27 Prill.1999-2009 Meje-Gjakovë

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

https://www.youtube.com/watch?v=kINx-DqtqLg&feature=player_embedded

 

27 Prill.1999-2009 Meje-Gjakovë. Pal Sokoli afër vllezërve me rastin e 10 vjetorit te martirizimit te tyre

 

Pranë varrezave te prindërve po rritemi -Femij te martirëve

Akademi per Gjergj Sokolin-Prishtinë(nen Patronatin e presidentit te Kosoveës, Fatmir Sejdiu)

Pal Sokoli e Fatmir Sejdiu,nga Akademia për Gjergj Sokolin-26.Prill.Prishtinë

Bashkëshortja dhe babai i deshmorit Gjergj Sokoli;Age e Pjetër Sokoli ne përshendetje te Presidentit te Kosovës :F.Sejdiu

 

26.04.2009
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU, NË DHJETËVJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT GJERGJ SOKOLI
 
E nderuara familje Sokoli, I nderuar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, z. Ramë Manaj, Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, I nderuar kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa, Të nderuar pjesëmarrës, Zonja dhe zotërinj,
 

I.
Pranvera e vitit 1999 ka qenë pa dyshim më e rënda në historinë e Kosovës. Duke e parë se shekullit të sundimit të saj okupues në Kosovë po i vinte fundi, Serbia filloi përpjekjen e fundit për ta zhbërë Kosovën dhe popullin e saj shumicë. Me strategjinë e shndërrimit të Kosovës në tokë të djegur, Serbia kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, dogji e shkretoi qindra-mija shtëpi, shkolla e objekte të kultit dhe dëboi afër një milion shqiptarë nga vatrat e tyre.
Si në çdo tragjedi tjetër, edhe në tragjedinë e Kosovës të pranverës së vitit ’99, pati shumë ngjarje të cilat e tronditën ndërgjegjen njerëzore të botës së civilizuar, sepse përmasa e jehonës së tyre kapërcen çdo kufi kohe e hapësire. Pa dyshim, e tillë ka qenë edhe masakra e Mejës e prillit të atij viti, ku forcat serbe vranë dhe masakruan rreth 500 civilë shqiptarë. Në ato ditë të rënda u vra edhe Gjergj Sokoli, aktivist politik, deputet dhe luftëtar i luftës së fundit të Kosovës për liri e pavarësi.

II.
Ndonëse ishte vëllai i vetëm i tetë motrave dhe baba i katër fëmijëve, Gjergji nuk e ndali asnjëherë veprimtarinë e tij. Si njëri ndër aktivistët më të shquar në rrethinën e Gjakovës dhe në nivel të Kosovës që nga fillimi i viteve ’90, në zgjedhjet e dyta nacionale, më 1998, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, ishte edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese.
Pra, Gjergji kontribuoi në ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë. Pikërisht për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare e shtetërore, regjimi serb vazhdimisht e keqtrajtoi, e burgosi dhe e përndoqi. Por, vuajtjet nuk e demoralizuan Gjergji asnjëherë. Përkundrazi, ai e intensifikoi angazhimin e tij me të shpërthyer lufta në Drenicë; u mobilizua në mesin e aktivistëve që ndihmonin për evakuimin dhe strehimin e popullsisë së përndjekur dhe bashkë me aktivistët e tjerë, mbante bashkëpunim të vazhdueshëm me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zona të ndryshme të luftimeve.
Kur filluan sulmet e NATO-s, Gjergj Sokoli ndodhej në mesin e ushtarëve të UÇK-së në regjionin e Rekës së Keqe, ndërsa familja e tij ishte përndjekur bashkë me banorët tjerë të Rekës së Keqe përtej kufirit.
Vrasësit e Gjergjit u përpoqën ta fshehin krimin, por, pas luftës, Tribunali i Hagës e zhvarrosi trupin e Gjergjit dhe e dërgoi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rahovec, ku pas analizës së testit të ADN-së u bë identifikimi i tij.

III.
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj akademie përkujtimore,
Të nderuara familje të dëshmorëve,
Zonja dhe zotërinj,

Gjergj Sokoli gjithë jetën dhe veprën politike, shtetërore dhe luftarake ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai punoi edhe në fushën e solidaritetit midis qytetarëve tanë, si njëri nga dimensionet më njerëzore të vendit tonë. U dallua me fjalën e urtë edhe në pajtimin e ngatërresave dhe gjaqeve. Shkurt, Gjergji ishte një njeri që me vullnet dhe me vetëdije të plotë iu fal atdheut të tij për të cilin sakrifikoi edhe jetën.
Në pesëvjetorin e rënies së Gjergj Sokolit, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova theksonte: “Ai u vra nga armiku në ditët kur miqtë tanë të udhëhequr nga SHBA u vunë në mbrojtje të vendit tonë. Ai i pa shkëndijat e lirisë, që u kurorëzua më 12 qershor të vitit 1999, me hyrjen e NATO-s në Kosovë. Pra, Ai ndërroi jetë me shpirt të lehtësuar, sepse e shihte agun e lirisë. Ky është fati i burrave trima, siç ishte Gjergj Sokoli. Ata gjithmonë sjellin fat dhe lumturi për brezat që vijnë pas tyre”.

Duke pasur si motivacion shëmbëlltyrën e Gjergj Sokolit, veprimtarinë e tij të pareshtur politike e kombëtare, si dhe trimërinë e treguar në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në bazë të kompetencave që kam si President i vendit, kam marrë vendim që Gjergj Sokolin ta dekoroj më Medaljen “Luftëtar i Lirisë - Adem Jashari”.

Zoti e bekoftë Gjergj Sokolin.
Zoti e bekoftë Familjen Sokoli.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj.

 

 

27.04.2009
Sejdiu: Pa u zbardhur fati i të gjithë personave të zhdukur, asnjë familje e Kosovës nuk është e qetë
 
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare që të gjejë dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë kryesit e krimeve në luftën e fundit ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, të cilët fshihen anëve të ndryshme të botës, por edhe një pjesë e të cilëve mbrohen nga qeveria serbe.
 

Duke folur në dhjetëvjetorin e masakrës së Mejës në komunën e Gjakovës, që shënohet edhe si Dita e të Zhdukurve të Kosovës, Presidenti Sejdiu ka theksuar se kjo masakër ishte realizim i vrasjes së planifikuar të një populli.
“Ky është një shembull të cilin e gjithë bota demokratike e jo vetëm Kosova duhet ta mbajnë mend, se ishte një poligon në të cilën u mblodhën fëmijët, gratë e të moshuarit dhe u realizua krimi i cili asnjëherë nuk parashkruhet”, tha Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu edhe një herë i ka quajtur farsë gjykimet që organizohen në Serbi kinse për gjykimin e atyre që kanë kryer krime në Kosovë. “Janë të kota farsat e gjykimeve që udhëhiqen sot në Serbi, të cilat janë qëllim për të nxënë ecjen e tyre gjoja demokratike në një kompozicion të ri dhe për t’u shkëputur nga ajo logjikë dhe vepër vrastare që kishte Millosheviqi. Por u themi se të gjithë ata që e fshehin krimin dhe që duan t’u bëjnë farsë gjykimeve dhe veprave kriminale janë bashkëpjesëmarrës në ato vepra të liga”, ka theksuar Presidenti Sejdiu.

“Mbetet borxh i drejtësisë ndërkombëtare që të ndjekë dhe të qesë para gjyqit të gjithë ata që fshihen. Ata nuk janë vetëm në skuta të botës por janë edhe në mbrojtje të qeverisë serbe”, tha në vijim Presidenti Sejdiu.

Duke ndarë dhimbjen me familjarët e viktimave të masakrës së Mejës dhe duke u shprehur ngushëllime atyre për humbjen e më të dashurve, Presidenti Sejdiu theksoi se “rruga që duhet të ndjekim është rruga e besimit në vetveten, në forcat tona, në secilin njeri të Kosovës, rruga e besimit në aleatët e Kosovës, është rruga e besimit në Zot, rruga e besimit në drejtësi dhe njerëzi”.

Edhe me këtë rast Presidenti Sejdiu ka folur për çështjen e të zhdukurve dhe obligimin e vazhdueshëm për kërkimin dhe gjetjen e tyre. “Është borxh i institucioneve të Kosovës që të bëjmë edhe më shumë, sepse derisa fati i mbi njëmijë e sa personave të zhdukur nuk është zbardhur , asnjë familje e Kosovës nuk është e qetë”, theksoi Sejdiu.
Për të arritur deri te kjo, për të ditur ku janë varret e tyre, vijoi Sejdiu, duhet të intensifikohet puna në bashkëpunim edhe me mekanizmat ndërkombëtarë, të cilët mund të bëjnë trysni më të madhe ndaj Serbisë për dhënien e informatave për të zhdukurit.

 



Prishtinë, 27 prill 2009


I nderuari president i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu
Të nderuar Zëvendëskryeministra
I nderuar kryetar i Kuvendit Komunal Pal Lekaj
Zëvendësministra
Deputetë
Të gjithë ju përfaqësues të shtetit të Kosovës, të komuniteteve fetare,
Të nderuara familje të dëshmorëve, familje të të pagjeturve,


Sot përkujtojmë të pagjeturit këtu në Meje, por edhe të pagjeturit gjithashtu anekënd Kosovës.


Sot është një ditë e pikëllimit, por edhe në të njëjtën kohë e nxitjes për punë për të ardhmen.


Sot është një ditë për të përkujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme, por edhe një ditë e marrjes së përgjegjësive të reja për të ardhmen tonë si shtet.


Është hera e dytë, që edhe këtë ditë e shënojmë në Kosovën shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.


Është një ditë e marrjes së përgjegjësive dhe zotimeve tona për të ardhmen.


Është një ditë që e gjithë bota e kujton fytyrën e Serbisë në Kosovë, gjenocidin e kryer nga Serbia kundër popullit shqiptar në Kosovë.


Prandaj, sot, i gjithë shteti është këtu, jemi me ju çdo herë dhe çdo ditë e punës që fillon, fillon me shqetësimin dhe përkujtimin për njerëzit që kanë luftuar për Kosovën, që kanë rënë për Kosovën, që kanë rënë për shtetin e Kosovës dhe që ne sot kemi përgjegjësi ta ndërtojmë.


Dëshiroj që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, por edhe të njëjtën kohë, të rishpreh zotimin për punë të palodhshme për të ardhmen e shtetit tonë, për të ardhmen e Kosovës në NATO, në Bashkim Evropian dhe një të ardhme më të zhvilluar.
..........

QIKSH «ALBEUROPA»} QIK

Presidenti Sejdiu dekoroi Gjergj Sokolin me medaljen "Luftëtar i lirisë,
Adem Jashari" Prishtinë, 27 prill - Në një akademi përkujtimore dje në
Prishtinë është shënuar 10 vjetori i rënies së veprimtarit politik dhe
luftëtarit të lirisë, Gjergj Sokolit, ku ishin të pranishëm përfaqësues
politikë e shtetërorë, miq e familjarë. Kjo akademi u mbajt nën përkujdesjen
e Presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, i cili edhe foli për figurën perj
veprimtari politik dhe luftëtari të lirisë, Gjergj Sokoli, si dhe e dekoroi
post mortem. Në fjalën e tij Presidenti Sejdiu tha se ndonëse ishte vëllai i
vetëm i tetë motrave dhe baba i katër fëmijëve, Gjergji nuk e ndali
asnjëherë veprimtarinë e tij. Si njëri ndër aktivistët më të shquar në
rrethinën e Gjakovës dhe në nivel të Kosovës që nga fillimi i viteve '90, në
zgjedhjet e dyta nacionale, më 1998, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të
Republikës së Kosovës. Duke qenë edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për
Çështje Kushtetuese, Gjergji kontribuoi në ndërtimin e institucioneve
shtetërore të vendit tonë. Por pikërisht për shkak të veprimtarisë së tij
kombëtare e shtetërore, regjimi serb vazhdimisht e keqtrajtoi, e burgosi dhe
e përndoqi, por vuajtjet nuk e demoralizuan Gjergjin asnjëherë, përkundrazi
ai e intensifikoi angazhimin e tij, theksoi Presidenti Sejdiu, i cili me
këtë rast përmendi edhe vrasjet e masakrat, që ka bërë regjimi serb, si në
Mejë, ku u masakruan rreth 500 civil shqiptar, po ato ditë u vra edhe Gjergj
Sokoli. "Kur filluan luftimet e NATO s, Gjergji ndodhej në mesin e ushtarëve
të UÇK së në regjionin e Rekës së Keqe, ndërsa familja e tij ishte e
përndjekur bashkë me banorët e Rekës së Keqe përtej kufirit. Vrasësit e
Gjergjit u përpoqën ta fshehin krimin, por pas luftës tribunali i Hagës e
zhvarrosi trupin e Gjergjit dhe e dërgoi në institutin e mjekësisë ligjore,
ku pas analizave të ADN së u bë identifikimi i tij", tha Presidenti Sejdiu.
Në pesëvjetorin e rënies së Gjergj Sokolit, Presidenti historik i Kosovës,
dr. Ibrahim Rugova theksonte: "Ai (Gjergj Sokoli) u vra nga armiku në ditët
kur miqtë tanë të udhëhequr nga SHBA u vunë në mbrojtje të vendit tonë. Ai i
pa shkëndijat e lirisë, që u kurorëzua më 12 qershor të vitit 1999, me
hyrjen e NATO s në Kosovë. Pra, Ai ndërroi jetë me shpirt të lehtësuar,
sepse e shihte agun e lirisë. Ky është fati i burrave trima, siç ishte
Gjergj Sokoli. Ata gjithmonë sjellin fat dhe lumturi për brezat që vijnë pas
tyre". Duke pasur si motivacion shembëlltyrën e Gjergj Sokolit, veprimtarinë
e tij të pareshtur politike e kombëtare, si dhe trimërinë e treguar në
luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në bazë të kompetencave
që ka si President i vendit, kreu i Shtetit Fatmir Sejdiu tha se ka marrë
vendim që Gjergj Sokolin ta dekorojë me Medaljen "Luftëtar i Lirisë Adem
Jashari". Të pranishmit i përshëndeti edhe djali i Gjergjit, Kreshnik
Sokoli, i cili shprehu respektin për nderimin që i bëhet familjes së tij.
"Jam i nderuar që në emër të familjes Sokoli të shpreh respektin dhe
mirënjohjen për nderimin që i bëhet babait tim. Zoti president, në këtë 10
vjetor, ju nderoni figurën dhe veprimtarinë e babait tonë, duke na nderuar
të gjithë neve, dhe duke na obliguar që të ecim në shëmbëlltyrën tij, që
ishte rrugë e filozofisë e presidentit Ibrahim Rugova", tha Kreshnik Sokoli.

Mejë - Das Tal der Trauer PDF Drucken E-Mail
Geschrieben von: GazetaExpress
Sonntag, 26. April 2009 um 18:18 Uhr

10 Jahre ist es nun her, seit serbische Polizisten und Soldaten in Mejë über 377 albanische Zivilisten zwischen 15-75 Jahren massakrierten.

Argjentina Kuçi (21) mag den Frühling nicht, nicht das Grün, und auch nicht die Sonnenstrahlen, die die Erde erwärmen. Das aus dem Grund, weil 10 Jahre zuvor, an einem Tag wie heute als die Blumen erblühten, Serben ihren Bruder erschossen.

 

Aldamira Kristë Sokoli,freskon varrin e babait rregullisht.


Seitdem hat sich Argjentina nie wieder an dem Frühlingsanfang erfreut. "Das ist das Grab meines Bruders. Sie nahmen ihn aus der Kolonne der Flüchtlinge und erschossen ihn mit den anderen Männern. Für mich gibt es keinen Frühling mehr...", teilt Argjentina der albanischen Tageszeitung Express mit. Sie kann ihre Tränen nicht unterdrücken, während sie über ihren Bruder spricht.

Mit einer Schere versucht Argjentina an diesem Samstag das Gras zu entfernen, das das Grab ihres Bruders Shpend überdeckt hat. Shpend ist eines der 377 Opfer des Massakers von Mejë, wo serbische Polizisten und Soldaten albanische Zivilisten ermordeten. Für dieses Massaker wurde bis heute niemand zur Rechenschaft gezogen, während vor einigen Tagen 4 serbische Beamte wegen Kriegsverbrechen im Kosovo (Massaker von Suhareka) zu 68 Jahre verurteilt wurden.

Zwei Tage bevor es 10 Jahre werden seit dem Massaker, beginnen die Familienangehörigen den Todestag vorzubereiten.

Anders als Argjentina, wissen 27 andere Familien des Massakers von Mejë nichts über die sterblichen Überreste ihrer verschwundenen Familienangehörigen. Die Familie von Xhevat Nika, der nicht weiß wo sich sein toter Bruder Kolë befindet, ist einer von ihnen.

"Wenn wir wenigstens die Knochen finden könnten, denn so geht es nicht mehr weiter...", sagt die Schwester von Xhevat, Vjollca. Sie erwartet von den kosovarischen und internationalen Institutionen hinsichtlich des Schicksals der vermissten Personen mehr zu unternehmen, inmitten welcher sich auch 27 Opfer des Massakers von Mejë befinden.

Laut Aussagen der Einwohner von Mejë, haben serbische Polizisten und Soldaten vor 10 Jahren die Männer aus den Flüchtlingskolonnen entrissen und sie in Gruppen zwischen 15-75 Jahren geteilt.

Das Massaker habe zu früher Stunde begonnen, wo 15 Dörfer im Umkreis von Gjakovë angegriffen wurden und alle Männer in den Flüchtlingskolonnen hingerichtet wurden.

An diesem Tag hat niemand der Angehaltenen dem Massaker lebend entfliehen können. Die sterblichen Überreste von Shpend wurden im Jahre 2005 gefunden, der Auffindungsort der Knochen von Kola bleibt bis heute unbekannt. Die Familien der Vermissten haben fortwährend Druck auf die Regierung ausgeübt, Licht in das Schicksal der Opfer zu bringen, doch bis heute ergaben sich keine Resultate.

Mit Hilfe des internationalen Roten Kreuzes sind einige Diskussionen zwischen Prishtina und Belgrad zu Stande gekommen, aber Serbien weigert sich immer noch alle Leichen, die sich in Massengräbern in Serbien befinden, heraus zu geben.

Petrovosella, Batajnica sind nur einige Orte, wo die Überreste ermordeter Albaner aufgefunden wurden, die danach in Massengräbern nach Serbien transportiert wurden.

Nach dem Krieg, während der Jahre 1999-2001, wurden einige Überreste in Massengräbern im Kosovo entdeckt. Es gibt Informationen, dass sich die restlichen Knochen in Serbien befinden. Trotz der ständigen Forderung nicht nur der Angehörigen der Opfer, sondern auch seitens der kosovarischen Regierung und etlichen Menschenrechtsorganisationen, haben die serbischen Institutionen die Herausgabe der sterblichen Überreste immer wieder hinausgezögert.

Den Opfern des Massakers von Mejë wurde am 27. April eine Gedenktafel in dem Tal der Trauer errichtet, in Mejë.

In dem Kosovo Krieg wurden 15 000 Albaner von der serbischen Terror-Polizei ermordet und massakriert. Rund 1 Mio. wurde in verschiedenen Teilen der Erde vertrieben. Laut Angaben des Roten Kreuzes ist das Schicksal von 2000 Albanern und 400 Serben bis heute unbekannt.

--

Shkruan: Ajete Shaban Beqiraj

http://www.ajete-beqiraj.com/2001/04/ne-meje-u-plasen-zemrat-e-u-grabiten.html

 

Meja-Lendina e Pikellimit

 
Trashe Sokolit iu vrane 3 djem,nipi, vajza
e dhenderi
27 prill 2001, Kosovarja, Meja, rreth shtate kilometra ne perendim te Gjakoves eshte fshati ne te cilin me 27 rill 1999 forcat serbe tubuan rreth 500 meshkuj, per fatin e te cileve edhe sot e kesaj dite nuk dihet asgje. Njera nder nenat shumta shqiptare te cilat perjetuan dhembjen me te madhe ishte edhe lokja e madhe Trashe Sokoli, 80 vjec, e cila krahas vajzes dhe dhenderit, kete dite humbi tre djem dhe nipin, 17 vjec.
Pranvera e vitit 1999, ne Kosove ishte kohe kur njerezit vriteshin, masakroheshin, kidnapoheshin, deportoheshin ... Nje pranvere, kur forcat policore dhe paramilitare serbe vrisnin, digjnin e zhbinin gjithe cfare i ishte shqiptare. Ato, me 27 prill 1999, ia kishin mesyer edhe fshatit Meje te Gjakoves. Ne shtepine e Trashe Sokolit, pervec familjes ate dite ishin edhe 38 familje refugjate. Traktoret e ngarkuar dhe makinat i prisnin te gatshme ne oborr, se heredokur pritej qe dora e djallit te trokiste edhe ne kete porte.


"Ate dite qe dojke me na shitue zana, dola me te dy djemt Simonin dhe Kristen. Nipi Kastrioti me mori per krahu, se mue me mundojke astma tanaheret. Sa shume zgjati, i thafshin krahet! Kur dolem ne s livadhin prane shtepise,n’a preu shkau rrugen.M’i rane djalit te vogel, Kristes.“-A ke nane?A e din se une jam nane?!“-i bertita,se s’mujta me pa si i rane ne syte e mi. Per tjetren ane trojet i ndezen flake...", rrefen lokja Trashe, se ciles rrahja e djalit nder sy e dogji me fort se zjarri i cili po shkrinte mundin e shume vjeteve.



Tre djem e nipin forcat serbe ia grabiten parasysh


Filip Sokoli la gjashte jetima
Por, kot mendoi se do te mund t’ua nxjerrte djalin nga duart,sepse forcat serbe e ndoqen me sharje, ndersa Krista mbeti ne duart e tyre.Aty lokja ndjeu t’i shkeputej nje cope zemre.Kur e ndalen Simonin edhe nje cope tjeter,kur e ndalen Filipin edhe nje tjeter, per Kastriotin edhe nje tjeter...Dhe,zemra e saj mbet e coptuar qe nga ajo dite kobzeze, kur ia moren tri pemet e zemres dhe nje filiz te njome, vetem 17 vjet!
 
"Simonin,Kristen,Flipin dhe Kastriotin-djalin e Pashkut,m’i kane ndale aty. Si nuk i prita mu thafshin te dyja! Filipi m’i ka lane gjashte jetima. Ketu i kam pese te tjere e dy gra te reja. Simoni m’i ka kater djem e Krista nje cike. T’ishte djale, bile...Ciken e hasretit me dhander i kam te vrame,e te gjetun hic, oj loke! Edhe ata m’i kane lane gjashte jetima. Ku dij clirim une? Ku kam rehati une?!", ofshan lokja zemerplasur dhe duke u ngritur me ngadale, ua lemon fytyrat ne radhet e fotografive te varura ne mur si nje varg te keputur margaritaresh, pese prej te cileve nje dore e zeze ia kish vjedhur e tretur kushedi kah?!
 
 
Simoni i la kater djem
"Qe ketu ku i kam! Keta te tre jane,ky s’eshte,ky eshte,vajza e hasretit s’eshte,ky nuk eshte,ky asht…nipi Kastrioti,nuk asht!... Pese vet...Pese te barkut tem! E une gjalle...", ofshan lokja duke tretur shikimin ne fotografite e varura ne mur.


Secili numeron votat-asnjeri te pagjeturit
 
"Lej tana.Por,me erdhen ate dite qe dojshin me votue.Une rate ne krevet, e me veten: " Halle,me kend je? Per kend don me votue?" "Me ke kam me qene? Secili po kqyr per karrika te veta e asnjeri per sa njerez jane humbe? Peseqind vete jane ndale qetu...Pesqind berre me qene,e jo peseqind njerez! Pasha Zotin t’kisha fuqi asnjenin nuk i kisha lane me votue.Pas vallahi kurrnje nuk a dashte me votue per asnje. Njerezit kane votue e une nuk muj.Per ko?!" Keshtu kam fole,se me ka plase barku! Per shka me votue? Kush kqyri per ne?Peseqind vet i kane marre aty e nuk ec kurrkush.Duhet me I lype djemte tane. Duhet me bo dicka per ne. Qekjo s’ka ba vaki, vallahi! Asht kane lufte,po jane vra e jane gjete. E keta me humbe pa shenje pa doke... Nuk jane vec te mite.Jane te krejt Kosoves! A i gjeten tre djemt e Amerikes? Ata i lypen dhe i gjeten. Edhe per keta me ba si per ata. Me shtrengue dikend me tregue ku i kane shenjat, te gjalle apo te vdekun! Po,krejt i kane lane mbas dore. Tash mori loke, bahen kater vjet pa dijte kurgjo per ta. Djemt na kane shkue. E kush po lodhet per kete pune?Kush po lodhet per ne?Vec farefisi qe na kane ndihmue, se njeri i gialle nuk na ka kane. Nuset m’i mane gjinia ma shume. Jam lodhe me shpirt! Me nje social krejt familja, a me ble buke a tjerat? V ec kush te ndihmon per hater te Zotit,se keta jane ne shpia te veta. Une jam vetem me dy reja e me pese femije. Errem e qelem me nje djale 13 vjec. Per Zotin, qe kater vjet,hala nje nate kund se kam ba. Jam ba kurban i kesaj shpie...Nuk muj ,me u err e me u qel pa kane qetu.Ndihma e Zotit qofte!", flet lokja zemerplasur dhe serish i mbyten syte ne lote.


 
Edhe me tej asnje gjurme per 500 shqiptaret e grabitur ne Meje
 
 

 
Tre djem, nipi,vajza e dhenderi te vrare dhe tetembedhjete jetima te trungut te saj, mbetur pa prinder. Ndersa lokja me 78 vitet mbi supe, me peshen e tragjedise, te pleqerise e te semundjes, mbahet per shpresen se ata nje dite do te kthehen. Jeton per hir te rejave ne te cilat sheh te bijen e humbur...Per hir te femijeve te tyre qe po rriten! E shnderruar ne nje tempull ngushellimi ndrydh kujen e zemres, derisa nje dite t´i plas. E vdekjes nuk i druan me, sepse fundi i jetes don te thote takim i amshueshem me martiret e saj qe ja dogjen zemren per se gjalli...

Pese vjet pas grabitjes se 500 shqitpareve nga forcat serbe ne fshatin Meje, per fatin e tyre nuk dihet asgje, perderisa shpresa e familajreve se te dashurit e tyre ende jane gjalle shuhet perdite...
 

 

 

Engjelli i Rojes qofte me ju jappy gästebuch bilder
GB Pics - Engel

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=mUyCKZFR85Q#!
https://www.youtube.com/watch?v=mUyCKZFR85Q&feature=colike  

 

57452

18.191.228.88

Kliko faqen tjeter Heroi dhe patrioti: Gjergj Sokoli

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben