Recensione

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

Hier entsteht die Seite"Recensione"

 

Recension për Librin"TEORI ILIRE", të autorit Agron Jaha

7. April 2015 um 21:21
 

TEORI ILIRE

 

Autor: Agron Jaha

 

(Recension apo fjala hyrëse e Pal Sokolit, kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani me rastin e promovimit të librit “Teoria Ilire” të autorit Agron Jaha)

 

Ky Libër u sponsorizua nga; pronari i Shkollës ABC nga Wuppertali, përkthyes dhe veprimtar si dhe nismëtar i këtij projekt studimi z. Hajredin Ibrahimi dhe nga Albert Coli, përkthyes  dhe projektmenagjer nga Mynheni.

Libri “Teori Ilire” e Autorit Agron Jaha ndahet ne pesë Kapituj. 

Kapitulli i parë; Shkrimi sakral Ballkanik si kultura me e lashte shkrimore ne Histori.           . 

Kapitulli i dytë:

Dëshmitë paleolinguistike për lashtësinë e gjuhës shqipe si substrat i rëndësishëm në rrethet e hershme kulturore të Europës kontinentale, brezit mesdhetar, Azisë se vogël dhe Kaukazit.. 

Kapitulli i tretë: Perandoria Hetite dhe aleatët e saj; Dardanët dhe Arvenët 

Kapitulli i katërt: Veleshtarët(Filistët) e Palestinës- një fis ilir në bregun lindor te Mesdheut, ABC-ja, Runët dhe Alfabeti. Dhe  

Kapitulli i pestë: Mbretëria e Etruskëve  një fis protoilir- Hetit në bregdetin tyrrhen dhe lindja e perandorisë Romake.   

*

Për ti dhënë të pranishmëve një pasqyrë kronologjike të shtjellimit të teorive Ilire në këtë Libër po jap një përmbajtje të shkurtër të  temave të cilat Autori i ka parashtruar nëpër Kapitujt e përmendur.

Në Kapitullin e parë : Autori Agron  Jaha shtjellon  shkrimet e para  qe nga pllakat argjilore, vend gjetjet  e tyre, dhe  avancimi i përpunimit deri të prodhimet metalike.  Shkrimet e para ishin pothuaj se  lutje  apo komunikim me idhuj apo thirrje e perëndive apo rituale kulti. Flitet për formën e shkrimeve të përdorura, simboleve sakrale. Shkrimi lindi nga nevoja e brendshme e njeriut “për komunikim” me fuqitë e botës transcendente e jo nga arsye praktike të organizimit shoqëror. 

Kapitulli i dytë, Shtrohen dëshmitë paleolinguistike për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe argumentet ne rrafshin e Toponimisë, Onomastikës, semasiologjisë dhe mitologjisë krahasuese. Zhvillimi apo edhe dallime të lehta ndërmjet fiseve protoilire korrespondonin me gjerësinë e shtrirjes gjeografike të fiseve protoilire gjë që kushtëzoi edhe lindjen e idiomave të ndryshme gjuhësore regjionale.

Rendësi të veçantë zë edhe zbërthimi i shumë toponime të lashta duke filluar nga Erythia-Toka qe do të thotë terri, apo perëndimi i diellit- terratisja etj.

 Atlasi- si parajsë e të përzgjedhurve apo Elizion  dhe zbërthen emërtime të ndryshme apelativë me këtë toponim. Eridanus- Erigon, zbërthen teori te ndryshme rreth këtij emërtimi mitik.   Lumi Nerodimka si lum nëntokësor  dhe Vardari gjithashtu quhej dikur  Erigon  e  i përkthyer me vonë nga sllavët si lum i zi, Cërna Reka. Shtëpi- Shpi, nga shpoj,shpellë etj. Pyreenet- Pyll i Perëndisë, pastaj Garone, emërtim i lumit të sotëm të Rajnës, gurronë- gurrojnë etj. Mal, malor, Mahlorka- Malta dhe metateza të tjera me konotacion  fjalën e sotme shqipe Mal- Malësor etj.  Ven- Vendet- Vendas- Venaditë, qe lidhet edhe me emërtimet e Veneties –Venecies etj.  Ujë-Ujdhesë-Ujisë; me  Odyse.

Dëshmitë mitologjike Autori Agron Jaha e fillon me legjendën e Gjonqyqes, dhe nëpër mes këtij  etimoni  gjënë edhe  emërtime të tjera deri edhe te perëndisë Adonis. Njëkohësisht formohen edhe forma të ndryshme leksikore deri edhe emërtimet Ditë e Natë.

Dreq-i; (armenisht) Derketo, Atargatis, Ishte nëna Perëndi e filistëve. Këlshendra-(Kuçedra, Kulshedra) demon mbrojtës ne mitologji e  qe autori e lidhë edhe me lindjen e Aleksandrit.( a(u)le apo apokope nga amaltheia plus Kulçeder) dhe me emrin e se ëmës se tij Olimpia- epiriote(e Lumja) e cila ndante shtratin me një gjarpër dhe me vullnetin e Zeusit lindi Aleksandri.

Një analogji e paralajmërimit të nënës se Juzusit për lindjen e Krishtit me vullnetin hyjnor.

Amaltheia, Emathia, Dalmathia, Maltha; janë gjithashtu emërtime qe lidhen me vendbanime të sotme si Emathia-Maqedonia, Dalmathia-Dalmacia dhe domethëniet semantike te këtyre antropomorfizimeve e qe mund të shpjegohen vetëm me leksikun e gjuhës shqipe.

Interesante janë edhe shpjegimet në bazë të vazhdimësisë etnolinguistike shqiptaro-ilire teIliri – i lartë, Shqipëri- Siper+ri ose rri sipër, Esperi.  Sipeni,etj. Autori Agron Jaha këta emra e toponime  i futë nën një etimologji qe edhe nga gjuhë të tjera derivate proto-ilire kanë te njëjtin kuptim pra të lartë. Toponimi apo Homonimi i emërtimit Albani – shpjegohet me të njëjtën aversion të  fjalës i lartë.  AL- i lartë.

Pastaj jep shpjegime edhe për shumë emërtime të përafërta semantike qe bie ndesh me shpjegimet e deritashme Ilirë nga I lirë dhe Shqipëri nga Shqipe, Dardani nga Dardhë-ani etj. Autori fjalën gjegjësisht emrin Shqiponjë e shpjegon me nomenalizim të sajuar nga  forma kalimtare e shqipes historike shqyen, shkyen, shkyej etj.

Dardania, nuk shpjegohet si vend i Dardhave si deri tani, po kjo shpjegohet nga ana filologjike dhe mund te jete një kompozitë e përbërë nga Dar(Terr) dhe Dunia (Dania ,emër i lashtë proto-ilir ligurian)vendi i perëndimit te diellit. Ngjashëm me Shipeni kemi edhe shume toponime te ngjashme siç janë; Sikeli qe është Sicilia, ose Siconia ne Peloponez, Pania një pjesë e Egjeut. Pania- Hypani ose vend dhe Hispania e sotme mund te ketë këtë domethënië apo emërtim. Autori shpjegon edhe toponimet tjera si  Pyria ose Piria qe  ishte emërtim i lashtë për Sirinë dhe kjo nuk është asgjë tjetër veçse një akopje e emërtimeve Shqipëri, Epiri dhe Qameri e Peloponezit.

Bani = Pania, si para kopje e emërtimit protoilir për Perëndinë . nga kjo etimologji kemi edhe emërtimet e tjera si; Arbëri, Albëri, Labëri  Llab-Llap etj.

Nga e gjitha sa përmendëm për emërtimet IlirShiperi dhe Albani nënkupton si banorë të lartësive, rajoneve malore apo Bjeshkëve. Kemi edhe aversionin tjetër me vendbanime te Perëndisë qe paramendohej se jetojnë lartë si Zeusi në Ida (Kretë) apo në Tomorr(Janinë) etj. Emërtimi i parë i Romës ishte Albani dhe gruaja mitologjike e Aneasit ishte bija e Latinit - Albania.

 

Interesant është edhe shpjegimi i emrit  Perëndi, e qe formohet nga dy  morfema Për dhe Endona me domethënie Ditë e Perëndisë. Pas kësaj kemi edhe personifikime teoforike apo patronime si Për- Faraon apo

Re –perëndi i Egjiptit faraonit.

Di- Perëndi te romakët

PER+ RE+ DI

Edhe ne studimet shkencore dhe filozofike emri Perëndi, ka qene objekt i studimit ndoshta edhe pa e ditur se kjo fjale është kryesisht e gjuhës shqipe.

Ne shekullin XVI peshkopi Augustin Steuchus (që mund të ketë qenë arbëresh)  shkroi Librin “De Perenni Filisofia Libri X (botuar ne Lion 1540) e qe si objekt te studimit kishte njohurit themelore te çdo njeriu ne raport me Zotin. Këtë nocion filozofik me te njëjtin emër Filozofia e Perennis e vazhdoi edhe shkencëtari apo eruditi gjerman Lajbnizi e përfaqësues te kësaj filozofie ishin me vonë edhe Baruch de Spinoza e Gjordano Bruna...Ngjashëm me emërtimin Perëndi, kemi edhe emërtimin Skandinavi qe është e kundërta e Perëndisë gjegjësisht Ska Perendi. Shka, Shki, Shkani ose Shkini përdoreshin për popujt jo ilir dhe që kushtimisht konsiderohen jashtë sferës kulturore të besëtytnive ilire.

Edhe sot rumunet ne gjuhen popullore  i quajnë Bullgaret si Shka por edhe Shqiptarët i  quajnë sllavet gjegjësisht popujt jo-ilirogjen me të njëjtin emër. 

Kapitulli i tretë: Perandoria Hetite dhe aleatet e saj Dardanët dhe Arvenët- Autori vë në dyshim të se njohurit për këtë Perandori ose nuk u studiuan drejt ose u heshtën me qëllime te caktuara. Përmendët ngjashmëria e paevitueshme e hetitishtës me korpusin euro-ilir e sidomos me etruskët dhe fillimin e Romës. Perandoria Hetite ishte njëra ndër Perandorit më të rëndësishme botërore prej shek.. 20 deri 12 para Krishtit. Kishte armatë dhe administratë te organizuar, ligje dhe mbi 1000 perëndi te cilëve ju luteshin Hetitët. Autori analizon korrelacionet gjuhësore, kodet juridike dhe simbolet e kultit të Hetitëve me korpusin iliro-shqiptarë, të nxjerra nga Fjalori Hetit të hetitologut gjerman; Johannes Friedrich me titull; “Hetitisches Wörterbuch” botuar ne Heilderberg ne vitin 1952. Në rrafshin etnokulturor  dhe juridiko-zakonor, bën krahasime me Kanunet Shqiptare dhe sidomos me besëtytnitë si;  Gjarpri roje shtëpie e te Hetitët edhe e sanksionuar me ligj mbytja e tij. Edhe Stipqeviq ne Librin e tij “Simbolet e Kultit të Ilirët” e përmend Gjarprin si një ndër simbolet me të respektuara të kultit Ilir. Analogji të tjera të ligjeve ishin edhe në rregullimin familjarë dhe ndërnjerëzor si të Hetitët ashtu edhe të shqiptarët. Lufta e Kadeshit është një shkas tjetër qe bëri qe Hetitët të bëjnë aleancë me Dardanë dhe Arvenë  e qe njihet si marrëveshja e parë ndërshtetërore ne historinë botërore kundër Ramzes II, qe pasoi me një marrëveshje të përbashkët si barasvlerë e luftës ne front. Trungut Hetit sipas Autorit Agron Jaha i takonte edhe Jezu Krishti, pastaj Jehona(e trungut familjar te Jezusit) dhe shumë emra të tjerë. Shqyrton edhe etimologjinë e emrit të tij dhe shpjegon edhe doktrinën e Trinisë qe lindi nga Thrracia. Autori hapë tema të rishqyrtimit të studimit të besimit monoteist në Ballkan para se të shpallej nga apostuj të ndryshëm.  

Kapitulli i katërt; Veleshtarët e Palestinës- fis ilir ne bregun lindor të Mesdheut...Perveq Dardanëve dhe Arvenëve qe u përmenden në Luftën e Kadeshit tani në këtë kapitull autori shqyrton edhe fis tjetër Ilir- Filistët. Tipizimi  kulturorë në rrafshin linguistik, etnografik arkeologjik e gjeografik i tyre, burimet historike te tyre etj. Si përfundim del se helenët të cilët sot njihen si populli me i lashtë gjetën një shtrat te pasur kulturor e skripual, adaptuan shkronjat, adaptuan mitologjinë dhe krijuan një mjedis kulturor synkretik. Lidhjet etnokulturore të Filistëve dhe iliro- thrrakasëve e dëshmojnë edhe disa nga hidrotoponimet e Maqedonisë se lashtë dhe të sotmes (qe nuk është ajo e lashta), me emërtim Palaistinos.

Në Testamentin e vjetër te cilin Autori e merr si burim të shumë toponimeve e nominimeve qe në pikëpamje linguistike nuk mund të deshifrohen veç se me gjuhën shqipe. Perëndit e parë në Palestinë flasin shqip sipas Autorit, (Hana, Panina)etj. Thuhej se Filistët migruan nga Kreta  dhe se edhe ne Testamentin e vjetër shpeshherë quheshin edhe Krethim, pastaj interesante se me këtë emërtim lidhet edhe termi tjetër iliro-thrrakas apo iliropalestinez Plistae e afërt me fjalën shqipe Plis, dhe qe përfaqësonin anokorrent tipik të kultit, pra  grupe te veçuara nga masa, si priftërinj te lartë të kultit. Me këtë arsyetohet edhe fakti se në antikë shumë figura të lashta mbanin plisin si simbol i tillë. Si simbol në Romë Plisi ishte edhe një akt i fitimit te lirisë për skllavët. Atij qe i vihej plisi mbi kokë ishte i lirë dhe kjo vazhdoj deri në kohen e Justinianit. Kulti i Dodonës, si tempulli me i lashtë në hapësirat europiane ku fatin e tyre e kërkonin edhe mbreti edhe populli, Zeusi , vend-ndodhja e Dodonës ne juglindje të Janinës, pastaj fati i saj ne kohën e Aleksandërit te madh, te Pirros e deri ne ditët e sotme. Interpretimi i fjalës Dodonë lidhet me Dituni. Ne fund të këtij Kapitulli Autori ndalet edhe njëherë te shpjegimi i Fjalës Plis qe e ka edhe në Kopertinën e Librit.

Pellazgë- Pella- Pëllumb + Lisat = PLIS

Ndërsa kombësinë e Aleksandërit të madh e definon kështu: Aleksandri i Madh ka qenë Ilir nga rrënjët dhe edukata familjare, gjuhësore dhe ushtarake, helen nga kultura shkollore kurse pellazg nga besimi.

Kapitulli i pestë; Mbretëria e Etruskëve, si dhe formimi i Perandorisë Romake. Në fazën kalimtare të prodhimit te bronzit në periudhën e hekurit u bënë shumë ndryshime ne hartën e Azisë se vogël e sidomos të Egjeut, Lindjes se Afërt dhe Ballkanit qe dihej se ishin të banuara me popullsi ilirogjene, por edhe në bregdetin perëndimor te Italisë apo te ashtuquajtur Detit Tyrrhen. Etruskët sikur edhe Hetitët ishin përpunuesit me të njohur të metaleve dhe dalloheshin dukshëm nga helenet, keltet dhe baskët, ata janë edhe krijuesit e shumë qyteteve.  Toskana nuk është e rastësishme por e drejtpërdrejtë nga Etrusk- Tusk-Toskë emërtim qe mund të quhet autokton edhe para Etruskëve nga Hetitët- Hatushka- Tushka. Në rrafshin leksikor Autori natyrisht se sheh ndryshimet e gjuhës Etruskishte me atë Hetite, por sheh edhe ngjashmëritë e shumta si ne domethënie ashtu sikur edhe me gjuhën shqipe, fakte qe janë të pamohueshme. Ky Kapitull karakterizohet me këmbënguljen e autorit qe të shikohet me një sy kritik te gjitha teoritë e deritanishme se të lindjes dhe të fuqizimit të Perandorisë Romake, hedhja e poshtë e dogmave rreth krijimit të saj dhe marrja parasysh e teorisë protoilire të themelimit të kësaj Perandorie.

Perandorët Romakë me origjinë Ilire si, Deci, Diokliciani, Konstandini i madhe, Justiniani i madh, krijuan bazat e kulturës europiane dhe me gjerë. Qasja origjinale e autorit dhe përvoja e tij e gjatë në trajtimin e temave komplekse nga kjo fushë e gjerë e historisë Ilire, por edhe përdorimi i një bibliografie voluminoze nga ana e tij, karakterizojnë këtë punë me përmasa revolucionare në kuptim jo vetëm të rishikimit, por edhe rishkrimit të njërës nga pjesët më kundërthënëse të historisë sonë: Në libër do të gjeni mbi 40 interpretime plotësisht të reja nga fusha e linguistikës, etnografisë, historisë së shkrimit dhe historisë në tërësi, duke filluar nga gjurmët e para të kulturës shkrimore në Kosovë, pra nga neoliti i hershëm.

Përfundimisht lexuesi e përfiton një bindje se Europa dhe me gjerë kishte një substrat ilirogjen  parahistorik dhe antik, origjina pellazgo-ilire e kombeve antike dhe moderne europiane duke përfshirë atë Romake dhe para-greke dhe se gjuha shqipe apo dialektet e saj ka qenë gjuha qe ka folur ky substrat europian nga u krijuan gjuhët moderne.

 

Pal Sokoli

28.Mars.2015

Dyseldorf

 

 

Agron Jaha & Pal SokoliAgron Jaha & Pal Sokoli

Nje Grup bashkëpuntorësh  pas PromovimitNje Grup bashkëpuntorësh pas Promovimit

Nje Grup bashkëpuntorësh  pas PromovimitNje Grup bashkëpuntorësh pas Promovimit

Hajredin Ibrahimi dhe Niko Stillo(arvanitas)studiuesHajredin Ibrahimi dhe Niko Stillo(arvanitas)studiues

Sabri Shehu,Agron Jaha dhe P.SokoliSabri Shehu,Agron Jaha dhe P.Sokoli

Migena Begolli,pikë muzikore arbëresheMigena Begolli,pikë muzikore arbëreshe

Sabri Shehu, Martin Çuni dhe Tomë SokoliSabri Shehu, Martin Çuni dhe Tomë Sokoli

Fjala Hyrëse, PSFjala Hyrëse, PS

PjesmarresPjesmarres

http://www.zemrashqiptare.net/news/id-28853/Baki_Ymeri:_Shqiptari_i_Bukureshtit_shpirti_shqiptar.html

Shqiptari i Bukureshtit kushtuar shpirtit shqiptar

Nga Baki Ymeri

Pas Zemrës Shqiptare që botohet rregullisht dhe vullnetarisht, mbrëmje për mbrëmje, pas Botës sot e disa mediave tjera javore si Nacional etj., në spektrin e revistave më të bukura shqiptare është edhe Shqiptari i Nikolla Naços, serinë e re të së cilës e themeloi Dr. Xhelku Maksuti, kryeveteran i komunitetit shqiptar të Rumanisë. Pas disa numrave kushtuar Osman Cakës, Neki Lulajt, Asllan Dibranit, Xhevat Muqakut, Sadulla Zendeli Dajës, disa krijuesve tjerë rumunë e shqiptarë, duke i dhënë prioritet numrit jubilar kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në numrin më të ri (nr. 8/2012, edhe ky botuar në kolor, format libri që mbetet në bibliotekë), Shqiptari boton në faqet e para fotografi të rilindësve tanë në Bukuresht (1912), disa figura legjendare të kombit shqiptar (Gjergj Kastrioti e Adem Jashari), artikujt “Ambasadori i Shqipërisë që i bashkoi shqiptarët në Bukuresht”, “Shenjtërimi i Kishës Më një Ditë, ku u mbajt mesha e pare shqipe”, me dëshmi historike të krishtërimit shqiptar, fotografi tjera me Fan Nolin në Bukuresht, si dhe me studentët e Shqipërisë dhe komunitetin shqiptar të këtij vendi.

Pason studimin e Mr. Merxhan Avdylit nga Kosova “Figura e krahasimit në poezinë e Ismail Kadaresë”, poezitë e Ali Podrimjes në gjuhën rumune (Ishulli Albania, Populli, Beteja e askujt), një reçension (në gjuhën rumune), i poetit dhe eseistit Lucian Gruia, me titullin “Dhoma e qëndresës shqiptare”, kushtuar vëllimit bilingv të Vezir Ukajt “Dhoma numër katër” (botuar në Bukuresht, 2010), reportazhin “Braila e rilindjes shqiptare në zemër të Bukureshtit”, disa fragmente nga mesazhet e shprehura gjatë përurimit të tre poetëve nga Braila (Nicolae Grigore Marashanu, Sterie Bukovala, Constantin Gherghinoiu), të rikënduar në gjuhën shqipe, ballina e revistës “Kosova” etj. Përndryshe, Shqiptari i Bukureshtit i ka dhënë prioritet në numrat e saj të fundit edhe prezantimit të poetëve tanë të mirëfilltë, si Sali Bashota, Basri Çapriqi, Ibrahim Kadriu, Miradije Ramiqi, Jeton Kelmendi, Sabile Keçmezi Basha, Ibrahim Berisha, Nuri Plaku, Vilhelme Vranari-Haxhiraj,    Pal Sokoli, Albina Idrizi, Mëhill Velaj, Halil Haxhosaj, Remzi Limani, Sarë Gjergji etj.

I përmendëm vetëm disa, pa i anashkaluar të tjerët, ngase numri i tyre është i madh, ndërsa hapësira tipografike për prezantime revistash të ndryshme letare e kombëtare, është e vogël, por kjo nuk don të thotë se është e vogël rëndësia e rikëndimit të letërsisë shqipe në një gjuhë të huaj, apo hapësira tipografike e revistave rumune të tirazhit të lartë, që u ofrojnë krijuesve tanë. Përfundimisht, me rëndësi është fakti se në shtypin e shtypur dhe elektronik të Rumanisë, falë përkushtimit tonë (na falni për mospërfilljen e modestisë), defilon Kosova e engjëjve që ka krijuar admirim te pala rumune, një botë e huaj që i përqafon mendimet, aspiratat dhe vlerat e krijuesve shqiptarë. Jo më kot, poetë dhe kritikë të njohur të këtij vendi, jo vetëm parathënie e reçensione shkruajnë për krijuesit tanë, por edhe vëllime eseshë kritike me do tituj të bukur si “Me shpirtin në buzë”, “Kosova letrare”, “Dardania e zemrave tona” etj. Në to jehon zëri i martirëve tanë, shpërthen kushtrimi i shqiptarëve për liri e pavarësi, defilon shpirti i shenjtë i krijuesve tanë që ndërlidhet me zjarrin e madh të divinitetit, respektivisht të botës hyjnore. Për të justifikuar këtë shenjtëri, duke e ndërlidhur Shqiptarin e ditëve tona me zërin e rilindësve tanë, krahas ballinës së Shqiptarit, po ia japim për here të pare shtypit shqiptar, edhe një nga veprat e panumërta që i kanë rikënduar rilindësit tanë, duke i botuar në 10 mijë ekzemplarë, siç është Ungjilli pas Matheut në gjuhën shqipe, Bukuresht 1889.

 

 

 

Shkruan: Pal Sokoli

  -------------------

Fran Buzhala                                                                                                         

 PËSHPËRIMA TË SHPIRTIT

Poezi

 Redaktor: Pal Sokoli

Redaktimi teknik dhe gjuhësor: Prend Buzhala

Ballina: Pikturë e Rreze Gashit 

 

Botoi: LSHAKSH-Në Gjermani- 2010

 

Fran Buzhala kohëve të fundit është publikuar shpesh nëpër faqet e ndryshme kulturore te internetit me shkrime letrare, poezi, prozë dhe analiza publicistike. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Përmbledhja poetike;”Pëshpërimat të shpirtit” është libri i tij i parë. Kjo përmbledhje poetike hapët me poezinë e parë me titull:”Po e shikoj nënën e të gjitha stuhive”qe përforcon idealin e poetit për nënën e të gjitha stuhive,kur poeti bëhet Yll i veçantë që shndritë dhe bashkon fatin e tij me fatin e engjëjve të të gjithë kontinentit të tij. Si dhe të gjithë poetet qe preokupohen me refleksionet e kohës, ashtu edhe poeti Fran Buzhala është i rrethuar me simboliken dhe me metaforat qe ja imponon koha ,dhe qe poeti kacafytet me to duke i ndarë në dy diagonale; të atyre qe ju del zot dhe atyre qe kacafytet me to. Përtej hekurave të varrezave masive poeti Fran Buzhala sheh dritën. Sakrifikimet janë ato qe shërojnë kohën “se është e tmerrshme kur njeriu i gjakut tënd/të bën për të  te djeg zjarri”.Shqipërinë e sheh të bashkuar se është i dashuruar në rrugën e parë nga veriu e deri në jug, se kjo dashuri e ndau nga djalli. Dashuria dhe dhimbja përshkojnë ritmin poetik te këtij poeti. Po dhimbjen e ndanë me miqtë e vërtet te kombit; Me Gjergj Kastriotin, Bogdanin, Fishten, Gervallën e Adem Jasharin(Ndajmë dhimbjen me njëri-tjetrin,etj),ose edhe ne kthim mbrapa te Teuta e Agroni. Dashuria e sinqertë e poetit është për të fluturuar mbi hartën e lirisë dhe të bëhet pjesa më e qetë e këtij planeti. Realizimin e kësaj dashurie z. Fran Buzhala e gjen në mbështetjen e figurave të ndritura të historisë së kombit,sepse ata “janë çelësi mposhtjeve të  errësirave”. Pavdekësia e heronjve shprehet bukur të poezia”Mos i urre zogjtë” kur thotë se ata”kudo qofshin vetëm ditëlindje kanë”. Sado qe poeti kohen e djallit e sheh të shkuar, kohën e sotme e sheh të sëmur. Kjo kohë duhet shëruar se ka endë plagë të hapura”qe ende po rrjedhin”, po këto janë “Stuhi qe vonojnë/çmenduri pa u penduar/ qe mund të zgjedhin kostumin/ qe ishin vrasës me porosi”. Mërgimi është gjithashtu një plagë tjetër qe e preokupon poetin Fran Buzhala, të cilën plagë po e përjeton vet. Në mërgim dashuria për atdheun bëhet barrë edhe më e rëndë,sepse në mërgim ka më shumë gjasa të përfundoj si “turist politik”. Poeti e adhuron botën e re dhe apelon ta dashurojnë atdheun”Botë e re ,e egër,e lazdruar po zgjohet nga gjumi”. Koha e sëmur ka lënë gjurmë endë në jetën e tij, prandaj narracioni poetik e tërheq në rrafshin e kujtimeve qe me shpirt të fshehur dhe me të vërtetën, me parimet morale në anën e tij komunikon me të “sëmurët” e kohës,me zhgënjimin,me tradhtarët,me kostumet e hekurta, me lugetër,servil etj.

Gjeografia poetike e poetit Franë Buzhala është edhe gjeografia e atdheut dhe atdhetarëve. Kjo gjeografi poetike shpesh bie ndesh me gjeografin politike dhe me ata qe i kanë shërbyer një politike të tillë. Poeti në këtë përmbledhje poetike ka edhe një komunikim të koduar me figurat e veta. Komunikim me veten e dytë, këta ose janë personazhe të poetit ose janë hije ne jetën e tij”Kam prova dëgjimi”, “Qeni yt po lehë shumë, po kurdis diçka”,”Dëshmi e fshehtë” etj..

 Titujt e poezive në këtë përmbledhje janë metaforë në veti, pak si të distancuar nga subjekti poetik po qe shpeshherë edhe i dekodojnë përmbajtjen e poezisë. 

Fran Buzhala bëri sproven e parë edhe pse me zellin e tij ne veprimtarinë poetike është aktiv dhe posa i doli edhe përmbledhja e dytë e tij”  PO E PËRCJELL ZEMRËN TIME – poezi” . Poeti është edhe anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani, dhe libri i tij i parë mbanë logon e saj. Poetin e urojmë për krijimtarinë e tij të zellshme poetike.

 

Fran Buzhala


 Zot, ringjalle edhe një herë

 A mund të jemi miq

Teorikisht unë edhe ti

Një  ngritje lart

Dhe pastaj planifikojmë një përleshje

Loja ishte e kurdisur

Lirinë me vite duke e ngjyrosur...

Ti e di si e ka emrin shtëpia ime

Mbasi e ke goditur të zotin e shtëpisë

Erdhën edhe breshkat e detit

Të zonja e shtëpisë që ishte plakë si virgjëreshë..

Ja kanë ruar xhelatët kryet burrit në qeli

E kujt ishte kjo ide

Mund të shikosh reflektimin nga qielli

Në kokën e tij

Zot, ringjalle edhe një herë shpirtin e tij

Do ta puth në kokë

Kur të funksionojë Truri  i tij

E mora një fotografi në fund të detit

E gjeta njeriun lakuriq

Të pushtetit pa asnjë fije floku

Miqtë i zgjedh vetë...

 

-------

 

Shkruan:Pal Sokoli

DIANA  DJALOSHI

KULTURA DHE SHOQËRIA JONË POSTKOMUNISTE

 Redaktor: Marsela Wahlberg

Korrektor: Dhimitër Gegprifti

Arti grafik: Edlir Poda

Botues: Ilir Duka

Kultura dhe Shoqëria jonë postkomuniste e studiueses Diana Djaloshi, është një përmbledhje e një studimi të shumë fenomeneve socio-kulturore përgjatë një periode kalimtare nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria nga sistemi komunist në atë demokratik, apo postkomunist siç e quan vet autorja, sidomos në përudhen pas viteve 90-ta. Diana Djaloshi këtë studim empirik të fenomeneve shoqërore dhe kulturore me të cilat më se shpeshti ballafaqohet njeriu, dhe duke qenë edhe vet protagoniste e zhvillimeve te këtyre ngjarjeve dhe ndryshimeve e  përmbledhë në tetë kapituj.

Kapitulli i I- Përfshinë shembjen e komunizmit, dhe me të edhe të shumë definicioneve të fenomeneve shoqërore e kulturore duke u ballafaquar me situata të reja siç janë: Emigracioni, lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë brenda vendit, rikthimi i besimit fetar  dhe prurjet të përvojave të ndryshme nga organizatat ndërkombëtare. Ndryshimet  ne ekonominë e vendit dhe atë familjare, qoftë nga zhvillimet nën një konkurrencë tregu, apo edhe nga prurjet e migracionit i cili sado qe ishte migracion i “egër”  ndikuan edhe në ndryshimin e sjelljes,të  kulturës,ushqimit etj. Autorja bënë një reflektim të te gjitha këtyre evoluimeve brenda determinantëve qe i ofron edhe determinanti kryesor-kohë në evoluim.

Kapitulli i II- Distanca e pushtetit  dhe Kultura organizative/institucionale,reflekton distancën apo raportin korelativ të institucioneve me të gjitha grupet tjera sheqerore  deri te familja. Domosdoshmëria e krijimit te infrastrukturës bazë për fenomenet e reja shoqërore qe po zhvillohen qoftë ato ne shkolla, vende të punës, familje, institucione shtetërore, mediat e ndryshme publike, gjithashtu edhe mungesa e kësaj infrastrukture krijon një pabarazi shoqërore e edhe sjelljet e ndryshme abuzive siç janë kriminaliteti dhe korrupsioni.

Kapitulli i III- Rolet gjinore- Maskuliniteti dhe feminiliteti, të manifestuara në te gjitha marrëdhëniet shoqërore: Në arsim, politikë në vende të punës etj. Kundërthëniet e një tërësie të  normave  të trashëguara konservative e diku-diku ende edhe  patriarkale  kundrejt një n

dikimi gati të pazgjedhur  të normave bashkëkohor kulturore, krijon edhe raporte te reja gjinore në të gjitha shtresat shoqërore. Ballafaqimi me fenomene të rejë të sjelljeve shoqërore kundrejt të hendikepuarve,minoriteteve apo edhe të homoseksualitetit janë gjithashtu shfaqje te reja qe kërkojnë edhe mbrojtje juridike konformë rregullave ndërkombëtare. Në bazë të përvojës shumëvjeçare me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe kontaktit direkt me shumëllojshmërinë e sjelljeve kulturore brenda vendit, autorja  Diana Djaloshi i reflekton shkëlqyeshëm divergjencat gjinore qe  në vendin tonë postkomunist janë me të theksuara se ne vendet tjera me traditë me të gjatë postkomuniste. Shpeshherë shkalla e emancipimit të  përgjithshëm shoqëror  matët më shkallen e emancipimit të gruas, nga shkalla e pjesëmarrjes se saj në vendimmarrje, ne të gjitha institucionet shtetërore e publike. Këtu gjeni ë dhëna interesante qe autorja me kujdes i ka mbledhë me vite të tëra në teren,pastaj zhvillimi i sondazheve qe ajo ka zhvilluar ajo me studiues te ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendas. 

Kapitulli IV- Shmangia e pasigurisë. Ndryshimet drastike në mënyrat e reja të sjelljes ne të gjitha poret e shoqërisë sjellë edhe pasiguri aty ku depërtojnë ato. Ne familje, media, vende të punës, raporte të fëmijëve me mediat dhe ndjenjat e komuniteteve hetohet manifestimi i pasigurisë dhe se institucionet  duhet te gjejnë mekanizmat mbrojtëse të shmangies se pasigurisë. Koordinimi i mekanizmave për shmangien e pasigurisë është i domosdoshëm për qytetarin qe është në marrëdhënie pune,për qytetarin  qe nuk është në marrëdhënie pune, pastaj sigurimi social- shëndetësor, i familjeve,komuniteteve ne media e punë me rendësi të veçanta shoqërore. Diana Djaloshi në sektorin civil sheh një klimë të favorshme të ngritjes se një ndërgjegje të tillë. Me këtë sektor autorja është angazhuar me vite të tëra dhe jep edhe sugjerime te karta për menaxhimin apo edhe shmangien e pasigurisë.

Kapitulli i V- Inovacioni dhe ndërmarrja e rrezikut, Inovacionet janë  të arritura kulturore qe i paraprijnë edhe zhvillimeve moderne kulturore dhe se këto duhet edhe të stimulohen. Sipas disa studimeve te huaja ,shqiptarët nuk rrezikojnë shumë për inovacione,pastaj institucionet tona janë hierarkike dhe i nënshtrohen kësaj hierarkie. Ndërmarrja e rrezikut në media,ne kultivimin e personalitetit, emigracion,lëvizje te pakontrolluar te popullsisë si dhe ndërmarrja e rrezikut ne biznes janë gjithashtu tema të trajtuara shumë mirë dhe origjinale apo tipike për zhvillimet kulturore me ndërmarrje rreziku. Ne transformimin e shoqërisë  një partiake në atë shumë partiake, oponenca është gjithashtu me rrezikshmëri të caktuar. Autorja një kaptinë të veçantë ja kushton edhe ngjarjeve të vitit 1997. Aty shtjellon krizën politike qe kaploj të gjithë vendin dhe se rrënjët i kishte ne krizën ekonomike dhe social-politike. Mungesa e legjitimitetit politik e social nxiti një rrjetë të madhe të popullsisë për përfitime të shpejta me qellim qe me në fund u venit brenda një nate. Diana Djaloshi jep edhe disa të dhëna historike qe nga viti 1938 e deri në 1990 si edhe disa skema të zhvillimeve në sektorin formal dhe informal.

Kapitulli i VI-Kulturë afatshkurtër apo afatgjatë? Autorja këto dy fenomene shoqërore i sheh ne korrelacion te ndryshme kundrejt qëllimeve këmbëngulës për arritjen e saj. Ne këtë kapitull ndalët te raportet familjare,prej martesës dhe raporteve martesore ,pastaj te fëmijëve, pleqve dhe raportet ne mes tyre. Planifikimi familjar gjithashtu është temë kyçe në këtë kapitull. Industrializimi dhe ndotja e ambientit janë tema qe autorja propozon se aty ka ende shumë te bëhet. Planifikimi i ndërtimit, respekti për pasurin shoqërore

dhe infrastrukturën e saj janë të lidhura njëra me tjetrën dhe se përcaktojnë shkallen e rritjes se njërës dhe tjetrës.

Kapitulli i VII- Shoqëria jonë dhe menaxhimi i konflikteve. Konfliktet janë produkt i mos kompromisit të dy ose më shumë njerëzve ose grupeve qe perceptim kanë interesin. Komunikimi është jo rrallë edhe mjet i zgjidhjeve te konfliktit qe shpeshherë është i lidhur me masën e përshkallëzimit të tij. Këto konflikte janë të ndryshme në kulturën organizative dhe atë civile. Autorja  shtjellon konfliktet ne vendet e punës, konflikti i informacionit,konflikti me marrëdhëniet, i vlerave, i interesave etj, duke dhënë edhe shpjegime për format e zgjedhjeve të tyre me dallime të ndryshme të ndarjet gjinore, të grupet e ndryshme.

Kapitulli VIII- Aspekte tjera të kulturës

Procesi dhe rezultati janë një temë qe sipas sondazhit qe ka bërë vet autorja rezulton se në Shqipëri më shumë i kushtohet vëmendje rezultatit se sa procesit,derisa te shtetet tjera ndërkombëtare është e kundërta. Autorja jep edhe argumente e duhura qe ka nxjerrë nga  sondazhi i zhvilluar. Autorja bënë edhe një dallim të punës individuale dhe asaj grupore nëpër situata dhe sektor te ndryshëm,duke ardhur ne një përfundim se gjinia femërore janë me të predisponuara për punë grupore se sa meshkujt. Gjuha, humori,Gjërat e lëna përgjysmë, marrëdhënia jonë dhe identiteti, marrëshëia jonë me pamjen jan tema perfundimtare qe Diana Djaloshi i trajton në kapitullin e fundit.

Libri i autores Diana Djaloshi “Kultura dhe shoqëria jonë postkomuniste”, hapë tema  të ndryshme socio-empirike për kulturën, të mbledhura me kujdes të veçantë, me veçori të veçanta dhe qe përbejnë një tersi studimore vërtetë autentike kulturore të një kohe te caktuar.

Autorja ka bërë një sondazh me pjesëmarrje të 50 profesionistëve të huaj qe jetojnë momentalisht në Shqipëri dhe të 50 profesionistëve shqiptarë që punojnë në sektor të ndryshëm të shoqërisë qoftë ato institucionale apo edhe atyre  jo qeveritare. Libri  përfshinë shumë tema qe ndoshta secila temë mund të ishte Libër në veti,po ky nxitë studiuesit qe të hulumtojnë këto tema edhe më shumë,veç asaj ky edhe mund të ju shërbej si doracak në studime te mëtutjeshme sepse është i bazuar në studime praktike empirike dhe mbledhje të kujdesshme të fakteve rreth kulturës. Autores i urojme suksese, ndërsa lexuesit kan një libër interesant studimor për kulturën tonë në kapërcyellin nga komunizmi në sistemin demokratik me të gjitha të mirat dhe të metat e saj.

 

 

Shkruan:Pal Sokoli

 Autori:Bislim Ahmetaj 


KTHIMI I PESHKATARËVE
Tregime
Tiranë 2009

Përmbledhja me tregime e shkrimtarit Bislim Ahmetaj, është si një shfletim real, rrëfim i natyrshëm i një përvoje nëpër kryqëzimin e sfondit -prapaskenës qe vazhdimisht ndryshon apo edhe një trill artistik i bazuar në përvojën e vet autorit që në korrelacion me kohën që autori karikon, e befason lexuesin me përfundimin e papritur të një akti të pritur si pjellë e personazheve të fuqishme të cilët i vë “ nën kudhrën dhe çekanin” e vet. Rrëfimet e veta autori i fillon në veten e parë, duke u identifikuar me personazhet qe thyejnë rehatinë e hierarkisë strukturale. Autori i njeh shumë mirë kundërthëniet e brendshme shoqërore, saqë e fillon me ndonjë personazh sado të thjeshtë psh. me pastrueset, peshkatari, studenti, emigranti, Malë budalla etj, për ta dekoduar deri në zbërthimin banal të karakterit të pinjollëve të atyre qe kishin uzurpuar lirin e këtyre të fundit. Kthimi i makinerisë ushtarake në vend të peshkarexhave të peshkatarëve ishte sinjal i një ndryshimi të padëshirueshëm, të cilin autori në tregimet vijuese e tallë. “Sytë nga mali-sytë nga varri”.Deshifrimi i sistemit të kësaj makinerie fillon më sulmin në normat e këtij rëndi qe na paraqitet në të gjitha tregimet e shkrimtarit Bislim Ahmetaj, por më i theksuar të tregimet Çelësi, Qyteti i thashethemeve, ëndrra qe burgosi babushin, etj, apo kundrejt një morali strukturalist i cili si gogol i zi përballet pothuajse me të gjithë personazhet e tregimeve në këtë roman, e sidomos me i theksuar te tregimi;”tri herë mixha Malë, kallukanxha, në rrugë pa krye. etj. Rrëfimet në këtë roman janë me tema të lira, të kapura dora-dorës nga rrjedha normale e jetës që pa ndonjë emfazë pasqyrojnë një tërësi apo një strukturë të brendshme qe i kundërvihet një strukture të jashtme të inkuadruar pothuaj se në të gjitha porët e jetës. Tregimet” E shtuna e fundit” ,”Ditari i një emigranti”,”E diela e tretë pas të pares”,”pas kaq vitesh” janë tema të personifikuara të thyerjes së tabuve morale të një adoleshence demokratike qe universalizohet më tepër si pasojë e një degradimi të një kohe qe po ikën, një ideologjie të ngurtë në pikëpamje etike e shoqërore.Temat e shtjelluara rreth jetës studentore, migracionit që nuk është diçka e re te populli jonë, shpalosin tabu tjera, të një rendi të ri qe me një semantencë te hapur prek individët,,familjen e deri të krijimi i një rrethi korelativ në mes tyre.
Prapaveshtrimi i një historie të groposur e shtie autorin të bëhet pelegrin deri në nxjerrjen e së vërtetës në dorëshkrimet e humbura të vëllait të vdekur, ku flirti i tij me një jetë ndryshe e orienton në një përmbajtje të re nga e cila autori përfiton dyfish.
 Marrë si tërësi romani “Kthimi i peshkatarëve” i autorit Bislim Ahmetaj në rrafshin ontologjik merr në qendër të vëmendjes Lirinë, si një fenomen gjithmonë ne veprim, pa marrë parasysh ne cilin personazh është i mishëruar nga autori,duke përjashtuar konformizmin. Në rrafshin estetik saktësia e rrëfimit racional mëton zbulimin e vlerave të reja kundrejt një kontesti të barrikaduar kulturorë, intelektual apo edhe politik. Rrëfimi i thjeshtë si lum i një pakënaqësie si vetëdije kritike, analitike të një kohe të brishtë, rrëfim të pangarkuar me semantikë metaforike, orienton drejt qëllimeve pozitiviste moderne te prozës, vetëdije kjo qe orienton drejt qëllimeve të reja. Analogjia e rrëfyesit me personazhin(autorin) që mbi supet e veta bartë bagazhin e vet të përvojës jetësore, apo imagjinatën e tillë, e bënë lexuesin ta përjetoj me shpirt këtë përmbledhje të autorit Bislim Ahmetaj. 

 

-----

Shkruan: Pal Sokoli

 


Autor: "OFSHAMË NË URNË"

poezi 

Redaktor: Nazmi  Rrahmani

Recensent: Faruk Tasholli

Lektore: Pranvera Azemi

Botoi: Shtëpia botuese:"Faik Konica" Prishtinë, 2008

 

 

"Edhe pas vdekjes tënde, prapë do të ketë fushë të blertë, lulet do të lulëzojnë  zjarr, e unë do t´i prek me zemër”, janë vargje me të  cilat autori hapë këtë përmbledhje poetike.

 

"Ofshamë në Urnë"është e ndarë në pesë cikle:

1.     Kllapi e blertë

2.     Pikëllim i ngrirë

3.     Vello ujore

4.     Unazë dheu dhe 

5.     Hija e grisur. 

Krijuesit nuk mund te jenë vetëm vrojtues kontemplativ- pasiv  të realitetit qe na rrethon, të ngjarjeve apo të proceseve qe ndodhin rreth nesh, prandaj krijuesit shpesh behën ndërmjetësues në mes të raporteve të tilla dhe pastaj në forma të ndryshme të ligjërimit ose vlerësojnë ose yshtin me shkrimet e veta kahet e ecurive qe lidhen me fatin e vet, të kombit apo fatin e gjithë njerëzimit.

Këtij koncepti nuk mund t´i ikën shumë krijues dhe as poeti ynë në fjalë Sadik Krasniqi. Sadik Krasniqi na vjen me  librin e tij të parë, dhe nganjëherë edhe mund të habitemi se si mund të jetë i pari, kur ka kohë qe e njohim si poet, nëpër faqet e ndryshme të kulturës, antologjive e besa edhe si fitues i çmimeve të ndryshme nëpër konkurset e ndryshme letrare.

Vetë titulli i librit është një metaforë në veti” Ofshamë në Urnë”,aty është edhe Sadiku në Urnë, bilës me mija vjet, aty jam edhe unë, edhe ju. Libri hapet larg, nga tradicionalizmi i hidhur, i percjellur  me Ofshamë  apo siç do të thoshte poeti Sadik Krasniqi“Edhe pas dymijë vjete/hirit m´i bën hije krahu i dallëndyshes/ me fluturimin gri drejt pranvere”. Përgjatë këtij fluturimi dashuritë e djegura përcillen dhe te lulet e hirit,aty ku buzët e hirta dhe Loti behën Yll. Behën Yll për emrin qe nuk do të harrohet, për gjuhën, për pragun dhe  shtëpinë. Kjo ndjenjë shpalosët te poezitë, ”Tri miniatura për Kosovën”,ku poeti nuk mund te ju ikë kravatave qe përjetoj dhe po përjeton Kosova.

Ripërtëritja është gjithashtu një proces  qe poeti Sadik Krasniqi e sheh si një dritë në Liqe, dritë qe shfaqet nëpër djepat me  plisa, në puthjet e diellit qe gjallojnë ofshamat dhe frymëmarrjet grunajave te Kosovës,e qe poeti këtë gjenerim e  quan Loti i Jetës. Ky regjenerim kryqëzohet më të papritura, me traditën-trashëgiminë qe Sadik Krasniqi e shfaqë në poezinë: ” S`do t´ia fal vetes”.qe mëton qe nga kjo te përfitoj, të mësoj ” Qe të dija të ligat e motit”, pra është një sugjerim intelektual. Korrelacioni i shprehur ne mënyrë  poetike në mes të dy realiteteve, ati historik se bashku me traditën, dhe realitetit objektiv, së bashku me poetin qe t´i nxjerr fjalën Ashtit, e ta trasoj të sotmen, se nata, e keqja na rrethon e  shpend keqja na ndjellë kumt të zi. Sadik Krasniqi fshehët pas  velit  simbolikë të lotit dhe të dhembjes , sepse ato ngrijnë pranverat, ato  ndotin lumin dhe se na shfaqen stinëve të jetës kurrë pa i veshur rrobat e motit. Ekspozimi  i njeriut nen statusquon, për poetin është njësoj sikur ta shtyjmë vdekjen për nesër. Prandaj kërkohen rrugë , rrugë qe po te vonoheshin edhe për dy sekonda do te ishin  ndryshe.

Për ta kaluar një rrugë të tillë komunikon më figura të ndryshme të kombit  dhe tërheq një diagonale nëpër kohë për ta shfletuar atë para lexuesit më gjakun e saj apo më dhëmbët e saj. Lirizmi  emocional i poetit shpaloset në  ciklin Vello Ujore dhe pikërisht me poezinë “Sytë e asaj vashe” qe i kushtohet (N-së) ne ketë cikël poeti bredhë çaste te jetës dhe nëpër qytete të ndryshme shqiptare. Poeti jep tablo të ndryshme lirike të fshehura pas diellit,pas pranverave vetullave me shikime te kryqëzuara derisa perëndon dielli në sy, apo se bashku me Flokëdielloren ta ketë marrë valëbardha në përqafim.

 

Flokëdiellorja ime 

Na u dashka edhe amshimin ta kalojmë

Deri në afrim.

 

Atëherë mund të verbohemi me qerpikët tanë 

E në shikim bebëza-bebëzën mund ta shterë

Eh ç´të bësh kur të perëndon dielli në sy..

 

Lirizmi i Sadik Krasniqit nuk është qorrazi, ai është i orientuar, real edhe pse nuk arrijnë te dridhja e bardhë. Këtu poeti valëvitët në mes të akteve, hijeve të  dashuruara  në dritë komete, kundër mediokritetit apo shkurtëpasisë.  

Poeti jeton në mërgim dhe nuk mund ti ikën poezisë  qe ka pasur dhe ka gjithmonë mall, malli për vendlindjen, për dheun qe nuk është vetëm në verandë qe fëmijët te kenë pranverë në dritare por edhe në dheun e Kosovës me erë molle, aty ku Albini dhe Galdimi do të gjejnë blerim dhe do të puthin  diellin e vet. Dielli ngrohë krejt dheun  shqiptarë, pa kufi të vizatur hartave. Poetin e gjen jeta rastësisht jashtë  këtyre kufijve prandaj ne këtë përmbledhje do lexoni edhe poezi qe vërtetojnë se sa e rëndë është barra qindra vjeçare  e mërgimit.

Mërgimin  Sadik Krasniqi në mënyrë transparente e quan “vdekje të ngadalshme” p.sh. Të poezia me titull popullor; “Vdekja në Kurbet” ,apo të “Atje dhe këtu” ku poeti ka lënë peng “Atje një pjesë zemre, për një gur këtu”. Vdekja me plot mall të largon nga të afërmit, të dashurit, nga atdheu me lulet  e veta dhe  ku harrohesh dalë nga dalë dhe e vetmja vegëz-lidhje mbeten leterzezat me fjongo të zeza, qe do të thotë me  kumte  të zeza për të dashurit tanë atje. Derisa dikur poeti përshkruante lojërat e hijeve, tani ato hije  fillojnë ta humbin pamjen, dhe poeti përmallohet për to, përmallohet se në kacafytje me mërgimin, me vetminë hija griset,  dhe laget ne  kapërcimin e shtegut, grisen albumet e kur ne mërgimtarët marshojmë me klithjet e fundit në anonimitet, ku zhdukemi si krimbat e verdhë në dritë neoni. Poeti përjeton pasojat e një kohe te sëmurë, prandaj me sarkazëm i kundërvihet asaj kohe ku nuk na kanë ndryshuar shumë mendimet edhe pse ka ndryshuar  pamja jonë. Pasiguria në këtë kohë na shpien aty ku kostumin e vdekjes duhet ta kemi të përgatitur, sepse jeta mund të na hedhë si gjethin e këputur në trotuar, kohë qe shalon kuaj troje, kuaj të zi qe natën na lëshojnë mjekra në zemër.

Libri poetik “Ofshamë në Urnë” e poetit  Sadik Krasniqi  na sjellë padyshim vlera letrare në letërsinë tonë e sidomos poezisë qe krijohet në mërgim. Poeti me një lirizëm të lehtë dhe duke mbajtur një distancë të ftohtë kundruall tablove qe prekë në ketë vëllim e shpërthen preokupimin e vetë jo në mënyrë direkte, jo me transparencë po i “barikaduar” pas simbolikës së pasur qe ka përdorur. Metaforat e fuqishme gjithashtu flasin për krijuesin, dhe rrjedhshmëria poetike na detyron, na tërheq qe ta lexojmë më ëndje këtë poezi të frymëzuar mirë, dhe të realizuar mirë. 

  

 

Pal Sokoli

18.10.08

Ofenbach

 

 

 

 
 
ROBI I LIRISË.. NËN TINGUJT E NATËS.. GJETI.. RRUGËN E LIRISË.. DERI TEK GJEOGRAFIA.. E PLOTË
 
Dibran Demaku ”Gjeografia e klasës sime”, Alma Papamihali ”Nën Tingujt e Natës” dhe Hasan Qyqalla  “Robi i Lirisë” u promovuan në Koblenz-Rauental-Gjermani
NgaPal SOKOLI

 

Anëtarë të LSHAKSH-në Gjermani dhe aktivist të tjerë
Në kuadrin e aktiviteteve kulturore, për nder të pavarësisë së Kosovës dhe në saj të zhvillimeve më të reja, nga kultura dhe letërsia shqiptare në Gjermani, me organizimin e Lidhjes së Shkrimtareve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) dhe të Sh.I.H.K " Stublla " ( Shoqata Integruese Humanitare dhe Kulturore Stublla ), me 26.04.08, në Koblenz-Rauental në rrugë St.Elisabeth str.8 ,duke filluar nga ora 12,00, u mbajt Orë e madhe Letrare, ku dashamirësit e artit dhe të letërsisë, patën rastin të përcjellin një festë kulturore. Salla e dekoruar më flamujt tanë kombëtare dhe shtetërorë dhe  me pikturat me tematikë lirike dhe kombëtare të piktorit dhe aktivistit Asllan Dibrani në njërën anë, si dhe të foto-ekspozitës me titull “Rruga e lirisë” të shkrimtarit dhe luftëtarit, qe është edhe kryetari i LSHAKSH-në Gjermani, zotit Martin Çuni, kryesisht me temë nga lufta e fundit në Kosovë, në anën tjetër, ishte krijuar atmosferë e dëshirueshme për promovimin e librave të rinj nga  poetet tanë.
Në praninë e qindra dashamirësve të fjalës se shkruar, tubimin e hapi Muhamet Nikçi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, i dha fjalën z. Martin Çuni i cili përshëndeti të  pranishmit në emër të LSHAKSH-në Gjermani dhe ju uroj suksese poetëve qe promovonin librat e tyre me Kosovë të Lirë, dhe i falenderoi edhe Sh.I.H.K " Stublla ",  të cilët po luajne një rol të rëndësishëm, në integrimin ndërshqiptar dhe me institucionet gjermane. 
Pastaj z. Nikollë Gjoni, në emër të SHIHK ”Stublla”, uroi qe të ketë gjithmonë promovime të tilla, dhe se  shoqata e tyre është e gatshme të bashkëpunoje dhe te ndihmoje gjithnjë promovime të tilla. Përballë publikut në Tryezen e nderit ishin autorët e mbrëmjes, z. Dibran Demaku, zj. Alma Papamihali dhe z. Hasan Qyqalla.
 
Për librin me poezi për fëmijë “Gjeografia e klasës sime” të z. Demaku, foli Hasan Qyqalla. Z. Qyqalla, recitoi disa poezi dhe i komentoi vlerat artistike dhe stilin e profiluar tanimë të poetit Demaku në ketë libër poetik, i cili është aq i nevojshëm për gjeneratat e reja, qe po rriten në mërgatën shqiptare këtu në Gjermani. Për Librin poetik të Alma Papamihalit “Nën Tingujt e Natës”, foli z. Pal Sokoli.
 

 

 
 
Pal Sokoli foli për rëndësinë e këtij vëllimi poetik (prej 100 poezish), për letërsinë tonë shqiptare dhe freskinë qe i solli Alma me stilin e saj të veçantë, plot mesazh dhe qe mbërthen tema të larmishme nga gjeni ynë dhe fati i tij, nga jeta jonë në atdhe, në mërgim dhe fundi i kësaj buqete poetike, lirika e saj për dashurinë.”Alma komunikon me realitetin dhe urren rastësinë, determinizmin, përgjumjen, kacavjerrjet. Ajo është për atë, qe të merren përgjegjësi për t´a lëvizur jetën përpara”. Duke përjetuar peshën e mërgimit, Alma i kushton disa poezi mërgatës,”Për mërgimtarët të  gjitha stinët janë dimër, por Alma në këtë libër poetik, zbulon një stinë të re, stinën e Dashurisë. Ajo e ngroh  dhe  e përcjell kudo qe shkon. Ajo është dashuria ndaj Atdheut dhe njerëzve te saj”, tha P. Sokoli duke i dëshiruar zj. Alma Papamihali, suksese të reja ne krijimtari.
Pastaj i erdhi radha, përmbledhjes poetike te H.Qyqallës, “Robi i Lirisë”, për të cilin foli gjithashtu krijuesi P. Sokoli. Librin e  dytë të  z. Qyqalla, Pali e quajti më tepër se përmallim poetik, ndersa në librin”Dua të vdes shqip” z. Qyqalla, kishte përmallim poetik. Tani ky përmallim ka shkuar më larg, poeti është bërë më i ndjeshëm. Tanimë metafora “Loti”apo realiteti Loti, fuqizohet në poetiken poetit dhe e gjën atë në  mes dy thikash-Rob i lirisë. Poeti komunikon me figurat më të ndritshme të kombit për fatin e vet, fatin e Kosovës dhe veten e sheh të strukur në perëndim, me lot në sy. Lotët e poetit rrjedhin nga dy syte, njeri i pikon në Atdhe e tjetri në mërgim, por qe të dy rrjedhin për të njëjtin qellim”, tha ndër të tjera P. Sokoli.
Publiku priti me vëmendje të veçantë këta libra të rinj te krijuesve tanë. Pastaj pati edhe diskutime tjera rreth këtyre librave, recitime nga këto përmbledhje nga vet autorët, qe u mirëpriten nga publiku i pranishëm artdashës. Të pranishmit, në emër te “Unionit artistik shqiptar” i përshëndeti Can Tahiri, pastaj Qerim Shkreli në emër te Forumit shqiptarë për kulturë dhe sport në gjermani”Arbëria” nga Pforzhaeim, të cilët ju dhuruan disa aktivistëve mirënjohje  e sidomos bashkëudhëtarve të Karvanit të pavarësisë. Asllan Dibrani ju dhuroi disa aktivistëve dhe krijuesve imazhe të kopjuara nga figurat tona kombëtare të pikturuara nga dora e tij. Poezi me pasion lexuan edhe poetet dhe krijuesit e pranishëm si Sadik Krasniqi, Sevëme Preteni, Avni Alia dhe befasi më sublime e kësaj mbrëmje poetike Valon Shkreli (i biri i poetit tonë të madh, tanimë të ndjerë Azem Shkrelit), i cili emocionoi të pranishmit me poezinë “Katër këshilla vetës” nga Azem Shkreli. Të pranishëm ishin edhe dr. Gjemal Mustafa, Shani Sejdiu, Sadri Gashi dhe Fehmi Sopi. Ish futbollisti i Prishtinës Ramadan Mehana, poeti Rifat Binaku, Muhamed Sejdini etj.
Me një valle artistike, të cilën me mjeshtri  e udhëhoqi Qerim Shkreli, u mbyll kjo mbrëmje e bukur kulturore. Po shihet se kohët e fundit, po rritët dukshëm interesimi për takime të tilla. Pjesa tjetër kaloi në takime dhe njohje të reja të krijuesve ndërmjet njëri tjetrit, rreth djaloshëve të Stubllës qe na pritnin e përcillnin me admirim, dhënie autogramesh dhe shpërndarje librash te autoreve te pranishëm. U shpreh dëshira, qe takime të tilla me krijuesit tanë, të organizohen sa më shpesh.
 
 
 
e hënë, gusht 14, 2006
 
Shkruan:Pal Sokoli:
„METAFORAT E ARRATISURA“ poezi 
Mërgimi është vërtetë plagë e rëndë por pasojat e tij janë edhe më të rënda se vet mërgimi. Mërgimi në esencë ka tragjiken e cila dimensionin e vërtet e fiton kur ndërron ideologjinë ose traditën e mërgimtarit ,kurse dimensionin e tragjikes së dyfishtë e merr kur mërgimtarët tanë asimilohen dhe nuk e dinë më as gjuhen e nënës.


„METAFORAT E ARRATISURA“ poezi

Përmbledhje më poet të mërguar,botuar nga
Shtëpia e Arteve dhe botimeve”Mërgimi A&B”2003 Tiranë-Gjenevë-Prishtinë

Metaforat e arratisura-poezi-Është antologji e shprehjes simbolike të metaforave të 15 poetëve me 122 poezi kusi tërësi është një metaforë në veti ose personalizim i kësaj metafore më vet poetet e mërguar qe më poezitë e tyre shpërthejnë para lexuesve zërin e mërguar qe gjakon fatin e Atdheut,fatin e popullit të vet dhe fatin e vet poetëve. Secili krijues i qaset poezisë në stilin e vet,formën dhe përjetimet e veta qe së bashku përbëjnë një mozaik të bukur poezish qe për tematikë kanë jetën e përditshme, fatin e Atdheut dhe mërgimin, plagën tonë të kamotshme me të gjitha pasojat me të cilat ballafaqohen krijuesit rrugës deri të ëndrra më e madhe Liria,Atdheu i Lirë.
Metaforat kanë kohë nëpër te cilën transformohen,kanë edhe hapësirë nëpër të cilën shtrihen dhe përplasen herë me figura e metafora e herë edhe objektivisht duke mos ju liruar kthetrave të realitetit qe na përcjell. /Njeriun njeri/ e vranë mizëri/ ata që mbeten/ mbajtën veç zi,të Legjenda e Metaforës-Arbër Ahmetaj ose të poezia Ndërkohë;kur krijuesit luftojnë qe njeriu të mbetet njeri me gjithë rrezikun qe e rrethon:”E hapin vet/ varrin e vet/ me shpresë që s`tret. Krijuesit janë në kërkim të mbinjeriut Niçean për të mbijetuar në realitetin që Ahmetaj e sheh me skepticizëm zhvarrimin e metaforës nga po ata qe e kishin varrosur. Poetet i frikohen rrugës kur”Udhës nuk di si të takohem me arsyen” kur “ringjallja vdes pa e prekur pragun”të poezia Mbi re, e Arsim Ferizit. Udhët janë me pluhur kah “njeriu zvarritët/ dhe / në cepin e gurit lëkurën e u zhvesh i tëri.,të poezia Si era lehtë, e Bekim Hashanit. Metaforat shpesh herë janë bartëse të sendërtimit të strukturës së vargut dhe si të tilla janë të krijuara nga një realitet shoqërorë dhe shpeshtë transformohen në poezi ideologjike. /Pritet kohë e ftohtë/ me ngrica Siberie,të poezia Moti e Gani Azemit. Rrënimi i përmendoreve të huaja në tokën Shqiptare të poezia Përmendoret e huaja,e z. Azem,/ Një ditë rrufeshëm do ti rrënojmë/ dhe me gurët e bronzin e Titos ,Milladinit,Stalinit/ Nevojtore moderne do të ndërtojmë. Gjithashtu te poezia Hijet e engjëjve e Ramiz Cacaj,kur thotë: / Le të plasë dreqi i kuq/ dhe engjëlli me kapuç/ se prushi i gjallë ilir/ s`bahet dot me strajcë. Këto rrënime nuk behën pa sakrifica,pa flijime dhe pa murim në urat e reja. Të poezia, Feniks i rilindur ne zjarr i poetit Liman Zogaj; /Krejt trupi në prush i kallet / dhe nga hiri/prapë Feniks i gjallë rilindë. Metaforat e së keqes poetet shpesh i fusin në poezi për ta identifikuar të keqen, të ballafaqohen me të dhe ta luftojnë ose ta fitojnë atë. Sokol Rragami të poezia Gjarpri /Gjarpri qe nuk kafshon/ mos rroftë/ se të kafshon ty or vëlla, ose të poezia Veprimtari dhe robëruesi e Kadri Osmanit;/Kur kujtojnë se të mbyllen/ fluturo në lartësi/ kur t`i ndalojnë librat/ krijon letërsi. Poetet ju drejtohen nënës,atdheut,tokës, fëmijut, zogut, detit apo qiellit, dhe nga ky interkomunikim na pasqyrohet raporti i krijuesve me realitetin apo rrethin objektiv. Vet titulli i këtij libri Metafora e arratisur, të le ta kuptosh se poetet janë veç në mërgim dhe se tema e mërgimit është një temë apo plagë e rëndë dhe për ne shqiptaret fatkeqësisht plagë e vjetër. Mërgimi është vërtetë plagë e rëndë por pasojat e tij janë edhe më të rënda se vet mërgimi. Mërgimi në esencë ka tragjiken e cila dimensionin e vërtet e fiton kur ndërron ideologjinë ose traditën e mërgimtarit ,kurse dimensionin e tragjikes së dyfishtë e merr kur mërgimtarët tanë asimilohen dhe nuk e dinë më as gjuhen e nënës. Mund të marrim shembull konkret pasardhësit e figurave më të ndritura të kombit tonë nuk dinë ta flasin gjuhen shqipe(pasardhësit e Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit ose S. Frashrit etj),pa përmendur edhe shumë familje të asimiluara tani gjatë këtij shekulli. Mërgimtarit përpara i bëhej gjëmë kur ikte jashtë atdheut,se ose nuk kthehej më ose nuk do të ishte ai qe duhej të ishte. Edhe poezitë me këtë temë të këtij libri i dallojmë qe nga titulli;Rrugëhumbur, Ikje nga vetvetja, Nga ditari i një të vdekuri,Kujtime,Letra,Rruga,Atdhe, Nëna ime, Malli,Tragjedi,Brigjeve të Bunës, Këtu as jetë as vdekje, Mërgimtari me varrin prej qelqi, E pa pritura, Testament, Larg mëmëdheut, Udhëtojmë unë dhe ti, Qyteti i huaj,etj. Rrugës se mërgimit gjithmonë i paraprinë një udhëkryq në të cilin gjendet ose Atdheu ose poeti ose të dy se bashku, është pra një përjetim i hidhur të cilin nuk ja preferojnë askujt. Rruga e mërgimit është rrugë ku kënga han fëmijët e vet të mallkuar./ As të më sjellësh as të me marrësh/e kur u takuam as të qesh as te qaj/ dhe nuk dija as të shkojë/ edhe u nisem as kah ti as kah unë,të poezia Nga një ditar i një të vdekuri, i poetit Arsim Ferizi.;ose Vitore Stefa-Lekaj te poezia Qytet i huaj, / Qytet i ftohtë kukullash të ngrira/ Qytet vitrinash plot e përplot/ tek ti me sollën kohë të vështira/ tek ti më dukët se jetoj kot. Vitorja prekë edhe një plagë të re qe e përcjell mërgimtarët e sotëm, mbytja në det; / Otrantoja aty/ ti sjellë e ti përcjell/ ditën vijnë të bardha/ natën gjak të kuqe/ plaga jote e hapur të rrjedhë e të rrjedhë. Poeti Luan Burimi me poezinë Në prehrin e nënës, ta përkujton poezinë e Filip Shirokës vetëm se ky i drejtohet vegimit e jo Dallëndyshes; / Ik atje tek nënë e ngratë/ tejkapitur dëshpërimit/ ik e thuaj:të gjithë bijtë / do të kthehen nga mërgimi/, porosia i drejtohet nënës edhe pse poeti e di se nëna i ka vdekur, /ajo tash po flet me hënën/ tek varrezat në qosh t` katundit/ . Gjithashtu edhe poeti Leom, qe poezitë e veta i ka në veten e parë kudo qe shkon dashurin e sheh dikund brigjeve të Bunës ku dallgët i kanë lënë plagë në shpirt dhe qeshë dhe qanë me maskarenjtë e kohës,/Më dhemb dhimbja e jote/ e shkoj e vij në te/ këtë kohë të maskarenjve/ e qaj, e se dua më. Asimilim është terr për mërgimtarët,është ferr i zi. Liman Zogaj të poezia Këtu as jetë as vdekje e përshkruan shumë bukur pasojat e mërgimit kur as amanetin e fundit nuk mund ta lash në gjuhen e nënës; /Këtu edhe gjuhën e nënave e humbim/ s`është jetë kjo,pa dritë plot vajë/ nëna vdes duke lënë amanetin e fundit,/ e shqip nuk e kuptojnë fëmijët e saj. Gjithashtu edhe Lirie Berisha dhe Mardena Kelmendi prekin temat e mërgimit me poezitë Testament dhe Grykë e Rugovës. Kompozicioni i librit është një tersi e të veçantave qe dallon në stile dhe në formën e shprehjes poetike,gjer sa të disa kemi poezi të rimuar te të tjerët kemi varg të lirë, ose rima është herë e përputhur e herë e kryqëzuar. Kjo dallueshmëri e bënë librin të komunikueshëm dhe te lexueshëm dhe uroj qe kjo Antologji e vogël e poetëve të mërguar të bëhet pjesë në Antologjinë e letërsisë shqipe.
 
 

Doli nga shtypi përmbledhja me poezi e krijuesit Pal Sokoli
 " Këmbanë e pëlcitur dhembja"

 
19 shkurt 2006 /TN
 
Pal Sokoli
 " Këmbanë e pëlcitur dhembja"
 
Liman ZOGAJ
 
Këto ditë doli nga shtypi përmbledhja me poezi nga krijuesi i shquar Pal Sokoli "Këmbanë e Pëlcitur Dhembja" . Edhe pse Poeti jeton dhe vepron jashtë vendlindjes me vete ka marrë dhe ruan me dashurin të madhe shpirtërore bukurin e fushave, ujin e freskët të Drinit të Bardhe ku poeti  dhe zogjtë kanë marrë freskinë për vargje të reja, për këngë zogjsh që aq bukur kënaqin shpirtrat, bile edhe ata shpirtra që kanë dhembje, edhe ata që i bin anë e skaj fushave dikur plot lule e tani kur poeti ecë e ecë kërkon  varre kërkon Liri dhe shkon deri te një Gur:
 
 - Në një bjeshkë të rrahur, /gur i shpuar,/gur i zi-u ,/e pyes sa peshon,/ thotë jam kufi,....Atë Gur Krijuesi Pal Sokoli e takon kur ishte i lidhur me pranga nga xhandarët e pushtuesit sllavë dhe dërgohej në Burgun e Nishit dhe aty poeti vazhdon:..Dhe shqip qanë/ si unë.
 
Sa do që krijimtaria e botuar e Poetit Pal Sokoli në Botimin "Këmbanë e Pëlcitur Dhembja" përmblidhen nga ato që poeti ka krijuare edhe kur ishte student, kur ishte i burgosur dhe i keqtrajtuar gjer në dhe, kur ishte në këmbë dhe i pathyeshëm gjer në diell.
 
Pastaj poezitë e krijuar Te sofra dhe oxhaku i kullës. Ato që i shkojë në prehrin e përgjakur të Kosovës si edhe krijimet e fundit që Pal Sokoli ka krijuar në Mërgim, nuk vinë në sofrën poetike si të shkapërderdhura, por organikisht fortë të lidhura dhe të grymosura mirë me petkun e kulluar artistik të poezisë moderne .
 
Para lexuesve Pal Sokoli na vjen si pendë e mprehtë dhe me te drejtë do të thoshim pak si e vonuar, sepse niveli kaq i mirë krijues na thotë fuqishëm pse ky poet heshti kaq gjatë, edhe pse ka botuar edhe në shumë gazeta e revista  në vise shqiptare dhe në Diasporë.
 
Te Poezia Kosovë,poeti bukur  thur vargjet: Kosovë kopsht i Edemit,/kush ta ofron mollën e sherrit,/pa shih tani rrëkeve,/Gjakun e Abelit...Pastaj ndër poezitë më të bukura, por me at bukurinë e dhembjes duke e veshë  një rreze drite që nuk shuhet kurrë, duke i skalitur në Lapidar shpirtrat e Lirisë që nuk vriten
 
E bukur edhe poezia Lapidarë: - Ku ka Lapidar,/ka lule ka jetë,/ Kopshti më i bukur quhet Atdhe.
 
Përmbledhja  Poetike e Krijuesit P. Sokoli Është botuar  nën mbikëqyrjen e Krijuesit Faruk Tasholli dhe ne Redaktim të  Krijuesit Ragip Ramaj,
 
Përmbledhja me poezi "Kambanë e pëlcitur dhembja" e autorit Pal  Sokoli doli këto dite nga botimi i Redaksisë "Doruntina" në Gjermani.
 
Unë dhe guri
  
Në një bjeshkë të rrahur
gur i shpuar
Gur i zi-u
e pyes sa peshon
thotë jam kufi
e pyes për plagët
me flet sllavisht
e pyes për moshën
O Zot O Zot
me flet shqip
dhe shqip qan
si unë.
 
 
Fluturimi
   
Fluturojë një dekadë
si balone e fryrë
me lot e mall
me një busolle të prishur
nuk di kah t`ia mbaj
lot
lot
lot
ky balon
do të pëlcas
Vallë ku do të më hedh
 
 
 
 
7 mars 2006 /TN
 
Shkruan: Pal Sokoli
Autor: Liman Zogaj, "Kosovë nuk ta mora diellin" e 
 
Libri  me poezi” Kosovë nuk  ta mora  diellin” i poetit Liman  Zogaj, vjen si një buçet lirike poezish që plotëson  si mozaiku tërësinë krijuese të kohës  se tij, sidomos krijimtarisë në diasporë ku prezantohet për herë të dytë para lexuesve. Se pari si bashkë autor në librin:”Metafora e arratisura”te  botuar po nga i njëjti redaktor  dhe nga e njëjta shtëpi botuese, dhe tani me librin e tij  të parë.
Libri  ka katër cikle:
 
1. Atdheu me pranga-Pëllumbat e përgjakur në udhë 
2. Takimi me nënën pas një shekulli
3. Kalë i zi , ku po e çon kalorësin e vdekur?
4. Një zogë në qershinë e kopshtit tim. 
 
Kapituj qe se bashku kanë një fillim të një gjendje shpirtërore të metaforave, te krijuesit nëpër situata te ndryshme të fatit të tij, fatit  të Kosovës dhe të mbarë popullit të tij.
 
Në ciklin e parë Atdheu në pranga-Pëllumbat e përgjakur në udhë - poeti jo rastësisht e fillon me një cikël të shkurtër poezish dhe me  poezinë e parë Pragu, kur poeti e len pragun, dheun,  varret dhe diellin dhe niset nëpër terr dhe bredhë nëpër akull, nëpër bjeshkë, nëpër gurë, kah i len edhe gjurmët e gjakut gurëve të thepisur , gjurmët të cilat e kthejnë në të njëjtën rrugë për ta mbrojtur atë Prag.
 
Ky rreth i imponuar e përcill poetin në  këtë kapitull, pothuaj se edhe në shumicën e poezive dhe mbetet i hapur vetëm ne tërësinë e librit sepse poeti ende nuk i ka parë stallagtitet dhe stallagnitet e bashkuara:
 
Nëpër gurë të larë me gjak / kthehen shqipet n´istikame /n´Dardani me mbrojt at prag, dhe pas  ketij cikli të shkurtër hapet; Premiera e Luleve poezi qe është përkushtuese për dëshmorët  Lladrocas, pikërisht dëshmove të vendlindjes se poetit me te cilët  poeti njihet shumë mirë me ta, është pjesë e fëmijërisë së përbashkët, dhe bashkë me ta përgatiten premierën e Luleve për të mbetur Lapidar ne diell.
 
Sa do  qe rruga e metaforave te tij   është e vështirë plot rreziqe, e errësuar, ka herë se edhe vet  gjakon errësirës të poezia Emrin e kam Diellor, na kujton  Fan Nolin me poezinë Anës së lumenjve,  pranë dritës i pa parë, se edhe ky është diellor  por miop dhe vetëm i gjallë pa  dritë/ Një jetë pa dritë/ vetëm i gjallë/ kam marrë frymë tinëzisht / jam Diellori-miop pa dritë. Dielli është tani për poetin metafora kryesore qe e përshkon poezinë e tij edhe kur në retrospektivë i kujtohen bukurit e vendlindjes së tij, tiparet fisnike e shumët ë tjera, aj i sheh edhe malësoret qe  urojnë për diell, urojnë për fat të cilin nuk duhet të kërkohet te guri i pa fat,  as lundrimeve të pa fat, as valëve të trazuara të detit  me të cilët lundron edhe vet krijuesi me një biografi të djegur ne një Urnë pa frëngji, i cili edhe vet është i lindur kur deti kishte dallgë, valë qe janë bërë varr për shumë Mergima dhe Pranvera,  por  fati  është të kullat e gjalla qe nuk mbyten kurrë, fati është në toponiminë dhe antroponiminë  poetike të një kronologjie kohore qe i bën poeti te poezia:
 
Kullat me feniksa të gjallë, kur nga një kohë  me flakë, me lule ne gjak, nga një kufi me gjemba, Kushtrimi, Albani e Albana, Agoni e Fitorja  me zjarr e këngë rreth Flamurit/ ndërtojnë binar rreth diellit/. Me dritën e diellit dhe me syrin në nishan, copë-copë  bëhet harta qe ndan atdheun, se bashku me gurët e kufirit te mbetur ne një trup si gersher ne operacion,  me dritë, me gjak,  shkrihen edhe prangat e Kosovës. Te Poezia Atdheu me pranga:/ ushtar me syrin në nishan/buzë kufirit copë-copë e bërë hartën/që ta ndante dheun.
 
Cikli i dytë Takimi më nënën pas një shekulli- fillon me poezinë; Nënës sime, poeti e përshkruan mallëngjimin e madh qe kishte pasur për nënën, sa kishte qarë dhe se nuk e kishte besuar kurrë se do të mbeteshin një shekull pa u parë edhe pse gjithmonë e kishte portretin  e saj në mur. /Dhembja, pritja e vaji o nënëloke  /nëpër rrudhat e ballit /t´u paskan shkrehur në nur /s´e kam besuar /se jetojmë një shekull të ndarë /me portretin tënd të varur në mur.
 
Këtu fillon ringjallja, me ritakimin me nënën qe është diçka e natyrshme por vetëm poeti dhe gjaku i ti e kishin këtë fat kundër-natyror, të rritet pa nënën si zogjtë që lajmërojnë pranverën e duhet të dënohen me ikje dhe pastaj kur pushojnë furtunat te kthehen të nëna me lotë te ngrirë në sy. Ky fat shtrihet ne tërë kapilaret  e gjakut, në Tetovë, Preshevë, Tiranë e Kosovë dhe ku të gjithë jemi bërë aktor të një skene pa dritë derisa ti pelcasin prangat atdheut dhe derisa të kthehet aktorja me një lule në duar.
 
Dielli shihet pa frëngji kur bashkohen dy anët e dhembjes p.sh., të poezia: Kur jetoj pa pranga, /Ringjallja/ kur të bashkohen stalagtitet dhe stalagmitet/ deri në Diell le të pëlcasë klithma ime/ Diellin do ta shikojë pa frëngji burgu. Poeti pret  qe te qelin Lule dielli dhe të ja tregoj kahjen e bredhjeve të veta qe me masën e trupit të vetë i matë varret edhe nëpër valët e Otrantos,  edhe nëpër lëndinat e lotit vetëm të mos ja  lëndoj sytë e dritës Diellorit.
 
Poezia Varrmihësi; /Unë qe hapi varre me gjatësinë e trupit tim/ me qeliza e inde të shkumuara / pres, e pres, e pres/ Luledielli t´ma tregoj shtegun e ditës. Identifikimi i krijuesit me diellin, me  valët kur  gurrat nuk kan uji, me zogun me  gurin ne  Rozafë janë  momente qe  lidhen me mitin e  flijimit  dhe të  ringjalljes dhe kthimin me   hartë te Kosovës në sy, luftën qe bënë krijuesi për të mos e lëshuar pendën nga dora dhe për ta shpëtuar poezinë ”Kosova e Diellit” më dhëmbë e shkruan poezinë e re”Kosova e përgjakur nën  Diell”.
 
Cikli i dytë është po thuaj se i tëri i karakterizuar me tri shtylla kryesore poetike  të fatit të protagonistëve të poezisë së Zogajt e këto janë: padrejtësia historike ose trashëgimi, flijimi ose lufta për ekzistencë dhe ringjallja-kthim ose liria. Te poezia Pagëzimi i Lapidarve, krijuesi shpreh rrezikun e trashëguar ku token dhe gjakun i nominon me të njëjtin emer dhe ku Lapidaret kanë tre emra Gjak, Diell dhe Liri.
 
Ndërsa sakrifica dhe  flijimi bëhen vetëm e vetëm për të njëjtin qellim vetëm për dashurin për Atdhe. P.sh. të poezia Kosovë nuk ta mora Diellin kur niset  në shtegtim nëpër terr dhe nuk merr me vete as dritën e Hënës as te Yllit dhe as të Diellit edhe   pse aq shumë i duhej por merr me vete një grusht dhé ku poeti i ruan të gjitha të mirat dhe të këqijat e Atdheut të vet. / U nisa nëpër terr Kosovë/ e nuk ta mora hënën/ edhe pse drita më duhej/ as yjet s´ti mora Kosovë/ edhe pse dritë nuk kisha/ Diellin nuk ta mora Kosovë. Ose te poezia: Diell e gjak,  ku për një poezi të tillë mbushen qelitë e burgut pikërisht me  gjak dhe  Diell pra me njerzit e pendes.
 
Cikli i tretë: Kalë i zi, ku po e çon kalorësin e vdekur? Poezitë e këtij cikli janë ca për plagën që na e përcjell si hije historikisht e që është mërgimi dhe ca poezi përkushtuese që duken për nga titullimi i tyre. Zogaj e fillon me një poezi përkushtuar vëllait Salih Zogaj e që tingëllon njësoj për fatin e të gjithë shqiptarëve; Akujt kullojn gjak;/ Aiii / Vllai im/ krejt si unë e paske pasur fatin/ fatin e zi futë. 
 
Kur  krijuesi merret me mërgimin nuk ka si të ikën edhe mallit që mërgimtaret kanë për atdheun, për nënën,  për varret, për fëmijët për buzëqeshjet dhe vajet,  për çastet e gëzimit dhe të hidhërimit,  të gjitha këto tingëllojnë ndryshe po të ishte edhe varri aty ku ishte edhe djepi.
 
Të poezia Varri; p.sh. malli është ai  qe gjunjëzon çdo njeri dhe për fat të keq po trashëgohet të pasardhësit, të brezat  e ri. / o nënë , unë djali yt i përlotur të lutem/ ku është babi im mërgimtarë?/ edhe yjet do ti marrë në duar/ ta shohë babin në varr. Malli përcjellët me përjetime të ndryshme dhe një nder to është ndjenja e të jetuarit  vetëm. / kur të duhen buzëqeshjet / se ke gruan /kur ke mall për fëmijët/ se ke djalin/kur s´te rrahë as zemra e vdes/ se ke as  varrin. Vdekja  jashtë mëmëdheut është një përjetim i rëndë, të vdesësh aty ku nuk mund të leni dhe amanetin e fundit në gjuhen tënde është tmerr.  
 
Shembull te poezia; Vdekja në klinike moderne, (kushtuar mërgimtarit I. M) kur personazhi vdes në kliniken moderne por qe për një çast harron gjuhen gjermane e shqip nuk kishte me kë të rrëfehej në çastet e fundit  të jetës, ikja e ti nga diktatura dhe gjakimi i tij për një pranverë, për Diell. Shumë simbolike  është edhe poezia, Kur dhembin plagët kushtuar mikut Dr. Gregory Hahn, kur poeti e thërret për dëshmitar të plagëve të gjalla qe rrjedhin gjak valë,  dëshmitarë për etjen për dritë, për sakrificat deri kur të mbjellin lule dielli për Kosovën.
 
Në të gjitha  këto trajata  për të ruajtur identitetin e tij europjan i rrëfehet edhe mikut tjetër inxhinierit Delvendal tani kur / edhe pranvera heshtë. Por edhe në këtë gjendje i shkumuar, i djegur, në urnë shpirti i ti nuk del nga Urna por mbetet ne të, sepse është ringjallja është vet hiri i Fenixit qe pret diellin dhe kthimin në Kosovën pa pranga.  
 
Cikli i katërt:Një zog në qershinë e kopshtit tim - Është cikli idilik qe poeti me dashurin e tij të pa emër  herë i drejtohet biondinës se qytetit e herë malësores që ikën në malësi, apo nëpër valë-e poeti pret  dhe  qanë.
 
Poeti ka sakrifikuar të gjithë jetën për këtë pritje-ka pritur Zogun të vijë në qershi, të poezia :Të pres, / Një  zog ka ardhë në qershinë / e kopshtit tim/ dhe ja thotë këngës / e unë as zogu, as kënga. Te gjitha këto idile dashurie dhe kjo biografi e këngës kanë mbetur  jashtë pentagramit  sepse poeti është tani soditës i diellit në kishën Jona, aty  është bërë mik me qiellin /O zot / sa bukur rriten lulet/nen Diell/ aty ku e shoh/ lotin tim të djegur.
 
Pasi ta kemi lexuar këtë libër në tersi shohim se  është një materializim i realizuar poetik i rrethanave, i botes shpirtërore, i sakrificës dhe me një mesazh të fort poetik qe na bashkon rreth Diellit. Një mesazh  të  idealizuar dikund ne mes të realitetit dhe të fatit të gjenit të tij. poezi qe kanë dhembjen por qe kanë edhe diellin, qe kanë kohë  dhe hapësirë, libri ka edhe simbolikë të  theksuar poetike dhe një  metaforë me një mesazh të theksuar. .
 
Libri është  i ilustruar me disa ilustrime të  bukura dhe shumë simbolike nga  Andrea Tils, Susane Herdick dhe Anna Maria Müller.
 
Libri është botuar nën mbikëqyrjen e Arbër Ahmetajt dhe posa ka dalur nga shtypi nga shtepija botuese: Mërgimi A&B, 2006.
 
Promovimi behët me datën  19. 04. 06 në Essen (Gjermani) në sallën e kishës Jona.
 
Në vazhdim dy poezi nga libri  i posa botuar Kosovë nuk ta mora Diellin e poetit Liman  Zogaj
 
 
DUA TË VDES
 
Pa dritë
Edhe tek ti
Edhe tek unë,
Pa ujë
Edhe krojet, edhe gurrat
E loti bëhet lumë.
 
Pa  jetë
Edhe mbi gërmadhat e kullës
Edhe në të ziun kurbet
E loti akull në qepalla
E loti bëhet det.
 
Sonte kërkonim vdekjen
Edhe Ti, edhe Unë
Le të vdesim duke pritur Dritën
E dhembja le të bëhet furtunë.
Të vdesim duke buzëqeshur
E jo duke qarë
Vetëm atje ku i lamë Djepat
Të kemi edhe varr.
 
  
 UNË DHE VASHA
 
Unë e shikoja qiellin
 
Unë të shikoja ty
Ti më puthe në ballë
Unë të putha në sy
 
Kur uleshim mes lulesh
E dorën ma vije mbi dorë
Fytyra jote skuqej si zjarri
E unë si guri nen borë
 
Ato flokë valë-valë
Në dorë t´i mora njiherë
Kujtova se më zuri dielli
Mú duk se zura ylber.

-------------------------------------------------------------------------------------
 
Poezi: "Kosovë nuk ta mora diellin" 
E poetit: Liman  Zogaj
Redaktor:Arbër Ahmetaj
Korrektim letrar:Fatmira Brahaj
Botoi: Shtepia e arteve dhe botimeve ”MERGIMI A&B” 2006
Tiranë - Gjenevë - Prishtinë
Ballinën: Andrea Tils
 
 
 
OXHAKU I KULTURES SHQIPE NE VATREN E EUROPES
Data: Thursday, 21 December @ 23:00:00 CET
Argumenti: Lajme nga Diaspora
“LIDHJA E SHKRIMTARVE ARTISTVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI”...
Pal Sokoli 
Wuppertal 
Me datën 9 Dhjetor 2006 në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt tubimi i krijuesve të të gjitha zhanreve për krijimin e një Sofre Shkrimtaresh,artistësh,dhe krijuesish nga ku do të kenë mundësinë secili krijues të jap kontributin e tij për afirmimin e krijimtarisë se tij dhe prezantimin para Sofrës së madhe Europës dhe me gjerë. Tubimi u hap me poezinë e Gjergj Fishtës “ 28 Nëntori” të recituar me shumë pasion nga recituesi tani më i njohur Musa Mulolli. Në emër të grupit nismëtarë të përbërë nga Martin Çuni,Liman Zogaj,Pal Sokoli, tubimin e hapi Liman Zogaj duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e theksuar nevojën e kamotshme qe krijues më në fund ta gjejë dritën e vet ne vatrën qe do ta krijojmë se bashku sot, dhe fjalën ja dha z. Martin Çuni. Z. Martin Çuni bëri zbërthimin e plan programit të parapërgatitur dhe të shpallur edhe të masmediumet e ndryshme disa ditë me parë,foli për qëllimin e pastër të bashkimit të të gjithë krijuesve qe shqiptarë qe veprojnë në Gjermani pa dallim shtrirje gjeografike,pa dallim përkatësie politike,fetare apo dallimeve tjera të ngushta.” Ne kemi ftuar krijuesit e të gjitha zhanreve, jemi konsultuar dhe kemi mbështetjen e pothuaj se të gjithë krijuesve jo vetëm nga Gjermania por edhe më gjerë. Kemi ftuar edhe përfaqësuesit e të gjitha asociacioneve qe të na përkrahin në realizimin e programit për formimin e një shtëpie shqiptare prej nga edhe do të prezantohet me e gjithë golgota shqiptare si një formë e një Holokausti të ri në Europë para publikut gjerman dhe më gjerë”. Martini e theksoj edhe përgjegjësinë dhe nevojën e prezantimit të denjë të kulturës sonë e cila nuk guxon më të tolerohet por ajo edhe të jetë urë e lidhjes me atdheun edhe urë e lidhjes me popullin ku po jetojmë. Të pranishmit i përshëndeti edhe Pal Sokoli njëri ndër nismëtaret i cili pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit e potencoj nevojën për themelimin e një asociacioni të tillë me rendësi të dyfishtë,edhe për krijuesit e tanishëm edhe për motivimin dhe përkrahjen e krijuesve të ri,si edhe për prezantimin me kompetencë te kulturës shqiptare në përgjithësi.”Ky hap duket i vogël në shikim të parë por besoni se çdo hap i parë duket i vogël por pa e bërë këtë hap nuk mund të dalim nga kjo amulli e krijuar,ky hap i cili do të bënë kthesë, me energjinë dhe aktivitetin e përbashkët do ta krijojmë ardhmërinë e krijuesit, Nëna Terezë na ka mësuar “Sa lutesh njëqind herë për dritë,më mirë ndezë një qiri të vogël”.prandaj më këtë hap të vogël të krijojmë atë që të gjithëve na ka munguar në diasporë. Pali konstatoj edhe përkrahjen qe kishte marrë kjo nismë nëpër mes letrave,internetit dhe thirrjeve nga krijues të ndryshëm shqiptarë. Fjalën e mori edhe shkrimtari dhe piktori Llemadeo (Llesh D.) i cili përshkroi me disa fjalë krijimtarinë e tij në lëmin e letërsisë, artit dhe gazetarisë, përkrahu këtë nismë e cila duhet të bashkoj krijuesit shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare,dhe theksoj se vetëm krijimtaria letrare,artistike të jetë kriter qe na bashkon rreth kësaj Lidhje të shkrimtarëve pa dallime të asnjë dimensioni dhe pa politikë. Kjo lidhje do t´ju jepte mundësi edhe krijuesve të vjetër edhe të rinjve ta promovojnë vetën në diasporë. Llemadeo dha edhe pëlqimin për themelimin e shtëpisë shqiptare qe do të ishte zëdhënëse e vërtetë për shqiptarët në Europë dhe më gjerë. Llemadeo propozoj qe emërtimi të behët Lidhje e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në migracion,temë e cila u diskutua deri në zgjedhjen e bordit udhëheqës. Ali Berisha shkrimtarë foli për nevojën e kamotshme të një Lidhje shkrimtaresh dhe propozoj qe te zgjedhën sa më shpejt edhe grupet udhëheqëse qe do ti marrin përgjegjësitë për veprime të mëtutjeshme. Arsim Kajtazi shkrimtarë e piktorë e përkrahu gjithashtu këtë nismë e cila “është e qëlluar,dhe duhet të përkrahet me veprime konkrete e jo me deklarime qe mund te mbesin vetëm në letër,çdo fillim është ca i vështirë por ne do të bëjmë ç´mos të lidhemi edhe me institucionet tona në Shqipëri dhe në Kosovë. Emërtimi të jetë Qendër kulturore dhe si dimension të vetin ta ketë orientimin artistik dhe jo më vonë të na marrë konotacione politike”.A. Kajtazi ishte edhe për atë qe Qendra të mos të ngarkohet me shumë sektor në mënyrë qe t´i ikët ngarkesave administrative, dhe theksoj nevojën e bashkëpunimit me Qendra të ndryshme nëpër Europë. Rrustem Geci- shkrimtarë, i cili për poezi po atë ditë mori çmimin e tretë Kadmus në Athinë të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve”Drita” foli për nevojën e vetorganizimit.” Mos t´i fiksohemi kurrfarë emërtimi por të vetorganizohemi se në Gjermani kemi afër 650 mijë shqiptarë e 120 mijë krijues,ndihmat financiare nga institucionet tona me aq pak buxhet për kulturë do të jenë të pa mundura”.Poeti Hasan Qyqalla tha se e përkrah gjithashtu këtë nismë dhe u deklarua qartë për orientimin e saj kulturor pa kurrfarë ndikimi nga spektri politik. Alketa Tabaku krijuese nga Shqipëria tha se ne është me se e nevojshme te formohet një lidhje e tillë,por ne duhet ta mendojmë një anëtarësi minimale për tu vetë mbajtur dhe të kërkojmë edhe donator qe do ta përkrahin projektin tonë. Vehbi Musa tha se krijuesit janë dhe duhet te mbesin jashtë politikës kështu qe ky tubim dhe formimi i Lidhjes së krijuesve është më se i domosdoshëm. Isak Guta tha se unë e përkrah me gjithë zemër ketë nismë sepse unë mendoj se krijuesi duhet ta ketë një derë ku mund te troket dhe ku e din se takon kolegët krijues. Regjisori dhe autori i librit për Aleksandër Moisiun z. Guta tha se duhen të gjinden rrugë qe Diaspora ta financon vet këtë organizim te krijuesve qe të jetë sa më e fuqishme. Piktori Asllan Dibrani tha se me vjen shumë mirë se jemi mbledhur për të bërë diçka rreth kulturës duke e i dhënë fund organizimeve politike për të cilat duhet të kujdeset shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë. E përkrahu këtë nismë,dhe propozoj qe shtëpisë se kulturës ti jepet emri “Ismail Kadare”. Ramiz Kelmendi krijues dhe jurist e shpjegoj përparësinë administrative qe emërtimi ti mbetet “Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” të propozuar më parë me q´rast pas një debati konstruktivë me shumicë votash u vendos qe të mbetet ky emërtim. Kardiokirurgu dhe krijuesi Kolë Daka përshëndeti gjithashtu këtë nismë të mbarë dhe kërkoj nga të gjithë përkushtim dhe transparencë në punën e mëtutjeshme. Me propozime dhe me aprovime nga të pranishmit u formua edhe bordi udhëheqës i “Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” si dhe u zgjodh me shumicë votash edhe kryetari i saj z. Martin Çuni. Bordi u formua nga këta krijues: Martin Çuni(kryetar), Liman Zogaj, Pal Sokoli,Shqipe Demiri, Rrustem Geci,Lleshi D. Llemadeo, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, Alketa Tabaku, Asllan Dibrani,Kolë Daka, Ramiz Kelmendi dhe Xhevat Ukshini. Tubimin e përshëndeten edhe Imer Lladroci dhe Bedri Veseli, dhe pastaj e mori edhe një herë fjalën z. Martin Çuni në emër te bordit si kryetar i posa zgjedhur dhe i falënderoj për besimin qe i dhanë dhe tha se “Do të bëjmë përpjekje qe të koordinojmë humanizmin dhe guximin tonë dhe ta prezantojmë para botës në mënyrë të denjë. Të pranishmit ishin vërtetë të interesuar qe të krijojnë një Sofër krijuesish dhe ishte ajo pra fryma krijuese qe bashkonte sikur të ishim parë disa herë në mes veti edhe pse kishin ardhur pothuaj se nga të gjitha republikat e Gjermanisë dhe nga gjeografia jonë kombëtare. U vendos qe në tubimin e ardhshëm të zgjedhën udhëheqësit e zhanreve të ndryshme artistike qe do veprojnë brenda kësaj Lidhje. Çka është për tu theksuar se deri me tani janë prononcuar disa shoqata të ndryshme artistike qe dëshirojnë të veprojnë nen emrin e “Lidhjes së shkrimtarëve , artistëve dhe krijuesve Shqiptarë”. Ideja dhe programi i kësaj Lidhje qe në një të ardhme të kemi edhe shtëpinë e kulturës shqiptare dhe formimi i një Lidhje Euro-shqiptare mbeten qëllime qe me ndihmën e krijuesve dhe të gjitha asociacioneve tjera ne diasporë te realizohen. I ftojmë te gjithë krijuesi per bashkëpunim vllëzeror. 
 
 
METAFORAT SHQIPE KUMBUAN NGA KATER PERMBLEDJE POETIKE NE WUPERTAL TE GJERMANIS
Data: 09.05.2006
Argumenti: Publikime
Pal Sokoli
Promovimet e librave të ri ne diasporë jan bërë një domosdoshmeri për të ardhmen e brezave te ri në diasporë, zgjojnë interesim tek ...

...lexuesit, kontaktimi me krijuesin dhe inspirimi per krijime të reja,veç asaj një të riu ne diasporë i kalon gjithë jeta pa parë një mbremje poetike apo promovim librash edhe pse ka shum sosh qe shkruajn poezi e krijime të tjera.
Promovimet ose mbremjet poetike te tilla largojn edhe tensionet e krijuara nga tubimet politike te cilave ju ka kaluar koha.
Metaforat poetike Kosovare në një promovim të mërguar në Wuppertal të Gjermanisë

Të shtunën me 06.05.06 ne Wuppertal u bë promovimi i katër veprave të reja poetike te botuesve nga diaspora:
1.”Jetë për jetën”e Martin Çunit-Antonit,recensues Shani Sejdiu dhe Ragip Ramaj, redaktor Zejnullah Halili 2.”Dua të vdes shqip”e Hasan Qyqalles,recensent Hava Shala-Qyqalla,redaktor Veli Veliu 3.”Kambanë e pëlcitur dhembja” e Pal Sokolit,recensent Faruk Tasholli,redaktor Ragip Ramaj. Dhe 4. Diskutim rreth “Kosovë nuk ta mora diellin” e Liman Zogajt recensuar dhe redaktuar nga Arbër Ahmetaj. Salla e Klubit kulturorë “7 Shtatori”në Wupertal mbushej plotë e përplot me dashamirë të fjalës poetike gjerë në vendin e fundit. Ishin të moshave të ndryshme, fëmijë, rini , krijues dhe familjarë.
Promovimin e hapi me një këngë popullore”O Flamuri me Shqiponje” nga nxënëse dhe talente e këngës, Eliesa Aliu nga Krefeldi,e pastaj Liman Zogaj prezantoj krijuesit ,veprat e tyre dhe i dha fjalën krijuesit dhe organizatorit të kësaj mbrëmje poetike Pal Sokolit,i cili pasi përshëndeti të pranishmit qe kishin ardhur nga shumë qytete tjera foli shkurtimisht se si po bëjmë një promovim të mërguar poetik,foli për temat e këtyre Librave të rinj,për metaforat, motivet e dhembjet,kohën dhe hapësirën që e rrethojnë si mur poetin shqiptarë kudo qe shkon.
- Për librin “Jetë për jetën” të Martin Çunit foli Vehbi Musa.
Vehbiu foli për jetën e poetit dhe veprimtarit Martin Çuni, jetën nëntëvjeçare nëpër burgjet serbe nga edhe rrjedhin shumica e këtyre poezive për fëmijë,pastaj nga jeta e tij pas burgut ku krijuesi ju kishte bashkangjitur pa hamendje luftës çlirimtare. Poezitë kanë personazhe të gjalla jo të imagjinuara,janë fëmijët e tij,janë fëmijët e luftës,me të cilët poeti edhe pse me një temë lufte i bëhet shumë i afërt lexuesve të vegjël,pastaj zoti Vehbi recitoj disa poezi nga libri i tij duke i komentuar. Poezi nga krijimtaria e z. Martin lexuan nxënësit e shkollës shqipe të Wupertalit të udhëhequr nga mësuesi i zellshëm Sami Thaçi. Albulena Nuha recitoj poezinë “Në orën zero-zero,ndërsa Valdrin Lekaj recitoj mjaft bukur poezinë “A ma fal emrin”.
Pastaj i erdhi radha poetit Hasan Qyqalla me librin “Dua të vdes shqip”për të cilën me një recension për librin foli Pal Sokoli. Pali përshkroi përmbajtjen e librit motivet dhe formën e vjershërimit,komunikimi i tij me heronjtë e vjetër dhe të ri të cilët poeti i fut në tel të poezisë,komunikimi me Bardhin e tij dhe gjithmonë me urtakun me nënën,herë komunikon nëpër mes lumit Rajna herë me imazhet e tij të ruajtura nga fëmijëria apo rinia e tij. Poezitë e Hasan Qyqallës me motive mërgimi janë vërtet të dhembshme dhe të realizuara ne mënyrë poetike. Nëpër vargun e poetit përcillet porosia e klasikëve dhe e humanistëve deri të thirrja Ta bëjmë Shqipërinë janë plot mesazh. Poezi nga libri i tij lexuan: Qëndresa Islami dhe Arbëri Islami.
- Libër tjetër ishte“Kambanë e pëlcitur dhembja” e Pal Sokolit për të cilën folën Liman Zogaj dhe Vehbi Musa. Liman Zogaj me recensionin e tij foli për realizimin e mirë poetik të vargut ku flet secili varg,strukturën poetike e zbërthej në tri shtylla të titullit;Dhembja apo sakrifica, kambana apo kumbimi i kësaj dhembje dhe krejt këto të pëlcitura për një buzëqeshje në strehë. L. Zogaj vazhdoj se nëpër mes poezisë se tij Pali komunikon me burimet,me dheun me nënën dhe me gurin të cilin e ka të njëjtin fat si te poetit sidomos përmend poezinë Un dhe Guri,dhe poezi të tjera të parapëlqyera por me theks te veçantë u ndal të poezia “Kërshëndellat pa ju” qe ju kushtohet gjashtë anëtarëve të familjes te martirizuar në luftën e fundit,Filipi,Simoni,Krista,Pashkja,Gjergji dh Kastrioti. Për këtë libër diskutoj me një përkushtim te veçantë edhe z. Vehbi Musa i cili tha se për mua ky libër është një befasi shumë e këndshme,stili i veçantë,poezia e kulluar ironizomi qe i bën një kohe dhe të gjitha me aç pak fjalë janë poezi të një vlere kulminante. Vehbiu lexoj me pasion disa nga poezitë e krijuesit qe i kishin lënë mbresa të mira. Poezi nga krijimtaria e Pal Sokolit lexuan për bukuri nxënëset, Resmie Nuha, Fitore Thaçi dhe Majlinda Sejdiu. Pastaj z. Musa Mulolli recitoj vargje nga Lahuta e Malësisë ku vërtetë i dha ndjenjë të gjithë të pranishmëve në sallë.
-“Kosovë nuk ta mora Diellin”e Liman Zogajt, libër ky qe u promovua me një sukses të veçantë për publikun shqiptarë e gjerman pak ditë më parë, diskutoj Pal Sokoli. Ky libër është një mozaik i bukur poezish e sidomos për tematikë të theksuar realizimin e mirë poetik dhe një metafore të madhe qe në titullin e saj dellin. Poeti dhe e fillon me ikjen nga pragu,gjakimin për dritë pra ecën nëpër terr qe Kosova të ketë diell,dritë. Poezitë për mërgimin janë gjithashtu të dhembshme e sidomos “takimi më nënën pas njëqind vjetësh”qe në kuptimin semantik të saj është takim me Shqipërinë e ndarë para po kaq vitesh. Liman Zogaj nuk është pesimist në poezi, sado qe si mërgimtar ka situata të dhembshme,Stallagtitet veç sa nuk janë takuar me Stallagnitet kur edhe dielli i ti do ta ngrohë dheun e Kosovës dhe të gjitha figurat dhe toponimet e antroponimitë qe poeti edhe nuk i ka të gjithë edhe nuk i harron kurrë por ju len vend të veçantë rreth diellit. Poezi recituan me pasion të veçantë nxënëset Bujanë Rexhepi dhe Blerina Rexhepi. Mbrëmjen poetike e mbylli prapë më një këngë të bukur popullore Eliesa Aliu,me ç`rast ju bashkëngjitën me vallëzim shumë bashkëmoshatar e moshatare të saj. Martin Çuni ju dhuroj nxënësve nga një libër dhe njëkohësisht morëm nga kryetari i klubit Kulturorë Mehmet Hasani nga një monografi për aktivitetin 15 vjeçar të këtij klubi. Pasi u falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje e sidomos disa nga komuna të largëta si Anton Kola nga Aheni, Hajdar Salihu nga Hageni, Qazim Thaçi nga Esseni ose poeti dhe krijues Dibran Demaku qe e hijeshuan këtë mbrëmje qe i parapriu edhe Mitingut të poezisë qe se shpejti do të mbahet në Gjakovë.
U bë promovimi i katër veprave poetike në diasporë,sa do qe duket e dhembshme si duket do të bëhet e domosdoshme në të ardhshmen kur sheh një publikë të tillë dhe një interesim për librin shqip. Ose publiku është i lodhur nga politika dhe i jepet artit, dashtë zoti.
Në fund të kësaj mbrëmje të bukur nga autorët u organizua një darkë me specialitet Kosovare.
 Duhet theksuar se pas këtij takimi u formua një grup iniciues për formimin e një shoqate Art për artin për republikën e Nordvestfallenit me tendencë që të zgjerohet në tërë Gjermaninë.
 
 
 
 
 
Pal Sokoli
Wuppertal

“LIDHJA E SHKRIMTARVE ARTISTVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI”
OXHAKU I KULTURES SHQIPE NE VATREN E EUROPES

Me datën 9 Dhjetor 2006 në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt tubimi i krijuesve të
të gjitha zhanreve për krijimin e një Sofre Shkrimtaresh,artistësh,dhe
krijuesish nga ku do të kenë mundësinë secili krijues të jap kontributin e tij
për afirmimin e krijimtarisë se tij dhe prezantimin para Sofrës së madhe Europës
dhe me gjerë. Tubimi u hap me poezinë e Gjergj Fishtës “ 28 Nëntori” të recituar
me shumë pasion nga recituesi tani më i njohur Musa Mulolli. Në emër të grupit
nismëtarë të përbërë nga Martin Çuni,Liman Zogaj,Pal Sokoli, tubimin e hapi
Liman Zogaj duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e theksuar nevojën e
kamotshme qe krijues më në fund ta gjejë dritën e vet ne vatrën qe do ta
krijojmë se bashku sot, dhe fjalën ja dha z. Martin Çuni. Z. Martin Çuni bëri
zbërthimin e plan programit të parapërgatitur dhe të shpallur edhe të
masmediumet e ndryshme disa ditë me parë,foli për qëllimin e pastër të bashkimit
të të gjithë krijuesve qe shqiptarë qe veprojnë në Gjermani pa dallim shtrirje
gjeografike,pa dallim përkatësie politike,fetare apo dallimeve tjera të
ngushta.” Ne kemi ftuar krijuesit e të gjitha zhanreve, jemi konsultuar dhe kemi
mbështetjen e pothuaj se të gjithë krijuesve jo vetëm nga Gjermania por edhe më
gjerë. Kemi ftuar edhe përfaqësuesit e të gjitha asociacioneve qe të na
përkrahin në realizimin e programit për formimin e një shtëpie shqiptare prej
nga edhe do të prezantohet me e gjithë golgota shqiptare si një formë e një
Holokausti të ri në Europë para publikut gjerman dhe më gjerë”. Martini e
theksoj edhe përgjegjësinë dhe nevojën e prezantimit të denjë të kulturës sonë
e cila nuk guxon më të tolerohet por ajo edhe të jetë urë e lidhjes me atdheun
edhe urë e lidhjes me popullin ku po jetojmë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Pal Sokoli njëri ndër nismëtaret i cili pasi i
përshëndeti të gjithë të pranishmit e potencoj nevojën për themelimin e një
asociacioni të tillë me rendësi të dyfishtë,edhe për krijuesit e tanishëm edhe
për motivimin dhe përkrahjen e krijuesve të ri,si edhe për prezantimin me
kompetencë te kulturës shqiptare në përgjithësi.”Ky hap duket i vogël në shikim
të parë por besoni se çdo hap i parë duket i vogël por pa e bërë këtë hap nuk
mund të dalim nga kjo amulli e krijuar,ky hap i cili do të bënë kthesë, me
energjinë dhe aktivitetin e përbashkët do ta krijojmë ardhmërinë e krijuesit,
Nëna Terezë na ka mësuar “Sa lutesh njëqind herë për dritë,më mirë ndezë një
qiri të vogël”.prandaj më këtë hap të vogël të krijojmë atë që të gjithëve na ka
munguar në diasporë. Pali konstatoj edhe përkrahjen qe kishte marrë kjo nismë
nëpër mes letrave,internetit dhe thirrjeve nga krijues të ndryshëm shqiptarë.
Fjalën e mori edhe shkrimtari dhe piktori Llemadeo (Llesh D.) i cili përshkroi
me disa fjalë krijimtarinë e tij në lëmin e letërsisë, artit dhe gazetarisë,
përkrahu këtë nismë e cila duhet të bashkoj krijuesit shqiptarë nga të gjitha
trojet shqiptare,dhe theksoj se vetëm krijimtaria letrare,artistike të jetë
kriter qe na bashkon rreth kësaj Lidhje të shkrimtarëve pa dallime të asnjë
dimensioni dhe pa politikë. Kjo lidhje do t´ju jepte mundësi edhe krijuesve të
vjetër edhe të rinjve ta promovojnë vetën në diasporë. Llemadeo dha edhe
pëlqimin për themelimin e shtëpisë shqiptare qe do të ishte zëdhënëse e vërtetë
për shqiptarët në Europë dhe më gjerë. Llemadeo propozoj qe emërtimi të behët
Lidhje e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në migracion,temë e cila
u diskutua deri në zgjedhjen e bordit udhëheqës. Ali Berisha shkrimtarë foli
për nevojën e kamotshme të një Lidhje shkrimtaresh dhe propozoj qe te zgjedhën
sa më shpejt edhe grupet udhëheqëse qe do ti marrin përgjegjësitë për veprime
të mëtutjeshme. Arsim Kajtazi shkrimtarë e piktorë e përkrahu gjithashtu këtë
nismë e cila “është e qëlluar,dhe duhet të përkrahet me veprime konkrete e jo me
deklarime qe mund te mbesin vetëm në letër,çdo fillim është ca i vështirë por ne
do të bëjmë ç´mos të lidhemi edhe me institucionet tona në Shqipëri dhe në
Kosovë. Emërtimi të jetë Qendër kulturore dhe si dimension të vetin ta ketë
orientimin artistik dhe jo më vonë të na marrë konotacione politike”.A. Kajtazi
ishte edhe për atë qe Qendra të mos të ngarkohet me shumë sektor në mënyrë qe
t´i ikët ngarkesave administrative, dhe theksoj nevojën e bashkëpunimit me
Qendra të ndryshme nëpër Europë.
Rrustem Geci- shkrimtarë, i cili për poezi po atë ditë mori çmimin e tretë
Kadmus në Athinë të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve”Drita” foli për nevojën
e vetorganizimit.” Mos t´i fiksohemi kurrfarë emërtimi por të vetorganizohemi se
në Gjermani kemi afër 650 mijë shqiptarë e 120 mijë krijues,ndihmat financiare
nga institucionet tona me aq pak buxhet për kulturë do të jenë të pa
mundura”.Poeti Hasan Qyqalla tha se e përkrah gjithashtu këtë nismë dhe u
deklarua qartë për orientimin e saj kulturor pa kurrfarë ndikimi nga spektri
politik. Alketa Tabaku krijuese nga Shqipëria tha se ne është me se e nevojshme
te formohet një lidhje e tillë,por ne duhet ta mendojmë një anëtarësi minimale
për tu vetë mbajtur dhe të kërkojmë edhe donator qe do ta përkrahin projektin
tonë. Vehbi Musa tha se krijuesit janë dhe duhet te mbesin jashtë politikës
kështu qe ky tubim dhe formimi i Lidhjes së krijuesve është më se i domosdoshëm.
Isak Guta tha se unë e përkrah me gjithë zemër ketë nismë sepse unë mendoj se
krijuesi duhet ta ketë një derë ku mund te troket dhe ku e din se takon kolegët
krijues. Regjisori dhe autori i librit për Aleksandër Moisiun z. Guta tha se
duhen të gjinden rrugë qe Diaspora ta financon vet këtë organizim te krijuesve
qe të jetë sa më e fuqishme. Piktori Asllan Dibrani tha se me vjen shumë mirë se
jemi mbledhur për të bërë diçka rreth kulturës duke e i dhënë fund organizimeve
politike për të cilat duhet të kujdeset shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë. E
përkrahu këtë nismë,dhe propozoj qe shtëpisë se kulturës ti jepet emri “Ismail
Kadare”. Ramiz Kelmendi krijues dhe jurist e shpjegoj përparësinë administrative
qe emërtimi ti mbetet “Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë
në Gjermani” të propozuar më parë me q´rast pas një debati konstruktivë me
shumicë votash u vendos qe të mbetet ky emërtim. Kardiokirurgu dhe krijuesi Kolë
Daka përshëndeti gjithashtu këtë nismë të mbarë dhe kërkoj nga të gjithë
përkushtim dhe transparencë në punën e mëtutjeshme. Me propozime dhe me aprovime
nga të pranishmit u formua edhe bordi udhëheqës i “Lidhjes së shkrimtarëve,
artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” si dhe u zgjodh me shumicë
votash edhe kryetari i saj z. Martin Çuni. Bordi u formua nga këta krijues:
Martin Çuni(kryetar), Liman Zogaj, Pal Sokoli,Shqipe Demiri, Rrustem Geci,Lleshi
D. Llemadeo, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, Alketa Tabaku, Asllan Dibrani,Kolë
Daka, Ramiz Kelmendi dhe Xhevat Ukshini. Tubimin e përshëndeten edhe Imer
Lladroci dhe Bedri Veseli, dhe pastaj e mori edhe një herë fjalën z. Martin
Çuni në emër te bordit si kryetar i posa zgjedhur dhe i falënderoj për besimin
qe i dhanë dhe tha se “Do të bëjmë përpjekje qe të koordinojmë humanizmin dhe
guximin tonë dhe ta prezantojmë para botës në mënyrë të denjë. Të pranishmit
ishin vërtetë të interesuar qe të krijojnë një Sofër krijuesish dhe ishte ajo
pra fryma krijuese qe bashkonte sikur të ishim parë disa herë në mes veti edhe
pse kishin ardhur pothuaj se nga të gjitha republikat e Gjermanisë dhe nga
gjeografia jonë kombëtare. U vendos qe në tubimin e ardhshëm të zgjedhën
udhëheqësit e zhanreve të ndryshme artistike qe do veprojnë brenda kësaj Lidhje.
Çka është për tu theksuar se deri me tani janë prononcuar disa shoqata të
ndryshme artistike qe dëshirojnë të veprojnë nen emrin e “Lidhjes së
shkrimtarëve , artistëve dhe krijuesve Shqiptarë”. Ideja dhe programi i kësaj
Lidhje qe në një të ardhme të kemi edhe shtëpinë e kulturës shqiptare dhe
formimi i një Lidhje Euro-shqiptare mbeten qëllime qe me ndihmën e krijuesve dhe
 të gjitha asociacioneve tjera ne diasporë te realizohen
 
 
Shtëpi shqiptare për krijuesit në Gjermani
Pal Sokoli

“Sa lutesh njëqind herë për dritë, më mirë ndiz një qiri të vogël” - Nënë Tereza

Në fund të vitit që shkoi, në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt tubimi i krijuesve të të gjitha zhanreve për krijimin e një organizmi shkrimtarësh, artistësh dhe krijuesish, nga ku do të kenë mundësinë secili krijues të japë kontributin e tij për afirmimin e krijimtarisë personale dhe prezantimin e kulturës shqiptarë në gjuhët e tjera të Europës. Në emër të grupit nismëtar të përbërë nga Martin Çuni, Liman Zogaj, Pal Sokoli, tubimin e hapi Liman Zogaj, duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e theksuar nevojën e hershme për krijimin e një organizmi të tillë, i cili do të ndihmojë krijimtarinë e shkrimtarëve dhe artistëve në emigracion.
Z. Martin Çuni bëri zbërthimin e plan-programit të parapërgatitur dhe të shpallur edhe në masmediumet e ndryshme, foli për qëllimin e pastër të bashkimit të të gjithë krijuesve shqiptarë që veprojnë në Gjermani, pa dallim shtrirjeje gjeografike, pa dallim përkatësie politike, fetare apo dallimeve tjera të ngushta.
"Ne kemi ftuar krijuesit e të gjitha zhanreve, jemi konsultuar dhe kemi mbështetjen e pothuaj se të gjithë krijuesve jo vetëm nga Gjermania, por edhe më gjerë. Kemi ftuar edhe përfaqësuesit e të gjitha asociacioneve që të na përkrahin në realizimin e programit për formimin e një shtëpie shqiptare prej nga edhe do të prezantohet me e gjithë golgota shqiptare si një formë e një Holokausti të ri në Europë para publikut gjerman dhe më gjerë". Ai theksoi edhe përgjegjësinë dhe nevojën e prezantimit të denjë të kulturës sonë e "ngecja në këtë drejtim" nuk guxon më të tolerohet, por edhe ky prezentim i denjë të jetë urë e lidhjes me atdheun edhe urë e lidhjes me popullin ku jetojmë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Pal Sokoli, njëri ndër nismëtarët, i cili, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, e potencoi nevojën për themelimin e një asociacioni të tillë me rëndësi të dyfishtë edhe për krijuesit e tanishëm, edhe për motivimin dhe përkrahjen e krijuesve të ri, si edhe për prezantimin me kompetencë të kulturës shqiptare në përgjithësi. “Ky hap duket i vogël në shikim të parë, por besoni se çdo hap i parë duket i vogël, dhe pa e bërë këtë hap nuk mund të dalim nga kjo amulli e krijuar, ky hap i cili do të bënë kthesë, me energjinë dhe aktivitetin e përbashkët do ta krijojmë ardhmërinë e krijuesit. Nëna Terezë na ka mësuar: ‘Sa lutesh njëqind herë për dritë, më mirë ndize një qiri të vogël’, prandaj më këtë hap të vogël të krijojmë atë që të gjithëve na ka munguar në diasporë. Pali konstatoi edhe përkrahjen që kishte marrë kjo nismë përmes letrave, internetit dhe thirrjeve nga krijues të ndryshëm shqiptarë’.
Ali Berisha, shkrimtar, foli për nevojën e hershme të një Lidhjeje shkrimtarësh dhe propozoi që të zgjidhën sa më shpejt edhe grupet udhëheqëse, që do të marrin përgjegjësitë për veprime të mëtutjeshme.
Arsim Kajtazi, shkrimtar e piktor, e përkrahu gjithashtu këtë nismë, e cila “është e qëlluar, dhe duhet të përkrahet me veprime konkrete e jo me deklarime që mund të mbesin vetëm në letër, çdo fillim është ca i vështirë, por ne do të bëjmë çmos të lidhemi edhe me institucionet tona në Shqipëri dhe në Kosovë. Emërtimi të jetë Qendër kulturore dhe si dimension të vetin ta ketë orientimin artistik dhe jo më vonë të na marrë konotacione politike”.
A. Kajtazi ishte edhe për atë që Qendra të mos ngarkohet me shumë sektorë, në mënyrë që t´i iket ngarkesave administrative dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit me Qendra të ndryshme nëpër Europë.
Rustem Geci - shkrimtar, i cili për poezi po atë ditë mori Çmimin e Tretë "Kadmus" në Athinë, të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita”, foli për nevojën e vetorganizimit. "Mos t´i fiksohemi kurrfarë emërtimit tani..., por të vetorganizohemi se në Gjermani kemi gati 650 mijë shqiptarë e 120 krijues, ndihmat financiare nga institucionet tona me aq pak buxhet për kulturë do të jenë të pamundura”.
Poeti Hasan Qyqalla tha se e përkrah gjithashtu këtë nismë dhe u deklarua qartë për orientimin e saj kulturor pa kurrfarë ndikimi nga spektri politik.
Alketa Tabaku, krijuese nga Shqipëria, tha se është mëse e nevojshme të formohet një lidhje e tillë, por ne duhet ta mendojmë një anëtarësi minimale për t'u vetëmbajtur dhe të kërkojmë edhe donatorë, që do ta përkrahin projektin tonë.
Vehbi Musa tha se krijuesit janë dhe duhet të mbesin jashtë politikës, kështu që ky tubim dhe formimi i Lidhjes së krijuesve është mëse i domosdoshëm.
Ndërkaq, piktori Asllan Dibrani tha se "më vjen shumë mirë që jemi mbledhur për të bërë diçka rreth kulturës, duke i dhënë fund organizimeve politike, për të cilat duhet të kujdeset shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë". Ai propozoi që shtëpisë se kulturës t'i jepet emri “Ismail Kadare”.
Ramiz Kelmendi, krijues dhe jurist, e shpjegoi përparësinë administrative që emërtimi t'i mbetet “Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” të propozuar më parë, me ç´rast pas një debati konstruktiv me shumicë votash u vendos që të mbetet ky emërtim.
Me propozime dhe me aprovime nga të pranishmit u formua edhe bordi udhëheqës i “Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” si dhe u zgjodh me shumicë votash edhe kryetari i saj, z. Martin Çuni.
Bordi u formua nga këta krijues: Martin Çuni (kryetar), Liman Zogaj, Pal Sokoli, Shqipe Demiri, Rrustem Geci, Lleshi D. Llemadeo, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, Alketa Tabaku, Asllan Dibrani, Kolë Daka, Ramiz Kelmendi dhe Xhevat Ukshini.
Tubimin e përshëndetën edhe Imer Lladrovci dhe Bedri Veseli, pastaj e mori edhe një herë fjalën z. Martin Çuni në emër të bordit si kryetar i posazgjedhur dhe i falënderoi për besimin që i dhanë. Ai tha se “do të bëjmë përpjekje që të koordinojmë humanizmin dhe guximin tonë dhe ta prezantojmë para botës në mënyrë të denjë”.
Të pranishmit ishin vërtet të interesuar që të krijojnë një sofër krijuesish dhe ishte ajo pra fryma krijuese që bashkonte sikur të ishim parë disa herë mes tyre, edhe pse kishin ardhur pothuaj nga e gjithë Gjermania dhe nga gjeografia jonë kombëtare.
U vendos që në tubimin e ardhshëm të zgjidhën udhëheqësit e zhanreve të ndryshme artistike që do të veprojnë brenda kësaj Lidhjeje. Çka është për t'u theksuar se deri tani janë prononcuar disa shoqata të ndryshme artistike që dëshirojnë të veprojnë nën emrin e “Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë”. Ideja dhe programi i kësaj Lidhjeje është që në një të ardhme të kemi edhe shtëpinë e kulturës shqiptare, si dhe po ashtu formimi i një Lidhjeje euro-shqiptare mbeten qëllime që me ndihmën e krijuesve dhe të gjitha asociacioneve tjera në diasporë te realizohen.
 
 
Nga veprimtaria e Lidhjes se shkrimtarve, artisteve dhe krijuesve shqipetare ne
Data: Thursday, 08 February @ 23:00:00 CET
Argumenti: Lajme nga Diaspora
Lidhja e shkrimtarve, artisteve dhe krijuesve shqipetare ne Gjermani, organizoj takimin e dyte te radhes dhe njekohesisht edhe nje ore Letrare ne qytetin e Essen-it...
Shkruan Pal Sokoli
 Ne daten 04.02.2007 ne qytetin Essen, Gjermani, u realizua takimi i dyte i Lidhjes se shkrimtarve, artisteve dhe krijuesve Shqipetare, takim i cili mori dhe nje hap te ri per zhvillimin e zgjerimin e punes se lidhjes se sapo krijuar. Ne kete takim, ne te njejten kohe u mbajt dhe “Orë letrare” e organizuar nga LShAKSH ne Gjermani e formuar para disa muajsh ne Wupertal. Salla e vogël e kishës `Jona` ne Essen, i ngjante një Skene teatri alternativ ku ishin tubuar rreth e qark sofrës poetike dhe kulturore dashamir te fjalës se shkruar, recitimeve, këngës si dhe diskutimeve rreth historikut tonë kulturor arbëror. Me hapjen e fjalës përshëndetëse poeti Liman Zogaj si manxhues i këtij takimi, përshëndeti te pranishmit duke uruar qe: Betimi dëshmorëve te rëne për Kosovën te realizohet me propozimin e diteve te fundit për fatin e pavarur te Kosovës. Ndërsa hapin e parë artistik e beri Musa Mulolli me recitimet e tij tashmë te dëshmuara nga “Lahuta e Malësisë” e Gjergj Fishtës. Pastaj fjalën e mori Martin Çuni kryetar i kryesise se L Sh A K Sh ne Gjermani. Martini foli për fatin e pa zgjidhur te shqiptarëve qe nga Iliret e deri te gjakosja e fundit për Kosovën. Pastaj si përkujtim për dëshmorët vllezerit Josuf dhe Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, solli kujtime nga koha e njohjes se tij nga afer me ta, sidomos për Jusufin, si kolegë pune, si gazetarë kur ju kishte kumtuar urdhri qe emri i tij te mos emitohet ne eter si i papërshtatshëm, ku atëherë, tha ai`, na u rrit admirimi edhe me shumë për Jusufin. Poeti Shaban Cakolli recitoj poezi nga përmbledhja e tij e fundit. Rrustem Geci foli gjithashtu edhe për punën e tij artistike dhe për fatin e kulturës neper kohé, pastaj lexoj poezi nga krijimtaria e tij poetike dhe nga përmbledhja e tij krijuese afër 1500 faqe e përmbledhur me titull” Kanuni Poetik. Ndersa vogelushja Eljesa Alija pershendeti takimin me kënge për kurbetin dhe para krijuesve shprehi pasionin e vet për këngën, duke i lutur krijuesit te i shkruajnë këngë për te ardhmen e saje si kengetare. Poezi recituan edhe poetet Sadri Gashi, Kolé Daka, Liman Zogaj dhe Pal Sokoli. Alketa Tabaku foli për Lidhjen e shkrimtarëve qe dita e ditës po e ringjall aktivitetin kulturor dhe për perspektiven e suksesshme te saj. Pastaj Shkrimtari, piktori dhe Fotografi Llesh D. `Llemadeo` mbajti nje bisede te lire duke sjelle nje imazh historik e kulturore te kombit shqipetare qe nga Pellazegt, Iliret e deri tek qendresat e shqipetareve neper rreth dymije vjet luftra e pushtime perandorishe, te cilat, sic theksoje Llemadeo, ato e sulmuan per ta shuar kombin shqipetare, duke e goditur drejt per se drejti ne shpirtin dhe moralin e popullit tone, sic jane gjuha, kultura, zakonet e vlerat dhe virtytet tona me te vecantat ne bote. Por ne saje te njerzve te kultures e dijes shqipetare, kombi yne shpetoje nga cfarosja dhe sot eshte e duhet te mbetet shembull i larte vlerash e virtytesh kulturore e njerzore sic ka qene gjate mije vjecarve te luftrave. Ai nder te tjera e vuri theksin se: Eshte detyre dhe mision njerzore per Lidhjen e shkrimtarve, artisteve dhe krijuesve ne Gjermani qe te punoje sa me shume ne drejtim te prezantimit dhe te zhvillimit te vlerave te kultures dhe artit shqipetare ne emigracion, duke u treguar mikrpitesve Gjerman si dhe vendeve te tjera, se Shqipetaret jane njerez qe kane patur historikisht vlera te vecanta dhe kane nderuar e rrespektuar edhe kulturen Europiane e mbare botrore. Biseda e Poetit Llemadeo u prit me mjaft dashuri nga pjesmarresit! Këtë Orë letrare e përmbyllen për bukuri valltaret e shkollës shqipe te Essen-it dhe Krefeldit, vjazat shqipetare: Abelindë, Diellëz, Rrezartë, Abetare dhe Albulenë Zogaj te udhëhequr nga mësuesja Vitore Pergjoka. Pas sofrës poetike bordi i Lidhjes se shkrimtarëve u mbledhë për shqyrtimin e detyrave te ardhshme te veprimtarisë se Lidhjes. 
 
 
Tubim kulturor për nderim të ditës se Flamurit 28 Nëntorit dhe të një vjetorit të formimit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani
 
Shkruan: Pal Sokoli
 
Në sallën e Gemeindehaus të Essen-Werde, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Gjermani dhe Unioni i studentëve të Universitetit të Bochumit dhe Duisburgut u mbajt një tubim i larmishëm kulturor qe përkushtohej dy jubileve të rëndësishme; 28 Nëntorit dhe njëvjetorit të formimit të LSHSH në Gjermani.
 
Tubimin e hapi poeti dhe aktori Liman Zogaj i cili duke ju uruar të pranishmëve këto dy jubile recitoj poezinë “28 Nëntori”, pastaj i dha fjalën kryetarit të LSHSH në Gjermani z. Martin Çuni.
 
Martini ju uroj të pranishmëve festat dhe foli për rëndësinë e dyfishtë të organizimeve të tilla kulturore, rëndësi kanë kur prezantojmë kulturën tonë rrethit ku jetojmë, dhe kultivojmë vlerat e saj te gjeneratat e reja qe po rritën këtu”. Z. Martin Çuni foli edhe për aktivitet e gjertanishme të LSHSH në Gjermani dhe tha “Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Gjermani po i shtohen për ditë e më tepër anëtar të rinj, bilës edhe të tillë qe kanë lindur këtu dhe shkruajnë dhe krijojnë në gjuhen e nënës në gjuhën e ëmbël shqipe, kjo ka rëndësi të madhe për Lidhjen tonë”, pastaj Martini theksoj se ne shqiptarët kemi edhe armiq, armiku ynë me i madh është harresa, prandaj mos ta harrojmë Flamurin, mos ta harrojmë fjalën tonë shqipe. Do të kremtojmë ditën e Flamurit kudo qe jemi,edhe do të u thurim vargje edhe do ju këndojmë këngë, kudo që jemi.
 
Fjalën e mori poetja Alma Papamihali nga Tirana (anëtare më e re e Lidhjes) e cila foli për historikun e 28 Nëntorit qe nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Ismail Qemali e deri te ditëlindja e trimit Adem Jashari.
 
Alma recitoj edhe vargje nga poezitë e Naim Frashërit qe publiku i shpërbleu me duartrokitje frenetike. Sipas një regjie u fikën dritat dhe me ngadalë u hapë perdja, në skenë i ulur këmbëkryq recituesi Musa Mulolli pas një qetësie të shkurtër filloj të recitoj me mjeshtri vargjet nga “Një gjam dëshpërimi” e Gjergj Fishtës.
 
Grupi i valltarëve “Kosova” nga Esseni në koreografinë e arsimtares së muzikës nga Shqipëria z. Lënditë Lulaj e”okupuan” çdo centimetër të sallës duke hedhur valle të përcjellë më muzikën e bukur popullore shqiptare. Pastaj e mori fjalën Teutë Foniqi në emër të unionit të studentëve shqiptarë nga Duisburgu -Bochumi i përshëndeti të pranishmit dhe foli shkurtimisht për historikun e Flamurit tonë kombëtar dhe rëndësinë e bashkimit rreth tij. Pastaj studentja Hyre Sutaj kishte përgatitur se bashku me një grup studentesh këngën “Për Mëmëdheun” ashtu pa muzikë, i dha një imtonim vërtetë origjinal. Në pyetjen e udhëheqësit të këtij tubimi Liman Zogaj se kur kishte ardhur në Gjermani Hyra ju përgjigj”Kam lindur këtu në Gjermani” dhe këndonte aq bukur këngë për Mëmëdheun. Me recitime nga raportuari i krijimeve të tij poetike lexoj Shaban Cakolli.
 
Pastaj na doli befasia tjetër me një këngëtare të re Rinesa Jashari e cila pa i mbushur ënde të shtatat vërtetë mori duartrokitje të pandërprera dhe me meritë. 
 
Aktori dhe krijuesi Naser Halili recitoj vargje nga “28 Nëntor 1913” te patër Gjergj Fishtës,recitime vërtetë sublime për spektatorin. Me poezi kushtuar disa dëshmorëve të luftës se fundit “Për Lirinë” u prezantua poeti Martin Çuni. Ndërsa poeti Dibran Demaku me poezinë “Ani legjendë ani” prezantimi i tyre poetik vërtetë u mishëruan me fatin e shqiptarëve nëpër histori. Hasan Qyqalla recitoj poezitë “Kosovë fjala ime e fundit” dhe “Kalemi flet shqip”.
 
Dëshmoj se poeti përditë po përsosë veprimtarin e tij poetike me krijime të reja. Befasia e mirë e kësaj mbrëmje poetike ishte edhe poetja Alma Papamihali e cila posa ka botuar përmbledhjen poetike “Nën Tingujt e natës”, prej nga Alma recitoj poezitë “Emigranti” dhe “Tirana ime”. Alma u mirëprit nga të pranishmit dhe stili i saj alegorik në poezi zgjoj ndjenjat e mërgimtarëve të pranishëm. Pal Sokoli pasi uroj për festen e Flamurit dhe njëvjetorin e Lidhjes,uroj qe edhe Prishtina të bëhet sa më shpejt qytet i Flamurit dhe kështu Kosova e pavarur të bëhet edhe një mozaik i bashkimit kombëtar,pastaj recitoj nga “Kambanë e pëlcitur dhembja” poemën “Ne dhe liria” dhe Liman Zogaj recitoj “Kosovë nuk ta mora diellin” nga përmbledhja poetike e tij.
 
Te gjithë poetet në fund të takimit ju dhuruan nga dhjetë exemplarë te librave të tyre Unionit të Studentëve dhe u zotuan qe të zgjerojnë bashkëpunimin edhe për takime të tjera.
 
Takimi u mbyllë me një këngë nga Rinesa Jashari dhe të lidhur se bashku në valle qe sinjalizoj përfundimin e një mbrëmje vërtetë kulturore. Poeti Liman Zogaj i cili është përgjegjës për organizime kulturore pranë Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në Gjermani e shpalli të përfunduar këtë mbrëmje të larmishme kulturore.
 
Essen-Werden
02.12.07
 
 
 
Pal Sokoli
 
KADARE NE ESSEN
Glaspavillon-Universität 
ESSEN
16.09.06
Në mesditë, në Parkingun e Universitetit   të Essenit ishin të tubuar me qindra shqiptarë,kishte nga të gjitha gjeneratat,nxënës të veshur me veshje kombëtare,kishte arsimtarë dhe student nga te gjitha qytetet e shtetit të Nord Westwalen–it si dhe qytetarë dhe krijues nga kjo Republikë dhe më gjerë, kishte edhe mysafir gjerman dhe të tjerë të interesuar ta takojnë shkrimtarin e madh shqiptarë me renome tanimë botërore. Ishin shpërndarë nëpër oborrin para hyrjes, nëpër korridorin e hyrjes kryesore, si dhe në sallën ku do të mbahej tubimi. Ashtu grumbuj,grumbuj bisedonin rreth ardhjes se shkrimtarit dhe rreth temave për të cilat mund të diskutonin. Kishte edhe të tillë qe nuk pajtohen me disa qëndrime të Kadaresë,të tjerë qe pajtoheshin plotësisht me të,dhe kureshtar qe dëshironin të mësojnë diçka nga njeriu i cili me krijimtarinë e tij është ambasadori më i mirë i kulturës kombëtare në mbar boten.
 
Kadare zbriti nga makina i veshur me një kostum të përhirtë me një buzëqeshje të mezi dukshme dhe me hapa të shkurtër ecte drejtë Universitetit duke ju dhënë dorën të pranishmeve qe i dilnin përpara për ta takuar.
Pasi u mblidhem në sallë dhe pas fjalës përshëndetësen te z. Xh. Ukshini, z. Ismail Kadare foli në pika të shkurtra për pozicionin aktual të shqiptarëve kudo qe jetojnë të cilin pozicion e cilësoj si më të mirë se kurrë, është hera e parë qe shqiptaret janë te lirë tha Kadare, përveç në Maqedoni e Mal të zi dhe Serbi më pak. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë pakicë dhe e shtypur kundër Perandorisë,pastaj regjimeve të ndryshme okupuese,pastaj komunizmi, ku Kosova e kishte edhe më të vështirë sepse kishte edhe regjim komunist edhe regjim serb. Ndoshta edhe lirimi nga këto të këqija bënë qe shqiptarët sot ndodhen në një ekstazë shpirtërore të kësaj lirie. Kosova sot është e lirë dhe kurrë nuk do të kthehet nen serbi,gjersa emërtimi nuk është thelbi i ngjarjes, thelbi është Liria e saj. Fitorja më e madhe e popullit ton gjatë shumë shekujve është kur NATO-ja ndihmoj popullin tonë të shkëputet nga Jugosllavia dhe për këtë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të dimë se edhe ne i takojmë botës demokratike,evropiane dhe te rreshtohem drejt vlerave të saj dhe jo një bote të tretë terrorizmit te cilën e lufton sot gjithë bota e civilizuar. Për gabimet tona më nuk mund te fajësojmë te huajt derisa ne jemi te lirë,ne duhet te lirohemi vet nga racizmi dhe -izmat e tjerë. Ne pyetjen se “Çka nga takimet e Vjenës?”Kadare tha se këto bisedime,ka dy pozicione te kundërta qe po zgjaten edhe pse nuk është në dorën e tyre(serbëve) te zgjedhin çështjen shqiptare,japin deklarata te çmendura dhe për këtë ajo do të ketë pasojat e veta,sidomos për popullin e vet Serbisë,ne nuk duhet te jemi te lumtur për fatin e keq të saj, ne nuk na duhet një shtet fqinjë i pa demokratizuar,kështu qe Serbia na duhet si fqinjë demokratik,dhe se dy shtete te pavarura shqiptare janë krejt te natyrshme. Dikush mund te thotë se ne na duhet bashkim kombëtar etj. 
 
Por unë po ju them se kjo është një evolucion i natyrshëm dhe se dy shtete shqiptare janë krejt te natyrshme. Në pyetjen se a po zgjat si shumë tranzicioni në Shqipëri,Kadare u përgjigj; Po shumë po zgjatë dhe për këtë i kanë fajet te gjitha partitë politike shqiptare si ato në pozitë dhe ato në opozitë. Regjimi i Zogut ka zgjatur kaq sa edhe transicioni i tashëm dhe ka bërë(me gjithë vërejtjet)shumë gjera me vlerë. Imazhi i keq për shqiptaret nuk është vetëm pasoj e delikteve te ndryshme,prostitucionit por edhe e pa përgjegjësisë se disa politikave te sotme shqiptare. Kohëve të fundit po vetëdijesohet edhe masa jonë qe mos te jetë rob i politikave dhe politikes se gabuar. Populli shqiptar duhet të jenë mirënjohës me shekuj, koalicionit ushtarak atlantik qe bëri luftën e parë për të drejtat tona. Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë,edhe pse ka disa tentime për ta anashkaluar gjithë këtë të mirë qe na bënë,na liruan për jetë nga një robëri e egër sllave.
Perëndimi ka dhënë dhjeta miliarda për çështjen tonë,këto nuk mund të i presim për çdo ditë. Në pyetjen se “si është e mundur se veprat tuaja i qëndruan një diktature komuniste”, Kadare ju përgjigj; se dikush mund thotë se regjimi diktatorial e ka penguar për te shkruar,por unë po ju them se çdo shkrimtar ka mundur se paku tri orë, ta harroj shtetin dhe te shkruaj diçka me vlerë,edhe pse e di se shumë edhe e kanë pësuar edhe me jetë. Letërsinë nuk e mbyt regjimi dot. Shumë shkrimtarë te mëdhenj janë pikërisht nga regjime të tilla,Shekspiri, Servantës etj. Kadare foli edhe për gjuhen standarde dhe për përpjekjet anarkike qe ta rikthejnë çështjen e gjuhës standarde ne start si të pa zgjidhur. Standardet janë kompromise dhe nuk mund të përmbysim,ajo mund te ishte katastrofave për popullin shqiptarë. Gjithmonë ka pasur dhe ende ka anarkist te tillë qe tentojnë ta kthejnë çështjen shqiptare mbrapa, janë ata qe ne ju pamë fytyrën e sh*tur me 1997 kur i vunë zjarrin bibliotekave e institucioneve. Ju e dini ne Gjermani vitet fundit është bërë ndërrimi i një shkronje (ß) dhe sa shpenzime duhen qe te ndryshohen me miliona dokumente,po ne sa na duhet te kthehemi mbrapa. Gjuha nëse ka te meta mund te plotësohet e jo te hidhet si e pavlershme krejt çka është bërë gjer tani. Ne nuk jemi nomad te prishim dhe te ndreqim, kështu nuk shkohet përpara. Rreth polemikës me Rexhep Qosen, Kadare tha se unë shkrova një libër ”Identiteti evropian i shqiptarëve",dhe se nuk kisha ndarë askund shqiptaret ne besime,por si komb kam thënë se i takojnë identitetit europian. Fati shqiptarëve është i lidhur me Europën dhe Amerikën dhe jo me Azi as Afrikë. Qose e quajti atë si kundër myslimanizëm, kundër shqiptarëve të besimit mysliman etj,unë nuk e preferoj kurrë identitetin e ndarë te shqiptarëve se ajo ishte moto e atyre qe e donin shqiptarin te tillë,pra te ndarë, sidomos serbet kanë bërë një etiketim të tillë për te kujdes-taruar shqiptarët si rrezik në mes të Europës e sidomos për Kosovën. Kjo nuk ishte e nevojshme sepse ne një familje shqiptare jetojnë njerëz te besimeve te ndryshme. 
 
Për te ardhmen e shqiptarëve Kadare tha se Shqipëria dhe Kosova janë ne qendër te Ballkanit dhe se e ardhmja e Ballkanit është Europa, pra Ballkani është një Europë në miniaturë,ku në dekadën e fundit përfituan më së shumti shqiptarët, serbet janë ata qe humbën më se shumti, derisa nuk zhveshën nga nacionalizmi qe mbretëron ende edhe sot. Kjo i ka vështirësitë e veta sepse nata e gjatë e perandorisë osmane ka lënë gjurmët e veta,por Shqiptarët tanimë janë në rrugë te mirë.
Kadare në Essen na la një përshtypje shumë konstruktive,komunikimi i lirë dhe hapësira qe krijoj për parashtrimin e pyetjeve qoftë edhe nga ata qe kishin ndonjë rezervë ishte e mrekullueshme. Pastaj prirja e tij vërtetë demokratike qe të mos krijohen hierarki në letërsi dhe kulturë, edhe pse Kadare vet i takon penave më të mëdha te saj, ishte për tu lavdëruar. Libri i tij”Pasardhësi” i sapo përkthyer në gjuhen gjermane”Der Nachfolger” ishte edhe një hallkë tjetër qe e lidhë tanimë edhe më për se afërmi kulturën tonë me atë gjermane. Kadare më këtë takim vërtet bëri qe edhe publiku te interesohet edhe më shumë për veprimtarin e tij, u krijuan radhë të gjata me Libra të tij ne duar, duke pritur një nënshkrim nga dora qe kishte shkruar aq shumë dhe aq bukur rreshtat qe do të mbeten hallkë e fortë në Letërsinë botërore. Takime të tilla na duhen shumë,dhe do të ishin të mirëseardhura gjithmonë kudo qe ka shqiptarë. Ismail Kadaresë i urojmë jetë të gjatë dhe lumtur, dhe takime të tilla të këndshme në të ardhshmen.
 
 

KAMBANË E PËLCITUR DHEMBJA
Poezi

(Shkruar si pasthënje nga Faruk Tasholli)

Qysh në fillim të viteve tetëdhjetë,si shumë entuziastë që duan ta shqiptojnë botën e vet përmes shkrimit,në shtypin letrar të kohës paraqitet edhe Pal Sokoli,duke botuar kështu poezitë e tij të para.Mirpo, situata e rëndë politike që mbretëronte aso kohe në Kosovë,bëri qe shumë të rinj të mos e fitojnë kondicionin krijues,ndërsa u privuan edhe nga liria ose u shenjuan me gisht nga policia ideologjike e Jugosllavisë,për t´iu pamundësuar veprimi krijues dhe intelektual.Në mesin e kësaj lagjeje krijuesish hyn edhe Pal Sokoli,i cili tash del para lexuesve më vëllimin e tij poetik,poezia e të cilit trajton po tematikën e njeriut të privuar,jo vetëm nga e drejta e lirisë njerzore dhe nacionale,por edhe nga e drejta jetësore.
Në këtë kontekst, Pal Sokoli shqipton revolten përmes poezisë, qe vjen jo vetëm si një revoltë individuale,por edhe kolektive. Aq më tepër,poezia e këtij krijuesi,ka një biografi të dhimbshme,ashtu si edhe vetë fati i poetit dhe familjes së tij në luften e fundit për lirinë e Kosovës.Humbja e më te dashurve,bëhët lajtmotiv i poetit që mundohet të sfidoj të keqen dhe tragjedinë, duke ngritur mbi të një harmoni poetike,një lapidarë si shënjë pavdeksisë për vëllezërit dhe motrën e tij.Më konkretisht,poezia e Pal Sokolit është një protestë e vazhdueshme kundër se keqes,kundër robërisë dhe kundër mizorisë pushtuese.Ajo është vetë zëri i lirisë,i asaj lirie të brendshme që poeti me vite pretendon ta bëjë edhe liri të jashtme.Por deri të kjo e fundit,pra te liria e jashtme, triumfon gatishmëria për sakrificë dhe vetëflijim.
Vetë tematika konkrete e trajtimit poetik,vjen si një rikumbim dhe një riperseritje e jetës që nga atikiteti e këndej,ku vetem aktoret jan të tjerë.Lirizmi i dhembshëm i Pal Sokolit dhe revoltae shqiptuar për poziten e shqiptarit në kohët e fundit,poezin e këtij poeti e radhisin në grumbullin e atyre veprave që mbesin si fakt i rëndesishëm historiko-letrar.
"
 
  Klilko faqën tjetër  Publikime- Tema

 

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben