer qe ke bere ne kete antologji, e njekohesisht te shpreh edhe pergezimet e mia te sinqerta per te gjithe koleget e mi poete: Kozeta Zylon e endjeve mostalgjike, Sejdi Berishen qendrestar nder egersi dallgesh, Neki Lulajn kerkimtar te lavdise se lashtesise atdhetare, Arifin Molliqin e dhimbjeve krenare, Pal Sokolin rikenduesin e zellshem te dokeve dhe zakoneve te gurres popullore shqiptare, Remzi Bashen e mbetur peng nder kujtimet e largeta te vendlindjes... Vlere e cmueshme qe e meriton vemendjen dhe respektin e madh jane edhe te gjithe autoret rumune, emrat e te cileve permes kesaj antologjije kane hy ne vemendjen e lexuesve shqiptare, tek te cilet viteve te fundit eshte gjithenje e me e madhe deshira per komunikime sa me te gjera me letersine rumune. Me shume respekt,
Skender Zogaj 

 

Skënder Zogaj

Skënder Zogaj

 

 

 

 

 

 

          SHPIRTI I SHENJTË I ATDHEDASHURISË 

                (Eduard M. Dilo, Shpirt i trazuar, Bukuresht, 2010)

 

Baki Ymeri 

 

 

Ja edhe një libër i ri me vargje të bukura, të frymëzuara dhe interesante! Lirikë atdhetare dhe meditative që buron nga zjarri i zemrës së një shpirti të trazuar. Vargjet e Edit ta përkujtojnë atmosferën e zymtë që mbretëronte në Shqipëri, në një kohë të krisur kur në vend të Zotit dhe Shën Marisë mbretëronte kulti ndaj Enverit dhe Partisë. Kulti i mërgimtarit është respekti ndaj kombit, përjetimet, përkushtimet dhe krijimet e mbrujtura me ndjenjat fisnike të atdhedashurisë. Ëndrra e tij është Shqipëria historike, me Çamërinë në jug, me trungun e atdheut në zemër, dhe me Kosovën në veri. Pse? Ngase, siç shkruan Fehmi Kelmendi nga Zvicra: Krejt jemi vëllezër e të prirur/ Për bashkim e besë kemi lindur. Eduard Dilo është shpirti i trazuar i një atdhedashurie të shenjtë, shqiptari i mërgimit që digjet për nënën dhe atdheun e tij. Perlat poetike të tij trasojnë shtigje për udhëtim nëpër Parajsën e shpirtit njerëzor. Janë tekste mbi takimin e engjëllit në hijen e një buzëeshjeje.

Në kuadrin e tyre defilojnë vargje të thjeshta që i përcjellin ndjenjës njerëzore rrezet e ngrohta të Diellit edhe në zonat më të akullta të psikologjisë sonë. Kështu do të shprehet Fatmira Leka duke bërë fjalë për Gjakush Tanën, krijimtaria e të cilit shëmbëllen me universin poetik të autorit të këtij libri: “Janë vargje të përshkruara me ndjenja tepër të mëdha, të dala nga një shpirti i çiltër dhe përmalluar, i cili din të ligjërojë kaq bukur dhe me mjeshtëri të lartë poetike dhe artistike.” Edi në Amerikë, Pal Sokoli në Gjermani, Sokol Demaku në Suedi, Adelina Dokja në Itali, Ylli Dilo në Greqi, si dhe dhjetra shqiponja tjera, të njohura e të panjohura,  Zoti i ka pasjisur me energji shqiptare për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar në diasporë, edhe pse sistemi nuk ua ka bërë të mundur të frekuentojnë bangat e Universitetit për të ndjekur ligjërata mbi universin poetik dhe vlerat e tij. Shqipëria etnike, prindërit dhe mërgimi janë tri nga motivet esenciale të botës lirike të Eduard Dilos, pas të cilit vjen dashuria me flladin pranveror dhe me lëngun e buzëve të saj: ”Gjithëçka ish’ e jona/ Nuk kishim të ngopur/ Ato buzë mjalti/ Kur ne i shijuam/ U dehëm, u mpimë”, madje edhe Zotin e harruam. 

Ne, të gjallët duhet të sakrifikojmë shumë për atdheun tonë, sepse vetëm dëshmoret e kombit e kanë përmbushur amanetin e tyre ndaj Shqipërisë. Prandaj, sa më shumë punë për të mirën e Shqipërisë, aq më mirë për të ardhmen e saj, thot Mona, një filoshqiptare e ndezuar me prejardhje rumune. Duke deshifruar mesazhin e saj, të përkujtohet Edi që ndjen shqip, shkruan shqip dhe digjet për Shqipërinë tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut, në Amerikë. Nuk ka gjë më të bukur se sa prirja e sivëllezërve tanë nga Shqipëria për të shkruar për Kosovën, dhe vrrulli sentimental i shqiptarëve të Kosovës për të shkruar për Shqipërinë. Në vargjet e Edit defilon Kosova me lulet e kuqe të gjakut, me zërin e viktimave që dhanë gjak dëshmorësh për ta bërë të pavdekshme vatrën legjendare të trimërisë dhe besnikërisë.

Poezia e Eduard Dilos shpreh dhimbjen dhe mallin e pashuar që e ka pllakosur shpirtin e poetit për vendlindjen, për prindërit, për farefisin e persekutuar, për atdheun e katandisur në varfëri si pasojë e butakëve të komunizmit që i gjen gjithandej në pushtet. Poeti din të manovrojë me fjalët, është inteligjent dhe me fat, ka zemër të madhe dhe se duron dot padrejtësinë. Interesante janë edhe komplimentet e komentatorëve që ndajnë kohë për ta përshëndetur këtë poet të talentuar që s’e harron kurrë Shqipërinë, flamurin shqiptar dhe gjuhën e perëndive.  Një dashamir i tij thekson se Eduardi është një studjues dhe poet që ngjitet shkallëve të suksesit me dinjitet. Ndjenjat e pastra njerëzore, çiltria shpirtërore dhe fshikullimi i padrejtësive janë pasqyruar me cilësi të veçantë në vargjet e tij. Në poezinë “Prometheu Shqiptar”, kushtuar studjuesit të linguistikës moderrne Petro Zheji, krahas prezantimit të gjeniut hidhet dritë edhe mbi kodet që përdor ky erudit modern. Vetëm studjues që kanë talent poeti, si Eduardi, mund të na dhurojnë krijime të tilla.

Sipas Kozeta Zylos, Eduard Dilo është pinjoll i familjes së madhe Dilo, nip i Ilia Dilo Sheperit, një shkrimtar që shkon duke zënë një vend të merituar në letërsi. Ndonëse u persekutua gjatë regjimit të egër diktatorial, pena e tij brenda shpirtit nuk heshti kurrë.  Kjo penë e aromatizuar me lulet e virgjera të Çajupit, të jep një ndjesi të veçantë. Për tabllot artistike të Shqipërisë aktuale, si dhe për ndjeshmërinë lirike të Edit shkruan edhe Reshat Kripa, duke theksuar se kemi të bëjmë me një njeri që ka ndjerë mbi shpatullat e tij shtypjen komuniste. Ata që e kanë provuar një gjë të tillë, mund t’i kuptojnë këto që po i them. Në poezinë e parë, "Në kishë...lutje", del në pah shpirti i madh i poetit, ndërsa në të dytën "Ata në kishë", lexuesi do të ketë parasysh shkatërrimtarët e kulteve fetare, kameleonët që kanë ndërruar faqe dhe kanë paturpësinë të futen në ato faltore që vetë ata ua vunë kazmën. Sipas Aneta Weihsit, Eduard Dilo është një poet shumë i talentuar. Poezitë e tij janë shumë të arrira nga ana artistike dhe shumë të pasura në ide dhe mendime. Ato gjithashtu nxjerrin në pah shpirtin fisnik të tij, ngase bëjnë fjalë për mall, dhimbje, nostalgji, dashuri, kujtim, admirim, shpresë dhe liri për atdheun e tij.

Ana Hoxha, Zana Pira, Fatime Kulli, Adelina Dokja, Monda Mojsiu, Alma Papamihali etj. vlerësojnë me admirim vargjet e krijuesve tanë në diasporë. Sipas tyre, vargjet e mërgimtarëve tanë reflektojnë ndjenjën e shpirtit për dashurinë ndaj atdheut, jo vetëm në poezi por edhe në publicistikë, madje edhe në jetën e përditshme. Sipas tyre, poezia e mërgimtarëve tanë ka dimensionet e një mesazhi të gjallë shpirtëror. I këtillë është edhe Eduard M. Dilo, pronar vargjesh të bukura që burojnë nga shpirti fisnik i një  poeti fin. Janë vargje që sjellin një freski të pafund me atë dashurinë e pastër dhe të thjeshtë që të joshin që në lekturim të parë. Edi ka zemër te madhe dhe s’e duron dot padrejtësinë. Është i sinqertë dhe me karakter të fortë, ngase psikologjikisht s’e mposht asgjë. Vargje që godasin fuqishëm në zemër, poezi të shkruara me një shqetsim të madh e cila përmbyllet me përmallim ndaj lirisë. Eduard M. Dilo është njeriu që mban në vete një botë të tërë. Në faqet e librit të tij defilon jeta si një plaçkë, një jetë që gërshetohet me momente dhe evenimente që janë pika të ndritshme në kujtime të evokuara me shqetsime të shkuara dhe shpresa për një perspektivë më të mirë.

             

BIBLIOGRAFI

   

Eduard M. Dilo është poet dhe publicist. U lind më 1958 në  Sheper të Zagorisë. Rrjedh nga një familje intelektuale e cila gjatë diktaturës komuniste u persekutua në mënyrë barbare. Babai i tij, Margarit Ilia Dilo, ka kryer studimet në Universitetin e Athinës (1936). Me ardhjen në pushtet të komunistëve u burgos dhe të njëjtin fat e përjetuan edhe familjarët e tjerë. Edi është nip i patriotit dhe gjuhëtarit erudit Ilia Dilo Sheperi, si dhe i Pano Xhamballos dhe Jani Dilos, të cilët luftuan për Shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë. Ka kryer me skarifica të mëdha gjimnazin në Gjirokastër, Tiranë dhe Fier, pasi e përjashtonin për arësye të biografisë. Më vonë e përfundoi shkollën e mesme ekonomike në Fier, pa shkëputje nga puna, ndërsa më vonë mbaroi Institutin dyvjeçar Globe Institut Tecnology në New York. Është bashkautor në antologjinë Zemra Prindërore (Botimet Almera, Tiranë 2008), bashkautor i librit Diloiada (Gjirokastër, 2009), i përfshirë me vlera lirike edhe në antologjinë e përbashkët Ekzili i ëndrrave (Bukuresht, 2008). Ka botuar shkrime të ndryshme në gazetat Dielli, Illyria, Rrënjët, Pena dhe Tema  Shqiptare, duke bashkëpunuar edhe me revistat elektronike Zemra Shqiptare, Tribuna shqiptare, Gazeta Kritika, Forumi Shqiptar etj. Ky është vëllimi i i tij i parë poetik që e sheh dritën e botimit në Bukuresht, pas të cilit pason të vijë para opinionit edhe me një përmbledhje artikujsh publicistikë. Esuard M. Dilo jeton me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është anëtar i Lidhjes së Shoqatës së

 

          SHPIRTI I SHENJTË I ATDHEDASHURISË 

                (Eduard M. Dilo, Shpirt i trazuar, Bukuresht, 2010)

 

Baki Ymeri 


 

Ja edhe një libër i ri me vargje të bukura, të frymëzuara dhe interesante! Lirikë atdhetare dhe meditative që buron nga zjarri i zemrës së një shpirti të trazuar. Vargjet e Edit ta përkujtojnë atmosferën e zymtë që mbretëronte në Shqipëri, në një kohë të krisur kur në vend të Zotit dhe Shën Marisë mbretëronte kulti ndaj Enverit dhe Partisë. Kulti i mërgimtarit është respekti ndaj kombit, përjetimet, përkushtimet dhe krijimet e mbrujtura me ndjenjat fisnike të atdhedashurisë. Ëndrra e tij është Shqipëria historike, me Çamërinë në jug, me trungun e atdheut në zemër, dhe me Kosovën në veri. Pse? Ngase, siç shkruan Fehmi Kelmendi nga Zvicra: Krejt jemi vëllezër e të prirur/ Për bashkim e besë kemi lindur. Eduard Dilo është shpirti i trazuar i një atdhedashurie të shenjtë, shqiptari i mërgimit që digjet për nënën dhe atdheun e tij. Perlat poetike të tij trasojnë shtigje për udhëtim nëpër Parajsën e shpirtit njerëzor. Janë tekste mbi takimin e engjëllit në hijen e një buzëeshjeje.


 Shpirti i trazuar është i strukturuar në katër kapituj: Zemra e lënduar, Shqiponja, Dritat magjike të mrekullisë, Zana kosovare, Poezi në gjuhën rumune. Në kuadrin e tyre defilojnë vargje të thjeshta që i përcjellin ndjenjës njerëzore rrezet e ngrohta të Diellit edhe në zonat më të akullta të psikologjisë sonë. Kështu do të shprehet Fatmira Leka duke bërë fjalë për Gjakush Tanën, krijimtaria e të cilit shëmbëllen me universin poetik të autorit të këtij libri: “Janë vargje të përshkruara me ndjenja tepër të mëdha, të dala nga një shpirti i çiltër dhe përmalluar, i cili din të ligjërojë kaq bukur dhe me mjeshtëri të lartë poetike dhe artistike.” Edi në Amerikë, Pal Sokoli në Gjermani, Sokol Demaku në Suedi, Adelina Dokja në Itali, Ylli Dilo në Greqi, si dhe dhjetra shqiponja tjera, të njohura e të panjohura,  Zoti i ka pasjisur me energji shqiptare për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar në diasporë, edhe pse sistemi nuk ua ka bërë të mundur të frekuentojnë bangat e Universitetit për të ndjekur ligjërata mbi universin poetik dhe vlerat e tij. Shqipëria etnike, prindërit dhe mërgimi janë tri nga motivet esenciale të botës lirike të Eduard Dilos, pas të cilit vjen dashuria me flladin pranveror dhe me lëngun e buzëve të saj: ”Gjithëçka ish’ e jona/ Nuk kishim të ngopur/ Ato buzë mjalti/ Kur ne i shijuam/ U dehëm, u mpimë”, madje edhe Zotin e harruam. 

Ne, të gjallët duhet të sakrifikojmë shumë për atdheun tonë, sepse vetëm dëshmoret e kombit e kanë përmbushur amanetin e tyre ndaj Shqipërisë. Prandaj, sa më shumë punë për të mirën e Shqipërisë, aq më mirë për të ardhmen e saj, thot Mona, një filoshqiptare e ndezuar me prejardhje rumune. Duke deshifruar mesazhin e saj, të përkujtohet Edi që ndjen shqip, shkruan shqip dhe digjet për Shqipërinë tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut, në Amerikë. Nuk ka gjë më të bukur se sa prirja e sivëllezërve tanë nga Shqipëria për të shkruar për Kosovën, dhe vrrulli sentimental i shqiptarëve të Kosovës për të shkruar për Shqipërinë. Në vargjet e Edit defilon Kosova me lulet e kuqe të gjakut, me zërin e viktimave që dhanë gjak dëshmorësh për ta bërë të pavdekshme vatrën legjendare të trimërisë dhe besnikërisë.

Poezia e Eduard Dilos shpreh dhimbjen dhe mallin e pashuar që e ka pllakosur shpirtin e poetit për vendlindjen, për prindërit, për farefisin e persekutuar, për atdheun e katandisur në varfëri si pasojë e butakëve të komunizmit që i gjen gjithandej në pushtet. Poeti din të manovrojë me fjalët, është inteligjent dhe me fat, ka zemër të madhe dhe se duron dot padrejtësinë. Interesante janë edhe komplimentet e komentatorëve që ndajnë kohë për ta përshëndetur këtë poet të talentuar që s’e harron kurrë Shqipërinë, flamurin shqiptar dhe gjuhën e perëndive.  Një dashamir i tij thekson se Eduardi është një studjues dhe poet që ngjitet shkallëve të suksesit me dinjitet. Ndjenjat e pastra njerëzore, çiltria shpirtërore dhe fshikullimi i padrejtësive janë pasqyruar me cilësi të veçantë në vargjet e tij. Në poezinë “Prometheu Shqiptar”, kushtuar studjuesit të linguistikës moderrne Petro Zheji, krahas prezantimit të gjeniut hidhet dritë edhe mbi kodet që përdor ky erudit modern. Vetëm studjues që kanë talent poeti, si Eduardi, mund të na dhurojnë krijime të tilla.

Sipas Kozeta Zylos, Eduard Dilo është pinjoll i familjes së madhe Dilo, nip i Ilia Dilo Sheperit, një shkrimtar që shkon duke zënë një vend të merituar në letërsi. Ndonëse u persekutua gjatë regjimit të egër diktatorial, pena e tij brenda shpirtit nuk heshti kurrë.  Kjo penë e aromatizuar me lulet e virgjera të Çajupit, të jep një ndjesi të veçantë. Për tabllot artistike të Shqipërisë aktuale, si dhe për ndjeshmërinë lirike të Edit shkruan edhe Reshat Kripa, duke theksuar se kemi të bëjmë me një njeri që ka ndjerë mbi shpatullat e tij shtypjen komuniste. Ata që e kanë provuar një gjë të tillë, mund t’i kuptojnë këto që po i them. Në poezinë e parë, "Në kishë...lutje", del në pah shpirti i madh i poetit, ndërsa në të dytën "Ata në kishë", lexuesi do të ketë parasysh shkatërrimtarët e kulteve fetare, kameleonët që kanë ndërruar faqe dhe kanë paturpësinë të futen në ato faltore që vetë ata ua vunë kazmën. Sipas Aneta Weihsit, Eduard Dilo është një poet shumë i talentuar. Poezitë e tij janë shumë të arrira nga ana artistike dhe shumë të pasura në ide dhe mendime. Ato gjithashtu nxjerrin në pah shpirtin fisnik të tij, ngase bëjnë fjalë për mall, dhimbje, nostalgji, dashuri, kujtim, admirim, shpresë dhe liri për atdheun e tij.

Ana Hoxha, Zana Pira, Fatime Kulli, Adelina Dokja, Monda Mojsiu, Alma Papamihali etj. vlerësojnë me admirim vargjet e krijuesve tanë në diasporë. Sipas tyre, vargjet e mërgimtarëve tanë reflektojnë ndjenjën e shpirtit për dashurinë ndaj atdheut, jo vetëm në poezi por edhe në publicistikë, madje edhe në jetën e përditshme. Sipas tyre, poezia e mërgimtarëve tanë ka dimensionet e një mesazhi të gjallë shpirtëror. I këtillë është edhe Eduard M. Dilo, pronar vargjesh të bukura që burojnë nga shpirti fisnik i një  poeti fin. Janë vargje që sjellin një freski të pafund me atë dashurinë e pastër dhe të thjeshtë që të joshin që në lekturim të parë. Edi ka zemër te madhe dhe s’e duron dot padrejtësinë. Është i sinqertë dhe me karakter të fortë, ngase psikologjikisht s’e mposht asgjë. Vargje që godasin fuqishëm në zemër, poezi të shkruara me një shqetsim të madh e cila përmbyllet me përmallim ndaj lirisë. Eduard M. Dilo është njeriu që mban në vete një botë të tërë. Në faqet e librit të tij defilon jeta si një plaçkë, një jetë që gërshetohet me momente dhe evenimente që janë pika të ndritshme në kujtime të evokuara me shqetsime të shkuara dhe shpresa për një perspektivë më të mirë.

             

BIBLIOGRAFI

    

Eduard M. Dilo është poet dhe publicist. U lind më 1958 në  Sheper të Zagorisë. Rrjedh nga një familje intelektuale e cila gjatë diktaturës komuniste u persekutua në mënyrë barbare. Babai i tij, Margarit Ilia Dilo, ka kryer studimet në Universitetin e Athinës (1936). Me ardhjen në pushtet të komunistëve u burgos dhe të njëjtin fat e përjetuan edhe familjarët e tjerë. Edi është nip i patriotit dhe gjuhëtarit erudit Ilia Dilo Sheperi, si dhe i Pano Xhamballos dhe Jani Dilos, të cilët luftuan për Shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë. Ka kryer me skarifica të mëdha gjimnazin në Gjirokastër, Tiranë dhe Fier, pasi e përjashtonin për arësye të biografisë. Më vonë e përfundoi shkollën e mesme ekonomike në Fier, pa shkëputje nga puna, ndërsa më vonë mbaroi Institutin dyvjeçar Globe Institut Tecnology në New York. Është bashkautor në antologjinë Zemra Prindërore (Botimet Almera, Tiranë 2008), bashkautor i librit Diloiada (Gjirokastër, 2009), i përfshirë me vlera lirike edhe në antologjinë e përbashkët Ekzili i ëndrrave (Bukuresht, 2008). Ka botuar shkrime të ndryshme në gazetat Dielli, Illyria, Rrënjët, Pena dhe Tema  Shqiptare, duke bashkëpunuar edhe me revistat elektronike Zemra Shqiptare, Tribuna shqiptare, Gazeta Kritika, Forumi Shqiptar etj. Ky është vëllimi i i tij i parë poetik që e sheh dritën e botimit në Bukuresht, pas të cilit pason të vijë para opinionit edhe me një përmbledhje artikujsh publicistikë. Esuard M. Dilo jeton me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është anëtar i Lidhjes së Shoqatës së

 

 

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=DIASPORAN%C3%8BZVIC%C3%8BRDHEBOT%C3%8B&article=7624&highlight=shpirti%20i%20trazuar&match=

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=search

 

  18.222.67.251 

kliko faqen tjeter Poezi ne gjuhën italiane dhe turke

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben