"Kambanë e pëlcitur dhembja"
Filip Sokoli Simon Sokoli Kristë Sokoli
Kastriot Sokoli Gjergj Sokoli Tunë Gjokaj dhe Pashke Sokoli- Gjokaj
Libri u kushtohet vëllezërve të mi:
Filipit, Simonit, Kristës,
si dhe motrës, Pashke me bashkëshortin e saj Tunë Gjokaj.
të martizuar për lirinë e Kosovës më 27 prill 1999 në Meje.
Gjithashtu i falet edhe kujtimit të nënës sime (Marie) Trashes, që ndërroi jetë pa u parë as varret
Marie(Trashe)Sokoli(Nëna)
UNË DHE GURI
gur i shpuar
Guri i zi-u
e pyes sa peshon
thotë jam kufi
e pyes për plagët
më flet sllavisht
e pyes për moshën
o zot! o zot!
më flet shqip
dhe shqip qan
si unë./*
------
*/ Rrugës për Nish / 79
KORB I URITUR
përveç prangave të hekurta
dhe një pikë helmi
që për fundin tënd e ruaj.
“dashuri”e vjetër
Pse më vardisesh
lavire
shtatit më mbështillesh
të ma ndalosh rritën
e frymëmarrjen
dardhën e helmuar e hëngra
të mos helmohet Dardhania
dhe ta shoh
fundin tënd trishtë
fundin tënd bish(ë)t. /*
---
/*(në hetuesinë serbe tetor `93)
Gjakovë
ANAMNEZË E VJETËR
plagë të vjetra dhe të reja
pa mëshirë kafshon
vret si rrufeja
edhe një herë tjetër
ç’nofull e mbanë brenda
e re apo e vjetër?
nëpër muze
u sulet portreteve
ua kafshon lavdinë
nëpër Biblioteka
njollos historinë
ç’është ky dhëmb i prishur
lavron në çdo arë
specialistët diagnostifikojnë
do argjend
do ar
terapi e çuditshme
vëndin e indit të nxjerrë
s’e mbush dot
një “Trepçë” e tërë.
Futu në nofullën tënde
dhëmb-dhëmballë e vjetër
anamnezë e njohur
më se njëmijë vjeçe.
Prishtinë 1986
PAK MË I KUQ...
...... PAK MË I BARDHË
Egër fryjnë erërat e marra
mbi lulëkuqet e njoma
pak më i kuq qumështi i nënës
pak më i bardhë gjaku im.
pranverës gjelbroshe
qe ia zbukurojnë shtatin
Kosovës trimoshe
pak më të bardha lulet
pak më e blertë pranvera e jonë.
...
Pak më të bukura këngët.
Gjakovë , ‘86
grish shkrumin e shpirtit
djegur në flakën
e kohës së rrebeshit
guri i lëmuar
në bjeshkën e mundjes
vetmuar thërret i etur
në portin e pikëpjekjeve
ta freskojmë gjakun
zëmra i rrah në Kosovë
koka në Tiranë
krahët ......
Ulqin, Preshevë e Shkup
bartin dhëmbje
dashuri për të çetuar
bjeshkës së djegur.
Mbi varrin e harruar
gjuaj gurë
ai rritet
unë plakem para lindjes
me dashurinë e rritjes.
Gjakovë, ‘90
Së bashku me urimin e Vitit të Ri
ju dërgojmë edhe një hero
arkivoli është i yni
dërgon S.M.B. Jug.
pranon Kosova
një yll u shua
dhjetë,
tridhjetë....
urime Kosovë ..
Kopshtin e yjve të lirë!
Kososvë, ‘80-90
Çdo ditë vulosen faqe rezolutash
në tënden të zezë
hamshorë shpëtimi shalon
a kuaj Troje
që kalërojnë fushës
ku korbat rrëmojnë
sytë e tu të zi,
sytë e tu që s´janë
si do ta quajnë femijën
që kurrë nuk u përkëdhel
në prehërin e cicëlokës së vet?
Kërkon dashurinë
i etur nëpër faqet
besëlidhura
pa këngë
ninullë a vaje
të kënduara më breza
në caranin e vatrës
për altarin e dashurisë.
CICËRIMË
nëpër parmakë dritaresh
fluturojnë ofkëllimat
terri përpin zogj
nuk e di...
u bëra cicërimë apo zog?
ngjitem agut deri të Kroi i Dashamirit
laj sytë me of-e
me dhëmbë e thith
gjakun e ngjizur nën lëkurën
e rrahur dallgësh.
Në vekun e shpresës
çdo ditë më këputet nga një fije
ora irnosë damarët
deri në ç´akordim
nuk i besoj as lapsit tim
sa herë kollitet
ma vret nga një rrokje në varg.
jashtë murit të gjallë
përgjysmë trupit tim të vrarë
kurrë më shumë nuk i jam frikësuar
Orës së ligë
sa herë marr zemrën në krah
çetinat në thumb
pushkën e zbrazur ma mbushë
të mbushurën ma zbraz
kur dallgët degdisin
ballit tim të thyer.
Wupprtal, Gusht, ‘96..
Klilko faqën tjetërUnazë Gjaku