Letra e Engjell Koliqit pas rastit tragjik te cilit i shpetoj me gjithe familje.
Unë Engjëll Koliqi,
i ndodhur në veturën familjare, të aksidentuar më 11 janar 2009,
afër Lubjanës, në Slloveni, mbas peripecive mbi dymujore,
më duket se jam kthyer mirë në jetë! Përfundimisht jam në
gjiun familar dhe familjarët e mi po më ndihmojnë ta marr veten.
Tash po ushtroj në palestrën e spitalit të Lecco-s, me fizioterapi,
që ta mbaj mirë ekuilibrin dhe të eci i pavarur.
Janë të shumtë të afërmit dhe miqtë që janë intrersuar për shëndetin
tonë, duke ardhur në Slloveni e në Itrali, dukem thirrur në telefon,
duke shkruar e sidomos ata që kanë lutur Zotin për ne. Në këto
çaste nuk mundem të bëj tjetër, veçse t'i falënderoj nga zemra!!!
Dashtë Zoti e të gjtihëve ua kthefshim për të mira e për gazmende
!!!
Falënderojmë Zotin që duke i dëgjuar lutjet e të gjithëve, na ka shpëtuar
dhe ngadalë po i rikthehemi jetës!!!
Nuk guxojmë t'i ndajmë nga këto falënderime familjarët e Dajês Gjon, në
Slloveni dhe mjekët shumë tW vyeshëm e të kujdesshëm, në Lubjanë dhe
në Lecco, që aq shumë u kujdesën për të na shpëtuar dhe aftësuar për jetë!!!
Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit tº gjithëve
!!!
Engjëlli dhe mbarë Familja KOLIQI
Garlate (Lecco) - Itali, 21 mars 2009
Do te lutem për ty,dhe me ndihmen e zotit,me ndihmen e te lumturueshmes sonë Nena Tereze do të bëhesh me mire dhe te kthehesh ne gjirin e familjes tende dhe familjes sone të madhe shqiptare.
Engjëll Koliqi, është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar shumë.Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri.
Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.
Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë.
Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është dorëzuar për botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë Drite”, që pritet të dalë nga shtypi brenda gushtit 2007.
Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula. Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës. Në Brazil tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri!
Engjell Koliqi
1. NDËRMJET RREZEVE T’ARTA
Me këngët e dashurisë vazhdoj fluturimin
Krahëpërkrah me yjtë gjithnjë vallëzoj
Stinës shpirtin ia freskoj
Motit fuqi mrekullie i shtoj
Të gjitha shtresat me besë traditës ia farkoj!
Lecco, 18 qershor 2006
2. NË STINËN E DETARIT
Sikur me dekrete
Njerëz vijnë e takohen
Në pikën më të nxehtë
Vendim marrin
Motin e pagëzojnë me emrin e dashurisë
Lecco, 19 qershor 2006
3. MBAS SHKELJEVE TË RËNDA
Me fjalë të kurdisura
Ditenatë trurin na e bombardojnë
Me lotë krokodili
Shtihen sikur falje kërkojnë
Udhëkryqeve t’intereseve të parët janë
Komplotin gjithnjë vazhdojnë
Lecco, 20 qershor 2006
4. NË ZJARRIN E SYVE…
Unë e ti
Në ditën e bekuar u poqëm
Bota shpalli festë tradicionale
Zoti na e shtriu bekimin
dhe mori vendimin!
Lecco, 21 qershor 2006
5. NË VARËSI SHEKUJSH
Një histori e leckosur kërkon shteg
Shumë kronika dalin nga hiri
Dëshmitë zhyten e mbyten
Njerëzia kërkon drejtësi!
Lecco, 22 qershor 2006
6. KUR E NDALA KOHËN…
Këngët e dashurisë më shtynë në valle
Hapat shpejtonin e nxitonin
Me shpirtin e ri
Nisa udhëtimin për në përjetësi
Bergamo, 23 qershor 2006
7. PAGJUMËSIA E NATYRËS SIME
Gjithëkëndej
Në vendlindjen e historisë plakë
Duke u përpëlitur mes ëndërrash
Kurora e maleve të qëndresës
Në çastin kur unë u zgjova
Radhiste vuajtjet nga pagjumësia
Bashkë me këngët përgjysmë të mbetura
Se urdhërat e shumanshme
Shumë e kishin shtrënguar…
Treviglio (Treviljo), 23 qershor 2006
8. NË KOHËN E STREHIMIT
Me lotë mallëngjimi
Edhe këngët e shpresës lante
Fletë kronikash mblidhte
Në shërbim të historisë…
Lecco, 23 qershor 2006
9. GJURMË ZEMRE
Kokërra të breshërit të kronikave
Me pika të shiut të dashurisë
Duke rrjedhur me këngët e mia
Damarëve të shekullit depërtojnë
Gjurmë mbesin në zemër
Deri në amshimin e pakufijshëm
Lecco, 24 qershor 2006
10. TË KËNDOJMË ME BROHORI
Me lavdi
Historisë t’i hapim udhë
Në shekullin e dashurisë
Që ne na takon
Të këndojmë me brohori
…
Treviglio (Treviljo), 24 qershor 2006
11. PARA FILLIMIT
Në fronin e stolisur
Lulet e krenarisë
Vezullima plot
Mbushin Elterin e Dardanisë
Në vigjilie të Ditës së Madhe
Gatishmëri e argumentuar
Me refrene këngësh të kalitura
Iso dashurie përsëriten
Gjithçka për t’i hapur udhë shekullit tonë
Dalmine (Bergamo), 24 qershor 2006
12. PËR FALJE TË MËKATEVE
Në këtë botë të trazuar
Me besëlidhje tradite le të betohemi
Kurrë më me të keqen
Unë e ti
Protagonistë të shekullit të ri
Që sot e deri në përjetësinë e pambarim
Vlera dashurie vezullojmë
Shumë këngë krenarie komponojmë
Për falje të mëkateve
Me vepra virgjine të fillojmë
Historinë e rjepur ta pastrojmë…
Lecco, 24 qershor 2006
13. ADHUROJMË E DASHUROJMË
Veprat e pavdekshme të gjyshërve
Me traditat e shenjta që nëpër shekuj na i ruajtën
Vlerat e civilizimit
Me formulën e nderit dhe të dashurisë
Me besën e famshme të shqiptarisë!
Bergamo, 25 qershor 2006
14. NË FILL TË FLAKËS
Në kërkim të shpëtimit
Në përqafim spontan u gjetëm
…
Këngës hareshëm ia filluam
Kur brenda hetuam zjarrin e dashurisë!
Ponte San Pietro (BG), 25 qershor 2006
15. MBAS LUTJES SATE
Me nxitim erdha
Mbi krahët e shqipes së palodhshme
Kudo në gjithësi dashuri arbërore nuhata
Dhe mora vendimin:
Që sot e përgjithmonë bashkë do jemi
Në këtë botë
Dhe në botën e amshuar
Protagonistë shtylla të historisë
Lecco, 25 qershor 2006
16. NË KËRKIM TË RILINDJES
Rreth varreve shekullore
Copëza përrallash mbledh
Me mite ndeshem
Dhe refrene këngësh zbërthej
Me besë e me shpresë
Dekretet historike respektoj
Edhe me venome
Me ligje të reja dashurinë pasuroj!
Bergamo, 26 qershor 2006
17. PARA MBARIMIT
Sikur me urdhër të paparë
Shumë turma ikën
Ende pa ditur pse ishin mbledhur
S’dihej a këndonin a vajtonin…
Brescia, 26 qershor 2006
18. MBAS MBARIMIT
Për habi të syve të lodhur
Koha kishte ikur
Turmat spontanisht të rikthyera
Shtanguar kishin mbetur
Në arenën e kërcënimeve
Tregtime në heshtje bëheshin
Këngët iknin të pakënduara
Kronistët me kokë ndër duar
Falimentim i shpallnin shekullit
Historia mblidhte lecka të grisura…
Verona, 26 qershor 2006
19. DUA TË SHKOJ…
Nga stina e egër
Dua t’ik unë megjithë këngët
Lotët s’na hapin udhë
Koha do të ecë me mua dhe me këngët e dashurisë
Lamtumirë mot’ i lig
Stina e ringjalljes më pret
Shekullin e ri historia ma ka premtuar!
Vicenza, 26 qershor 2006
20. NË DREJTIM TË NATËS
Rruga që ke zgjedhur
Ka plot barrikada
Dhe rreziqe të papara
…
Mungon dielli
Nxehtësi as dritë nuk ka
…
Nëse vazhdon
Nuk ka dalje
Në drejtim të natës mbetesh ngujar
Padova, 26 qershor 2006
21. PËRENDJET S’MBAROJNË DOT
Ende pa i filluar
Të gjitha punët i kanë braktisur
Përzierje planesh e e programesh kudo
Endje e përendje shkallëve të rrezikshme të kohës
Vrasje motesh e rrëzim shekujsh të plagosur
Labirinthet ua kanë hutuar kokën e patru
Përendjet e tyre s’mbarojnë dot…
Venezia (Venedik), 26 qershor 2006
22. NË TË NJËTËN KOHË
Kësaj radhe
Me gëzim të madh u përshëndeta nga gjumi
Njeri me fat e quajta vetëvetin
Sepse ëndërra më solli në të njëjtën këngë me Ty
Do vazhdojmë udhës së jehonës
Me iso bese e dashurie
Deri në përjetësi!
Trieste, 26 qershor 2006
23. NJË FAT I SHPALOSUR
Një kërkesë kam për Ty
Mbretëresha Ime:
Ma konfermo
Si unë me argumente
Se prania jonë e përbashkët
Në këtë botë të bujshme
Tashmë shihet si një fat i shpalosur
Dhe shekullin e dashurisë dritëson!
Trieste, 26 qershor 2006
24. MBAS RRËSHQITJES
Të mos merremi më me të kaluarën
As me autorët as motivet e rrëzimit
…
Të ngritemi me fuqinë e shpresës
Besëlidjhjen ta fiksojmë me mrekulli!
Lubjanë, 26 qershor 2006
25. TEJ SHFRYTËZIMIT
I shoh dhe i ndjej
Të gjitha të bërat dhe të pabërat
Në projekte sekrete renduar
Me apostrofë interesash në mes
Vazhdojnë garat e mashtrimeve…
Lubjanë, 26 qershor 2006
26. DYSHIME MES MALLKIMESH
Një më mallkon pse e prita
Një tjetër më mallkon pse ika
Në ndërrim stinësh
Dyshimet më shtangojnë!
Zagreb, 26 qershor 2006
27. NË VARKËN E VETMISË
Një njeri i fisit tonë
Mbasi ishte humbur
Në oqeanin e ëndërrave të stinës
Rastësisht u fut në varkën e harruar
Thellë gjeti mbretëreshën e shekulliut të rrëzuar
Në gjumin e imponuar…
Me dekret të akuzës së grisur
U prekën pa e parë njëri-tjetrin
Dhe u humbën mes ëndërrave të pashpjegueshme
Secil i i harruar në të veten vetmi
Zagreb, 26 qershor 2006
28. NATË E TEMBUR
Pa parë njeri
Në rropatjet e ëndërrave plot vdekje
Një tërmet seç kemi ndjerë
Dhe errësirën e imponuar
Natë të trembur e kemi shpallur
Gjilan, 26 qershor 2006
29. NDËRMJET RREGULLAVE TË PAVËNA
Edhe sot
Sikur në stinët e perënduara
Para vendimit kryejnë ekzekutimin
Me venome të lartësive të ndryshme
Në këto hapsira
Ku dritë e diellit dhe e hënës janë harruar
Kush nuk mba mend ç’ka propozuar
As koha nuk ecën me ritmin e natyrës…
Viti, 26 qershor 2006
30. PRANIA IME
Në antikë
Shpirti im ishte i rrënjosur në këtë truall
Me trupin e Atëloshit
Në mesjetë
Shpirti im frymonte e këndonte në këto hapsira
Nëpër këngët e Babëlokut
Dje
Personalisht fillova të vej gjurmë
Në veten e pare këngë komponova
Sot
Unë këndoj pandalshëm
Këngët e përjetësisë
Në mbarë relievin arbëror
Stubëll, 26 qershor 2006
31. ATË NATË BINTE SHI
Atë natë kur ne ishim të detyruar të ndahemi
Binte shi i ftohtë
Lotë valë vërshonin gotat që mbetën pa u pirë
Historia hezitonte t’i hapë fletët
Kronistët buzëdridhur s’nxirrnin dot asnjë fjalë…
Stubëll, 27 qershor 2006
32. SHMANGËJET E ETHEVE
Në të madhen ditë
Kur historia po shkruhej gjithëkëndej
Derisa dridhesha si thupra n’ujë
Në çastin kulminant
Buzët tona u puçën
Një nxehtësi ma përshkoi trupin mbarë
Ethet mbetën të ngrira
Vetëm emër kuptimi për frikën e deriatëhershme
Viti, 27 qershor 2006
33. ËNDËRRBUKURA E DALLËNDYSHES
Tek po vegonte si në gjumë
Dallëndyshja e shekullit tim
Në prag të kësaj pranvere
Nga ëndërra e bukur u zgjua
Filloi gëzueshëm fluturimin
Tash vjen e më uron shtetin e vjetër të Dardanisë
Me emrin Republika e Kosovës!
Stubëll, 28 qershor 2006
34. ME LOTËT E SË KALUARËS…
Lokja mbushte kazanin
Raki të fortë seç bënte
Për Ditën e Madhe të Historisë
Nëna mbushte kupat
Kumbarë e miq të Dardanisë
Në kremte për t’i gostitur
Unë ua laja kokën mëkatarëve
Me fuqi mrekullie
Nga zjarri i ferrit për t’i shpëtuar
Stubëll, 29 qershor 2006
35. NË FUND TË SHTRATIT
Dashnorët nga ëndërrbardhat
Të shqelmuar nga mite interesesh
Në prehër përrallash ende përqafohen
Storjet përsëriten
Përgjatë vijës ndarëse
Ndërmjet natës dhe ditës
Kronistët sillen të hutuar
Leckave të grisura të historisë
Gjilan, 29 qershor 2006
Klilko faqën tjetër 26-27 Prill2009 Dhjetëvjetori i Martirizimit-Dekorimi i Gjergj Sokolit