Maxhun Smajli, Gazetar, Reporter i Luftës dhe shkrimtar, Pelegrin i ynë i parë shqiptarë.
Arritja te Varrezat e Dëshmorëve në Koshare shënon fundin e odisejades së Maxhun Smajlit, reporterit kosovar,
i cili për 80 ditë kaloi mbi 2000 kilometra rrugë në këmbë nga Gjermania në Kosovë, në shenjë simbolike dhe falënderimi
për NATO-n e cila bombardoi forcat e Millosheviqit 13-vjet më parë.
Maxhun Smajli, autor i librit “Lufta dhe dilemat shqiptare”, marshimin e ka nisur nga qyteti Fulda i Gjermanisë duke u
bërë simbol i mërgimtarit dhe duke shënuar ecjen më të gjatë në këmbë të një shqiptari.
Ecja përfundon pikërisht në ditën kur populli i Kosovës e feston 13 vjetorin e çlirimit dhe ditën e kur filloi kthimi i madh
masiv i shqiptarëve të dëbuar, nëpër shtëpitë e tyre.
Sikur sot, 13 vjet më parë forcat britanike ishin të parat që hynë në Kosovë në kuadër të koponentes KFOR,
duke i dhënë fund, regjimit të dhunshëm të Serbisë që atëbotë drejtohet nga Sllobodan Millosheviq, njeriu që më vonë
u gjykua nga Trubunali Penal i Hagës për krime lufte.
Maxhun Smajli (48), 13 vjet më parë ka qenë reporter që ka pasqyruar çdo detaj të luftës në Kosovë.
Ai ka qëndruar në pjesën e shqiptarëve dhe ka pasqyruar në mënyrë reale luftën e UÇK-së në zona të ndryshme,
si në Drenicë, Dukagjin etj.
“Këtë dëshirë e kam pasur në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha ato shtete që ka luftuar për çlirimin e
Kosovës dhe faktikisht pata menduar që marshin ta realizoj më 24 mars dhe të zgjatë 78 ditë, po aq edhe sa ka
zgjatur bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe”, ka thënë në nisje Maxhun Smajli.
Ai fillimisht kishte pas idenë që nisjen e tij ta fillojë dy vjet më parë, në 10-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë,
por për shkak të dokumente e kishte shtyrë për dy vjet, duke e lidhur këtë ecje edhe me 100 vjetorin e
Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndryshe, marshimi i Smajlit ka qenë krejt i veçantë dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve medieve dhe qytetarëve.
Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...!
Nga Florim ZEQA: Pas 1053 km rrugëtim,...
Në ditën e 59-të të Marshit të tij, Maxhun Smajli arrin në Portin e Barit (Itali), duke permbyll kështu rrugëtimin në këmbë
nëpër shtetët që në vitin 1999 ishin pjesëmarrëse në bombardimet e NATO-s ndaj caqeve Serbe.
Ju deshtën 405 km apo 14 ditë për ta kaluar Gjermaninë, 138 km apo 6 ditë Austrinë, dhe 39 ditë apo 1053 km rrrugë
për të permbyllë rrugëtimin këmbë në shtetin, nga i cili për 78 ditë u ngriten Aeroplanët nga baza e Avianos
që sollën lirinë e vendit tonë.
Në Itali hyri në vendbanimin Passo di Resia në ditën e 20-të të Marshit të tij, në km 558-të,
më 12.04.2012 në ora 13 e 28 minuta, për të kaluar natën e parë në vendbanimin e quajtur San Valentino.
Për të vazhduar rrugëtimin nga një vend në tjetrin, hap pas hapi, minutë pas minute, ditë pas dite,
kilometër pas kilometre, deri në kilometrin e 1596-te që Maxhunin e gjenë në Portin e Barit, në prag të nisjes drejtë tokës
Shqiptare, për të vazhduar nga Porti i Durrësit, në derjtim të Alpeve Shqiptare, deri në cakun final të Marshit të tij,që është
Kosharja legjendare ku pritet të mbërrijë më 12 qershor.
Gjatë rrugëtimit nëpër Itali, Maxhuni hasi në një mikëpritje vëllazërore nga bashkatdhetarë të shumtë,
si dhe një mikëpritje të ngrohtë të popullatës dhe autoriteteve Italiane...
"Nga ky rrugëtim dola i pasur" - shton Maxhuni, në Itali gjeta shumë vllëzer e motra që deri para këtij Marshi
nuk e dinja që i kam,... për të cilët do të mendoj gjithmonë. Po ashtu në kontakt të përditshem më popullatën
Italiane i mësova shumë fjalë,... më të shpeshta ishin fjalët; io sono Albanese, vado a piedi in Kosovo, grazie,...arrivederci etj."
Për Italianët, Maxhuni ishte një befasi e pa pritur dhe e pa imagjinueshme. Plaku 75 vjeqar Maurizio i thotë Maxhunit;
"deri më tani kam parë e ndëgjuar për; Anglez, Gjerman e të tjerë që kan bërë udhëtime të gjata në kembë,...
është hera e parë në jetën time që takova një Shqiptar duke bërë një rrugëtim kaq të gjatë në kembë".
Njëri nga vendet ku është pritur e nderuar Maxhuni eshte "Centro di Educazione alla Pace" ne Rovereto afër Trento.
Nga aty Maxhuni u shpreh: "ky marsh i imi është një falenderim për NATO-në dhe shtetët që ndihmuan në çlirimin
e vendit tim, dhe një mesazh për autoritetet Kosovare, për qeverinë që nuk po bejnë sa duhët për popullatën në Kosovë".
Në ditën e 33-të të Marshit, më datën 25.04.2012 në Itali ndodhej ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli.
Në pyetjën e një bashkatdhetari që i bëhet atij rreth Marshit të Maxhunit,ai përveq rrudhjës së krahëve tregohet fare
i pa interesuar për ket akt të guximshëm, human e patriotik të një pjestari të Diasporës, ministrinë e së cilës ai e drejton.
E pajustifikueshme mbetet indiferenca e Institucioneve të Shtetit,
Ambasadave të Kosovës në vendet nëper të cilat rrugëtoi Maxhuni, e në veqanti kjo në Itali që nuk e panë të
udhës të kontaktojnë më të, së paku për t'i dhënë nje mbështetje morale. Përderisa autoritetet Italiane e pritën dhe
nderuan disa here duke e çmuar lartë Marshin e tij.
Ndodhë kështu sepse Institucinet e vendit sot, përfshirë këtu edhe Ambasadat në të shumtën e rasteve nuk janë të krijuara
mbi bazën e vlerave të mirëfillta kombëtare e njerëzore.
Maxhuni është vlerë kombëtare, veprimtaria atdhetare e tij është shumë dimenzionale nga e cila bartësit e institucioneve
do të mund të mësonin shumëçka, e në radhë të parë dashurinë ndaj atheut e popullit të vet.

Maxhun Smajli në rrugëtimin e tij
https://www.youtube.com/watch?v=B6uGKSMxcRU&feature=share ---Pritje ne Durres
https://www.youtube.com/watch?v=g2Rd1Di7Kig
https://www.youtube.com/watch?v=gf0z_ZvapxE&feature=relmfu
https://www.youtube.com/watch?v=avEqZXenC9o&feature=relmfu

Publikuar: 19.04.2012 - 10:06Bolzano, 19 prill - Ditë më parë, pikërisht më 24 mars, në ditën e fillimit të bombardimeve
nga aleanca e NATO s, kundër objektivave serbe, publicisti e veprimtari mërgimtar Maxhun Smajli, në shenjë përkujtimi
dhe falënderimi për shtetet perëndimore, që i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ka ndërmarrë marshin
më të pazakontë, për të ecur këmbë nga Fulda e Gjermania deri në Kosharen e Kosovës. Rruga e tij, siç është bërë e ditur,
do të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO s, 78 ditë, bën të ditur QIK-u.
Në ditën e 23 të ecjes së tij gjendet në Bolzano të Italisë, në kilometrin e 650, pasi ka kaluar Gjermaninë, permesë qyteteve;
Wertheim, Haidenheim, Miendenheim, Krumbah etj, si dhe Austrinë nëpër qytetet kah e dërgoi marshuta e tij si;
Reutte, Inst, Langbeck, Nauders e Schönweis, ku kaloi vargmalet e Alpeve në Tirolin e jugut, në një lartësi mbidetare prej
1740 deri 2370 metra, për të arritur në Merano e Bolzano të Italisë.
Akti i tij ka bërë jehonë anembanë ku jetojnë shqiptarët, por nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga të huajt e sidomos
nga shtetasit gjerman, ku u vizitua dhe u xhirua në rrugëtimin e tij edhe nga Helmut Rupert i televizionit HR3.
Ndërkaq numri i shqiptarëve mërgimtarë që po e vizitojnë, në grupe e vec e vec protoganistin e këtij marshi, është i madh.
Ata po udhëtojnë me kilometra të tëra, për ta takuar njeriun që ka maxhepsur me aktin e tij dhe është bërë një
element identifikues dhe i dashur për të gjithë. Vizitat që po i bëhen për t'i dhënë mbështetje dhe kurajo,
Maxhunit i kanë shtuar forcën morale për të përballuar përkushtimin e tij me sukses. Gjendja e tij e mirë shëndetsore
dhe moti i mirë që po mbretëron, po mundësojnë që në përpikëri të realizohen parashikimet e Maxhunit.
Kilometrat e rrugës së tij të kaluar ( saktesishte 650 ), e kanë quar atë deri në Bolzano të Italisë.
Në pjesën e rrugëtimit të deritashëm, ai është vizituar dhe përkrahur nga një numër veprimtarësh.
Në Itali ai u prit nga një grup bashkatdhetarësh, (35 mërgimtarë), që kishin dalë në rrugë për ta pritur dhe përgëzuar.
Në kilometrin e 137 në Itali, ai u prit edhe nga anëtarët e Shoqates Kulturore "Kosova" të Bolzanos,
të drejtuar nga Mr. Linda Përlaska si dhe nga gazetarë italian të gazetës Alto Adige, të cilët publikuan një reportazhë me titull
"Marshi i shqiptarit që falënderon, kalon nëpër Merano". Një pritje është organizuar edhe nga kolonia shqiptare në qytetin
Laives ku bashkëshortët Osman Opre nga Dibra e Madhe dhe Selvete Shala, nga Mitrovica, në lokalin e tyre hotelier,
u kanë krijuar mundësinë bashkëkombasve tanë për ta takuar, pritur e përgëzuar e, edhe përqafuar me emocione,
protoganistin e këtij marshi.
Ndërkaq numri i atyre që vazhdojnë ta përgëzojnë për këtë marsh është shumë i madh, ku nuk mungojnë
thirrjet telefonike as edhe nga SHBA të e shtetet tjera të Evropes si nga Belgjika, Italia, Austria etj., si dhe nga Kosova.
Maxhun Smajli në hapërimin e tij drejt Kosovës, vazhdon me homazhin e tij në ecje, duke kujtuar të gjithë ata që u
flijuan për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët të cilët nëpër histori, ishin nisur në rrugën e kthimit drejt
vendlindjeve të veta, si: nizamët e Jemenit të largët, vullnetarët e Spanjës, apo edhe robët e Luftës së parë e
të dytë botërore të cilët kurrë nuk arritën në shtëpitë e tyre, duke i lënë eshtrat rrugëve të botës, pa një shenjë a gurë varri.
Dashuria ndaj atdheut e manifestuar në këtë mënyrë të vecantë është edhe një senzibilizim për të gjithë ata shqiptarë,
që lufta e fundit i detyroi të marrin botën në sy, me mallin e pashuar për Kosovën.
Maxhun Smajli ishte reporter i luftës për lirinë e Kosovës.
„MARSHI I MËRGIMTARIT“ –
NJË SFIDË E RE PËR PUBLICISTIN MËRGIMTAR, MAXHUN SMAJLIN
ShareThis
Flieden, 18 mars 2012
Nga Muharrem Sfarqa

Publicisti Maxhun Smajli, laureat i nje Mirenjohjeje nga LDK-ja
Më 24 mars 2012, publicisti Maxhun Smajli, prej vitesh mërgimtar në Gjermani,
do niset këmbë drejt Kosovës. Ka zgjedhur këtë datë, në Ditën e Shpresës për
shqiptarët e Kosovës, kur dhe filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet e
forcave serbe. Ndërrmarrja më e re e tij quhet „Marshi i mërgimtarit“ dhe,
duket paska e parëndomtë. Ai, mëton përmes këtij marshi Gjermani – Kosovë
dhe 78 ditëve sa do zgjas, t’i rikujtojë 2000 kilometra rrugë nëpër fshatrat dhe
venbanimet e Kosovës, që i bëri gjatë kohës së luftës, duke raportuar dhe informuar
botën mbi atë që ndodhte, atë kohë.
Po ky marsh , që mund të quhet dhe marshi i lirisë, i paqes, i ndërgjegjësimit…
përkon dhe më shumë simbolika tjera. Prandaj, ishte dhe një arsye ma shumë e jona,
për ta vizituar këtë veprimtar e atdhetar, këtë sfidues të veçantë e të vullnetshëm,
në Flieden të Gjermanisë , aty ku jeton e punon qe 13 vite, jo vetëm për ta përgëzuar
por, si përkrahje për këtë nismë shumë të parëndomtë, ta njohim dhe lexuesin e
opinionin e gjerë.
Po kush është Maxhun Smajli
U lind me 07 maj 1964 në fshatin Poterç i Epërm, komuna e Klinës. Shkollën fillore e ka kryer
në Drenoc, ndërsa të mesmen në Klinë. Ka vazhduar studimet në fakultetin filologjik,
dega e historisë në Prishtinë, si dhe është gjenerata e parë e fakultetit të gazetarisë në Prishtinë.
Nga viti 1991 e deri me 05 maj 1998, ishte nënkryetar dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në
Drenoc.

Maxhun Smajli, reporter lufte
Në kohën kur shkolla shqipe kërkon ndihmë me kuadro, nga muaj mars 1991 deri në qershor
të vitit 1997, Maxhun Smajlin e gjejmë me ditar para nxënësve. Gjatë kësaj kohe,
Maxhun Smajli hap shkollën në fshatin e tij të lindjës për nxënësit e ciklit të ulët,
nga klasa e parë deri në klasën e katërtë. Nga atëherë ekziston shkolla në këtë fshat,
tashmë deri në klasën e nëntë.
Dy vitet e para të punës së tij në arsim, Maxhun Smajli punon pa pagesë,
ndërsa dy vitet tjera në vazhdim, të ardhurat ua ka shpërndarë mësimëdhënësve në nevojë
dhe që udhëtonin nga larg.
Në kohën kur regjimi serb intensifikon dhunën dhe ndaj librit shqip; duke i zbrazur bibliotekat
nga librat dhe duke i djegur ato, në vitin 1992 Maxhun Smajli hap bibliotekën popullore dhe
shkollore që njihej me emrin „Liridoni“, e para e kësaj natyre në Kosovë.
Kjo bibliotek kishte 3470 tituj me 5680 ekzemplarë. Kishte 68 lexues, ku shumë prej tyre janë
emra në njohur në Kosovë dhe jashtë saj, siç është mjeku i njohur Gani Abazi nga Jabllnica e
Leshanit të Pejës, prifti Dom Jeton Thaqi nga Dugajeva e Klinës, juristi Haki Smajli nga
Poterçi i Epërm i Klinës etj.

Maxhun Smajli, gjatë luftës
Në këtë bibliotekë, Maxhun Smajli ka organizuar edhe Tribuna me emrin „Zhvillimi i
bibliotekarisë nën okupim, si dhe dhuna ndaj librit shqip“, ku merrnin pjesë njohës të mirë të
bibliotekarisë dhe librit në përgjithësi, siq janë Jetish Kadishani, Prend Buzhala etj.
Kjo bibliotekë, çdo vit ka shperblyer lexuesit më të mirë që vlerësonte juria, me kryetar
Jetish Kadishanin, bibliotekar dhe krijues i njohur. Kjo bibliotek kishte edhe Anëtar Nderi,
nga lamia e arsimit, siç ishin Frrok e Zef Gojani.
Poashtu, nga kjo bibliotekë janë shpërndar dhurata ( libra ) për nxënësit nga klasa e parë
deri në të tetën. Nga këto dhurata kanë përfituar nxënësit që kalonin klasët me të gjitha pesa.
Dhurata janë dhënë për nxënësit e shkollave fillore; „Isa Boletini“ në Drenoc të Klinës,
„Azem Bejta“ të Grabanicës së Klinës dhe „ Hil Mosi “ të Jabllanicës së Radavcit të Pejës.
Nga dita e parë e daljës së përditshmës „Koha ditore“, me 1997, Maxhun Smajli emrohet
korespodent për komunën e Klinës. Ndërsa nga muaj maj 1998 reporter i Radiotelevizionit
satelitor shqiptar. Pastaj edhe bashkëpunëtor i radios “Deutsche Welle”, “Radio koha“,
„Kosova Press“, „Kosova e lirë” etj.
Gjatë kohës së luftës ishte reporter lufte nga zonat e luftës, ku ka raportuar për 147 fshatra të
mëse dhjetë komunave të Kosovës. Pas fillimit të bombardimit të forcave ajrore
nderkombëtare të NATO-s mbi caqet serbe, kur popullata ishin të rrezikuar edhe nga vdekja
nga uria, Maxhun Smajli organizon “Bukë për popullin”. Për 40 ditë janë ushqyer 117 refugjat,
të ardhur nga zona të ndryshme që ishin përfshire nga zjarri i luftës.
Është njëri ndër gazetarët më të keqtrajtuar në Kosovë, nga pushteti okupues serb.
Gjithashtu, është njëri ndër gazetarët që ka ecur më së shumti nëpër zonat e luftës,
ku ka bërë rreth 2000 kilometra.
Nga 26 korriku 1999 jeton dhe punon në Gjermani. Gjatë kësaj kohe ka shkruar tre libra
me tematikë nga lufta, dy prej të cilave janë botuar. Ka realizua edhe filmin dokumentar
“Gjurmë barbare serbe”, si dhe posedon edhe 1600 fotografi të realizuara gjatë kohës së
luftës 1998/ ’99.
Mergata shqiptare e kanë çmuar punën e tij në interes të çështjës kombëtare. Pesë Klube
shqiptare të qytetëve Aachen, Stolberg, Julich, Offenbach dhe Aschafenburg e kanë shpallur
Anëtar Nderi.
Po e përmbushë një ëndërr 13 vjeçare
Ai rrëfen shlirshëm dhe pa përtesë, për gjithë ata që shkojnë dhe e vizitojnë para
nisjes për në Kosovë. Ashtu, qetas, me shumë dashuri. Ndihet dhe i lumtur,
krenar për atë që ka bërë dhe, për këtë që po ndërmerr. I vetëdijshëm se,
nuk do jetë lehtë.

Publicisti e veprimtari Maxhun Smajli ne nje tubim perkujtimore te LDK-se ne Gjermani
Ideja e një marshi të tillë, daton që nga ardhja dhe vendosja në Gjermani, me 26 korrik 1999.
Në fillim pata menduar që ky marsh të realizohej në 10-të vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Pra, me 24 mars të vitin 2009. Mirëpo, përshkak të mangësive të shumta që kisha në
dokumentacion, këtë datë e kam shtyer për 24 mars 2012, të cilit vit i është bashkangjitur
edhe një ngjarje tjetër shumë e rendësishëme për popullin shqiptar; -100 vjetori i Pavarësisë
së Shqipërisë.
Por ky marsh, shton Maxhuni, përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së
luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë
e Kosovës.
Duke shtuar më pas: për 78 ditë, po aç sa ka zgjatur edhe bombardimi i Forcave ajrore të
NATO-s, me 09 qershor, do të arrij në kufirin administrativ Shqipëri-Kosovë. Me këtë datë,
në Kumanovë, Serbia nënshkruan kapitullimin e saj.
Me 10 qershor do hy në Kosovë. Datë kjo që simbolizon; -hyrjen e këmbësorisë së
Forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët
dhunshëm u dëbuan nga vatrat e tyre në Kosovë.
Pastaj, nga këtu do të vazhdoj rrugën për tek varrezat e dëshmorëve në Koshare, ku edhe
do ta përfundoj marshin. Pra, marshin do ta përfundoj me 12 qershor 2012, ditën e çlirimit
të Kosovës. Aty do ta vendosi një flamur kombëtar që e kam dhuratë nga një mergimtar,
Besim Prekazi nga Drenica.
Distanca prej rreth 2000 kilometrash, simbolizon distancën e lëvizjëve të mia që kam bërë
për 13 muaj të luftës, si reporter lufte, nëpër 147 fshatra (vendbanime ) të më se dhjetë
komunave të Kosovës.
Maxhun Smajli, ky sfidues i situatave edhe më të rënda, nuk e fsheh se përmes këtij marshi,
shprehet edhe dashuria ndaj atdheut, jo vetëm si individ, por edhe si komb, si etnitet.
Kudo që jetojmë dhe sado larg Kosovës.Shumë prej shquptarëve që edhe sot jetojnë në
mërgatë, lanë familjet e tyre, erdhën në malet e Kosovës, u radhitën në radhët e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, e luftuan armikun e popullit dhe tokës së tyre.
Shumë prej tyre edhe kanë rënë në altarin e lirisë.
Marshi si thirrje

Maxhun Smajli dhe rapsodi Agim Gashi
Përmes këti marshi, shton në fund, Maxhun Smajli, ju bëhet thirrje edhe drejtuesve të shtetit,
që të punojnë për ta bërë Kosovën sa më të pelqyer dhe të dashur për popullin e, veçmas
për gjeneratën e tretë mërgimtare.
Ky marsh është edhe një sakrificë e re , që kujton faktin se për shtetin e Kosovës është
sakrifikuar edhe më shumë.
Është edhe një mesazh për pasardhësit e mi se, atdheu i tyre është Kosova, shton në fund,
duke paralajmëruar se, edhe shumëçka rreth këtij marshi do të përfshihen në librin më të ri,
“Marshi i mergimtarit” .
Maxhun Smajli do të ecë 78 ditë nga Gjermania në Kosovë për të simbolizuar sulmet e NATO-s

Një shtetas kosovar u nis nga Gjermania për në Kosovë për të falënderuar NATO-n, 13 vjetë pas intervenimit
ushtarak në Kosovë. Ai do të ecë 78 ditë sa kanë zgjatur edhe sulmet e NATO-s mbi caqet serbe.
Ecja në këmbë e Maxhun Smajlit ka nisur më 24 mars ndërsa do të përfundojë më 10 qershor në Kosovë,
në ditën kur shënon edhe hyrjen e këmbësorisë së forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë,
si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët u dëbuan në vatrat e tyre në Kosovë.
„Ideja e një marshi të tillë, daton që nga ardhja dhe vendosja në Gjermani, me 26 korrik 1999.
Në fillim pata menduar që ky marsh të realizohej në 10-të vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Pra, me 24 mars të vitin 2009. Mirëpo, për shkak të mangësive të shumta që kisha në dokumentacion,
këtë datë e kam shtyrë për 24 mars 2012, të cilit vit i është bashkangjitur edhe një ngjarje tjetër
shumë e rëndësishme për popullin shqiptar; -100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”, tha publicisti Maxhun Smajli.
Por ky marsh, shton Maxhuni, përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin,
me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës.
Pastaj, nga këtu Smajli do të vazhdon rrugën për tek varrezat e dëshmorëve në Koshare, ku edhe do ta përfundoj marshin.
Këtë marshim mërgimtari Smajli do ta përfundojë me 12 qershor 2012, në ditën e çlirimit të Kosovës.
“Aty do ta vendosi një flamur kombëtar që e kam dhuratë nga një mërgimtar, Besim Prekazi nga Drenica”, ka thënë Smajli.
Distanca prej rreth 2000 kilometrash, simbolizon për Maxhun Smajli edhe distancën e lëvizjeve që ka bërë për 13 muaj të
luftës, si reporter lufte, nëpër 147 fshatra të më se dhjetë komunave të Kosovës.
| |
| Pjesë nga libri i Maxhun SMAJLIT | |
| LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE | |
| Një libër original, ku autori as nuk mallkon as nuk falë | |
| | |
|
| |
| - 16 janar 2004 / TN
-

Në emër të Zotit, të popullit dhe të dëshmorëve të tij po e shfletoj bllokun tim të shënimeve, të regjistruar në luftën e fundit të Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998/1999, faqet e të cilit janë të mbushura me qindra ngjarje të ndryshme, sa tragjike e të dhembshme, aq heroike e krenare. Pa dyshim janë ngjarje këto të një periudhe të bujshme dhe dramatike për popullin e Kosovës, që me dimensionet e tyre të shumanëshme, prekin thellë shpirtërat e njerëzve, jo vetëm te periudhës në spikamë. A u t o r i-
Me fjalët e sipërme e nisë shfletimin e ditarit të luftës gazetari Maxhun Smajli për ta shkruar librin “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE”. Për lexuesit e faqes www.trepca.net, me dijen e autorit, zgjodhëm pak faqe nga 239 sa ka libri, të ilustruara me mëse 130 fotografi dhe tituj gazetash të asaj kohe. Faqet që kemi zgjedhur janë krejt të ordinere siç janë edhe fotografitë. Reporteri i luftës Maxhun Smajli në çdo faqe ka pasqyruar heroizmin real të luftëtarëve të UÇK-së në zona të ndryshme të luftës , si në Drenicë, Dukagjin etj. Heronjtë e tij janë të rendomtë, pa zbukurime dhe epitete. Ata as nuk janë “dragoj as zana që fluturojnë nga kodra në kodër” për ta çliruar Kosovën nga serbi. Ja sesi shprehet në mënyrën më të thjeshtë për të treguar heroizmin aq të madh që antarët e familjes së Shaban Jashari treguan gjatë luftës së 5, 6 dhe 7 marsit: “Në rrënojat e shtëpisë kishte mbetur e vrarë heroina, nënë Salë H. Jashari (57), e cila kishte luftuar deri në momentin e fundit. Se ajo kishte vrarë shumë police serbë dëshmon kufoma e një polici serb, të cilin e kishin harruar policia, e i cili ishte vrarë nga pozicioni i nënë Salës” (faqe 63). Autori Salë H. Jasharin e quan “nënë” sepse e di për nënë, sepse e don për nënë. Me heroizmin e saj, ajo edhe është nënë e gjithë Kosovës, që në moshë të shtyer nuk ka luftuar vetëm për famijlen Jashari të Prekazit, por dha shembullin sesi luftohet për Kosovën. Me riprodhimin e shkrimeve të kohës në libër dhe shoqërimin e tyre me fotografi origjinale, autor u kumton lexuesëve se ai qysh atëherë ka guxuar t’ia bëj gjyqin forcave serbe para opinionit botëror, duke i demaskuar për dhunën që këta kanë ushtruar ndaj civilëve shqiptarë të pafajshëm. Forcave serbe të rregullta, në këto punë të pista dhe makabre, u ndihmonin edhe paramilitarët dhe civilët serbë të cilët me parulla të ndryshme i porosisin shqipatarët: “Nëse lëvizni, natën do t’u vrasim të gjithëve” (faqe 40). “ Bebja e vdekur, për shkak të pasigurisë, varroset natën” (faqe 70) Por, Maxhuen Smajli nuk ka treguar as më të voglën mëshirë as ndaj ushtarëve bastardë të UÇK-së që kishin marrë pushkën për të nxjerrë ndonjë gjak të vjetër apo për tu pasuruar duke maltretuar dhe rrahur shqiptarët në stilin e serbëve. Këtë tip të ushtarit bastard të UÇK-së e personifikon Pjetër Shala, i njohur me nofkën “Ujku”. “Ujku” në shtabin e Jabllanicës së Gjakovës provokon, kërcënon, keqtrajton dhe dhunon shqiptarë të pafajshëm njësoj sikur serbët. Ja si i paraqet autori i këtij libri sjelljet e “Ujkut”: Ky filloi të më provokojë […] duke i thënë një ushtari që ishte në këmbë përballë tij, prapa meje: "A ta çojmë atje?". Pastaj e vari shufrën e gomës në një varëse në uniformën e tij dhe e nxori një thikë të ndryshkur, apo të papastruar nga gjaku… Të njejtit ushtar i thoshte: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit” Apo edhe më keq: …Pasi hymë brenda dyerve të oborrit, në një plevicë në shtylla betoni, Ujku kishte qenë duke e rrahur një person rreth të 40-tave, ... derisa e keqtrajtonte pa mëshirë, shikimin e mbante tek unë. Sikur donte të më thoshte se kështu do ta përjetosh edhe ti një dite. (faqe 91). E çfarë ka përjetuar reporteri i luftës Maxhun Smajli, nga gjakatarët serbë që e kanë arrestimeve 18 herë dhe peripecit që ka pasur gjatë luftës si gazetar lexuesi do ta zbulojë vetëm kur ta lexojë librin e tij “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE” . Autori nuk mallkon as kolaboracionistët shqiptarë të tipit të Ramadan Bales. Ai sikur ia lë Zotit që të lëshojë mallkimin në ta! Sefedin KRASNIQI |
- 22 janar (1998), e enjte
-

Ende pa gdhirë dita, forca të shumta serbe rrethojnë shtëpinë e Shaban Jasharit në Prekaz,
duke sulmuar rrufeshëm me minahedhës, mortaja dore dhe me armë automatike. Me të dëgjuar, vendosa dhe u nisa
për te vatra e luftës.-
- Rrugës për në Llaushë takoj njerëz të shumtë, moshash të ndryshme, të armatosur, që shkonin me ngut kush këmbë e kush me
traktorë, disa edhe kaluar me kuaj. -

Rrugët e fshatit Llaushë janë të mbushura me ushtarë të UÇK-së. Në shpatin jo larg nga Prekazi, në mal, në pozicionet e tyre në
gjendje gatishmërie, takoj Fidil e Esat Gecin, Besim Dajakun, Sami Hajrën e disa të tjerë të cilët nuk më lejuan të shkoja më tej,
ngase si më thanë, forcat serbe ishin zmbrapsur pas qëndresës se Shaban Jasharit me familje. Por fshati vazhdon të mbahet i
rrethuar nga forca të shumta serbe.-
- Këtu mësova se në familjen e Shaban Jasharit, në luftë me forcat serbe, janë plagosur dy vajza. Ndërsa në tërheqje,
një pjesë e forcave serbe, në shenjë revolte në fshatin Klinë e Poshtme kanë vrarë Hysen Mangjollin nga Mikushnica,
derisa shkonte në punë. -
-
- 05 mars (1998), e enjte
-
- Që në orën 08.00 të mëngjesit kam dalë në Klinë. Autobusi me të cilin udhëtova ishte tërësisht i boshatisur.
As rrugëve nuk vëreheshin lëvizje të automjeteve shqiptarë. Vetëm makina të blinduara dhe të pablinduara të forcave policore
serbe. Të shpeshta ishin edhe veturat civile serbe pa targa, që kishin dritaret e hapura dhe në dritare kishtin vënë armët
paramilitarët serbe. Edhe Klina ishte e boshatisur. -
- Banorët e kësaj qyteze ishin strukur nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre. Vëreheshin vetëm ça fëmijë dhe aty-këtu ndonjë femër
shqiptarë që kishte dalë për të blerë bukë dhe gjëra të tjera të nevojshme për familje. Lokalet ishin të hapura, por nuk
kishte blerës. Ne butikun e Marjan Përlaskës shkoja shpesh, sepse në këtë lokal si edhe në disa lokale të tjera shqiptarë,
unë fshehja materiale të ndryshme. Edhe kësaj herë Marjani ma mori materialin dhe e futi nëpër xhepat e teshave që ishin në shitje
sepse kishte lëvizje të shumta të policëve serbe. I madh ishte edhe numri i punëtorëve të sigurimit që lëviznin ne rroba civile. -
- Në Prekaz luftohet qysh në orët e hershme të mëngjesit. Aty familja Jasharaj po reziston fuqishëm.
Flitej edhe për humbje të shumta në radhët e forcave serbe. Polici serb Ranko Kiziq i kishte thënë një
bashkëfshatari të tij shqiptar se, "juve shqiptarëve duhet vrarë të gjithëve, në Prekaz na janë vrarë katër "komandosa"
dhe shtatë "specialca" që kanë qenë te gardes në Beograd". Humbja e forcave serbe vërehej edhe në levizjet e tyre të
shpeshta, që bëhej me një shpejtësi të madhe. Para stacionit të policisë qëndronin shumë policë dhe civilë serbë.
Aty hynin e dilnin pa ndërpre. -
- Disa autoblinda, pizgauera, xhipa e vetura shkonin e vinin. Nga këto vetura policia zbritnin shqiptarë të arrestuar.
Disa silleshin në këmbë të shoqëruar nga police dhe civile serbë. Marjani e mbylli lokalin dhe më preferoi të dalim.
"Nuk është puna mire", tha ai. Me të dalë në rrugë prapa nesh u vunë punëtorët e Sigurimit Serb në Klinë Zharko Stojanoviqi
dhe një civil tjetër. Ne filluam të hymë nëpër disa lokale të cilat ishin të pakta, për të ikur nga ata që na përcillnin hap pas hapi.
Ata hynin në çdo lokal që ne hynim, na shikonin, por nuk flisnin. Për pak minuta sikur ua humbëm gjurmët dhe shkuam ne lokalin
e Ramë Morinës, u ulëm në një kënd të errët. Ishte ora 12.30, kur para nesh u shfaqën dy civile serbë. -
- “Jemi nga policia. Lejet e njoftimit”, - na thanë. Ua dhamë lejet, por nuk i shikuan fare dhe kërkuan që t'i shoqërojmë.
Përjashta kishin qenë edhe disa civilë serbë të armatosur. Na futën në një veturë të tipit "Zastava 128" ngjyrë e kuqe me targa
të Gjakovës. Na dërguan para stacionit të policisë që nuk ishte as 100 metra larg nga ky lokal. Nuk na lejuan të zbresim nga
vetura. Rreth veturës ku ishim u mblodhën edhe shumë kriminelë të tjerë, tre prej tyre ishin ata që i kisha parë më 23 janar në
Jashanicë, të cilët dhanë urdhër që te na nxjerrin nga Klina dhe ta kryejnë punën me ne. "Do të na vrasin", tha Marjani "
Do të na vrasin", miratova unë. Tentuam të dalim nga vetura, por nuk na lejuan. -
- Në veturën ku ne ishim hynë dy civilë, kurse në një veturë tjetër hynë katër të tjerë dhe u nisën në drejtim të urës së hekurudhës
në drejtim të Videjës, në pjesën veriperëndimore të Klinës. Para se të shkojmë tek kjo urë e ndalën veturën dhe urdhëruan M
arjanin të dalë përjashta dhe të shkojë drejt në shtëpinë e tij. Të mos shikojë prapa dhe të mos i tregojë askujt, ndryshe,
i thanë "do të vritesh". -
- Marjani pasi hapi derën e veturës, ende pa dalur përjashta, i pyeti për mua, "po këtë, do ta lironi?" Ata iu përgjigjën "këtë nuk do
ta shohësh kurrë me të gjallë!", dhe i bërtitën të ikë sa më shpejt. Kur Marjani dëgjoi këto fjalë i rrodhën lotët.
Përkundër urdhërave të tyre, pasi u largua për disa hapa, u ndal dhe e shikonte veturën derisa u fsheh prapa një kthese,
e pastaj kishte ikur me vrap për të lajmëruar shokët për fatin tim, të cilëve u kishte thënë se "Maxhunin e mbytën shkiet!"
Pas disa orësh, kishin ardhur dhe me kishin kërkuar kudo, nëpër ato kaçuba buzë Drinit te Bardhë, por nuk me kanë gjetur. -
- Policët serbe me çuan tek disa shkurre tek ura e trenit dhe me nxorën nga vetura. Dy serbe mbanin automatikët në drejtim të
rrugës që çon për ne Videjë dhe drejt shtëpisë se Jak Gjergjit, të tjerët më thanë të vrapoj dhe të mos shikoj prapa. Por unë,
përkundër britmave te tyre, nuk vrapova dhe papritmas, dy nga ata filluan të më qellojnë me lëndë të forta derisa më shtrinë për
toke në një baltë. Aty erdhën edhe dy të tjerë të cilët filluan të më qellojnë me shqelma. -
- Njëri prej tyre ma vuri këmbën në kokë duke ma vënë kokën në baltë. Pastaj njëri nga ata më kapi për flokë, duke ma ngritur
kokën lart dhe, duke më goditur me grushta fytyrës, më thoshte në gjuhën serbe: "Ti po shkruan se ne po masakrojmë shqiptarët
e tash do të masakrojmë ty" dhe kërkoi nga shoku që ishte afër tij thikën, me të cilën me preu në dy vende, në fyt dhe nën hundë.
Njëri nga ata i tha "Më parë vizatoja kryqin e pastaj masakroje". Goditja në kokë me një lëndë të forte ishte fat për mua.
Për 45 minuta isha pa vetëdije. -
- Pasi më erdhi vetëdija u mundova të largohem, por trupi nuk punonte dhe fillova të zvarritem, kur para meje u dukën dy femra që
vinin drejt meje. Ato kishin qenë gruaja dhe vajza e Jak Gjergjit, shtëpia e të cilit nuk ishte larg nga aty. Më morën dhe më sollën
në shtëpinë e tyre dhe aty në ndihmë më doli mjeku Jak Gjergji. Prej aty, nën përcjelljen e gruas së Jakut,
shkova në kishën katolike shqiptare "Zoja e Këshillit të Mire" në Klinë. Famullitari i kësaj kishe Don Franë Sopi, me motrën e
nderit Lizën, pas disa orësh, me veturën e tyre, më sollën në shtëpinë time, ku për gjendjen time shëndetësore është përkujdesur
bashkëfshatari im, mjeku Adem Tafili. -
- Në Prekaz u luftua deri më 7 mars ndërsa fshati ka vazhduar të jetë i rrethuar deri me 9 mars, kur forcat serbe i marrin kufomat.
Nga morgu janë sjellë pastaj 48 kufomat e shqiptarëve të vrarë gjatë tri dite luftimesh. Prej tyre, 20 ishin anëtarë të familjes së
Shaban Jasharit. -
- Në rrënojat e shtëpisë kishte mbetur e vrarë heroina, nënë Salë H. Jashari (57), e cila kishte luftuar deri në momentin e fundit.
Se ajo kishte vrarë shumë police serbë dëshmon kufoma e një polici serb, të cilin e kishin harruar policia, e i cili ishte vrarë nga
pozicioni i nënë Salës. -
- Me 10 mars, policia serbe bënë dhunshëm varrimin e tyre në një gropë të hapur me eskavator.
-
- Me 11 mars organizohet popullata dhe e bën varrimin e 53 kufomave, ashtu siç e meritonin, në Fushën e Pajtimit.
Midis atyre ishin edhe kufomat e katër shqiptarëve të vrarë po ato dite në periferi të Skënderajt: Sadik Kaçkini(48),
Fatime Gashi (46) me fëmijët Gazmendin ( 16) dhe Makfiretën (13) nga Liausha. -
-
- 07 maj (1998), e enjte
-
- Gjatë tërë ditës nuk pati lëvizje të trenave në asnjë drejtim, si i vetmi mjet për lëvizjen e popullatës.
Treni ishte ndalur nga forcat policore serbe në Gllogoc. Nëpër rrugët dhe lokalet e Klinës thuajse nuk kishte njerëz.
Mjetet informative serbe informuan se ushtria jugosllave është vënë në veprim të hapur kundër forcave mbrojtëse te UÇK-së
me tërë arsenalin që ka, përfshirë këtu armatimin e rendë artilerik, si tanke e topa kalibrash të mëdhenj. -
- Në përleshje me forcat serbe, në zonën kufitare me Shqipërinë, në afërsi të Plavës, është vrarë atdhetari dhe ushtari i UÇK-
së Bahri Fazliu, nga Llausha e Podujevës. Bahriu ishte veprimtar i shquar i LKÇK-së. Gjithashtu, vëllai i dëshmorit Fahri Faziiu,
i cili në konfrontim me forcat serbe vritet me 1989. -
- Isha i ngarkuar nga rinia e fshatit Potërç të interesohem për mobilizimin e tyre në radhët e UÇK-së, mbase kjo punë ishte bërë
në disa nga fshatrat përreth si në Drenoc, Grabanicë e Bokshiq, ku tashmë kishte filluar mobilizimi. -
- Rreth ores 16.00 kam shkuar në Jabllanicë të Gjakovës. Kalova përmes fshatrave Grabanicë, Bokshiq e Gllogjan të Pejës dhe,
para meje, u shfaq fshati Jabllanicë. Fshat ky i njohur prej kohësh për rezistencë kundër armikut. Për trimëri e bujari. Kishte vite
që këmbë shkau nuk kishte guxuar të hyjë në këtë fshat. -
- Nga ky fshat kanë dalë edhe shumë shkollarë, të cilët janë të njohur për opinionin kosovar dhe më gjerë. Dekadën e fundit të
shekullit XX të mileniumit që shkoi, ky fshat ishte bërë çerdhe e UÇK-së, si dhe vend për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit
në rajonet e ndryshme te Kosovës. Këtu tuboheshin vullnetarët për shkuarje në Shqipëri për armatim. Po këtu edhe zbarkohej e
më pas shpëmdahej armatimi. Pothuajse i tërë armatimi i Drenicës kishte kaluar përmes këtij fshati. Djem të këtij fshati kishin sjellë
armë edhe në familjen e Adem Jasharit. -
- Kur arrita në hyrje të fshatit, se pari mendova të shkoj në konakun e Sadri Zenelit, inxhinier në Feronikelin e Gllogovcit, njëri ndër
ushtarët e parë Sadri Zeneli, babai i rezistencës UÇK-së në Dukagjin. -
- Askund nuk shoh ushtarë, edhe pse mendoja se dikush do të më ndalojë në hyrje të fshatit. Pasi kalova shitoren që gjendej
në mes të fshatit, nga aty doli një person në rroba civile i cili me thirri: "Hej, ti me gjyzllykë, kthehu! ". U ktheva dhe sipas urdhërit
të tij hyra ne shitore. Aty kishin qenë shumë njerëz, gati të gjithë ushtarë të UÇK-së. Disa të uniformuar, gjysmë të uniformuar
dhe të pauniformuar. Disa qëndronin të ulur mbi banakë, disa nëpër arka të shisheve të birrave, e disa qëndronin në këmbë.
Aty kishte qenë edhe Alush Agushi nga Drenoci, të cilin kishte gati tre muaj që nuk e kisha parë. -
- Më ftuan të ulem në një arkë me shishe të birrave të zbrazura. Përballë meje qëndronte një ushtarak që e thërrisnin "Ujku".
Me vonë mësova se ai kishte qenë Pjetër Ukaj nga Vukova e Gjakovës. Ishte i plagosur në dorë në luftën e Gllogjanit.
Flitej se ishte trim dhe luftëtar i mirë, por në popull ishte i pasjellshëm. Ishin të shumtë ata që ankoheshin për sjelljet e tij.
Në të shumtën e rasteve të bënte pershtypje se nuk ishte i keq ashtu si thuhej për te. -
- Por, e gjithë kjo vinte nga paaftësia e tij për të logjikuar mirë. I lehtë në mendje dhe fizikisht e shpirtërisht i vënë në shërbim të
më "të mëdhenjve". Ky filloi të më provokojë, duke e rrahur dorën e tij me një shufër gome, duke i thënë një ushtari që ishte në
këmbë përballë tij, prapa meje: "A ta çojmë atje?". Pastaj e vari shufrën e gomës në një varëse në uniformën e tij dhe e nxori
një thikë të ndryshkur, apo të papastruar nga gjaku, të përçarë brendapërbrenda si popull. Ngase, jo te gjithë do ta dëshirojnë luftën. -
- Disa jetojnë mirë, i kanë te gjitha dhe, asgjë nuk i pengon prania e regjimit të Beogradit. Nuk e dinë se një ditë para shpatës se
shkaut te gjithë do te trajtohen njejtë". Aty para shitores me një xhip që posa e kishte marre në Nepole, erdhi Lahi Brahimi.
Frenoi në vend dhe pas pak ia arriti pluhuri që për pak minuta të na mbulojë të gjithëve. Pasi pluhuri kaloi, Alushi kërkoi që unë t'i
shoqërojë deri në shtab, gjë që edhe pranova pasi Xhevati më tha të shkoj me ta. Hypëm në xhip e shkuam tek një shtëpi prapa
një zabeli. Me ne ishte edhe Xhelal Hajda -"Toni" e Lahi Brahimi - "Magjupi". -
- Pasi hymë brenda dyerve të oborrit, në një plevicë në shtylla betoni, "Ujku" kishte qenë duke e rrahur një person rreth të 40-tave,
trup mesatar, kishte ca mustaqe të holla, dhe ishte shëndetlig. Thuhej se ai ishte nga fshati Gërgoc. Kur më pa mua të
shoqëruar nga të "mëdhenjtë" e shtabit filloi të më shikojë me një mëshirë, dhe sikur nga unë kërkonte ndihmë. Mbase kujtonte
se unë jam ai që kam në dore jetën e tij, për ta shpëtuar apo vrarë. Ndërsa "Ujku", derisa e keqtrajtonte pa mëshirë, shikimin e
mbante tek unë. Sikur donte të më thoshte se kështu do ta përjetosh edhe ti një dite. Pastaj më thanë t'i shoqëroj tek bodrumi i
shtëpisë shtab, i cili ishte i mbushur përplot me ujë. Më thanë të ulem dhe të shikoj brenda në bodrum. Ashtu edhe veprova. -
- Pasi u ula, në një kënd pashë dy persona që qëndronin në ujë. Vërtet, ishin këto skena që me shqetësuan, edhe pse nuk dija
se kush ishin ata. Po këtë fat e kishin përjetur edhe Skënder Kuqi nga Lutogllava dhe një drenicak nga Polaci me mbiemrin
Ngucati. Ky kishte ardhur nga Prizeni, ku edhe kishte jetuar kohëve të fundit, për t'iu bashkangjitur UÇK-së në luftë kundër serbit. -
- Por, nga disa udhëheqës të shtabit ishte krijuar dyshimi se kishte ardhur me qëllime të caktuara antikombëtare dhe ishte futur
nën turtura tmerruese për të përfunduar më pas në bodrumin me ujë. Skënderin e kishin arrestuar pa faj.
Këtë gjë e ka dëshmuar reagimi i popullatës shqiptare të fshatit të tij, Lutogllavës, dhe dy fshatrave të tjera.
Ky reagim ka bërë që ai të nxirret nga uji i bodrumit dhe të merret me kuzhinë e punë të tjera rreth shtabit. Më vonë, Skënderi,
duke e ndier veten të vetmuar, tenton te ikë, por kapet nga disa ushtarë te UÇK-së, të cilët me qëllim ishin skajuar për të përcjellë
lëvizjet e tij. Pasi kapet, keqtrajtohet deri në vdekje. Pra, jeta e Skënder Kuqit përfundon nga torturat me lëndë të forta. -
- Ndërsa drenicakun nga Polaci e kam takuar disa herë. Ai tani është ushtari i mirë i UÇK-së, i njohur me pseudonimin "Drenica"
dhe ishte ngarkuar me mitraloz të rëndë 12,7 mm, "Gulinov". Ky trim nga Drenica, që edhe pseudonimin e kishte "Drenica",
është vrarë nga plumbat serbe në mbrojtje të Jabllanicës së Gjakoves.
Pikërisht ata që e kanë keqtrajtuar, kanë ikur dhe e kanë lënë vetëm me Gulinov në luftën e fundit kur edhe bie Jabllanica.
Po ashtu, edhe personi që keqtrajtohej nga "Ujku" ishte bërë ushtar i dalluar. Edhe ky ishte treguar i suksesshëm në mbrojtjen e
Qeskovës disa herë. -

U larguam edhe nga ky vend. Unë shkova në shtëpinë e Xhevatit, ku kishte qenë duke me pritur Sadriu.
Një burrë zeshkan me trup mesatar, me mjekërr dhe flokë të thinjura, rreth të pesëdhjetave, me sy depërtues, sy që armikun e
fusnin të gjallë në tokë. Atdhetari më i shquar i këtyre anëve e shok i Ademit, Hamzës, Salihut, etj.-
- Dielli kishte perënduar. Frynte një fllad i lehtë. Zogjtë këndonin. Kërkova të ulemi në barin e gjelbërt të oborrit të shtëpisë së tij.
Nuk vonoi dhe na erdhën kafetë. Pas pak tek ne erdhi personi i cili me kishte ndalur ne rrugë.
Ai kishte qenë vëllai i madh i Lahiut, Selmani. Ky kishte ardhur nga Zvicra ku punonte dhe jetonte me vite.
Sadriu e ftoi të ulej, por nuk pranoi, ngase ai kishte ardhur për të na ftuar në konakun e tij. "
Ta marrësh Maxhunin dhe të vini sonte në konakun tim", tha ai. Për mua që iu isha nënshtruar provokimeve kohë me pare ishte
një befasi për të mirë dhe, pranuam me dëshirë. -
- Rreth orës 20.00 shkuam une dhe Sadriu. Aty erdhën edhe Myrte Zeneli, Xhelal Hajda, Alushi, Pjetër Ukaj,
(këtë të fundit shumë shpejt e ndoqën nga oda). Në këtë kullë prej guri ku kishte shumë frëngji, kishte qenë baza e UÇK-së.
Në një tavolinë qëndronte makina e shkrimit që ishte marrë në stacionin e policisë serbe në Irzniqit.
Me atë makinë kishte punuar vetë komandanti famëkeq i atij stacioni policor, Sllobodan Prashqeviq, i njohur si "Slloba".
Sllobën e kanë vrarë pjesëtarët e UÇK-së me 2 mars 1998 në Ratish të Deçanit. Radiolidhja ishte gjithmonë e hapur dhe
dëgjonim bisedat e policëve serbe që bënin mes veti. Më së tepërmi kishin vënë në lidhje të punktit të Dollcit.
Ato që më bënë përshtypje ishte kërcënimi i policit serb kolegut të vet për vonesën vetëm pesëminutëshe. -
- Polici I : - Pse je vonuar?
-
- Polici II : - Për pesë minuta do te jem aty!
-
- Polici I : - Për mua pesë minuta janë të medhenj. Unë për këtë kohë mund të vritem nga UÇK-ja. Mezi dolëm ne mëngjes!
-
- Përmes kësaj radiolidhje kam dëgjuar informatën e parë për arrestimin e disa qytetarëve shqiptarë nga fshati Gremnik.
Polici në radiolidhje konsultohej me stacionin e policisë në Klinë se si të veprojnë me shqiptarët e zënë.
Përgjegjja ishte "Sillni tek ne". Në orët e para të mëngjesit Xhelal Hajda -Toni, u shtri për të fjetur, ndërsa Sadriu dhe Selmani
u ndanë në një kënd dhe bisedonin për një problem serioz midis Lahiut dhe Xhevatit. -
- Kjo ishte dhe ka mbetur një natë e paharruar për mua. Ishte dhe ka mbetur natë e veçantë për mua, ngase shumë prej trimave
që ishin pjesëmarrës në këtë tubim, nuk arritën t'i shijojnë kënaqësitë e lirisë, e për të cilën punuan shumë, si Sadri Zeneli,
Myrtë Zeneli, Xhelal Hajda - Toni e Mustafë Abazi. -
-
- 08 maj (1998), e premte
-
- Në orën 07.00 dolëm nga konaku i Lahiut. Sadriu me snajperin e tij me përcolli deri ne Gllogjan.
Bënte vapë e madhe dhe askund nuk vërehej lëvizje njerëzish. -
- Ne Shkallën e Bokshiqit u ula për të pushuar. Ishte kjo pika me e lartë. Fshati dukej si në pëllëmbën e dores.
Bukuritë e natyrës që me rrethonin me janë ushqim shpirtëror. Flladi i lehtë dhe i freskët, cicërima e zogjve,
këmbanat dhe pëllitjet e lopëve, lehjet e qenve dhe thirrjet e njerëzve që lugina i përcillte pas disa sekondash në vesht e mi,
tregonin për lumturinë dhe jetën e bukur të këtyre banorëve. -
- Pas pak minutash arrita në mes të fshatit. Te "Blini". Hije e bukur përpushim. Gjashtë bokshiqas, kush i ulur e kush i shtrirë,
bisedonin mes vete për pozicionet dhe organizimin e ushtrisë dhe të luftes për mbrojtjen e fshatit.
Shpesh shprehej frika se nuk do te mund të rezistonin. "Kemi pak armatim dhe municion", « Besa edhe armatimi është i dobët",
"Po, Jabllanica na kanë thënë vetëm shtatë minuta mbajeni ju, se ne vijmë menjëherë", "Jabllanica, po të kishte dashur të na
ndihmonte, nuk na e kishte ndalë armatimin tonë që e kemi sjellë prej Shqipërisë", « Mirë e ke, me nëntë automatika,
një mitraioz dhe dy pushkë gjuetie, çka duam të bejme ne?!", ishin disa nga bisedat që u zhvilluan aty. -
- Pastaj që këtej kam shkuar ne fshatin Gllarevë për te mësuar se çfarë kishte ndodhur atje pas sulmit te forcave serbe nën
drejtimin e Ramadan Bales. -
- Që në orët e hershme, forcat serbe kishin granatuar lagjet Hasanaj, Pantina dhe Kapllanaj të fshatit Gllarevë,
ku kanë vrarë Agim Ymer Hasanaj (21). Agimin e kanë vrarë tek pragu i shtëpisë, e me pas ia kanë vënë një pushkë automatlke
dhe shumë fishekë përbri dhe, në atë gjendje e kanë fotografuar. Policia nuk e ka lejuar familjen e Agimit për ta marrë kufomën.
Në ndërkohë jane djegur edhe disa shtëpi si dhe janë keqtrajtuar e arrestuar shumë familjarë e bashkëfshatarë të Agimit.
Granatime dhe mitralime të forcave serbe pati edhe në drejtim të fshatrave Gjurgjevik i Madh dhe Dobërdol,
ku është goditur shtëpia e Anton Berishës nga ky fshat. -
- Ne shënjestër te sulmit te forcave serbe ishin edhe fshatrat Llazicë e Mleqan.
Koncentrim dhe përforcim te forcave policore serbe ka pothuajse në tërë komunën e Klinës. Përgjatë rrugës Klinë -
Zllakuqan janë përqëndruar forca ushtarake dhe të policisë speciale serbe me fytyra të ngjyrosura.
Në ndërkohë në SHSH në Klinë kanë ardhur tre police të plagosur rendë nga UÇK-ja, të cilët pas intervenimit mjekësor u
dërguan për në spitalin e Pejës. -
- Derisa situata në Kosovë çdo ditë po shkallëzohet, ish-kryeministri i Spanjës Filipe Gonzales, pas bisedimeve me komisionerin
e Bashkimit Evropian Hans Van den Bruk, me sekretarin e NATO-s, Havier Solona dhe me zyrtarë të tjerë të
Parlamentit Evropian që i zhvilloi sot lidhur me ndërmjetësimin e bisedimeve shqiptaro-serbe shprehet se "
nuk jam optimist për pranimin e misionit tim si ndërmjetës në bisedimet shqiptaro-serbe". Ndërsa Xhejms Folli,
zëdhënës i Departamentit të Shtetit, para gazetarëve përsëriti qëndrimin amerikan rreth problemit te Kosovës se zgjidhja
përfundimtare e tij mund te mos jetë brenda komizave te RFJ-së. Këtë gjë e kishte përsëritur edhe presidenti Klinton… -
-
- 17 qershor (1998), e mërkurë
-
- Vetëm dje dhe sot janë vrarë nga forcat serbe 26 shqiptarë, prej tyre 17 vetëm në zonën kufitare Shqipëri- Kosovë.
Numri më i madh i të vrarëve janë nga komuna e Deçanit. Gjatë sulmeve të forcave serbe ndaj fshatrave te Komunës se Deçanit
, që nga 25 maji janë vrarë 58 persona, në mesin e tyre janë 15 femra, 27 pleq mbi 65 vjeçarë dhe 8 fëmijë nën moshën
pesëmbëdhjetëvjeçare. -
- Qysh në orët e hershme te mëngjesit të sotëm, forcat serbe sulmuan me armë të rënda artilerike fshatrat Kërrnicë,
Jashanicë e Epërme dhe Ozdrim. Po sot, tre pjesëtarë të UÇK-së me një veturë të tipit "Askona",
erdhën nga Shtabi i Jabllanicës dhe me disa të shtëna me automatik nga pjesa verilindore e fshatit Bokshiq,
provokuan serbët e fshatit Dugajevë dhe Drenoc. -
- Pas këtij provokimi ushtarët e UÇK-së me një shpejtësi të madhe u larguan me veturën e tyre për në Jabllanicë të Gjakovës.
Ky provokim nga ana e UÇK-së pati për pasojë largimin e atyre pak familjeve të kthyera në këtë fshat, ngase serbët e
fshatrave Dugajevë e Drenoc, këtij provokimi iu përgjigjën me 26 predha te minahedhësve mbi fshatin Bokshiq.
Ato pak familje shqiptare të kthyera dy ditë më paë në këtë fshat, të kapluara nga frika e vdekjes nga granatat serbe që binin pa
pushuar, vraponin drejt malit, në drejtim të Gllogjanit. -
- Tek largoheshin për në mal e që nuk dinin ku do të shkonin me tej, dëgjoheshin të mallkonin dhe të thoshin çdo gjë të keqe për
ushtarët që provokuan. "Na morën ne qafë të pafytyrët", "Vetëm po i ngucin e po ikin", "Nuk po ua mban bytha me qëndru",
"Kollaj e kanë me luajtë me familje, kinse jemi diçka", "O, e dimë ne kushjanë ata bre, mo zo ma keq për ne", e fjalë të tjera të
shumta dëgjohej të fliteshin nga të ikurit. Ka kohë që ky fshat po bëhet poligon i predhave serbe si pasojë e provokimeve të
pandërgjegjshme të disa ushtarëve dhe ushtarakëve te UÇK-së, te cilët janë te njohur për banorët e këtij fshati.
Të tilla fjalë mallkuese e fyese nga popullata që iknin, kam dëgjuar shpesh para e pas kësaj here, edhe nëpër mese të tjera,
si në Këpuz, të ikurit nga Qeskova, Ujmiri, etj. -
- Mirëpo, tek familjet e ushtarëve të tillë dëgjohej të flitej ndryshe. Ata dëgjoheshin të thoshin për ndonjërin nga bijt e vet:"
Le te thotë kush çka të dojë, se për shkollë vërtet nuk i ka shkua, por për pushkë bashë mirë po i shkon",
„Çka don të thotë me shkollë kur nuk guxon me kapë pushkën kundër armikut të popullit dhe të vendit tend",
"Po presin kur të çlirohet Kosova e me ardhë me ua marrë karrikat", etj. -
Nga ky fshat bashkë me popullatën u largova edhe unë. Pasi raportova nga një telefon celular në Nepole,
vendosa të shkoj për vizitë në kishën katolike shqiptare "Shën Ndou" ne Gllogjan. -
- Në oborrin e kësaj kishe takova Don Kelmendin dhe dy Motra të Nderit, Zojë Krasniqin dhe një tjetër emrin e të cilës nuk arrita
ta mësoj. Ishin duke qarë. "Bëtë mirë që erdhët zotni gazetar", m'u drejtua Don Kelmendi dhe vazhdoi:
Na ka ardhur Pjetër Ukaj-Ujku, e na është kërcënuar se do ta çojmë bujtinën e motrave në ajër bashkë me ambulancën
sanitare e cila gjendet nën te. Ndërsa, mua m'u kanë kërcënuar me ekzekutim. Më kane akuzuar se gjoja më paskan zënë
në radiolidhje duke i dhënë informacione policise serbe", me tha famullitari i kësaj kishe shqiptare, derisa loti i shkonte rreke,
jo nga frika e vdekjes, por nga etiketimi i pabazë. -
 | | - Do theksuar se atdhedashuria e këtij famullitari është dëshmuar gjithmonë. Pikërisht për këtë edhe
ka gëzuar autoritet të madh në popullin shqiptar pa dallim feje. E tërë popullata shqiptare e besimit mysliman të fshatrave të Lugut të Baranit dhe me gjerë e duan dhe e respektojnë më shumë se këdo tjetër Don Kelmendin dhe Motrat e Nderit të kësaj kishe shqiptare. -
- Pakënaqësinë e tyre ndaj sjelljeve të tilla jo të mira e shprehnin edhe banorët e Jabllanicës.
Ata thoshin: "Na është bërë i huaj katundi. Po hyn e po del kush po don dhe kur po don. Kanë nisë edhe po flasin në emër të Jabllanicës.
|
-
- Na e morën fytyrën para katundeve të tjera. Merreni me mend: i kanë ngucur edhe Don Kelmendin me Motra që na janë
gjetur në kohët më të vështira sa herë kemi pasur nevojë.
Nuk na ka mbetë fytyrë me i dalë përpara Don Kelmendit, veç pasha t'Madhin Zot, kush nuk po na vetë neve",
thoshin disa jabllanicas. -
- Do theksuar se atdhedashuria e këtij famullitari është dëshmuar gjithmonë. Pikërisht për këtë edhe ka gëzuar autoritet të
madh në popullin shqiptar pa dallim feje. E tërë popullata shqiptare e besimit mysliman të fshatrave të Lugut të Baranit dhe
me gjerë e duan dhe e respektojnë më shumë se këdo tjetër Don Kelmendin dhe Motrat e Nderit të kësaj kishe shqiptare. -
- Pakënaqësinë e tyre ndaj sjelljeve të tilla jo të mira e shprehnin edhe banorët e Jabllanicës. Ata thoshin:
"Na është bërë i huaj katundi. Po hyn e po del kush po don dhe kur po don. Kanë nisë edhe po flasin në emër të Jabllanicës.
Na e morën fytyrën para katundeve të tjera. Merreni me mend: i kanë ngucur edhe Don Kelmendin me Motra që na janë
gjetur në kohët më të vështira sa herë kemi pasur nevojë. Nuk na ka mbetë fytyrë me i dalë përpara Don Kelmendit,
veç pasha t'Madhin Zot, kush nuk po na vetë neve", thoshin disa jabllanicas. -
- Pjetër Ukaj ishte urdhëruar nga eprorët e tij të besimit mysliman të shkonte në kishë, vetëm pse ky ishte i besimit katolik dhe
të mos krijohej një përçarje ndërkonfesionale, për te kërkuar një shtrat të ambulances së kishës, e cila ishte vënë ne shërbim
të popullatës shqiptare, ku numri i pacientëve ishte shumë i madh, për të cilët nuk kishte shtretër të mjaftueshëm.
Në ndihmë popullatës u kishte dalë edhe Dr. Agimi që ishte po nga ky fshat bashkë me Motrat e Nderit, te cilat rrezikonin jetën e
tyre duke shkuar për barëra në Pejë përmes punkteve policore serbe. -
- Pikërisht sulmi kërcënues ndaj famullitarit të kësaj kishe dhe Motrave të Nderit, bëri që tek pjesa më e madhe e
popullatës së këtushme shqiptare të të dy besimeve të krijohej bindja se këta njerëz, udhëheqës të UÇK-së,
nuk ia mendojnë të mirën popullit dhe se, asgjë nuk bëjnë për të mirën e popullit, por për qëllimet e tyre të ngushta.
Duke e parë rrezikun për një të keqe, banorët e fshatrave Nepole dhe Gllogjan, tubohen në një odë në Gllogjan,
ku ishte i pranishëm edhe "Ujku", i cili e ndiente veten krenar për atë që kishte bërë në kishë. -
- "Unë jam shok i ngushtë i Zani Qaushit. Ne e kemi rrëzuar Sali Berishën dhe e kemi nxjerrë nga burgu Fatos Nanon,
e ne do ta rrëzojmë edhe Ibrahim Rugovën, kurse përkrahësit e tij do t'i vrasim! ", tha mes tjerash para te pranishmëve Pjetër Ukaj. -
- Këtë gjë e kishte thënë me qëllim të mbjelljes së frikës tek të pranishmit, ngase të gjithë ishin përkrahës të Rugovës dhe të
vijës institucionale të dalë nga vota e popullit shqiptar. Në fund, popullata u pajtua që t'u jepet shtrati dhe ky rrebel të hiqet qafe,
me bindjen se së shpejti do te ndryshojë diçka për mirë në ushtri. Me bindje se ky dhe të ngjajshëm si ky do të largoheshin
nga skena ushtarake dhe, nëse do të jetë nëvoja, edhe do të izoloheshin. Por, kurrë nuk ndodhi ajo që populli e dëshiroi.
Përgatiti: Sefedin KRASNIQi
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkrim i nje gazete italiane qe e kishin organizuar bashkeatdhetaret tane ne itali,
perderisa Maxhun Smailji po kalonte ne kembe; Marshin.... e tij.
2000 km a piedi a 13 anni dall’intervento Nato in Kosovo
AL CENTRO DELLA PACE LA TAPPA DI MAXHUN SMAJLI - Partito dalla Germania il 24 marzo per
78 giorni di cammino che lo porteranno in Kosovo il 12 giugno, il giornalista kosovaro Maxhun Smajli
ha fatto tappa l’altra sera a Rovereto, al Centro di educazione permanente alla pace dove è stato accolto da un
gruppo di kosovari ormai da anni residenti a Rovereto.
AL CENTRO DELLA PACE LA TAPPA DI MAXHUN SMAJLI - Partito dalla Germania il 24 marzo per 78 giorni di
cammino che lo porteranno in Kosovo il 12 giugno, il giornalista kosovaro Maxhun Smajli ha fatto tappa l’altra s
era a Rovereto, al Centro di educazione permanente alla pace dove è stato accolto da un gruppo di kosovari
ormai da anni residenti a Rovereto.
Il Comitato delle associazioni per la pace e i diritti umani ha ospitato l’ex reporter di guerra ora in marcia
attraverso i Paesi che nel 1999 parteciparono ai 78 giorni di bombardamenti Nato sulle postazioni serbe.
Se non ci fosse stato l’intervento della Nato, ha detto il giornalista, il Kosovo non esisterebbe, il popolo kosovaro
non avrebbe riavuto la libertà e il destino sarebbe stato la pulizia etnica. Ma questa mia marcia vuole anche
rivolgersi alle autorità kosovare, al governo che non fa abbastanza per la popolazione.
Viaggio di ringraziamento ma anche di monito e di sensibilizzazione, i 2000 chilometri a piedi che Maxhun
percorre da Fulda, in Germania, dove è stato accolto come rifugiato politico, sino a Bari e poi in Albania
dopo la traversata in traghetto, vogliono essere anche un ricordo personale di quando il giornalista si occupava
di soprusi e guerra: “Mi muovevo da una parte all’altra del Kosovo e documentavo quanto accadeva,
ma poi la situazione è diventata pericolosa, e io sono passato alla resistenza in montagna.
Finché non sono stato ferito e salvato per un soffio”.
I ricordi del conflitto di tredici anni fa sono lo spunto per rievocare una storia di torti e angherie subite dagli
albanesi del Kosovo da più parti, anche all’indomani della Seconda Guerra Mondiale quando tra gli esuli,
al rientro dai campi di prigionia tedeschi, furono migliaia le persone di cui non si è più saputo nulla.
Durante il mio cammino mi affido alle comunità locali, che siano kosovari emigrati oppure amici della pace ha
aggiunto Maxhun ai rappresentanti del Comitato delle associazioni per la pace e i diritti umani che lo hanno
accolto insieme ad alcuni cittadini kosovari residenti a Rovereto e finora ho trovato ospitalità e condivisione.
Voglio ricordare le difficoltà che ancora vive il Kosovo, dove la situazione economica è disastrosa nonostante
gli ingenti finanziamenti europei; bisogna tornare a parlarne, proprio per invitare tutti a fare qualcosa.
E il mio vuole essere anche un monito ai giovani.



Maxhun Smajli
NJË PUNË E MIRË QË NA GËZON TË GJITHËVE
(„E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike”, pjesa e I-rë)
Libri “ E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike”, pjesa e I-rë, në brendinë e vetë përmbanë materiale,
kumtesa dhe recensione të prezentuara në Akademinë për të Djathtën Shqiptare, me 12 dhe 13 qershor të vitit 2004
në Hamburg të Gjermanisë, me moton: “Atdheu mbi të gjitha”.
Libri përbëhet nga katër pjesë:
- pjesa e parë, faqe 13 - 285, përfshihen materialet dhe kumtesat e 21 autorëve;
- pjesa e dytë, faqe 289 - 328, përfshihen recensionet e 6 librave;
- pjesa e tretë, faqe 331 - 337, faksimile gazetash për jehonën e Akademisë dhe
- pjesën e katërt, faqe 341 e deri në faqën 356, prezentohen fotografitë e 32 luftetarëve për Shqipërinë Etnike.
Ky libër i ngjanë një lapidari të ngritur në kujtim të të gjithë atyre që ranë për një ideal,
bashkimin e trojeve shqiptare dhe popullit shqiptar në përgjithësi.
Këtu nuk ka simbolizma e metaforizma, por një realitet i thënë dhe i shkruar me një përgjegjësi të lartë dhe në
mënyrë profesionale, ku fuqia dhe ngjyrat e shtjellimit të temave, i mbajnë lartë emrat e autorëve.
Të ndërlidhura e mira dhe e keqja, fitorja dhe humbja, që janë të domosdoshme për t’u njohur në të gjitha kohërat,
paraqesin faktin se, kemi të bëjë me njerëz të pjekur dhe të rysur që u ngritën bashkë me historinë.
Më të filluar së lexuari shënimin hyrës “E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike”, s
hkruar nga Nue Oroshi, lexuesi do të verej shpirtin e një historiani të orientuar drejt ndriqimit të një realiteti historik,
që për gjashtë dekada u ndalua, e u harrua qellimisht.
Në të njëjtën kohë, vërehet edhe guximi prej një intelektuali patriot, që të marrë iniciativë për të bartur nga një
periudhë e largët në të sotmën, që për nga natyra nuk ndryshojnë mes veti, heronjët e një kohe tjetër.
Shqetësimi i Nue Oroshit për lënie në harresë pishtarët që udhëtuan nëpër errësirën e jetës së popullit shqiptar,
tërhoqi vëmendjet e shumë historianëve, veprimtarëve dhe atdhetarëve të çështjes kombëtare.
Brenda kopertinave të këti libri, të bashkuar si shpirti e zemra, na bien në sy 567 emra atdhetarësh, bijë të një populli të
shtypur, në zemrat e të cilëve qenë zgjuar idealet e larta të mbjella që nga kohërat antike.
Pjesmarrës aktiv në të gjitha ngjarjet me synime revolucionare që nga moshat e hershme e gjerë në ditët e vdekjes.
Gjithmonë të gatshëm për t’u përleshur me armiqtë e popullit të tyre.
Emrat e tyre përmendën me krenari, si njerëz luftëtarë por edhe krijues.
Në vargjet e Ernest Koliqit, “Kënga e Kapedan Markut”, faqe 10, ku thuhet:
Fjalën e fundit, që më za t’thekun
La Kapedani para se me dekun:
* * *
t’mirën e t’keqen dava me Mirditas, vuajta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita
e Derën e Kanunit s’ta korita.
Lexuesit vetvetiu do t’i shfaqet metafora - „ e njeriut - guri“, i cili është në gjëndje t’i mposhtë në mënyrë
stoike të gjitha vështirësitë në mbrojtje të burrërisë dhe identitetit të luftetarit shqiptar.
Ndërsa, në letrën e Marie Shllakut, derguar trimit të Drenicës, komandant Shaban Polluzhës, për pajtim me
toger Mehmet Gradicën, që lexuesi do ta gjejë në punimin e Tomë Mrijajt, “Marie Shllaku, bijë e Shkodrës,
martire e Kosovës”, faqe 102-124, tek thënja:“…, kam ardhur në Kosovë që të bëhem Kurban i këtij populli dhe
i kësaj toke të bekuar,…”, vërehet qartë se logjika e ndarjës mes gjinisë dhe fesë nuk ekziston.
Ajo, edhepse e re në mesin e të moshuarve, femër në mesin e burrave dhe e krishterë në mesin e muslimanëve,
merr guximin kombëtar kur thotë: “…, simbas Kanunit të shqiptarisë. Unë nuk dalë e gjallë prej kësaj ode,
pa e plotësuar një dëshirë të madhe”. “…,thirre Mehmet Gradicën e merruni vesh mes vedit, pajtohuni”.
Thirrje kjo që merr përgjigje pozitive nga trimi i Drenicës, komandanti Shaban Polluzha, i cili duke i dëshiruar
mirëseardhje Mehmet Gradicës, e mbanë lartë kontributin dhe autoritetin e vajzës shkodrane, ku thotë:
“Të kam thirrë për hatër të kësaj bije, që është një Shotë e Skodrës, që të vijsh këtu e të besatohemi, siç
besatoheshin burrat e dheut shekuj më rradhë. Të pajtohemi ndërmjet vedit e të luftojmë deri në vdekje
bashkë si dy vëllezër…”. Pra, këtu shfaqet raporti midis arsyes dhe ndjenjës morale, që në esencë të gjitha
ngjarjet përmblidhen tek problemi moral e kombëtar i asaj kohe.
Ngjarjet zhvillohen në 234 vendbanime të 29 krahinave shqiptare, duke u nisur nga Çamëria, Ilirida,
Kosova Lindore, Sangjaku, Hoti, Gruda, Drenica, Dukagjini e deri tek bjeshkët e larta ku preket qielli në
Malësinë e Madhe.
Të dhënat që sjellë ky libër u përgjigjen kryesisht vitëve 1943 / ’47, kur kandilat e gjakut të shqiptarit u
shndërruan në pishtarë nën flamurin dhe hartën e Shqipërisë Etnike. Sistemi komunist shqiptar në bashkëpunim
me forcat ushtarake të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë përdoren të gjitha metodat për ta shuar
gjeneratën diellore të asaj kohe.
Disa prej tyre vdiqën në vuajtje të denimëve, disa i mbytën nën torturë, disa u pushkatuan e disa të tjerë u
detyruan të arratisen jashtë Atdheut, shumica prej të cilëve vdiqen me mallin për Atdhe.
Sipas të dhënave që na ofron ky libër, gjatë kësaj periudhe janë pushkatuar 84 luftetarë shqiptarë, ndërsa,
43 të tjerë janë mbytur nën torturë gjatë hetuesisë. Në përleshje me forcat armike janë vrarë 92 luftetarë shqiptarë,
ndërsa 5 të tjerë, të plagosur, për të mos rënë të gjallë në duart e armikut kanë bërë vetëvrasje.
39 shqiptarë u denuan me 1607 vjet burg. Vetëm regjimi komunist shqiptar, për 19 atdhetarë shqiptarë ua shqiptoi
denimin prej 943 vjetësh, prej tyre dy shqiptarëve nga Kosova, Rexhë Ulajt me 27 vjet dhe Aziz Zhilivoda me
10 vjet burg. Ndërsa dy të arrestuar nga shteti shqiptar, Fuat Dibra dhe Bedri Pejani u janë dorëzuar autoriteteve
jugosllave, të cilët i kanë pushkatuar menjëherë.
Koha e lindjës së tyre përfshinë periudhën mes vitëve 1871- 1925. Mosha mesatare e vdekjës së tyre është 43
vjeçare. Shumë prej tyre u vranë e u zhduken për të mos iu ditur varri edhe në ditët e sotme.
Fatet e kryqëzuara të shqiptarëve nëpër histori
Idriz Lamaj, „Tue kujtue Xhafer Devën“, në faqet 48-57, sjell për lexuesit, disa nga karakteristikat përsonale të tij,
me theks të veçantë tek tiparet që ndertojnë njeriun, siç e quan autori „Biblik“
Nue Oroshi, në faqet 58-68, sjell të dhëna për udhëheqësin e luftës për Shqipërinë Etnie,
Kapedan dr. Mark Gjon Markun. Fillimisht autori bën një përshkrim gjeneologjik 500 vjeçar, duke filluar
nga Pal Dukagjini e deri tek Kapedan Dr. Mark Gjon Marku, për të vazhduar me jetën dhe veprën atdhetare
te Kapedan Markut.
Ndërsa, nga faqja 85-101, „Mbi qendrimin atdhetar e politik të Ernest Koliqit, Prof.Dr. Romeo Gurakuqi
përçëndrohet në tri çështjet madhore të shkrimtarit dhe atdhetarit shkodran: 1. botkuptimi, formimi dhe
pikpamjet politike, 2. Koliqi Minister i Arsimit dhe 3. Koliqi dhe kontributi i tij pas luftës së dytë botërore.
Fadil Geci, përmes punimit të tij «Lufta e Drenicës, vazhdimësi e aspiratave çlirimtare shekullore dhe frymëzim
për brezat e ardhshëm, udhërrefyes i luftës çlirimtare të vitëve 1998-2001 », faqe 125-131, krijon një urë lidhëse
mes heronjëve te kohës së vjetër dhe lindjën e heronjëve në kohën e re.
Petrit Palushi, duke folur për figurën e Muharrem Bajraktarit, në punimin e tij «Refuzimi dhe reagimi ndaj
diktaturës komuniste», faqe 132 -142, sjell fakte mbi kundërshtimin e komunizmit dhe përpjekjet e
Muharrem Bajraktarit për t’i kthyer shqiptarët drejt Perëndimit.
Në faqet, 153-167, Franë Camaj, flet për kreshnikun e malëve Prekë Calin, të cilin si një lis të gjatë, në moshën
72 vjeçare e shtrijnë për tokë komunistët shqiptarë nën drejtimin e Mehmet Shehut. Autori, duke i ofruar
lexuesit fakte historike për luftën e malsorëve tek shpella e Terrtashitës, sot Shpella e Prekë Calit, përmbi Vukël,
pasqyron realitetin e një shfrenimi barbarë ideologjik karshi kombëtares,
deri edhe në përllosje të Nderit dhe Besës shqiptare. Shih këtu të ndihmuar edhe nga serbët dhe malaziasit.
Në këtë libër nuk mungon as vizioni humanitar i klerit katolik shqiptar. Përmes botkuptimit filozofik pasqyrohet rruga
vetëflijimit për popull e At Anton Harapit. Ai, duke ecur nëpër fshatrat e thella malore të Malësisë së Madhe, përpiqet
t’i sheroj malësorët nga kolera, sëmundje kjo që kishte përpirë miliona njerëz nëpër botë. Klajd Kapinova, në temën
e tij «I harruari i paharrueshëm At Anton Harapi, martir i fesë dhe i shqiptarizmës se kulluar », faqe 228-267,
sjell për lexuesit të dhëna të shumta për punën e tij të madhe në interes të atdheut dhe popullit të tij, i cili dënohet me
vdekje nga pushteti komunst shqiptar.
Ibrahim Metaj, « Luftetarët e Shqipërisë Etnike në Istog e rrethinë », faqe 279-285, sjell emra luftëtarësh që punuan
për bashkimin e trojeve shqiptare në rrethinën e Istogut, siç janë Col Bajraktari, Bajram e Bardh Gashi, Ramë Alia,
Ahmet e Ibrahim Shatri etj.
Ky libër sjell edhe materiale, kumtesa dhe recensione tjera të shumta për atdhetarët dhe përpjekjet e tyre për bashkimin
e trojeve shqiptare. Për shperthimin e tyre në sketërrin e shtypjes, ku shihet qartë se si digjen flakë shtyllat e vdekjës.
Andaj, ky libër e meriton të lexohet me vemendje.
Në vend të mesazhit
Për ne dhe brezat që vijnë duhet gdhendur aq shumë sa të dalin shkëndijat prej guri, që t’i ndriqohet rruga të
vertetës historike.Mos u ndalni, por ngadhnjeni mbi pengesat për t’i sjellur në jetë pishtarët e kombit.
Gjurmoni me interes edhe zbrastësitë e dhembshme që populli ynë i ka përjetuar me shpirtin e vet.
Të eksplodoj sëmundja e urrejtjës dhe e keqja për t’i sheruar shpirtërat e vuajtur të popullit tonë.
Kjo është pjesë e jona dhe ne jemi të pranishëm në te, me ëndërrën dhe realitetin jetësor.
Prandaj duke iu uruar suksese presim nga ju vepra të reja.
Falë me 28 Nëntorit ne si popull, i kemi shpëtuar
zhdukjes e asimilimit
Nga Maxhun SMAJLI
Në Baden u kremtua 28 Nëntori - dita e Flamurit kombëtar
dhe e Pavarësisë së Shqipërisë

Të ardhur nga një vend me mbi katermijë e pesqind vjet histori, qindra bashkatdhetar që punojnë dhe jetojnë në
Baden dhe vendbanime tjera përreth, kishin ardhur për të festuar 28 Nëntorin;
Dita e Flamurit kombëtar dhe 99-të vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte organizuar nga Këshilli
organizativ i Sh.K.A. “17 Shkurti” të Badenit. Në këtë mbrëmje festive ishin të pranishëm edhe Ambasadori i
Kosovës në Austri, ztr. Dr. Sabri Kiqmari dhe ztr. Anton Marku këshilltar, pretendenti për kryetar të ardhshëm të
Kosovës, ztr. Seremb Gjergji, i derguari i kryetarit të Badenit, ztr. Ferdinand Tyrtscher dhe znj.
Dr. Helga Krismer- nënkryetare, përfaqësuesi i komunitetit turk ATIB, ztr. Mr. Halit Bulut, koreografi i grupit
boshnjak dhe turk, me prejardhje shqiptare, ztr. Ismet Mehmetovik, kryetari i të rinjëve të OVP-së dhe deputet i
qytetit të Badenit, njëherësh gazetar dhe fotograf, ztr. Peter Ramberger, gazetari dhe reporteri i luftës së fundit
të Kosovës me Serbinë, ztr. Maxhun Smajli, si dhe përfaqësues të partive shqiptare që veprojnë në Baden me
rrethinë.
Pas intonimit të Hymnit të Flamurit nga kori i nxënësve, anëtar të Sh.K.A. “17shkurti”, Kaltrina Durmishi,
pasi përshendeti dhe uroj të pranishmit, bëri një vështrim kronologjik për rëndesinë e shumëfishtë të 28 Nëntorit,
si datë e veqantë historike për popullin shqiptar.
Ndërsa, ztr. Tahir Turkaj, kryetar i Sh.K.A. “ 17 shkurti”, në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “
Sot, jemi tubuar këtu, për të shënuar këtë ditë të madhe historike, për çka më parë është dashur sakrifica.
Sa më shpesh kthehemi të e kaluara, aq më shpejtë shkojmë përpara. E fshehta e përkujtimit të së kaluarës,
forca e saj qëndron në lidhjen e saj me jetën e njerëzve dhe fatet e kombit. Kështu, në saj të ngjarjëve që
ndodhën me 28 Nëntor, ne si popull, i kemi shpetuar zhdukjës dhe asimilimit.
Pra, zhdukjës së ekzistimit tonë si komb.....”. Të pranishmit u përshendetën edhe nga ztr. Dr. Sabri Kiqmari,
ztr. Seremb Gjergji, ztr. Maxhun Smajli, znj. Dr. Helga Krismer etj..
Ajo që më bëri përshtypje këtë mbrëmje është edhe numri i madh i të rinjëve shqiptarë që kanë përfunduar
suksesshëm studimet, si dhe shumë të tjerë që studiojnë. Ndër të rinjtë shqiptarë që kanë përfunduar studimet
janë Kaltrina Durmishi, shkencat politike dhe tani vazhdon ato ekonomike, si dhe Semelit Tafallari për muzikë
klasike dhe tani vazhdon për gjeografi.... Ndërsa, Berat Tafallari, Mark Marku, Artan Imeraj dhe Valon Imeraj
vazhdojnë studimet në drejtime të ndryshme.

Sh.K.A. “ 17 shkurti “ po lartëson vlerat shqiptare
Madheshtinë kësaj mbrëmje festive ia shtuan anëtarët e Sh.K.A. “ 17 shkurti”, të cilët duke lartësuar vlerat e
kulturës shqiptare, janë bërë gurrë e normave morale që po ndikojn në ruajtjen e krenarisë sonë si komb.
Ata, duke shkrirë talentet e tyre po lartësojnë vlerat shqiptare.
Kjo shoqëri i bashkon shqiptarët e të gjitha trojeve; Kosovë, Shqipëri, Iliridë, Kosovë Lindore dhe trojet
shqiptare në Mal të Zi. Bashkërishtë po pasqyrojnë traditën. Duke e kuptuar qellimin e shpirtit të mergimtarit,
nevojën e tyre shpirtërore, po harmonizojnë bukurinë morale me bukurinë fizike.
Tue u gjet përpara këngëtarëve të kësaj Shoqërie kulturore e artistike, t’ue ndie zërin e tyre, që bëhej më i plotë,
t’ui pa sytë e tyre ka vinin e shkelqenin, t’ui permend Shqipërinë e Kosovën, unë gjithë përmallue,
nuk mujta me u ndalue, pa leshue dy pika loti.
Si shqiponjat kur lazdrohen në ajër, fluturonin të rinjtë dhe të rejat e kësaj shoqërie kulturore e artistike.
E unë, si në përralla magjike lundroja në horizontin e pafund. Ata, ato, duke vallëzuar valle nga trevat e
ndryshme të Atdheut, që ishin përgaditur aq bukur nga koreografet Diellza Turkaj dhe Semelit Tafallari ngritnin
pesh shpirtërat e të pranishmëve.
Ai ose ajo që e nderon flamurin kur është i vogël, do t’i dalë zot kur të rritët. Agnesa Hasi, një valltare mahnitëse,
shqiponjë e vertetë. Zemra e saj e vogel ndizej kur luante vallën tropojane. Edhe shpirti i saj tetë vjeqar
lartësohej para emrit të bukur të Atdheut. Është kjo mbesa Shaqir Hasit, kryetarit të SHKA “Drenica” në Drenas.
Agnesa shkon në klasën e parë, tek mesuesja Daniela Schwarz në Gloggenitz. Ky fëmijë i mrekullueshëm,
e që premton shumë, vijon edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe tek mesuesja Majlinda Vezaj.
Më pas, për disa minuta, salla u pushtua nga zëri kushtrimtar i Diellza Turkajt, derisa recitonte vargje nga
“Lahuta e Malëcisë” e Gjergj Fishtës. Herë-herë në sallë e thenin heshtjën dënesjët e të pranishmëve kur
thërriste për burrëri e trimëri, për mbrojte të Nderit e Atdheut. T’ui ndëgjue këto vargje që aq bukur i recitonte,
në kokën time sillej pyetja, se: - cili shqiptar ose shqiptare hamendet të jap jetën për të mirën e Atdheut ?
Këtë mbrëmje festive pati edhe recitime të tjera të shumta, për luftetarët e lirisë dhe trimëritë e tyre,
për heronjtë e Atdheut, duke bërë që të pranishmit të ndjehëshin krenar se i takonin kësaj race fisnike.
Për fund: Kam kujtime të këndshme për këta njerëz të zellshëm. Jam plot mirënjohje për këtë ditë të veçantë
që përjetova. Admiroj forcën e karakterit të tyre.

Mërgimtari Maxhun Smajli, vazhdon marshin për lirinë e Kosovës
MAXHUNI ECË E NUK NDALET...
Nga M. S.
Kohë më parë, pikërisht me 24 mars në ditën e fillimit të bombardimeve nga aleanca e NATO-s, kundër caqeve serbe, publicisti e veprimtari mërgimtar Maxhun Smajli, në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për shtetet përëndimore, qe i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ka ndërmarrë marshin më të pazakontë, për të ecur këmbë nga Fulda e Gjermania deri në Kosharen e Kosovës. Rruga e tij, siç është bërë e ditur, do të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO-s, 78 ditë
Në ditën e 23 të ecjes së tij gjendet në Bolzano të Italisë, në kilometrin e 650, pasi ka kaluar Gjermaninë, permesë qyteteve; Wertheim, Haidenheim, Miendenheim, Krumbah etj, si dhe Austrinë nëpër qytetet kah e dërgoi marshuta e tij si; Reutte, Inst, Langbeck, Nauders e Schönweis, ku kaloi vargmalet e Alpeve në Tirolin e jugut, në një lartësi mbidetare prej 1740 deri 2370 metra, për të arritur në Merano e Bolzano të Italisë.
Akti i tij ka bërë jehonë anë e mbanë ku jetojnë shqiptaret, por nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga të huajt e sidomos nga shtetasit gjerman, ku u viztua dhe u xhirua në rrugëtimin e tij edhe nga Helmut Rupert i televizionit HR3. Ndërkaq numri i shqiptarëve mërgimtarë që po e vizitojnë, në grupe e vec e vec protoganistin e këtij marshi, është i madh. Ata po udhëtojnë me kilometra të tëra, për ta takuar njeriun që ka maxhepsur me aktin e tij dhe është bërë një element identifikues dhe i dashur për të gjithë. Vizitat që po i bëhen për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo, Maxhunit i kanë shtuar forcën morale për të përballuar përkushtimin e tij me sukses. Gjendja e tij e mirë shëndetsore dhe moti i mirë që po mbretëron, po mundësojnë që në përpikëri të realizohen parashikimet e Maxhunit. Kilometrat e rrugës së tij të kaluar ( saktesishte 650 ), e kanë quar atë deri në Bolzano të Italisë.
Në pjesën e rrugëtimit të deritashëm, ai është vizituar dhe përkrahur nga një numër veprimtarësh si ; Ragip Prapashtica, Halim Arifaj, Shaban Mehana, Tefik Jaha, Durim e Egzona Mulliqi,Daut Rexhaj,Alina Rexhaj, Besim Prekazi etj, të cilët për këtë ultramaratonistë shqiptar të ecjes, kishin sjellur edhe ca ushqime nga kuzhina shqiptare si dhurata modeste e befasuese për te. Në Itali ai u prit nga një grup bashkëatdhetarësh, ( 35 mërgimtarë), që kishin dalur në rrugë për ta pritur dhe përgëzuar.
Në kilometrin e 137 në Itali, ai u prit edhe nga anëtarët e Shoqates Kulturore " Kosova " të Bolzanos, të drejtuar nga Mr. Linda Përlaska si dhe nga gazetarë italian të gazetës Alto Adige, të cilët publikuan një reportazhë me titull " Marshi i shqiptarit që falënderon, kalon nëpër Merano ". Një pritje është organizuar edhe nga kolonia shqiptare në qytetin Laives ku bashkshortët Osman Opre nga Dibra e madhe dhe Selvete Shala, nga Mitrovica, në lokalin e tyre hotelier, u kanë krijuar mundësinë bashkëkombasve tanë për ta takuar, pritur e përgëzuar e, edhe përqafuar me emocione, protoganistin e këtij marshi.
Ndërkaq numri i atyre që vazhdojnë ta përgëzojnë për këte marsh është shumë i madh, ku nuk mungojnë thirrjet telefonike as edhe nga SHBA-të e shtetet tjera të Evropes si nga Belgjika, Italia, Austria etj., si dhe nga Kosova.
Maxhun Smajli në hapërimin e tij drejtë Kosovës, vazhdon me homazhin e tij në ecje, duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët të cilët nëpër histori, ishin nisur në rrugën e kthimit- drejt vendlindjeve të veta, si: nizamët e Jemenit të largët, vullnetarët e Spanjes, apo edhe robët e luftës së parë e të dytë botërore të cilët kurrë nuk arritën në shtëpitë e tyre, duke i lënë eshtrat rrugëve të botës, pa një shenjë a gurë varri.
Dashuria ndaj atdheut e manifestuar në këtë mënyrë të vecantë është edhe një senzibilizim për të gjithë ata shqiptarë, që lufta e fundit i detyroi të marrin botën në sy, me mallin e pashuar për Kosovën.
Maxhun Smajli, i cili ishte edhe reporter i luftës për lirinë e Kosovës, nuk harron që të falënderojë të gjithë ata që e mbështetën e ishin në përcjelljen e tij, në mesin e të cilëve poetë, publicistë, gazetarë e veprimtarë të mërgatës shqiptare: Anton Kolajn, Hasan Qyqallen, Pal Sokolin, Qazim Bajgoraliun, Gjergj Muqajn, Muharrem A. Gashin, , Shaip Ademin, Martin Cunin, Lena Muqajn, Daut Rexhajn, Idriz Hasanajn, Ramadan Deskun etj, si dhe nxënësit e shkollave shqipe, të cilët me recitimet e tyre, krijuan krenari dhe emocione përmallimi te të pranishmit. Mirënjohje të thella ai shprehë edhe për mjetet e informimit, vecanërishtë për gazetën " Bota sot " dhe TV Diasporën të cilat kan informuar gjithanshëm për këtë ndërmarrje unike të mërgates shqiptare, jo vetëm në Gjermani.

Komente
Kjo veper sublime e atdhetarit Maxhun Smajli na ben kurreshtare por edhe zgjon nga gjumi shume neve,
sesi dhe sa duhet bere per Komb e Atdhe. Kjo eshte per tu pershendetur por ishte dhe per tu perkrahur.
Por vertete ne kete rast (si ne shume te tjera) organet e shtetit te Kosoves treguan se ato nuk jane per shtet por per veten e vet. Jo vetem Ministria e Diaspores por edhe ato tjerat nuk jane ne sherbimin e qytetarit. Keta duhet ditur se shteti i Kosoves eshte i popullit.
Por q'ti besh, Kjo po e deshmon se shume shpejt e harruan (politikajte) ndihmen e dhene te Aleances ne çlirimin e Kosoves
nga hordhite serbosllave. Edhe televizionet o Kosoves deshtuan me mosperkrahjen e tyre, derisa te huajat e bene nje gje
te tille. Apo pritnin tu paguhen para ( € ) te majme, siq jane rastet me RTK-ne neper Diaspore.
Edhe Makolli po ua sjell nepermend shume firmashave te Diaspores qe te orjentohen pak edhe kah xhepi i tij.
Na eshte per qdo lavdate rasti i z Maxhun, qe ne shenje perkrahje nga Aleanca per qlirimin e Kosoves,
po e ben kete akt kaq te madh, por te kishte mundesi, qe po nga Kufiri i Kosoves prap te kthehej ne kembe pernga
eshte nisur, e kete ne shenje proteste, se Kosoven e gjeti jo ashtu siq e meriton. - Per kete thenje kerkoj mirekuptim!
Zoti Florim, prezantimi i Juaj na shtyn te te falenderojme. Kurse Maxhun Smajlit kalim te rehatshem edhe keta Km te mbetur.
Dhasht Zoti e ti behet nje pritje ashtu edhe siq e meriton Z Smajli, me rastin e arritjes ne Koshare, ne te kunderten,
kemi ate thenjen: po s'doli per mireserardhje tek dera e oborrit, vajhalli per ate shtepi (familje).
0 Hap qe duhej perkrahur — syla .
Njeri nga Lidhje-Vegzat ku mund te kyqeni te videot e Maxhun Smajlit ne YuTube :