
Pal Sokoli e ka gjetur veten midis dy botëve, atë të vendlindjes dhe atë të vendpritjes. Baba i katër fëmijëve, Pal Sokoli i është kushtuar poezisë dhe bashkëpunimit të letrarëve në Gjermani.
Është viti 1993. Në Gjakovë policia arreston një grup aktivistësh të njohur me emrin “Grupi i Priftit”, meqenëse në të bënte pjesë edhe Prifti i Kishës Françeskane të Gjakovës, Patër Ambroz Ukaj. Për lirimin e grupit u desh ndërhyrja madje e Papa Gjon Palit të II-të. Pjesë e „Grupit të Priftit“ ishte edhe Pal Sokoli. Por lirimi ishte i përkohshëm, kujton Pali: "Pas lirimit, të njëjtën ditë erdhën me kërkuan në shtëpi. Ne akuzoheshim për cënim të integritetit territorial të Jugosllavisë prandaj e dija çfarë na priste. Me ndihmën e një miku dola në Shqipëri e pastaj nga aty në vitin 1994 kalova këtu në Gjermani."
Dhe sikur shumë shqiptarëve të tjerë edhe Palit iu desh të sakrifikojë profesionin e tij për të bërë në Gjermani çfardolloj pune që do i ofrohej. Duhej të mësohej gjuha gjermane, të vazhdohej shkollimi i fëmijëve, të mbështetej familja dhe atdheu: "Nuk njoh shqiptar nga Kosova që nuk ka sakrifikuar shumë nga jeta e vet. Unë personalisht humba shumë, humba gjashtë anëtarë të familjes, që me ikjen time kisha menduar se i kisha shpëtuar. Të gjithë kishin lënë fëmijët e vegjël, duheshin ndihmuar familjet e tyre."
Sfidimi i të keqes dhe tragjedisë përmes poezisë
Biografia e Palit është e dhimbshme. Lufta i mori pesë vëllezër dhe një motër. Megjithatë Pali gjeti forcë që përmes poezisë të sfidojë të keqen dhe tragjedinë: „Krishtlindjet pa ju / Buzmat i gjeta të prerë / aty ku i linim gjithmonë/ thirrjes me çka po vjen / o buzmi bujar? / i mungonin zëra: / Simoni, Krista, Filipi, Pashkja, Gjergji, Kastrioti. / Buzmit i thahej ushqim / në cep të buzës / Sofrës nuk iu sollëm / më shumë se tri herë / mungonin hapat tuaj / vendet e zbrazëta dukeshin si plagë / Filipi, Simoni, Krista, Pashkja, Gjergji, Kastrioti.“ (Poezi e shkëputur nga libri "Kambanë e pëlcitur dhembja", botuar 2005).
Në vargjet e tij Pali nuk shpreh urrejtje por trajton pasojat e luftës. Dashuria e tij ndaj njeriut është më e fuqishme se urrejtja. "Këtë mund ta bëjnë vetëm poetët e mëdhenj," thotë Din Mehmeti, i cili i njeh mirë poezitë e Palit sepse ka bërë redaktimin e disa prej tyre.
„Kur të arrish në fund të rrugës / Ndaj të drejtat nga të shtrembëtat / Atëherë kaloje Urën / E fillo rrugë të re / Deri te Bregu i Dritës / Unë të përcjell.“ (Poezia "Drejt parajsës").
Pal Sokoli, sot baba i katër fëmijëve, ka lindur më 6 qershor të vitit 1959 në Radoniq të Gjakovës. Ai është diplomuar në vitin 1985 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën Filozofi-Sociologji. Pas studimeve ka punuar në ndërmarrjet hoteliere ”Pashtriku” dhe Motel “Drini” në Gjakovë.
"Për disa nga ne që kishim të kryer fakultete dhe kishim një punë të mirë në Kosovë, perspektiva në Gjermani do të ishte të mësonim gjuhën, të plotësonim diferencat në studime dhe të bënim përpjekje për pranimin e diplomave, në atë kohë të papranueshme për shtetin gjerman. Shumë pak nga ne bënë një gjë të tillë, sepse shumë pak nga ne kishin kohën për një ‚ komoditet ‘ të tillë. Pjesës sonë më të madhe na është dashur që të mendojmë për një perspektivë më të mirë për fëmijët", thotë Pali.
Ecni me kokë që të mos i përgjakni këmbët
Aktualisht ai punon në një firmë sigurimi në Bergische Land. Një vend i sigurt pune dhe mundësi që të merret me poezinë janë për të tani të mjaftueshme. Ndërsa gjeneratave të reja ai i drejtohet me vargjet: „Po të ecim me kokë / nuk do t'i përgjakim / Këmbët tona të lodhura / Bredhjeve të hekurta / Duke pritur dritën mistike.” (Poezia Rini e dashur")
Transformimit që shkakton jetesa në një vend të dytë nuk i ka shpëtuar as Pali. Të jetosh në një vend të dytë nuk është lehtë. "Ne jemi me trup këtu dhe me mendje në Kosovë," rrëfen ai. “ Për t`u adaptuar në Gjermani, na duhet të ndryshojmë shumë në kokat tona. Qasja e jetës së përditshme, superstruktura ideologjike, raportet me zhvillimet ekonomike, shkencore e kulturore, ndikojnë jashtëzakonisht shumë në jetën tonë. Ne kemi ardhur këtu me një bagazh të caktuar kulturor. Na duhet shumë energji të mbajmë atë, dhe të marrim diçka të re nga ajo që na ofrohet."
Gjermania njihet si vend që ofron shumë. Por jo e gjitha ajo që ofrohet, mund edhe të përvetësohet. Sipas Palit, jetesa midis dy vendeve do të ishte pasurim i vlerave sikur: "Të kishim kushtet normale, standardin normal apo mesatar. Por, ekziston diskrepancë e madhe ekonomike midis dy mjediseve, në njërin prej të cilit bën gjithë mundin për sigurimin e të mirave të jetës dhe në tjetrin, ku baza materiale i jep hov zhvillimit shpirtëror dhe kulturor. Në rrethana të tilla ne jemi të predestinuar t`i nënshtrohemi një kulturimi, apo edhe asimilimi ndoshta të padëshiruar. Do të ishte pasurim i vlerave nëse do të mund t'i ruajmë që të dy vlerat, ato pozitive tradicionale dhe ato që gjetëm këtu."
Veprimtari artistike e letrare që nga rinia e hershme
Pal Sokoli ka botuar në periodikun letrar që nga vitet tetëdhjetë, në Revistën studentore "Bota e re", në gazetat "Zëri i rinisë", "Etja", "Fjala", "Rrezja", si dhe disa cikle me poezi në Revistën letrare"Shtigje", të Klubit letrar,"Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës.
Me disa krijues të tjerë, ai mori në Wuppertal nismën e formimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” dhe sot është sekretar i saj. "Gjithmonë, kur sheh se të rrezikohen vlerat e trashëguara, apo të sjella më veti në mërgatë, bëhen përpjekje për t'i mbrojtur ato. Kështu edhe unë ju përkushtova me gjithë qenien time formimit të një Lidhjeje të Shkrimtarëve që jetojnë në Gjermani, për t'i bashkuar ata, për t'i nxitur të krijojnë. Dhe ja arritëm me formimin e LSHAKSH-në Gjermani. Me të kemi bërë promovimin e shumë krijuesve të rinj, kemi bërë promovimin e 70/80 veprave të krijuesve tanë. Kemi krijuar një urë lidhëse me kulturën tonë burimore, por edhe ia prezantojmë kulturën tonë mjedisit ku jetojmë."

https://www.facebook.com/notes/pal-sokoli/intervist%C3%AB-dh%C3%ABn%C3%AB-z-muharrem-sfarqa/10151363579251955
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_30827/Ramiz-D%C3%ABrmaku:-Let%C3%ABrsia-shqiptare-n%C3%AB-diaspor%C3%AB.html
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
RECENZION, JU PREZENTOJMË KRIJUESIT NË DIASPORË: PAL SOKOLI
Nga Ramiz Dërmaku
Poeti në mërgatë z. Pal Sokoli, ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Gjakovës, Kosovës, shkollës shqipe, dhe fatin e shqiptarëve kudo janë. Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi, dënoi, vrau dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë. Por ata i rezistuan të gjitha atyre dhe në fund dolën fitimtarë. Ai me politikën e tij barbare i ndoqi këmba këmbës atdhetarët e intelektualët tanë sepse e dinte se ata ishin armiqtë kryesor të tij.
Kohë më parë në Koblenc të Gjermanisë u mbajt një Akademi Përkujtimore kushtuar 30-vjetorit të vrasjes barbare të tre martirëve të kombit; vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Po në atë takim më ra rasti që të takohem dhe të shkëmbejë disa fjalë me atdhetarin, intelektualin dhe poetin e ri Pal Sokoli.
Që në rreshtat e parë të poezisë së poetit Pal Sokoli shohim se ai ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Gjakovës, Kosovës,asimilimit, etj. Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi, dënoi, likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë sepse ai e dinte se ata ishin armiqtë e tij. Gjatë tërë historisë sonë, populli shqiptarë edhe pse i ndjekur, i robëruar i rrahur, i burgosur, i dënuar dhe i vrarë nuk lejoi që të luhet me dinjitetin kombëtar.
Biografia e poetit të ri Pal Sokoli . Pal Sokoli lindi me 6.06.1959 në Radoniq të Gjakovës. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq dhe Cërmjan, ndërsa gjimnazin e shkencave natyrore,“Hajdar Dushi“ në Gjakovë. U regjistrua në Univerzitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, në vitin 1985 diplomoi. Ky intelektualë, ky atdhetar, ky poetë i ri rrjedhë prej një familje me traditë patriotike të fisit Paplekajtë malësisë se Gjakovës, por e përkushtuar për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Nga kjo familje kishim Sadik Gjonin i njohur në lëvizjen kaçake dhe vëllam i bajraktarit të Krasniqes Sali Manit. Pastaj Pashk Paplekaj pjesëmarrësi më i ri i konferencës së Bujanit, më vonë i burgosur politik në Shqipëri,vetëm qe kishte kundërshtuar moszbatimin e vendimeve të marra në këtë Konferencë. Babai i Palit Ibrahim Deli Sokoli, ishte njëri ndër të rrallët qe i shpëtoi masakrës së Tivarit. Ndërsa në luftën e fundit kjo familje dha pesë martir dhe një hero për çlirimin e Kosovës. (Filip,Gjergj,Siman,Kristë,Pashke dhe Kastriot Sokoli).
Pali me shkrime ka filluar të merret që nga bankat e shkollës së mesme, konkretisht me poezi. Shumë herët tek ky u vërejt një talent, një prirje për të shkruar. Që nga vitet e 80-ta u botuan shumë shkrime të tij në revistën studentore “Bota e re“, pastaj revistën “Zëri i Rinisë “ ,“ Fjala “, “Etja “, “ Rrezja “, etj. Një pjesë e madhe e shkrimeve të tij botohen në revistën letrare,“ Shtigje të Klubit “ Gjin Nikoll Kazazi “ të Gjakovës. Pal Sokoli ka qenë aktivist politik qe nga vitet/80, asokohe ka shpërnda literaturë të ndaluar nëpër shkolla dhe Universitet dhe ne bashkëpunim me disa grupe “ilegale” ka shkruar parulla te ndryshme antiqeveritare serbo-Jugosllave,me pseudonime të ndryshme si psh. “Alberti”,”Lumi”,”H.Hoxha”,etj. si edhe ka shpërndarë se bashku me Sanie Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismet Dinën e Shefqet Gashin pothuaj te gjithë numrat e ” Zëri i Kosovës”,Lahutën e Malësisë dhe literaturë tjetër të ndaluar asokohe, nëpër njerëz të besueshëm, student, nxënës dhe punonjës të ndryshëm. Pas legalizimit të LDK-së, ka udhëhequr një nëndegë në KK të Gjakovës. Me veprimtarinë e vet ra në sy të UDB-së me ç´rast u keqtrajtua tri vite rresht,disa herë,u bastis dhe ju dogj shtëpia në vitin 1991, po ashtu nga agjent të UDB-së. Në Nëntor të vitit 1993 burgoset së bashku me një grup shokësh intelektual dhe më fratin e kishës Françeskane të Gjakovës patër Ambroz Ukajn. Një pjesë të madhe të poezive që e kishte në dorëshkrim ju morën gjatë bastisjes së policisë serbe gjatë viteve 1991-92 dhe 93 kur edhe u burgos në grupin e tretë të Gjakovës të ashtuquajtur “Grupi i Prifti“ . Burgosja e këtij grupi në të cilin ishte edhe një meshtar, një Frat i kishës katolike, bëri jehonë në qarqet ndërkombëtare e sidomos në shtetin e Vatikanit. Papa Gjon Pali i dytë, anuloi një vizitë të ministrit të punëve të jashtme të Serbisë Vladislav Jovanoviq në Vatikan me pretekst qe kishte burgosur shqiptarë të pafajshëm dhe prijës fetar në Kosovë. Beogradi i frikësuar nga ndonjë përkrahje eventuale e shteteve perëndimore ndërpreu paraburgimin e grupit me të cilët ishte burgosur edhe Pali. Duhët thksua se një herë ishte tentuar qe të nxirret nga grupi vetëm Frati, patër Ambroz Ukaj, por nga solidarizimi me grupin nuk kishte pranuar të lirohej, nëse nuk lirohet i tërë grupi. Pas lirimit të përkohshëm pasuan thirrjet e shpeshta në biseda informative, dhe përdorimi i forcës ndaj tij u detyrua me lot në sy të largohet nga atdheu dhe të emigroj ilegalisht në Shqipëri. Me ndihmën e z. Zef Ndrejaj i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër. Jetoj 6 muaj nëpër disa qytete të Shqipërisë, ku takoj udhëheqës të ndryshëm politik të asaj kohe në Tiranë, edhe pse ju ofrua një vend i punës në organet shtetërore të Shqipërisë qëndroj aty deri në qershor të 1994 pastaj shkoj në Gjemani ku jeton edhe sot.
Akoma pa u stabilizuar Pal Sokoli e fillon aktivitetin për internacionalizimin dhe ndihmimin e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare. Pali ishte aktiv në mbledhjen e ndihmave për Kosovë dhe në parapërgatitjen dhe rekrutimin e të rinjve në mërgatë para dhe përgjatë plasjes së luftës në Kosovë. Mori nismën për formimin e një shoqate kulturore qe do të bashkonte krijuesit në lëmin e artit dhe kulturës shqiptare në Gjermani e që më vonë u shndërrua në Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani (LSHAKSH) në dhjetor të vitit 2006, në Wuppertal, dhe ishte njëri ndër drejtuesit e saj deri në ditët e sotme.
Poeti, Pal Sokoli gjatë këtyre viteve bashkëpunoi me shumë gazeta të ndryshme informative dhe letrare në Kosovë dhe diasporë. Poezitë e tij janë të përkthyera dhe të botuara në disa revista arbëreshe në gjuhën shqipe dhe italishte, pastaj në gjuhën turke në revistën,“ Anadolia“ . Një numër të madh të poezive e ka të përkthyer edhe në gjuhën gjermane dhe rumune. Shumë shpesh shkruan recensione për libra dhe artikuj të ndryshëm publicistikë. Është edhe redaktor apo edhe recensent i disa përmbledhjeve poetike të autorëve të ndryshëm shqiptarë. Akoma edhe sot bashkëpunon me shumë faqe virtuale kulturore e informative në gjuhën Shqipe dhe kryeredaktor i Revistës; “Muza shqiptare” organ i Lidhjes se Shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve Shqiptar ne Gjermani(LSHAKSH). Pal Sokoli në luftën e fundit në Prill të 1999 në Gjakovë, ka humbur 6 anëtarë të familjes prej moshës 17-44 vjeç.
Poeti Pal Sokoli deri më tani ka të botuara këto vepra.
1. Kambanë e pëlcitur dhembja“, poezi. Shtpia Botuese “ Doruntina “ .Gjermani, 2005.
2.“Asht e gjak Arbërie “, Antologji, bashkautor me gazetarin , intelektualin dhe eprorin e UÇK-ës, z. Martin Çuni, botoi Shtëpia Botuese “ Doruntina“ . Gjermani, 2007,
3. Përmbledhjen me poezi titulluar “Unazë Gjaku“ , botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi “Gjakovë , 2008.
Ne vitin 2010 është botuar nen kujdesin e shoqatës shqiptare të Bukureshtit”ALBANEZUL” një Antologji poetike “Pagjumësia e fjalëve” ne të cilën përfshihet me një cikël poezish.
4. Përmbledhjen me poezi; “Sängele Iubirii”, “Gjaku i dashurisë”- “Das Blut der Liebe”në dy gjuhë; gjermane dhe rumune, e botoj “Bashkësia kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë” 2010. Bukuresht.
5. Në vitin 2011,Ne edicionin special të Revistës “Shqiptari” doli Përmbledhja poetike e dy autorëve: Poeteshës rumune Iona Stupru dhe Pal Sokoli ne Bukuresht(nen kujdesin e z. Baki Ymeri dhe Dr. Xhelku Maksuti.
Është përfshirë edhe në shumë antologji të tjera qe janë botuar në atdhe dhe jashtë atdheut në mërgatë.
Pasi erdhi në pushtet regjimi kriminel serb,vuri në veprim tërë aparatin e vet të dhunës (për ta realizuar memorandumin e Vaso Çubrilloviçit) ndaj popullit e intelektualëve shqiptar. Armiku serb i mobilizoi të gjitha mjetet që kishte në dispozicion për ta shkatërruar elitën intelektuale, sepse ata i shpjegonin popullit për historinë, traditat, kulturën, dhe në anën tjetër e shtonin dashurinë guximin vendosmërinë për mbrojtjen e çështjes kombëtare-atdheut. Shumë intelektualë tanë duke e dashur çështjen kombëtare më tepër se jetën, u angazhuan maksimalisht për edukimin, arsimimin, shtimin e dashurisë ndaj atdheut, si dhe informimin e opinionit ndërkombëtarë me gjendjen në të cilën jetonte populli shqiptar. Më tutje shtonë autorja-poetja re; Atdhetarët e intelektualët tanë qe u vunë në shërbim të atdheut, për ti shpëtuar ,dhunës,burgosjes,dënimeve drakonike me lot në sy u detyruan të largohen nga atdheu. Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë, aktivitetin patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë, ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kishin ndaj çështjes kombëtare e atdheut nuk u ndalën kurrë. Intelektualët duke e ditur rëndësinë që ka shkrimi, shkruan edhe ato vite ,kur nuk ekzistonte lapsi,, folën e shkruan në kohën kur njeriu – shqiptar, dënohej për një fjalë goje. Amanetin e intelektualëve tanë me shumë mund e sakrifica po e realizojnë edhe gjeneratat e reja intelektuale në trojet etnike dhe diasporë. Në mesin e tyre ne do të cekim disa; Selim Hasanaj, Baki Ymeri, Shaip Beqiri, Naim Kelmendi, Beçë Cufaj, Engjëll Koliqi, Nurije Nuhiu, Çerkin Bytyçi, etj . Pal Sokoli falë talentit që posedon, shumë shpejt do të bëhet emër i njohur jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek gjermanët. Pal Sokoli duke u ndeshur me jetën e vështirë në mërgim, me mallin e mërzinë që ndiente ndaj Atdheut, një ditë vendosi që të gjitha ato ti qesë në një fletore, sepse siç cekë autori; “duke shkruar shuaja mallin dhe dhembjen ndaj atdheut”. Edhe më tepër do të motivohet të shkruaj kur shihte se si popujt tjerë që kanë lirinë se si jetojnë, e ndiente dhembje popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Në momentet më vendimtare kur Pali hidhej në mendime , kur digjej nga malli e mërzia, sikur gjente forcë që ti shkruaj këto vargje. Poezia e Palit është e mbushur me plot preokupime të përgjithshme dhe nga e veçanta. Ne shumë poezi të saj çështjen kombëtare e gjejmë mbi të gjitha. Mungesën e lirisë Pal Sokoli e ndjen si dhembje për fatin e popullit të tij. Pali është i preokupuar me ndarjen e padrejtë që ju bë popullit shqiptarë nga të tjerët. Ky poetë i ri sidomos në librin “Kambanë e pëlcitur dhembja“ , dhe të tjera, tregon për dhembjen që ndien ndaj popullit.
Webfaqët e Pal Sokolit janë:
www.palsokoli.de.to
www.guri.cabanova.de
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkrimtari nga Kosova Pal Sokoli që i ka dhënë Luftës së saj gjak SOKOL-ASH

Bisedoi Keze Kozeta Zylo
Në luftë morën pjesë vëllai Filip Sokoli, pastaj nipat, Viktor dhe Kujtim Sokoli. Të rekrutuar ishin edhe Mic Sokoli dhe Kastriot P. Sokoli, por për shkak të moshës së re u liruan nga shtabi qendror. Luftës së fundit për lirinë e Kosovës jetën e dhanë tre vëllezër, Filipi, Simoni dhe vëllai i vogël, Krista, kushëriri Gjergj Sokoli, dhe nipi (djali i vëllait) atëherë 17 vjeçar Kastriot Pashk Sokoli. Motra e vetme, Pashkja me gjithë bashkëshortin e saj Tunë Gjokaj.
Ju jeni lindur dhe rritur në Kosovë e cila ka qenë një shekull nën thundren serbe, cilat janë disa nga kujtimet tuaja dhe si e keni përjetuar fëmijërinë?
Unë jam i lindur dhe rritur në Kosovë. Ta kalosh një gjysmë shekulli jetë në Kosovë e sidomos në një kapërcyell të dukshëm të zhvillimeve dhe ndryshimeve jetike për shqiptarët aty, është krenari të japësh kontributin tënd dhe të jeni pjesë e këtij ndryshimi historik, pa marrë parasysh koston dhe përjetimet e dhimbshme qe lënë gjurmë të pashlyeshme në vazhdimësi të jetës po aq sa edhe liria e fituar.
Në vitet 81 Kosova u përfshi nga demonstratat e studentëve të cilet s’mund ta duronin dot zgjedhën serbe, cilat janë disa nga momentet kyçe qe ju mund t’ju tregoni lexuesve për këtë lëvizje te studentëve që medoemos do të çonte një ditë në një kryengritje të përgjithshme për të fituar Lirinë e shumëpritur?
Në vitin 1981 isha student në Prishtinë dhe kisha rastin të ndjej nga afër lëvizjen pranverore të studentëve. Shqiptarët e Kosovës gjithmonë e kanë ndjerë veten keq nën administrimin e Jugosllavisë. Çdo frymë atdhetare shqiptare shikonte mundësitë se si të ndahej nga Serbia, po në kushte të atëhershme nuk ishte lehtë. Politikanët tanë ishin mbi tehun e briskut, nuk ishin as ata qe të prijnë e as ata qe të ndjekin, besa kishte edhe të atillë qe ishin të shitur. Studentët dhe klasa punëtore janë gjaku më i ndjeshëm qe mund të nxjerrin në rend të parë kërkesat tona legjitime, pastaj e shtresat e tjera shoqërore. Kërkesat ishin kryesisht për barabarësi brenda shtetit ekzistues jugosllav dhe kundër shfrytëzimit të pasurisë së Kosovës. Demonstratat u përgjaken me gjakun e qindra shqiptarëve dhe e vetmja rrugëdalje ishte ndarja njëherë dhe përgjithmonë nga ky shtet qe vret në emër të autonomisë, apo të drejtës së popullit për tu vetëqeverisur (praktik legjitime edhe e sistemit vetëqeverisës të Jugosllavisë se deriatëhershme). Unë personalisht kisha nderin të jam pjesëmarrës në demonstratat e Prishtinës dhe njëri ndër organizatorët kryesor në demonstratën e organizuar në Gjakovë. Kam përjetuar nga afër rafalë të automatikëve dhe fishkëllimat e plumbave, e kam vuajtur edhe me trupin tim atëherë të lënduar, kam humbur edhe shokë të idealeve, por çështja duhej të shkonte përpara deri të lufta e viteve të nëntëdhjeta.
Cili ka qenë aktiviteti juaj politik dhe përfshirja e familjes Sokoli ne Luftën për Pavarësi te Kosovës?
Familja jonë Sokoli (Paplekaj) tradicionalisht në çdo lëvizje për çlirimin e Kosovës i ka dhënë gjak Sokol- ësh. Në lëvizjen kaçake, Sadik Gjoni Paplekaj ishte shumë aktiv në luftën për çlirim kombëtar, pastaj Pashk Paplekaj qe ishte njëri ndër pjesëmarrësit më te rinj në Konferencën e Bujanit dhe kryetar i Junikut, ishte kundër aneksimit të Kosovës nga Jugosllavët dhe u dënua nga regjimi komunist me 8 vite burg. Xhaxhai Zef Sokoli pjesëtar i qëndresës gjithë shqiptare kundër okupatorëve të shtetit tonë dhe luftëtar i denjë i Ballit Kombëtar deri në arratisjen e tij në Brazilin e largët. Babai im Ibrahim Sokoli ishte i mobilizuar me dhunë në rrugën famëkeqe të Tivarit i cili shpëtoi masakrës famëkeqe vetëm nga rastësia. Ne Luftën e fundit në UÇK u angazhuan e gjithë familja në forma të ndryshme. Derisa aktiv në luftë morën pjesë vëllai Filip Sokoli, pastaj nipat, Viktor dhe Kujtim Sokoli. Të rekrutuar ishin edhe Mic Sokoli dhe Kastriot P. Sokoli, por për shkak të moshës së re u liruan nga shtabi qendror. Luftës së fundit për lirinë e Kosovës jetën e dhanë tre vëllezër, Filipi, Simoni dhe vëllai i vogël, Krista, kushëriri Gjergj Sokoli, dhe nipi (djali i vëllait) atëherë 17 vjeçar Kastriot Pashk Sokoli. Motra e vetme, Pashkja me gjithë bashkëshortin e saj Tunë Gjokaj. Sot dhe gjithë jetën do të ju falem qe nuk kursyen jetën për lirin e Atdheut, siç ju përgjërohem të gjithë martirëve qe dhanë jetën për liri. Angazhimi im personal daton qe nga bankat e gjimnazit ilegalisht e derisa u legalizua sistemi shumë-partiak në Jugosllavi, atëherë në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës formova dhe udhëhoqa nëndegën e LDK-së në Brekoc qe përfshinte një pjesë të ndjeshme të zonës kufitare të Komunës se Gjakovës. Veprimtaria jonë paralele asokohe ishte halë në sy e pushtetit të dhunshëm serb dhe tri vite rresht me keqtrajtuan rëndë fizikisht deri sa në vitin 1993 me burgosen së bashku me shtatë intelektualë të tjerë në mes tyre edhe Frati i kishës Françeskane të Gjakovës, Patër Ambroz Ukaj dhe falë tij u quajtëm si; ”Grupi i Priftit”. Pas pushimit të përkohshëm të aktakuzës nga trysnia qe kishte bërë Papa Gjon Pali i dytë në diplomacinë e Serbisë na liruan përkohësisht. Të njëjtën ditë mua më kërkuan prapë të me burgosin. Për t’i ikur burgosjes dhe keqtrajtimeve, u detyrova të njëjtën ditë përmes rrugëve ilegale të dal në Shqipëri. Aty kam jetuar nëpër disa Qytete gjashtë muaj. Pata takime me disa nga përfaqësuesit e Shtetit Shqiptar dhe Partive të ndryshme të cilët edhe i njoftova për aktivitet tona dhe për situatën politike në Kosovë, derisa mora vizë gjermane.
Ju keni botuar disa libra, pjesëmarrës ne disa antologji të ndryshme, kur keni filluar te shkruani poezi për herë te parë, cilët kanë qenë frymëzuesit tuaj?
Po, unë kam botuar katër Libra dhe jam i përfshirë edhe në disa Antologji nga autorë të ndryshëm. Deri tani kam shkruar kryesisht poezi dhe vazhdoj ende me poezinë. Përveç poezisë unë kam edhe dy Monografi qe janë dedikuar axhës Zef Sokoli dhe Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Kam në dorëshkrim edhe një libër qe lidhet kryesisht me jetën dhe familjen time. Frymëzues janë kryesisht rrethanat shoqërore, familjare dhe kombëtare. Frymëzimi vjen herë si refleksion, herë si përjetim, por pa petkun poetik nuk do ishte poezi.
Ne librat tuaja ndihet shpirti i një poeti patriot, rebel, lirik, cilat janë disa nga motivet kryesore qe ju japin muzë për të shkruar me aq pasion dhe dashuri ne librat tuaja sidomos në poezi?
Është mirë kur poetit i “flet” shpirti kombëtar në poezi e jo vetëm fjalët, shpeshherë teprohet me retorikë “atdhetare”. Poetët janë të ndjeshëm dhe shumë gjëra i shohin dhe i ndjejnë më herët se të tjerët. Te ketë njeriu një patos të kthjelltë kombëtar atëherë edhe muza nuk “flenë “ larg nga aty jo. Muza nuk mund rri e qetë përgjatë një rinie të pjekur para kohe, nuk mund rri as përgjatë demonstratave e luftës se fundit kur mungojnë shumë njerëz të zemrës e as pas luftës kur duhet ballafaquar me disa raste paradoksale.
Muza vlon dhe nganjëherë edhe rebelohet.
Ju jetoni në ekzil në Gjermani, jeni prej vitesh shumë aktiv në shoqaten e Lidhjës Shkrimtarëve. Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, kur jeni larguar nga Kosova dhe cili eshte opinioni juaj per krijimtarinë e shkrimtarëve në Diasporë? Sa e lidhur është shoqata juaj me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, projektet dhe punët qe keni përpara?
Prej vitit 1994 jetoj në Gjermani, dhe posa erdha këtu me dukej jeta pa aktivitete e vobektë. Mërgata ishte e lodhur me aktivitete politike dhe kishte nevojë për anën tjetër të medaljonit, pra për artin e mirëfilltë. U dashtë ca kohë deri të njoh edhe krijues të tjerë dhe se bashku morëm nismën e formimit të një Shoqate që do merrej me artin dhe letërsinë ende pa e ditur se si do ta emëronim. Lidhjen e Shkrimtarëve e formuam në vitin 2006 në qytetin e Wuppertalit, këtu ku edhe jetoj. Kemi qenë mjaft aktiv me veprimtari si Shoqatë edhe pse jemi të shpërndarë në te gjithë territorin e Gjermanisë. Ja kemi arritur të bashkojmë mbi njëqind krijues të zhanreve të ndryshme kulturore. Kemi organizuar për ditë të shënuara kombëtare, kemi promovuar deri njëqind vepra të reja letrare dhe të tjera, të anëtarësisë sonë e besa edhe më gjerë. Shumica e krijuesve tanë janë edhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës kështu qe edhe lidhjet i kemi të natyrshme. Na nderojnë me pjesëmarrje në manifestimet tona dhe anasjelltas. Përveç aktiviteteve letrare kemi në projekt edhe blerjen dhe hapjen e një Shtëpie të Kulturës qe do të i bashkonte të gjithë krijuesit rreth vetit, qe do të ishte një qendër lidhëse me kulturën vendase gjermane dhe anasjelltas. Pastaj do të ishte edhe një kontribut shumë i rëndësishëm për brezat e ri të shqiptarëve qe po rritën këtu. Letërsia e mërgatës meriton një kapitull të veçantë në letërsinë shqipe dhe atë botërore. Është më e veçantë, është më e ndjeshme dhe më të drejtë është edhe me tone më te theksuara atdhetare.
Ju keni shkruar monografinë për xhaxhain tuaj Zef Sokolin duket si nje amanet i te pareve per te mos harruar kurre rrenjet tona, mund te flisni shkurtimisht rreth kësaj historie te dhimbshme?
Xhaxhi im Zef Sokoli është një institucion më vete. Është një Rilindas i gjallë. Një bashkëluftëtar të Abaz Kupit, Hasan Dostit, e Vasil Andonit, pastaj i Luan Gashit (qëndroi dy vite në shtëpinë e tij në Tiranë 1943/44) dhe të shërbestarit të Shqipërisë Mit´hat Frashëri, qe tallazet e jetës e bartën përtej Mesdheut, larg nga Atdheu i ndaluar, larg nga familja e dashur dhe e dënuar pa kurrfarë kontakti për plot 65 vite dhe krejt këtë për shkaqe ideologjike. Xhaxhi Zef ishte një qëndrestarë përgjatë luftës së dytë kundër okupatorëve të Shqipërisë, ishte kundërshtar i aneksimit të Kosovës sipas parimeve të mbledhjes së Mukjës dhe të Konferencës së Bujanit, ishte kundër bashkëngjitjes së Shqipërisë si republikë të shtatë Jugosllave ku edhe protestoi sa ishte student i Fakultetit të drejtësisë në Zagreb (1948), dhe sot është ithtar i flakët i bashkimit kombëtar.” Një trup po ta ndash në dy e më shumë pjesë, nuk rron dot, edhe Shqipëria e ndarë nuk ka kurrfarë kuptimi, ajo duhet të bashkohet.”(Z. Sokoli). Axha Zef ishte gjithmonë frymëzim për ne dhe familjen tonë, pa guxuar ta shprehim.
Si shkrimtar, aktivist, i larguar nga Kosova si i komentoni ngjarjet e fundit, veçanerisht ikjen masive te popullit te Kosovës ne drejtime te ndryshme cka perben nje tragjedi kombëtare, apo duket se po ringjallet djalli qe ju aq poetikisht e keni thënë në poezinë me vargjet: Djallin e varrosëm jashtë/ Oborrit të shtëpisë/ së përgjakur të Kosovës/ mos të ringjallet/ varrin ja bëmë të madh/ ta pështyjnë kalimtaret…?
Çdo largim nga Atdheu është i dhimbshëm. Janë të njohur largime nga Atdheu në mes të dy luftërave botërore të kontrolluara nga marrëveshje të fshehta serbo-greke-turke. Pastaj janë ato të pas komunizmit nga Shqipëria me ato pamjet rrëqethëse mbi Tragetet drejt Italisë. Dëbimi i afër një milion Shqiptarëve nga Kosova në Luftën e vitit 1999 nga genocidi serb e të cilët morën lëvdata të shumta nga e gjithë bota kur pas hyrjes së NATO-s u kthyen gati të gjithë në trojet e veta. Përveç eksodit të vitit 1991 nga Shqipëria që mund të themi se kishte prapaskenë ekonomike të tjerat largime kishin prapaskenë politike dhe qendra e organizimeve ishte diku jashtë Kosovës. Pas Çlirimit të Kosovës unë përshkrova edhe në poezinë që ju e përmendni se varrosëm djallin jashtë Kosove të mos ringjallët. Në këto largimet e fundit ai u ringjall dhe të them të drejtën vetëm kur shoh itinerarin e këtij rrugëtimi atëherë bindëm edhe më shumë se është i njëjti djall. Kjo më mundon edhe më shumë kur infrastruktura e këtij largimi është mu e këtij djalli dhe si gjithnjë njëdrejtimëshe.
Mendoni se një ditë të gjitha trojet tona të ndara nga trupi i Shqipërisë do tëbashkohen rreth saj dhe të kemi një shtet me Flamurin Kombëtar?
Një bashkim i të gjitha trojeve sado qe është i dëshirueshëm, nuk e parashoh, është i pa realizueshëm, po ne do të kemi një bashkim shpirtëror, kulturor dhe gjuhësor qe ka rëndësinë e vet të madhe sidomos për trevat qe ju kërcënohet asimilimi.
Tani është aktual globalizmi i përgjithshëm politik. Sot shumica e shtetet të Europës dhe të rajonit janë për bashkimin europian, por ka shtete qe po përpiqen ti rezistojnë këtij globalizmi duke ju ikur standardëve të BE-së për realizimin e interesave të ndryshme. Unë mendoj se Shqipërisë dhe Kosovës i konvenon ky hap drejt Europës së bashkuar, dhe do të ishte mirë qe të shkojnë të bashkuara. Bashkimi është i domosdoshëm dhe unë besoj se politika duhet të bëjnë ndryshime radikale në këtë drejtim. Besoj se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen rreth të njëjtit Flamur mirëpo për Iliridën duhet pritur a do të mbijetoi Maqedonia e sotme si shtet? Trevat e tjera shqiptare si Kosova lindore, Malësia e Mbishkodrës dhe Çamëria duhet që në Europën e bashkuar më se paku të jenë si territore me vetëqeverisje lokale si projekt i bashkimit Europian…Aspiratat tona kombëtare dhe real-politika shpeshherë nuk përputhen e sidomos kur nuk e kemi forcën e duhur të vendosjes.
Ishte kënaqësi intervista me ju Znj. Zyloi! Unë përcjelli me admirim aktivitet tuaja të lavdishme. Ju uroj suksese të mëtutjeshme. Përfitoj nga rasti të përshëndes shqiptarët kudo qe janë e sidomos ata përtej Oqeanit ku veproni ju.
26 Prill, 2014
Staten Island, New York
http://tribunashqiptare.net/?p=27984
----------------------------------------------------------------
http://www.panoramio.com/photo/80796812
Himë Lybeniqi
Himë Lybeniqi ishte bashkëluftëtar i Isa Boletinit, Bajram Currit, Idriz Seferit ... I vetmi qe ka pohue fuqishem se ne Vlore nuk asht vonue Isa Boletini, ne diten e ngritjes se flamurit(28 11 1912).
Intervista e plote:
E kam nisur kete bashkebisedim me Hime Lybeniqin, nje te shtunë ne janar te vitit 1979. Ka qene kohë dimri atëherë dhe forma e rrëfimeve ishte e veçant Edhe përkunder moshës së shtyer, Hima ishte i kthjellët. Mbante ne mend sa e sa ngjarje dhe dinte shumë emra Bashkëluftëtarësh.Ato dito kemi shpaluar kujtime dhe ngjarje te kohës Kemi shprushë për gjithë ato plage tonat. Kemi biseduar per doke e zakone dhe për shumëçka që kishte të beute me të mirën dhe të keqen e popullin tone... Vitet kaue ecur me nje shpejtesi të jashtezakonshme. Ketu e sa vjet i kam mbetur borxh luftetarit, kacakut d11( , thjeshte njeriut, i cili kishte kapërcyer mbi nje shekull jete. Ai ishte Hime Lybeniqi. Ato dite te Verrat e Llukes kemi biseduar per jeten e tij dhe per çdo gje qe kishte t beute me Shqiperi e Kosovë, sepse ai, jo vetem nie herz u kishte dale zot tokave shqiptare qe nga Dukag jini c deri ne Llap e Gollap. Prej Shkupit e deri ne Sarande e Delvine. Ne Shkoder dhe Vlore. Ku nuk kishte qene Hime Lybeniqi?! "Historiografet" e dikurshem PPSH në Tirane e gjetiu, le ta mohojne si te duan, mosprezencen e Isa Boletinit diten e flamurit më 26 nëntor 1912. Per çfarë e kane "fabrikuar" apo falsifikuar këtë detal, e dijnë ata vetë. Se Hime Lybeniqi nuk pretendonte per kurrfare posti qe te thoshte, se une isha aty dhe e mora flamurin dhe thirra: "Rrofte Shqiperia!" Jo. Ai tregonte fare thjeshtë, se e kishte pare me syte e tij, kur Isa Boletini dhe 400 burra kosovare kishin qene aty, kur Ismail Qemali kishte hypur ne ballkon per te shpaluar flamurin tone kombetar. Disa "shkrimtare" thone se Isa nuk shihet ne fotografi bashke me Ismail Qemailin, apo?! Ne ballkon nuk kane mujte me u ngjite te gjithe, pyet dhe pergjigjet Hima. Ne shenimet e Luigj Gurakuqit thuhet, "se dy burra kosovare e shpaluan nji flamur te madh dhe e vendosen te porta e shtepise se Begut ne Vlore..." Hime Lybeniqi ua dinte emrat atyre trimave. Isuf Bardhoshi nga Isniqi dhe Hazir Laha nga Belleja e Deqanit. Shenimet e Luigj Gurakuqit perputhen me fjalet e Hirne Lybeniqit. "Ate dite binte shi. I gjithe populli priste me padurim vendimet e mbledhjes historike dhe Ismail Qemaili ma ne fund doli ne ballkon me nji flamur te vogel..." Hime (Ibish) Lybeniqi u lind, pak me shume, se para nje shekulli. Viti i sakte i lindjes nuk dihet. AI thoshte per vete, se kishte lindur, para Lidhjes se Prizrenit dhe nderroi jete ne pranveren e vitit 1988, ne vendlindjen e tij ne Lybeniq, buze bjeshkeve te larta, katund ky ne mes Deçanit dhe Pejes. Pak kohe perpara se te vdiste, thoshte per vete se kishte mbi 117 te vjet. Pleqet thoshin se ishte edhe me i vjeter. Ai ishte nder trimat me te njohur te ketyre aneve. Nuk njihej, vetem pse jetoi 'ate. Por edhe per sjelljen e tij prej njeriu, trimi dhe kaçaku qe asnjehere nuk e koriti emrin e vete dhe varrin e te pareve. Edukate kjo e trashiguar brez pas brezi, jo vetem nga familja, por edhe nga bashkeluftetaret e tij qe ishin mendje te ndritura dhe te njohura te popullit tone. Hime Lvbeniqi ishte bashkeluftetar i Isa Boletinit, Bajram Currit, Idriz Seferit, Hysen Budakoves, Hasan Prishtines, Bajram Daklanit, Azem dhe Shote Galices. Njihej edhe me Ismail Qemailin, Luigj Gurakuqin, gjeneralin Thomson, Princ Vidin, Fan Nolin, Avni Rrustemin dhe shume personalitete te huaja dhe shqiptare te asaj kohe. Me shume se gjysmen e jetes e kaloi neper shoke e miqe dhe sie ishte adet neper fis, ne ditet e veshtira te luftes dhe te rrefijes kunder komiteve, kaçakeve dhe trimave qe luftonin per atdhe. Arma e tij vrau vetem armiq te ketij trolli. Mori pjese ne shume beteja dhe luftera. Me 1910 ishte ne lufte kunder Xhavit Pashes ne Carraleve. Me 1912 bashke me dhjetera e mijera luftetare e çliruan Ferizajin dhe Shkupin. Ishte nder rojet e para te flamurit kombetar ne Vloren heroike me 1912. Arma e tij dhe e bashkeluftetareve te tij kerkonte vetem bashkim dhe liri. Lufte ne Qafe te Morines. Ku nuk kishte luftuar? Lufte kunder shkijeve e turqeve ne Koder te Qenit. Ne Qafe te Diellit. Lufte kunder Cernagores. Ai per vete, nuk thoshte se kam bere kete e ate trimeri per vatan. Disa here u plagos nder beteja per çlirimin e Kosoves dhe Shqiperise, por shpetoi gjalle, ne saje te fatit dhe kujdesit te shokeve. Per shumë vjet ishte prane Isa Boletinit. Prej vitit 1902 e deri kur u nda me te ne Shkoder me 1916. Pas vrasies se Isa Boletinit ne Podgorice me 1916, Hima u be krah i luftetarit te shquar Azem Galica. Vrasjen e Beqir Vokshit e konsideronte humbje te madhe per popullin shqiptar. Pas vdekjes se Azem Galices per shume kohe te jugosllavise se vjeter, mbeti duke u rropatur me jeten dhe peripecite e saj... Keto shenime mund t'iu prishin imazhin qe mund keni per disa personalitete te historise sone kombetare, por ju duhet te keni mirekuptim per Hime Lybeniqin. Ai domosdo, diçka duhet te kete ditur, se ndryshe nuk do te rrefente gjera kaq te hidhura dhe interesante njekohesisht. Per njezet vjet me radhe, here pas here i kam rishikuar keto fjale te plakut. Diçka kam ndrequr dhe diçka kam prishur, natyrisht. Perseri ia kam nise nga fillimi. Jam marr me incizimet duke u munduar qe fjalet t'i rishkruaj ashtu sie ishin, sadoqe nje pjese e incizimeve dhe shenimeve te mia humben, u vodhen me gjithe kompjuter dhe u dogjen nga makineria e shkijeve ne vitin e tmershem 1999... Shkijet ne trollin tone na kane djegur, na kane vrare dhe na kane prere me dhjetra here neper shekuj dhe ne fatkeqesisht kemi "harruar". Pas tragjedise ne kemi kenduar apo kemi rrefyr per gjithe ato ngjarje rrenqethese. Na kane çrrenjos prej trojeve tona qe nga Molla e Kuqe dhe ne pasi kemi sheruar plaget e muhaxhirllekut perseri kemi "harruar". Na kane prere token dhe harten me thike e me hekur dhe coprat e letres dhe te mishit na kane kulluar gjak ne dhe. Edhe para Lidhjes se Prizrenit na kane debuar nga trojet tona. Perseri ne kemi kenduar per heroizma dhe trimeri. Edhe pas Lidhjes se Prizrenit na kane sakatosur. Ne perseri kemi "harruar" dhe kemi kenduar. Na kane vrare ketu ne Kosove me 1913 dhe ne perseri kemi "harruar". Kalvari dhe masakra e Tivarit eshte nje nga epizodet me te dhimbshme dhe me te pergjakshme. Aty edhe shqiptaret u kane ndihmuar shkijeve qe te bejne ploje mbi vellezerit e vete. Ne perseri kemi "harruar". Na kane debuar per ne Turqi dhe ne fatkeqesisht perseri kemi "harruar". Gjate Autonomise '71 '81 jemi mashtruar me lepirje kockash dhe perseri kemi "harruar" ate me te rendesishmen. Pleqte sa e sa here na kane keshilluar se, nuk ka bese me shka por "na" nuk kemi dashur t'i besojme kesaj maksime. Me 1998 e 1999 na i kane djegur eshtrat dhe gjurmet e varreve. Na i kane vrare femijet, nenat, shtatzenat, motrat, vellezerit, pleqet dhe na kane debuar prej trojeve tona. Me syte tane kemi pa tmerre e tmerre. A po harrojme sot? Fatkeqesisht, po. A duhet te harrojme sot? Sot e gjithe diten duhet te ushtrojme "Mjeshtrine e kujteses" te brezat tane. Pse? Se ndryshe do te dalim perseri humbes. E di se lufta e ushateve te UÇK-se dhe gjithe popullit te Kosoves, ka ngjarje me te rendesishme e heroike dhe rrenqethese, njekohesisht. Sidomos ne vendlindjen e Himes, ne Lybeniq, ku u masakruan mbi 80 burra e te rinje me 1 prill te vitit 1999, perkatesisht me 25 maj' 1998, por une nje dite patjeter do t'u referohem edhe ketyre ngjarjeve kaq te renda dhe dhimbshme te popullit tone. Mirepo, tani. po kthehem ne fillim te bashkebisedimit, me Hime Lybeniqin, duke e vazhduar kote proze ne menyre kronologjike. Keto shenime kane pritur nje kohe te gjate driten e botimit. Disa fragmente te kesaj proze u botuan ne Gazeten e atehershme "Bujku" qe dilte ne Prishtine (korrik'98) si dhe ne gazeten "Rilindja" qe dilte ne Tirane (tetor'98). Sa e sa here kam menduar se keto rrefime nuk e kane pasur kohen as dite as mot. Mbase kam dro, se edhe sot nuk e kane kohen. Jo per ndonje shkak tjeter, por e ndjej nje pergjegjesi te vecant ndaj fjaleve te plakut. Perhere kam pritur, dite me te mira qe t'i sistemoj keto radhe. Rrefimi i Himes ka qene i thjeshte dhe i sakte. Pa stilizime dhe zmadhime Jo, sec bejne shpesh here ata qe duan t'i shtremberojne faktet Lidhje me ngjarjet. Qellimi im eshte qe te percjelle sadokudo kronologjine e detajeve historike, aq sa e ka ruajtur kete vete rrefimtari... Hima ndonjehere i shante edhe te miret qe i njeh historia, keshtuqe une, me gjithe kujdesin qe kam per keto rrefime, i kam lene ashtu siç jane. Koha do ta vertetoje, se si ishin "me te miret e historise"('!). Koherat perhere kane qene te turbullta ne keto troje. Ato jane edhe sot! Po, Hima?! Al ishte nje luftetar i thjeshte i denje per kauzen kombetare. Dhe une tash do t'i referohem rrefimeve te tij. "Jam kone me pushke ne dore", tregonte. "Perhere ne mbrojtje te ketyne trojeve. Kur asht vendose neper zyra apo diku tjerer nuk jam kone. Aty jane kone ata qe kane pase sadopak shkolle..." Hime Lybeniqi, kaçak mali, qysh prej moshes shtatembedhjete vjeçare e deri ne ditet e te ashtuquajtures LNÇ, qe na solli "robnine"e re. Keshtu thoshte Hima, per ate fare "lirie". I shenova mu ne fillim te ketij shkrimi keto fjale, per te pasur te qarte se me cilin kemi te bejme. Kjo vlen per te gjithe ata qe nuk e kane njohur sa qe gjalle. Ai mbante perle te gjate, por ate e hoqi me 1904, kur u kthye Isa Boletini nga Stambolli. Secilit prei kaçakeve, Isa ua dha nga nje plis deve. Edhe nga nje shami te kuqe per me e lidhe plisin, tregonte Hima.Ne vend te ngjarjes Hime Lybeniqi me plis te bardhe e shami te zeze rreth koke, vuri doren mbi balle si strehe, per te vertetuar se kush e ngjatejetoi. Me njohu. Ndal, ma beri dhe ma tha emrin. Iu pergjigja thirrjes por ai pa nje pa dy kaperceu rrugen me hapa te matur, pa u mbajtur fare ne shkopin e pleqeris qe e mbante si rekuizite. U pershendetem prane rruges krysore Deqan Gjakove,mu prane mullirit te vjeter te Shabanajve, afer qendres se qytezes ne Deçan. "Ta ndezim nga nji duhan", dhe nga kutia nxori cigaret. "Merre", ma beri dhe te veten e vuri ne cingarllekun e çelibarit. Pertej rruges, ndertesa e vjeter e Kuvendit Komunal gumzhinte nga levizja e policeve dhe komunareve te tjere... Kosova kerkonte Republik'e.Parku i vogel i mbushur me police. Atehere shumica shqiptare, te cilet levizen drejt qendres dhe Hotel Turistit te atehershem, se nxenesit e gjimnazit vershuan rruget si lum. Disa iken e disa te tjere ecen sypatrembur, prane tytave te autometikeve. Pak me vone, kur policia u terhoq tutje, nje grup tjeter pak me i vogel nxenesish te gjimnazit "Vellezerit Frasheri" zbriten rruges se vjeter me qellim qe te brohoritnin: Kosova Republike, mirepo "kujdestaret e zellshem" i shperndane, perpara se te zbrazej ndonje bresheri plumbash mbi ta. Por... Qielli ishte i mbytur ne tym dhe me re. Por edhe me aeroplane luftarake dhe me helikoptere. Flitej goje me goje se Prishtina ziente dhe piqej me top dhe me hekur. Me 26 mars dhe 1 e 2 prill 1981 demonstratat e studenteve, punetoreve dhe qytetareve te Prishtines dhe Kosoves, u shtypen nga makineria ushtarake dhe policore e Jugosllavise se dikursheme. U vrane 9 apo 11...?! Shifra zyrtare nuk e kapercente numrin 11... Ndal pak, ma beri. He, a kemi dicka te re?, me pyeti. Prishtina po digjet Hake!, iu pergjigja. A...a...a, mermeriti me nje tingull qe vetem mund te shqiptohet dhe kurrsesi nuk mund te shkruhet. Çka po thue ti?, e pyeta. Çka po thom tine? Diçka si fllad por edhe djeges po me vjen. "Mbaje ne mend se dhambet e qenit te çartun jane ngule ne mish. Ose, do te mbesin dhambet ne mish ose do ta shkoqin nje cope bukur te madhe...." Mbeta per pak pa goje. Ma priti "E ka dhambin e keq shkau". Nxora lapsin dhe me pak shenja shenova ashtu, siç munda, keto pak fjale duke menduar qe me to nje dite te beja nje tregim mbi demonstratat e vitit '81. Por tregimi nuk behet me fjalet e huaja, kisha konstatuar shume vjet me vone. Tregimi apo proza duhet te burojne nga shpirti i krijuesit ashtu, siç buruan ato fjale nga plaku qe kishte kapercyer mbi nje shekull, duke e lidhur bashke kujtesen e tre apo kater brezave. Kane kaluar mbi njezet vjet qe nga dita kur i kam degjuar ato fjale te plakut, Hime Lvbeniqi. Dhe ato fjale, asesi nuk me hiqen nga mendja. Gjithe ajo figure e tmershme me shqeteson si dicka e prekshme, me nje si fotografi filmike qe ecen shume ngadale. Ajo fotografi me ndjeke kahdo qe shkoj dhe nuk me le te qete. Ne ate fotografi, une e shoh gjithe Kosoven te mberthyer brenda nje goje te pameshirshme bishe te tërbuar, nofullat e te ciles kullojne sall gjak. Dhambet e bishës se tërbuar, na kane kafshuar e ndrydhur mishin dhe eshtrat, jo vetem die. Ata vazhdojnë te na ngulfasin me çdo menyre edhe sot... "Djelmenia shqiptare dijnë diçka, por...!", tha Hima. Mori fryme thellë dhe shfryu. Gadi sa nuk pshtyu, se çakejt e UDB se ishin matanë rrugës dhe percillnin Ido levizje te gjithsecilit që ishte ne qendër te qytezës... Ne vend te biografise... Hime (Ibish) Lybeniqi u lind ne katundin Lybeniq. Viti i sakte nuk dihet, sepse libra autentik te kohës nuk ka. Librat qe ekzistojne prane ofiqarisë se gjendjes civile te Strellcit apo të Deçanit ose të Pejës, nuk kanë shënime te sakta, sepse datëlindjet para vitit 1900, ata i kanë regjistruar sipas dëshmitarëve. Emri, Hime. Emri i babait, Ibish. Hagapi: Alimehaj. Njerëzit e therrisnin: Hime Lybeniqi... Mbiemri Lybeniqi i mbeti nga emri i katundit te tij, Lybeniq, prei nga i kishte marre udhet e jetes. Ato ishin udhe kaçaku. Jo, pse ai deshti. Por koha ishte olle dhe ai duhej t'i rezistonte barbarisë sllave e turke dhe të mbijetonte, se ndryshe e priste çrrenjosja nnga trolli stërgjyshor atë dhe të gjithe pjestaret tjere te popullit shqiptar... Kur ke lindur? "Moti... "Ai treti dikund larg. "Kaherë. Komjeti i Kuçit, krejt Jane kone katalike. Atehere ja kane dhane Malit të Zi ato tokat ku jemi kone na. Fuqite e medha. Ato pjese jone konë të shtetit turk. Turkia e ka pase lehte të bajë tregti me tokat shqiptare. Edhe ateherë i kane shti femijet nepër shkolla. Mahmut Begolli ka ardhë ne Peje. Të paret e mi nuk e kanë dashte fene ortodokse dhe kane ikë. Kane ardhë ne Plave dhe jane ba musliman. Ne Skiq të Plavës. Po flas për familjen tonë. Musliman janë ba Dema. Ma vone Ahmeti dhe Dervishi. I dyti vëlla Zenel Obria. Te paret tane ishin tre vellazen. Edhe ata si ne legjendat e lashta. Tre?! Gjashte vellazen, jane kone gjithsejt. Te nji barku jane kone, Zeneli me te vellane tjeter Sadik Obrine, baben e Zenunit kane shkue ne Drenice. Ganiqi ka shkue ne Berane (Ivangrad) ose ne Rozhaje. Nji vella ish kone si i marrun. Kur e ka kcye Limin ne Plave, ish kone mbyte. Keta te Kuçit ishin kone ike prej Cernagore. Kush nuk ka ike ne ate kohe?! Edhe kane Iuftue. Ju thashe se jane kone katolike dhe kane ike prej fese ortodokse. Merrni vesh se nuk ashte as '12 ta, as e '13 ta. Dyndje te popullsise neper trojet shqiptare jane kone te shpeshta. Terrorr per nderrimin e fese ka pase edhe ma perpara se ju ka ra ju me ndie. Stefani vellau i gjashte e ka pase kishen ne Junik. Ne junik ka shkue si shka dhe shka ka mbete deri ne vdekje. Shka per shkak te fese ortodokse. Por nuk ka lane pasardhes... Drenica dhe na jemi Berishe... Kuç jemi... Ali Salihu, poashtu ka shkue ne Junik dhe aty ka mbete. Kuçin e Decanit dhe te Leshanit i kemi te nji vellaznie Na i kemi ma se afermi, si te mehalles keta te Decanit. Edhe ne Obri ka kuç dhe jane tanet. Nji vella ka shkue ne Drenice. Galica, Mikushnica, Dubofci, Prekazi, Ternavci jane te gjithe te nji vellaznie (Kuç). Keta tanet i kemi edhe ne Kepuz. Jo vellazen te nanes e te babes. Por vellazni te nje gjaku. Si kaue jetue ata? Ndonjihere kane jetue mire. Pak ma shume keq se mire. Kur jam ba une me dijte dicka kemi jetue mire. Kemi pas lope, dhene dhe dhi.... Masandej kaue ardhe kohe te tjera. E kapi hyqymeti me shterngese kete vend. Shtatembedhete vjet e kam marre pushken ne krah. Me shoqnine time jemi marre vesh dhe nuk e kemi leshue deri vone. Gjithmone, sa a kaue koha kemi luftue per vatan... DOJKE SHKAU ME NA SUNDUE EDHE NE KOHE TE TURQIS... Si ka ardhe koha qe ke dale ne mal? Hyrrjeti apo? Dymbedhete vjet para Hyrrjetit, a kone Shqipni ne keto ane. Kater a pese vjet te mira nuk i kemi pas. Mirepo, pasaniket nuk kanë dashte me e prishe terezine e vete dhe me na ndihmue. Kane thane pleqte: se edhe kajmak edhe vatan nuk ka. Kater pese vjetë, para Hyrrjetit ka ra si një rrefije e keqe. Pese shkije me i shkrue zapti nder dhete a pesembedhete shqiptare. Edhe Haxhi Zeka a kon e per kete. "Mos, Hime mos! ", nderhyri dikush. " Nuk dini ju gja! ", tha shkurt dhe vazhdoi. "A kone koh e e veshtire. Rrefije. Dojke shkau me na sundue edhe ne kohe te Turkise. Zaptise ia kemi kepute doren te Qurshijat e Raushiqit. I ka ra dora ne toke. Atehere asht ardhe nji Pashe çel, ne Peje. Per pese dite e kemi ndjeke Pashen. Kemi luftue. Hyqymeti vike e i merrke burrat ne te cilet dyshonte. Me iu shkime vullnetin gjithe atyne qe punojshin per vatan. Ka ardhe koha dhe kan que studenta ne Stamboll. Hasan Prishtina, Zenel Begu i Pejes, Gani Beg Toptani. Mbas disa vjeteve prej* Stambolli, studentat kane kerkue kushte ma te mira per vete dhe per popullin shqiptar, por askush nuk u ka vue veshin. Atëhere studentat kane kerkue ndihme nga disa fuqi te medha te asaj kohe. Si nga Austro Hungaria e Franca. Studentat gjithmone kane punue per vatan. Atehere kane hype ne deti ne nji vapor dhe kane shkue ne Austri. E kaue zotnue gjuhen frenge dhe turqishten. Jane ankue, sidomos te qeveritaret e Austro Hungarise. Ata i kane keshillue qe te kthehen dhe te vazhdojne punen qe e kane nise. Te mesojne por edhe te protestojne per te padrejtat qe baheshin ne kurriz te popullit shqiptar. Studentat tane gjithmone jane kone te percjellun nga organet e pushtetit. Atehere dhe tashe. Por zani i type asht ndegjue forte. Kete te drejte e kane studentat kudo ne bote. E kane edhe sot, apo jo?. ( Ishin vitet '80 ta kur po bisedonim). Ismail Qemaili, Hasan Prishtin a e ndonji tjeter, jane kthye ne Stamboll. Me short e kane ba. Dhe shorti i ka ra Haxhe Mustafes me ba atentat ne Sadriazemin. A ju kuj tohet ajo kanga qe e kendojshin Dervish Shaqa dhe De mush Neziri. E kendojshin edhe Lan Dobra e Hysen Uka. Tashe vone edhe Shaqe Avdia: Ndal pajtonin o ti djal'e, a je shurdhan a je budall'e!
TRAZIRAT E STAMBOLLIT Ne Stamboll aso kohe kure qene vetem 37 studenta shqiptare. Studentat perhere e kane pase mandatin me i dale zot ketij vendi. Ketu edhe perjashta. Hasan Prishtina ka hy ne Parlamentin turk si deputete... Ju thashe se e kane ba me short. studentave u ka ra shorti me e vra Sadriazemin. Mbas tre muejve e kaue nxjerre prej burgu Haxhe Mustafen. Lirat e kure nxjerre. Nje ndodhi n'e parlamentin turk Talat Pasha tue i ngue toske e gelte. Ismail Belt Vlora flet, po duem shkolla shqipe dy, ore ose para dite, ose mbas dite. Prej komjetit te Zyl Karnenit e kam te drejten time te gjuhes dhe te shkolles shqipe. I kaue ra shuplake Ismailt. Hasan Prishtina e ka nxjerre revolen. Buhet toIlovi. Kane nderhye parlamentaret tjere. Hasan Prishtina thote, kesaj shuplake kane me ja ndi zanin krej Evropa. Isa Boletini a kane me familje te vet dhe me te birin e mixfies ne Stamboll. Aty asht njohte me Ismail Qemailin. Kane ardhe deri ne perfundim se duhet me u takue e me shkue ne Gjermani per me kerkue mjete ushtarake e me i fute ne Shqipni. Ata njerez qe i ngon populli me i zgjedhe ne krye te kryengritesve. Isa Boletini thote se duhet me e dhane te katerten e mademit te Trepçes dhe te xeheroreve tjera, qe sadokudo t'i terheqim fuqite e medha qe te na ndihmojne. Me ju dhane edhe Banjen e Pejes. Me u premtue edhe pasuni te tjera. Hasan Prishtina ka thane, se mbas nji kohe edhe ai do te kthehet ne Kosove dhe do te bisedoje me njerezit ma me ndikim per pregaditjen e krvengritjes... ALI PASHE GUCIA
U ba nji e perzime ne Peje. Çaushin e vrane. Erdhi nji i Rugoves te Kurtula. Tha: thuej Ali Pashes se jam ardhe me u shkrue qaush se e kane vra çaushin. Ulu djali i mire. Cka kemi te re? jam ardhe me u shkrue çaush. Hajte, se te therras ma te parin. Mue Pasha me tha me ardhe e me u shkrue çaush. Kur te vjen koh a kam me te thirre, mos ke gajle. Jane kone çue do fjale te keqija. Ju, Kurtula po thon e...Jo, po i vret cubat. Edhe do fjale te tjera. jo, po i man cubat. Hajt i ki pa thane Kurtula djalit qe erdhe me u shkrue çaush dhe e kish percjelle. Ali Pash Gucia e pat ba Kurtulen, Kryeçaush e disa dreqen ne Kapeshnices ishin kundra Kurtules... Ai djali nuk pret por shkon menjihere te Ali Pashe Gucia. Keshtu a kone. Na taneve nuk iu kemi friksue asnjihere. Vetem te huejve dijme me iu nenshtrue. Atehere u bane edhe tonet neper poste. Ali Pasha yni. Kurtula yni. Hallku yne thone: Ta di shtepine! Eh, çka jemi na?!
"Veç me me shkrue çaush", i thote ai djali Ali Pashes se Gucise. "Prit pak se i therras edhe te paret e shehrit dhe ti ke me kone ma i pari ne teftere!". "Mirepo, une due qe te me merrni qysh tash, se perndryshe..." "Ndal pak djali i mire!" "S'ka ndal" dhe disa fjale te tjera... Adem Gocka dhe ai djali qe dojke me u shkrue çaush jane kone te Rugoves. Djale ma te pashem se Adem Gocka nuk ka pase ne krejt Pejen. Atij i erdhi rande qe Pasha ia ktheu ate djalin. Qysh me ardhe Ali Pasha prej Gucije ketu e me sundue ne Peje? Si me komandue ai me qytetin? Por ketu a kane edhe nji gverr tjeter. Per gra Jane ba gjaqet shpesh here ne keto troje. A kone nji grue e bukur. çike. E lypi Haxhi Zeka. Nuk ia dhane. Nuk ja dhane as Adem Gockes. Keta te dyte e bane muzhevonen dhe ia bane gropen Pashes se Gucise. Ai djali shkon perseri te All Pushe Gucia. Vec ke me me murre ~aush. Hajt 5c ne keto dy dite e ndreqim kete pupe, i thotc Pasha i Gucise. Kesaj pune ke me ia pa sherrin, i pret djali dhe del. Adem Gocka e ruen Pashen kur don me shkue te sejmenet. Te Dulia a kone nji furre buke. Aty asht vra Ali Pashe Gucia. Gocka e vrau. Atë dit dhe sot iu ka dhane e mbrapshta tokes sone. Qysh se u vra, Pasha i Gucise... Thone se katerqind qese te asaj kohe i muer Mahmut Begolli per kete vrasje. Kush i dha keto pare? Paj shkjenia se kush tjeter. Atehere u bajke lufte. Hypke Haxhi Zeka. Mullfite e Haxhi Zekes Jane kone te njohtun dhe ai ka mujte me i dhane buke krejt ketij mileti. Ai i ka fike keto troje. Ai a kone gjakpirse i madh. Ai nuk e ka çue as edhe nji kali per komb te vet. Beglereve me iu nxjerre eshtnat prej vorrit dhe me u shtyp asht pak. Me ju nxjerre eshtnat prej vorrit dhe ma ju blue si kafja nuk u dalim hakut. Po, po begletet kane pas dukat e pasuni, sa me i nxjerre tokat shqiptare prej robnise... Pasoj nje heshtje e gjate... Ne te pranishmit shikohemi mes vete. Ai sikur kotet duke pire çaj mali. Mendohem gjate per keto fjale. Po ne per tjeter e dijme Haxhi Zeken. Sa kenga eshte per te. A ka pasur njerez qe nuk e kaue ldihmuar çeshtjen kombetare? Ata njerez populli i ka shpalle tradhtare. Po me popullin çka eshte bere? Nga tradhtia e disa njerezve ne kemi mbete ne roberi. Po Haxhi Zeka nuk ka qene i tille. Ne disa kenge, por edhe ne shume shkrime te ndryshme historike ai permendet per perpjekjet e tij te jashtezakonshme per krijimin e nje shteti shqiptar edhe duke pasur, qofte edhe njifare vazaliteti nen Angline. Vetem e vetem per te themeluar dicka te qendrueshme dhe te sigurte per te ardhmen e Shqiperise... Hima sikur permendet..."Me keni ba nder! ", thote. Tash e sa dite qe jemi bashke...Nuk deshta t ju tregoj, mirepo, mbrame kam ndeje, me Isa Boletinin. Kemi bisedue bukur shume per situaten e sotme. Edhe te djeshmen, poashtu. Mos mendoni se jam plak e matufe. Po, po kam ndejte, ashtu si po rri sonte me ju. Keto pyetjet tueja me kane detyrue te rrije me te. Isa kishte nje dhimbje ne dore. Pastaj Hima na tregoi se si ia kishte prere gishtin i vellai rastesisht me sopate.Vellau i tij Ahmeti ia ka pase pre. Shume vete me kane pyet per ate fotografi, ne te cilen sh ihet me Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij, kur kane udhetu per ne Londer, ku mbahej Konferenca e Ambasadoreve. Aty i shihet gishti i keputur i Ises. Te gjithe mendojne se plumbi ia ka kepute gishtin. Por jo. Isa dhe Ahmeti jane kone tue punue diçka. Isa a kone tue ia mbajte nji hasten muri dhe Ahmeti ia ka pre... A 'eshte plagosim Isa neper beteja? I plagosun nga plumbi?Po, po a kone i plagosun disa …/ e pergatiti për erenikun: Nexhmedin Syla /
Kjo asht pasqyrue edhe ketu nga Nimon Muçaj:
“Ditet qe thyen shpaten e perandorisë” shaqje kjo qe ishte duke u pregaditur me grupi Dramatik “Shpresa” e Deçanit. Une i tregova Asim Lokajt konceptin regjisorial dhe nga ai kerkova nje skicë per skenografi. Nuk ishte e lehte biseda me te. Na duhej pune dhe mund per realizimin e skenografise ne ate kohe. Shfaqja punoj ne Shtepine e Kultures ne Junik, sepse Deçani ato vite e kishte sallen e djegur dhe nuk kishte kushte për tu përgatitur shfaqje aty. Asimi u mendua gjatë. Takohemi nje dite tjeter derisa ta bluaj gjithe këte ngjarje historike te shpalljes e Flamurit ne Vlore. Eshte pak tekst i rrezikshem për situatën. A e di si do të reagojnë strukturat e këtushme? Mandej do të ballafaqohesh me përjashtim nga puna ne teatrin Popullor të Gjakovës. Me denime te tjera apo edhe me burg. A e di kush është Isa Boletini. Unë dajën Himë e kam pas kur ëshjtë shpallur flamuri në Vlorë dhe një pjesë e historiografisë e mohojnë se ai ka qenë në Vlorë kur Ismail Qemaili e ka shpallë mvetësinë e Shqipërisë.
Ne po bëjmë skenografi dhe nuk po merremi me histori, i thashë. Të gjitha këto duhet ditur dhe studiuar mirë. Asim unë kam konsulturar mjaft dokumente të kësaj periudhe. Edhe dajën tënd Himë Lybeniqin e kam pyetur dhe kam marrë edhe intervista me të. I tregova se çka më kishte thënë Himë Lybeniqi: “ … (http://botapress.info/nimon-mucaj-asim-lokaj-skulptor-dhe-krijues-i-vecante-ne-hapesiren-tone-gjithe-shqiptare/