Lidhja Shkrimtarëve Shqiptarë ne Gjermani

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

 

 

MARTIN ÇUNI

LULET E JETËS

(Letra nga burgu, Teutës dhe Agronit)

Redaktor: Ahmet Qeriqi

Botoi: Radio Kosova e Lirë

Libri po të shikohet për nga përmbajtja do të shohim një përmbledhje Letrash qe Martin Çuni si një atdhetar i burgosur ju ka dërguar fëmijëve të tij. Vetëm ruajtja e tyre ka një mesazh në veti por ai tani ja ka sjellë lexuesit dhe besoj se gjithnjë mbeten aktuale dhe na kujtojnë një kohë të egër, të një regjimi fashist.

Lexuesi do të lexoj Letrat dhe do të kuptoj se ne ato Zarfi ku Martini kishte future Letrat, kishte future edhe këshilla të vazhdueshme për fëmijët e tij të dashur në moshën e njomë, kishte futur Metafora te mbështjella mirë në Zarf e letër. Tregimet e shkurtra qe Martini u shkruante herë pas here ishin edhe me domethënie për situatat e ndryshme të jetës. Tregimi me Ariun dhe arushët e vegjël, (si metaforë kishte sjelljen e mirë të fëmijëve si Ilaç me i mire për familjarët tjerë). Tregimi për Vezët e Qyqes gjithashtu përmban në veti Metaforën e vyeshmerisë dhe syqelsisë, kolonizimi i Kosovës ishte një sinonim i tillë gjithashtu. Tregimet tjera qe gjithashtu kishin porosi të fshehura ishin edhe Tregimi për Qenin e Sharrit ku gjyshi ja kishte prerë veshët dhe kështu kishin humbur një shok të lojës ka domethënien e vet se kishte humbur besimi me at pushtet. Por edhe më dukshëm Martini pasqyron një situatë të asaj kohe kur ishte në burg 1982-1990 duke ju drejtuar fëmijëve se edhe aty kishte ndodhi, Sorrat kanë ndërtuar strofujt mbi Shtëpi të kulturës dhe nuk lënë të tjera shpezë të afrohen, zhurmës së tyre ju bashkohet edhe ndonjë e lehur e ndonjë Qeni. Janë këto porosi qe fshiheshin në mes rreshtave të këtyre Letrave aq sublime dhe në sy të parë edukative të Martin Çunit.

Ky Libër do ta plotësoj edhe një mozaik të tjetër të veprimtarisë se Martin Çunit të burgosur e qe siç e dimë të gjithë Martini qe nga shtatori i vitit 1998 ju bashkua njësiteve të luftës së UÇK-së dhe ja u kthej këtë „nderë“ sorrave të zeza dhe vezëve të Qyqes.

Përveç poezive tjera qe herë pas here Martini ju dërgonte fëmijëve poezia për 50 vjetorin e vdekjes se Migjenit ishte shumë e ndjeshme.

Mjerimi t´i preu gjakimet

Bjeshkës kur doje ti bije me grusht

Jetë më të mirë kërkoje për vegjëlinë

E nëpërkëmbur, të shkelur e ngushtë.

Pikë në zemër të mbeti fresku

Qe pritje kah lindja e Diellit

Atje shihje burimin e jetës

Kuq si lulja e trëndafilit.

Kaltërsia t´u bë shkrumb e hi

Posa Yjet filluan të ndrinin

Vargjet e tuaja të lira frymojnë

Yje të dritës qe të lindin.

(Shkruan: Pal Sokoli)

(Recension i shkurtër për Librin “Universi i jetës” të Martin Çunit)

 

------------------------

MARTIN ÇUNI

UNIVERSI I JETËS

Botoi: Radio Kosova e lirë

Redaktorë: Dr. Ahmet Qeriqi dhe Ferdinand Laholli

Prishtinë 2018

Përmbledhja poetike e shkrimtarit dhe veprimtarit Martin Çuni me titullin “Universi i jetës” është një vazhdim i jetës poetike të tij e botuar këtë vit. Libri ka katër kapituj:

Kapitulli i parë: Shqiptarëve

Kapitulli i dytë: Respekt i përjetshëm

Kapitulli i tretë: Universi i mendimit

Kapitulli i katërt: Kumti

Libri poetik “Universi i jetës” hapet me poezinë Shqiptarëve qe është edhe titullim i kapitullit të parë. Rrugëtim i shqiptarëve si rrugë kryqe, me hjekat e tyre ku dikush ngopet me gjak shqiptarësh, dikush na veshë në te zeza në shpirt dhe në zemër deri të thirrja në heronjtë qe nuk lindin çdo ditë. ” Gjergj e Adema, çdo shekull, Perëndi/ pse s´munden me u le”. Më këtë poezi hapet dimensioni shumë shtresorë dhe poli semantik i kompozicionit poetik qe përcillet përgjatë gjithë librit.

Pjetër Bogdani në veprën e tij “Çeta e profetëve“ e thotë se “ Aq sa Rruzullimi, është një libër i çelë” pra bota është një libër i hapur ndërsa interpretimi i librave si botë, ashtu na imponohet edhe poezi e shkrimtarit tonë Martin Çuni. Martini nuk ndalet vetëm të interpretimi por edhe të purifikimi shpirtëror dhe kombëtarë si simbol i universit. Apeli për pajtim brenda gjakut të poezia “ Mos e prishni Shqipërinë” është apel që të kultivojmë dukurit pozitive brenda shqiptare duke marrë si shembull Konstadinin, Lekën e madh, Gjergj Kastriotin për të lënë rrugën e territ, terr qe ja mbajmë emrin në zemër të qytetit. Ta ruajmë në çdo stinë/ kurrë të mos e prishim Shqipërinë. Martini prekë me ndjeshmëri figurat e kohës se tij, heronjtë e kohës si familjaret Jashari dhe heronjtë e tjerë qe mos të na përsëritën pasmesnata të netëve të errëta. Komunikimi poetik si moral poetik e etnik drejt ecjeve me këmbë të gjakosura pa u bërë vonë, dhe ënde pa na braktisur yjet tanë.

Kapitullin e dytë; Respekt i përjetshëm, e mbizotëron një ndjeshmëri dhe komunikim përkushtuar martirëve dhe bashkvuajtsve te tij qe nuk kursyen jetën, atyre qe jetën nuk e kursyen për të shtrenjtin atdhe. Fillon me përkushtimet poetike për Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, Enver Hadri, Isa Boletinit, nënës Terezë, Martin Camajt, Azem Shkreli, Ali Podrimës, Zejnulla Halilit, Gjokë Becit, Shaban Cakollit, Ali Sahitit, Zefit të vogël, Adem Demaçit, Komandant Gurit, Gjeneral, Shaban Xh. Shalës e deri të Nëna e një heroit pran varrit te djalit. Kudo ne veprimtarinë e vet Martini shprehë një dozë të pakënaqësisë nëse vëren se nuk përfillen sa duhet figurat kombëtare dhe nuk e len me aq, por gjithmonë poezitë e tij i përfundon me vargje qe të hapin rrugë tejkalimit të dhimbjeve të vogla për dashurin e madhe, vetëm t´u ndritë fytyra Albanëve të bardhë.

Kapitulli i tretë; Universi i mendimit, hapet me një poezi me të njëjtin titull qe poetit i del nga kulmi i përmbajtjes se tij i njohur si personalitet i përmbajtur në fjalë dhe në vepër. Poezia i kushtohet aktit vandal të prishjes se varrit të patriotit dhe mikut të tij Zejnullah Halilit në Kokaj të Karadakut nga një dorë e zezë.

“ Të vrau dora e zezë

Qe gjakoset në urrejtjen e vet

Dhe shtrat i bëhet vdekjes

ose me tutje;

Dora e zezë

Që dhe qetësinë e varrit të poetit mund ta vrasë

Po kurrsesi universin e mendimit të tij”.

Martini gati tërë veprimtarinë e vet e ka titulluar me mbishkrimin JETË thuajse ka marrë barrë mbi veti qe këtij populli të na mbajë kujtesën të freskët, të na kujtoj të kaluarën e hidhur qe na shkaktoj vetëm dëme dhe të na kultivoj të kaluarën e ndritur të se kaluarës sonë. Harresa është armiku më i rrezikshëm i një populli thotë Martini. Nuk janë sinjale të mira kur “Të te haj Qeni yt ëndërr/ është keq, than të parët/. Kur na rrëmben harresa atëherë na nuk na njohin as gurët e rrugës sonë, na lindin agaymerët e rinj, nuk shohim as thikën e lënë në mes nesh nga armiqtë tanë siq shprehet të poezia, Unë i vogël:

“ Sulltanët dhe krajlat tok

Na lanë thikat në mes

Atdheun të ndarë egër ,o

Të ndarë mendjen e kresë”.

Ky kapitull është plot me përjetime më rrethin më të afërm të tij, me familjarët, me gazetar e intelektual, me priftërinj e hoxhallarë, me luftëtar e politikanë me të njohurit po edhe me ata qe Lisin 500 vjeçar me “ bri të thyera” nuk e quajnë pasuri të tyre. Poezia shkrimtarit Martin Çuni në kapitullin e fundi me titull; Kumti është thirrje qe të mos jemi të ndarë në këtë rruzullim. Të mos jemi kumtues të jetës se panjohur, jetës së përtejme. Zoti njeh vetëm gjuhën tënde, ai nuk të njeh kur ti flet në emër të tij. Shqiptarët duhet të përfillin zhvillimin, fjalën e matur, dhe të lirohen nga zhagaqët e zhguntë qe edhe Unat në vatër të mos na ndahen.

Në poezinë e Martin Çunit, metafora dhe simbolet e tjera janë të përhapura sikur damarët e jetës ne gjithë veprimtarinë krijuese.” Jetë e furtunë”, “ Jetë për jetën”, “ Themele jete”, “ Universi i jetës”, ”Feniks në kalvar” ( lexo rilindje apo jetë e ri ardhur nga Kalvari), poezia e tij komunikative e brumosur nga përvoja e tij e që shpreh përjetime kritike ndaj qëndrimeve teorike dhe praktike, gjegjësisht retorike/ letrare. Të gjithë krijimtarinë e tij e mbizotëron rigjenerimi i kuptimit, rigjenerimi i traditës dhe i të mirës se njerëzimit. Për veprimtarinë e tij ka gjithmonë çka të shkruhet dhe gjithmonë gjeni diçka të re, gjeni porosi, gjeni dashuri jo vetëm për shqiptarët por edhe gjithë universit qëllimmirë. Martin Çunit i urojmë shumë suksese në veprimtarinë e mëtutjeshme dhe urojmë qe të na dhuron vepra të tjera të vlefshme si kjo edhe në rrafshin letrar edhe kombëtar.

Pal Sokoli

13.10.2018

Ofenbach

---

 

 

 

 

 

 

-----------

LIDHJA SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI

F T E S Ë

Te dashur dashamirë të fjalës se shkruar, miq të penës dhe dashamirë te manifestimit letrar Azem Shkreli qe sivjet ka edhe 80 vjetorin e lindjes, në emër të LSHAKSH-në Gjermani dhe Familjes Shkreli; me kënaqësi ju ftojmë te merrni pjesë ne Manifestimin tonë tradicional letrar: 

KONKURSI LETRAR PËR MËRGATË "AZEM SHKRELI" 2018

Manifestimin letrar e karakterizon Ora letrare qe tradicionalisht recitohen dhe vlerësohen poezi nga poet dhe artist tanë nga mërgata dhe të pranishëm. Komisioni për vlerësimin e Librave qe kanë konkurruar për çmimet “ Azem Shkreli” te publikuara në Konkurs do të shpallë fituesit e këtij viti. Promovohet romani më i ri i shkrimtarit tonë të njohur Ibrahim Kadriu,” Të vdekurit e gjallë”. Prezantohet me veprimtarinë e vet shkrimtari ynë i mirënjohur nga Kosova z. Sylejman Aliu, Prof.DR. Zeqir Kadriu nga Tetova edhe z. Edmond Mesuli me veprën e tij te fundit në gjuhën gjermane. Fotoekspozitë nga Dasha Gusho,Poradec.

Manifestimin e përcjellin disa pika muzikore nga Familja Kurtishi dhe disa valle nga shkolla shqipe e Dortmundit dhe e artistit Qërim Shkreli. Artistët e LSHAKSH-së Musa dhe Anisa Mulolli do të na recitojnë disa vargje të zgjedhura. Mysafir nderi është i ngarkuari me punë në Ambasadën e R.Kosovës në Berlin Z. Astrit Zemaj, nga Kosova janë Prof. Ibrahim Kadriu dhe Shkrimtari Sylejman Aliu. Nga Tetova kemi të ftuar nderi, Prof. Dr. Zeqir Kadriu dhe afaristi i ynë i njohur dhe veprimtari Lazim Destani.

Manifestimi letrar mbahet në qytetin Ennepetal me 03. Qershor 2018

në Adresën: “Haus Ennepetal”– GasS str. nr.10. 58256 – Ennepetal dhe fillon në orën 12.30. 

Me nderime të përzemërta në emër të LSHAKSH-NË Gjermani:

Pal Sokoli (Kryetar) dhe në emër të Familjës Shkreli; Valon Shkreli

Mobil: +49177415769

---------------------

Ju lutëm ta ndihmoni Lidhjen, paguani edhe anëtarësinë.

Albanischer Bund der Alb. Schriftsteller, Künstler u. Kult. e.V.

Commerzbank Koblenz

IBAN: DE29570400440200406700

BIC:COBADEFFXXX

 

http://www.botasot.info/gjermania-diaspora/710357/manifestimi-letrar-azem-shkreli/

 

 

LSHAKSH dhe Konkursi për mërgatë“Azem Shkreli” 2017 dhe 20 vjetori i ikjes fizike te shkrimtarit.

shkruan: Pal Sokoli

 

Të dashur motra dhe vëllezër, miq te letërsisë dhe artit shqiptar, të dashur anëtarë të LSHAKSH- ne Gjermani!

Me datën 27.05.2017

Ennepetal- Gjermani

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani sipas paralajmërimit mbajti Manifestimin letrar tradicional për Shkrimtarin Azem Shkreli dhe shpalli edhe fituesit e Konkursit letrar për mërgatë „ Çmimi letrar Azem Shkreli“. Hapjes se këtij manifestimi i parapriu grupi i valleve të Shkollës shqipe nga qyteti i Dortmundit ne drejtim të mësuesit të zellshëm Kemal Qollaku. Në sfond dëgjohej kënga „Kënga e turpit“ me tekst të Azem Shkrelit e kënduar nga Aurela Gaqe.

Moderator-ja e këtij manifestimi znj. Pranvera Gjoni shpalli të hapur dhe ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë te pranishmëve qe sivjet kishin mbushur sallën e Bibliotekës „Haus Ennepetal“ të qytetit Ennepatal. Pasi na përkujtoi në pika të shkurtra rrjedhën e programit dhenë emër të LSHAKSH-së përshëndeti mysafirët e pranishëm në sallë si dhe posaçërisht mysafirët e nderit siç ishin; Shkrimtari dhe publicisti ynë i njohur Agim Gjakova, zëvendës ambasadorin- Ministër dhe Këshilltar i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin z. Astrit Zemaj, poetin dhe artistin e mirënjohur me damar rugovian z. Çun Lajçi, mysafirët nga Italia, z. Ndue Lazri- Kryetar i Federatës se Shoqatave kulturore shqiptare ne Itali dhe poetin dhe themeluesin e Lidhjes Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Itali, poetin Tonin Nikolli, ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatave simotra dhe të Shkollave Shqipe nga Dortmundi dhe Hageni. Programin muzikor e hapi këngëtari ynë i dashur Driton Gashi me këngën: "Kur të jesh mërzitur shumë", teksti: Dritëro Agolli, Orkestroi: Eduard Ladner dhe qe ju dedikohet poetëve qe nuk janë më në mesin tonë. Fjalën e mori kryetari i Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani Pal Sokoli(autori i këtij shkrimi). Pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit e posaçërisht mysafirët e nderit, shkrimtarin Agim Gjakova, zv. ambasadorin z. Astrit Zemaj, artistin dhe poetin Çun Lajçi, dhe kryetarin e Federatës së shoqatave shqiptare në Itali z Ndue Lazri Lazri dhe poetin dhe themeluesin e Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptarë në Itali z Tonin Nikolli, publicistin dhe shkrimtarin nga Zvicrra Shefqet Dibrani, të cilëve ju përkujtoi se pikërisht kjo datë është edhe data kur para njëzet vitesh Azem Shkreli u nda prej nesh, u nda prej familjes se dashur të tij, Shkrimtari qe na ka mbledhur sot këtu, shkrimtari qe përjetësisht na la së bashku me veprën e ti. Sot është edhe 10 vjetori i manifestimit tonë të parë, qe ne bashkëveprim me familjen Shkreli ndajmë Çmimin letrarë për mërgatë në emër te tij. Azemi nuk është fizikisht në mesin tonë, por këtu është fryma e tij, është bima e tij, pra është në mesin tonë. Azemi po na i t´hollon penat për çdo vit, po na bashkon dhe frymëzon, dhe ashtu mbetët i pavdekshëm shkrimtari, ashtu është e pa vdekshme vepra e tij”. Falënderoi të gjithë ata qe ndihmuan këtë manifestim e sidomos, Familjen Shkreli, Ministrinë e Diasporës, Ambasadën e Republikës se Kosovës në Berlin, drejtuesin e Shkollës së gjuhëve ABC në Dyseldorf dhe Wuppertal z. Hajredin Ibraimi z. Avni Alija, z. Martin Çuni,z. Shefqet Podvorica, z. Ilir Mulaku( pronar i Hotel Campus) dhe të gjithë anëtarësinë e LSHAKSH-së qe dhanë kontribut të konsiderueshëm për Lidhjen tonë. Pastaj prezantuesja ftoi shkrimtarin dhe publicistin, Dibran Demaku të referoi për jetën dhe veprimtarinë e Azem Shkrelit. z. Demaku referimin e tij e filloj me një poezi kushtuar Azem Shkrelit me titull”Ai dinte një fjalë prej Guri” dhe pastaj referoi disa pika kryesore te veprimtarisë se tij. Foli per stilin e te shkruarit, për simbolet dhe metaforat e tij, duke përmendur tituj te ndryshëm te poezive dhe krijimeve tjera artistike. Dibran Demaku foli edhe për aftësitë organizative te Azemit,ai drejtoi edhe disa institucione dhe atë me shumë guxim ju kundërvu trusnisë se asokohshme të sistemit jugosllav. Zv. Ambasadori i Ambasadës së Republikës se Kosovës në Berlin, z. Astrit Zemaj, në fjalën e tij përshëndetëse vëmendje të veçantë i kushtoj manifestimeve të këtilla sikur ky për Azem Shkrelin, përshëndeti familjarët Shkreli dhe foli edhe për rëndësinë e veprës dhe jetës se Azem Shkrelit. Për manifestime të tilla do të ju qëndrojmë afër dhe do të keni mbështetjen e institucioneve tona shtetërore. Z. Zemaj foli edhe për veprimtarinë e vazhdueshme të përfaqësuesve të shtetit tonë këtu në Gjermani, nevojën për tu gjendur afër mërgimtarëve tanë. Për këtë arsye dhe qëllim edhe kemi hapur disa Konsullata tjera në Shtutgard dhe në Frankfurt vetëm te jemi afër kërkesave të qytetarëve tanë.Përshëndetje të veçantë i bëri edhe shkrimtarit tonë të njohur dhe mysafir nga Kosova z. Agim Gjakova,qe kishte marrë gjithë atë rrugë vetëm e vetëm qe ta respektoj këtë eveniment të rëndësishëm letrar. Falënderoj për Ftesën dhe tregoj gatishmëri për të bashkëpunuar dhe ndihmuar aktivitetin tonë në mërgatën gjermane. Shkrimtari dhe mysafiri i këtij manifestimi z. Agim Gjakova i përshëndeti të pranishmit dhe shprehi kënaqësinë për pjesëmarrjen masovike në këtë manifestim, e sidomos e befasoj pjesëmarrja e moshave të ndryshme prej më te vegjëlve e deri të ata të moshuarit. Përgëzo organizatorët për këtë organizim të shkëlqyeshëm dhe evokoj për Shkrimtarin Azem Shkreli dhe takimet qe kishte me të, pastaj për kujdesin e Azemit për fatin e Kosovës dhe shqiptarëve. Lëvdoi shumë veprimtarin e tij brilante letrare dhe e quajti shumë të rëndësishëm një manifestim të tillë. Z. Agim Gjakova nuk hezitoi të përkujtoi se këso evenimentesh duhet të ftohen edhe miq gjerman qe të njoftohen më për se afërmi me veprën e Azemit dhe me letërsinë shqipe në përgjithësi. Z. Ndue Lazri, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, miqtë mysafir dhe falënderoi organizatorët për Ftesën qe i kishin bërë, foli për veprimtarinë e Federatës se shoqatave shqiptare ne Itali. z. Lazri foli edhe për rëndësinë e hapjes së shkollave shqipe në Itali, punën dhe projektet e të cilave i kishte përgatitur federata e shoqatave me grupe profesioniste në përpilimin e programeve për mësimin në gjuhë shqipe. Rëndësi të posaçme i kushtoi bashkëpunimit të gjithë mërgimtarëve kudo janë qe ta bëjmë më të lehtë jetën tonë dhe të gjeneratave te reja. Poeti Tonin Nikolli përveç fjalës përshëndetëse ai apeloi që të ngritët edhe efikasiteti dhe cilësia e krijimtarisë letrare në mërgatë e cila mëton të mbetët pjesë e letërsisë shqipe.Teologu Hoxhë Zekerija Idrizi përshëndeti të pranishmit dhe i uroj ata për fillimin e muajt të Ramazanit dhe i uroj ata të cilët e agjërojnë. Përshëndeti mysafirët dhe falënderoj organizatorët për këtë manifestim. Pastaj me një diskutim të shkurtër edhe ju kundërvu të gjithë atyre qepo keqpërdorin religjionin për përfitime te tyre. Njëkohësisht ju kundërvu çdo shfaqje ekstremiste dhe ndarëse e sidomos atyre qe mundohen të fusin përçarje ne mes nesh. Rrjedhën e referimit dhe të fjalëve përshëndetëse e morën valltaret e shkollës shqipe të Dortmundit dhe Driton Gashi më këngën: “Do te kthehem Nënë” Teksti dhe muzika: Jusuf Gërvalla. Orkestruar nga Eduard Ladner. Kalimit në orën letrare i parapriu edhe emërimi i jurisë për zgjedhjen e tri poezive më te mira e që janë kushtuar shkrimtarit Azem Shkreli. Juri u zgjodhën z. Ndue Lazri, shkrimtari, kryetar nderi i Lidhjes sonë dhe luftëtari z Martin Çuni si edhe shkrimtari e publicisti z. Faruk Tasholli. Pastaj poezi lexuan mbi 20 krijues qe ishin të pranishëm në manifestim; Agim Gjakova, Tonin Nikiolli, Adrian Zagori, Sead Ramadani, Sadri Gashi , Rabije Bytyqi , Dibran Demaku , Pranvera Gjoni, Ramadan Xhinovci , Martin Çuni( poezi të Lili Bimit ), Ali Tahiri , Edmond Mesuli, Selajdin Gashi, Angjelina Krasniqi, Agim Jerliu, Faruk Tasholli dhe Pal Sokoli, ndër të cilët edhe ardhmëria jonë- nxënësit: Anisa Mulolli, Vesa Sejdiu, Blerina Seferaj, Diona Nimanaj dhe Rona Zahiti nga shkolla shqipe e Hagenit të përgatitur nga udhëheqësi artistik i LSHAKSH-së z Musa Mulolli. Këtu edhe përfundoj pjesa e parë e këtij manifestimi dhe të pranishmit u ftuan në drekë të porositur enkas për të gjithë e nën tingujt e bukur të muzikës popullore te Këngëtares Hajrije Abazi.

Fillimin e pjesë së dytë, prezantuesja znj. Pranvera Gjoni e paralajmëroi më theks të veçantë si Promovime artistike, sepse edhe e hapi me videoklipin e ri të këngëtarit Driton Gashi me titull “ Prishtina ime” tekstin e ka shkruar Shkrimtari ynë dhe publicisti: Faruk Tasholli, muzika: Eduard Ladner, Regjia: Björn Prenzel. Pastaj u kalua edhe ne promovimin e dy veprave me rëndësi letrare. Shkrimtari Selajdin Gashi promovoi Romanin në gjuhën gjermane “ Schlaflos mit Kleopatra” për të cilin referoi Faruk Tasholli. Faruku theksoi si të rëndësisë se veçantë botimin e këtij Romani në gjuhën gjermane qe e radhitë autorin ndër shkrimtarët e rrallë qe krijuan në gjuhën gjermane. Gjithë romani është i shkruar në veten e parë dhe e përshkon një trajtim psikologjik e temave të dashurisë dhe të rrëfimit të brendshëm psikologjik. Është vërtetë me rëndësi qe ky libër të i afrohet edhe lexuesit shqiptarë për lexim dhe e përgëzoj autorin për guximin e trajtimit të temave shumë të ndjeshme e psikologjike. Autori Selajdin Gashi i falënderoi të pranishmit për interesimin dhe ne veçanti referuesin Faruk Tasholli dhe i njoftoi të pranishmit se për lexuesin shqiptarë ky libër do të vijë vetëm nëse dikush merr obligim përkthimin e tij. Teologu dhe Autori Zekerija Idrizi promovoj Librin “Letra Shpirti” për të cilin referoi Pal Sokoli. Ne Librin “Letra Shpirti” autori ka përfshi një rrjet komunikimi me disa figura më rëndësi fetare dhe kombëtare e që kanë lënë mbresa në formimin dhe ngritjen e jetës shpirtërore dhe intelektuale të tij. Gjithë këtë komunikim e përfshinë një qasje shpirtërore dhe përsiatje kombëtare. Pas promovimeve të dy veprave vërtetë me rëndësi të posaçme për shkakun se “Schlaflos mit Kleopatra” është një roman në gjuhën gjermane me një autor shqiptarë, me një botë të brendshme shqiptare e me një të jashtme gjermane,e qe vjen pikërisht në dritë pas gjitha përjetimet e personazhit në rrethana të caktuara shoqërore. Derisa “Letra Shpirti” vjen në dritë pikërisht kur vlojnë rryma të ndryshme religjioze dhe pseudo besimtar të rrugëve të ngushta religjioze qe religjionin e përdorin vetëm për ndasi, apo e dhe terrorizim të të tjerëve dhe kundër besimit të vërtetë. I uroj përzemërsisht qe të dy autorët.

Kapitull i veçantë i këtij manifestimi ishte edhe shpallja e fituesit të Konkursit letrar”Azem Shkreli”2017. Juri e këtij Konkursi ishin: Shkrimtari Shaip Beqiri(/Zvicërr)2. Sadik Krasniqi(LSHAKSH-Gjermani) dhe poeti Kujtim Shkreli. Pasi qe kishin lexuar gjatë dy muajve të kaluar prej kurë është shpallur Konkursi dhe kishin ardhur në përfundim unanim qe për fitues të Konkursit (qe sivjet e praktikuam për së pari herë me një fitues)të shpallin Romanin “ Shtëpia me dy çati” të shkrimtarit Rezat Palluqi. U lexua fjala e jurisë . Derisa në emër të jurisë për poezi më te mirë përkushtuar Azem Shkrelit fituesit i shpalli gazetari dhe kryetari i federatës së shoqatave shqiptare të Italisë z. Ndue Lazri, fitues ishin; Tonin Nikolli, Pranvera Gjoni dhe Angjelinë Krasniqi. Hyrjen në sallë në të dy anët e kishin mbuluar me ekspozimet e veta z. Martin Çuni, foto nga lufta e fundit në Kosovë të sistemuara mirë dhe ne të dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht dhe te titulluar “Gjenocidi serb mbi një kulturë të lashtë “ qe zgjoi interesim mjaft të te pranishmit. Në anën tjetër patëm edhe ekspozitën me piktura brilante të piktorit Shani Sejdiu, patëm edhe kërkesa qe pikturat e të tij të blihen nga të interesuarit, por për ti mbetur besnik manifestimit dhe 20 vjetorit të vdekjes se autorit, nuk përfitoi nga rasti. Këngëtarja Hajrije Abazi me një reportuar të shkëlqyeshëm të këngëve popullore nga të gjitha trevat shqiptare, u pa se përkoj shumë me natyrën e manifestimit tonë. Krahas shpërblimeve edhe sivjet kemi ndarë edhe mirënjohje për të ju shpërblyer sadopak angazhimin e disa aktivistëve për artin dhe kulturën shqiptare në mërgatën shqiptare në Gjermani dhe më gjerë dhe angazhime pranë LSHAKSH-së në Gjermani. 1. Shkrimtarit Agim Gjakova qe me punën e tij me mbi 20 vëllime në gjinitë e ndryshme të letërsisë është një hallkë e fort në letërsinë e sotme shqipe. 2. Pastaj njohëm edhe angazhimin e gazetarit te TV. Rrokum dhe bashkëpunëtor i shumë shtëpive tjera televizive e aktivistit Halil Rrustemaj për angazhimin e tij shpeshherë vetëm për hire të statusit të gazetarit dhe dashurisë ndaj manifestimeve të tilla na ka publikuar dhe stimuluar me publikime pa pritur ndonjë shpërblim tjetër. 3. Njohëm edhe aktivitetin e z. Valon Shkrelit(i biri i A. Shkrelit) i cili në çdo kohë shfaqë gatishmëri bashkëpunimi dhe angazhimi në aktivitete të mirëfillta letrare.3. Valdete Berishën, poeteshë dhe piktore qe gati në çdo manifestim letrar na ka nderuar me shpalosjen e veprave të veta qoftë në pikturë apo poezi. Dhe 4. Rabije Bytyqin e cila tregoj shumë interesim për manifestimin tonë dhe kontribuoj me konkurrim dhe pjesëmarrje.

Manifestimi i sivjetmë ishte më i veçantë jo vetëm për shkakun se e shënonte njëzetvjetorin e ikjes fizike të shkrimtarit dhe dhjetëvjetorin e Konkursit të parë “Azem Shkreli” të organizuar nga LSHAKSH- në Gjermani por edhe nga pjesëmarrja dhe struktura e pjesëmarrësve në këtë manifestim. Kishte shkrimtarë dhe krijues të ri qe nuk s´kishin marrë pjesë ndonjëherë, pastaj pjesëmarrja e nxënësve dhe moshave të reja është medalje tjetër e organizimeve të tilla siç janë ky manifestim shkrelian. Habitë mospjesëmarrja e disa shkrimtarëve qe gravitojnë mërgatën gjermane dhe qe u treguan heshtakë rreth organizimit, kontributit apo edhe pjesëmarrjes se tyre. Është e vërtetë se krijimtaria letrare është produkt individual dhe autori mund të kënaqët apo edhe mos të kënaqët me të. Por kur përputhën edhe krijimtaria edhe kontributi për ta vlerësuar tjetrin apo krijimtarinë e tjetrit, atëherë është diçka e shenjtë, dhe ashtu palosët në faqet e letërsisë një vepër apo veprimtari e vlefshme edhe kombëtare edhe shoqërore. Ne në këtë konkurs sivjet zbuluam një talent të romanit, një talent të fjalës se shkruar i cili ndoshta do të mbetej si lira ne qese, e vlefshme po e pa dukshme, plot dritë dhe mbahej nën hije, vlerësimi i vlerës dhe jo i bartësit të saj. Shpeshherë po na mungojnë guximi i daljes përballë vlerave të mirëfillta dhe ato i kërkojmë vetëm kur te jemi protagonist apo i kërkojmë atje ku ënde nuk janë shterur apo konsumuar gjykimi i mirëfilltë. Nuk na mjaftojnë ulërimat nëpër zorrët e uritura të internetit qe përpijnë akord dhe pa kriter të gjitha “ushqimet” e ofruara për një apo më shumë pëlqime të nxitura me dhunë apo ngacmim të detyrueshëm. Nuk na mjaftojnë ato as atëherë kur ato i përdorim për ti ngatërruar apo edhe sabotuar punën gjegjësisht aktivitetin e tjetrit, apo edhe për tu dukur më i madh apo më i vogël. Uroj qe organizimet e tilla letrare dhe kulturore ta kenë jetën ma të gjatë se na, dhe qe pati shkrimtari A. Shkreli, të përkujtohen edhe shkrimtarë të tjerë, dhe të promovohen vlera të mirëfillta. Manifestimin e prezantoi me një siguri dhe rrjedhshmëri te natyrshme znj. Pranvera Gjoni për çka e falënderojmë shumë kishte ardhur vetëm si mysafire nga Belgjika.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Reportazh nga Ndue Lazri:

http://www.fjala.info/mysafire-ne-sofren-e-azem-shkrelit/

 

 

alkopress 27.05.2017
 Ennepetal , Bonn

Në Ennepetal është mbajtur manifestimi traditional letrar "Takimet Letrare Azem Shkreli 2017" , me organizimin e LSHAKSH.
Në manifestim ishte edhe Astrit Zemaj, zv.ambasador i Kosovës në Berlin.
Manifestimi i sivjemë është edhe 20 vjetori i vdekjes se Azem Shkrelit!
Në konkursin letrar, vendin e parë e mori poezia për Azem Shkrelin nga Tonin Nikoli në Itali. Manifestimin e begatuan me dy ekzpozita; Martin Çuni; Foto nga lufta dhe Shani Sejdiu me ekspozitë Piktura. Me Muzikë përformuan :Driton Gashin me disa këngë Premier dhe Hajrije Abazi me disa këngë popullore .
Janë promovuar dy libra nga autorët:
Selajdin Gashi dhe Zekeria Idrizi.
Manifestimin e begatuan, artisti Qun Lajçi, dhe grupi i valleve të Shkollës Shqipe në Arnsberg me arsimtarin Kemal Qallaku.
 Mysafir nderi ishte Shkrimtari Agim Gjakova. Evenimentin letrar e drejtoi shkrimtarja e njohur Pranvera Gjoni .

 

Gefällt mirWeitere Reaktionen anzeigen

Kommentieren

 

 

 

LIDHJA SHKRIMTARËVE,ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI ORGANIZON: MANIFESTIM JUBILAR ME RASTIN E DHJETËVJETORIN TE THEMELIMIT

Në emër të LSHAKSH-ne Gjermani ☼ 

 

Me kënaqësinë më te madhe ju ftojmë qe me datën 19. 11.2016 të kremtojmë se bashku dhjetëvjetorin e themelimit të Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani.

Do të kemi program të larmishëm muzikor dhe artistik me artist të njohur nga estrada jonë. Programin tonë jubilar do ta përcjellim edhe me një Konkurs letrar dhe do te shpërblehen me një çmim modest jubilar nga Lidhja jonë. 

Manifestimi ynë mbahet me datën 19 Nëntor 2016 dhe fillon nga ora 14h në sallën e qytetit “Haus Ennepetal” Gasstr.10 58256 Ennepetal. 

 

Me respektin më të madh për ju dhe pendën e juaj të artë përzemërsisht ju dëshiroj mirëseardhje në këtë manifestimi jubilar . 

 

Me respekt në emër të anëtarësisë se LSHAKSH Pal Sokoli (Kryetar)

 

 

 

LIDHJA SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI

SHPALLË: 

 

 

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani në bazë të vendimit të kryesisë së saj vazhdon manifestimin tradicional ”Azem Shkreli ”  dhe shpallë; Konkurs letrar për mërgatën 2016”. Do të shpërblehen me të holla dhe me mirënjohjen me këtë emër me:

 

1.     Çmimi letrar; “Azem Shkreli “.

2.     Çmimi artistik; “Azem Shkreli”.

3.     Çmimi për pikturë; “Azem Shkreli”.

Juria profesionale do të shpërblej sipas kritereve të lartshënuara vetëm konkurruesit tanë shqiptarë nga mërgata për vepra të realizuara përgjatë vitit 2015, derisa pikturat nuk do të kanë kohë të caktuar. Autorët duhet  veprat e tyre të botuara t´i dërgojnë nga tri kopje deri me dt. 20.03.2016, në adresën:

Pal Sokoli

Friedrich-Ebert-Str.136b

42117  Wuppertal

Piktorët konkurrues paraprakisht duhet të dërgojnë nga një kopje të punimeve te tyre në: E-mail: palsokoli@hotmail.com  dhe do të ekspozojnë punimet e veta ditën e manifestimit..

Shpallja e fituesve bëhet në Manifestimin kushtuar shkrimtarit tonë Azem Shkreli qe do të mbahet me 28:MAJ 2016 ne  

“Haus Ennepetal” – Gasstraße -10

58256 - E n n e p e t a l.

 

Me nderime të veçanta:

Komisioni organizativ i LSHAKSH-së në Gjermani dhe

Kryetari: Pal Sokoli

Mobil: +491774157694

 

 

 

 

Pal Sokoli 

Wuppertal



U KRIJUA  LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI 
OXHAKU I KULTURES SHQIPE NE VATREN E EUROPES 

Me datën 9 Dhjetor 2006 në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt tubimi i krijuesve të të gjitha zhanreve për krijimin e një Sofre Shkrimtaresh,artistësh,dhe krijuesish nga ku do të kenë mundësinë secili krijues të jap kontributin e tij për afirmimin e krijimtarisë se tij dhe prezantimin para Sofrës së madhe Europës dhe me gjerë. Tubimi u hap me poezinë e Gjergj Fishtës  28 Nëntori të recituar me shumë pasion nga recituesi tani më i njohur Musa Mulolli. Në emër të grupit nismëtarë të përbërë nga Martin Çuni,Liman Zogaj,Pal Sokoli, tubimin e hapi Liman Zogaj duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e theksuar nevojën e kamotshme qe krijues më në fund ta gjejë dritën e vet ne vatrën qe do ta krijojmë se bashku sot, dhe fjalën ja dha z. Martin Çuni. Z. Martin Çuni bëri zbërthimin e plan programit të parapërgatitur dhe të shpallur edhe të masmediumet e ndryshme disa ditë me parë,foli për qëllimin e pastër të bashkimit të të gjithë krijuesve qe shqiptarë qe veprojnë në Gjermani pa dallim shtrirje gjeografike,pa dallim përkatësie politike,fetare apo dallimeve tjera të ngushta. Ne kemi ftuar krijuesit e të gjitha zhanreve, jemi konsultuar dhe kemi mbështetjen e pothuaj se të gjithë krijuesve jo vetëm nga Gjermania por edhe më gjerë. Kemi ftuar edhe përfaqësuesit e të gjitha asociacioneve qe të na përkrahin në realizimin e programit për formimin e një shtëpie shqiptare prej nga edhe do të prezantohet me e gjithë golgota shqiptare si një formë e një Holokausti të ri në Europë para publikut gjerman dhe më gjerë. Martini e theksoj edhe përgjegjësinë dhe nevojën e prezantimit të denjë të kulturës sonë e cila nuk guxon më të tolerohet por ajo edhe të jetë urë e lidhjes me atdheun edhe urë e lidhjes me popullin ku po jetojmë. 
Të pranishmit i përshëndeti edhe Pal Sokoli njëri ndër nismëtaret i cili pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit e potencoj nevojën për themelimin e një asociacioni të tillë me rendësi të dyfishtë,edhe për krijuesit e tanishëm edhe për motivimin dhe përkrahjen e krijuesve të ri,si edhe për prezantimin me kompetencë te kulturës shqiptare në përgjithësi.Ky hap duket i vogël në shikim të parë por besoni se çdo hap i parë duket i vogël por pa e bërë këtë hap nuk mund të dalim nga kjo amulli e krijuar,ky hap i cili do të bënë kthesë, me energjinë dhe aktivitetin e përbashkët do ta krijojmë ardhmërinë e krijuesit, Nëna Terezë na ka mësuar Sa lutesh njëqind herë për dritë,më mirë ndezë një qiri të vogël.prandaj më këtë hap të vogël të krijojmë atë që të gjithëve na ka munguar në diasporë. Pali konstatoj edhe përkrahjen qe kishte marrë kjo nismë nëpër mes letrave,internetit dhe thirrjeve nga krijues të ndryshëm shqiptarë. Fjalën e mori edhe shkrimtari dhe piktori Llemadeo (Llesh D.) i cili përshkroi me disa fjalë krijimtarinë e tij në lëmin e letërsisë, artit dhe gazetarisë, përkrahu këtë nismë e cila duhet të bashkoj krijuesit shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare,dhe theksoj se vetëm krijimtaria letrare,artistike të jetë kriter qe na bashkon rreth kësaj Lidhje të shkrimtarëve pa dallime të asnjë dimensioni dhe pa politikë. Kjo lidhje do tju jepte mundësi edhe krijuesve të vjetër edhe të rinjve ta promovojnë vetën në diasporë. Llemadeo dha edhe pëlqimin për themelimin e shtëpisë shqiptare qe do të ishte zëdhënëse e vërtetë për shqiptarët në Europë dhe më gjerë. Llemadeo propozoj qe emërtimi të behët Lidhje e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në migracion,temë e cila u diskutua deri në zgjedhjen e bordit udhëheqës. Ali Berisha shkrimtarë foli për nevojën e kamotshme të një Lidhje shkrimtaresh dhe propozoj qe te zgjedhën sa më shpejt edhe grupet udhëheqëse qe do ti marrin përgjegjësitë për veprime të mëtutjeshme. Arsim Kajtazi shkrimtarë e piktorë e përkrahu gjithashtu këtë nismë e cila është e qëlluar,dhe duhet të përkrahet me veprime konkrete e jo me deklarime qe mund te mbesin vetëm në letër,çdo fillim është ca i vështirë por ne do të bëjmë çmos të lidhemi edhe me institucionet tona në Shqipëri dhe në Kosovë. Emërtimi të jetë Qendër kulturore dhe si dimension të vetin ta ketë orientimin artistik dhe jo më vonë të na marrë konotacione politike.A. Kajtazi ishte edhe për atë qe Qendra të mos të ngarkohet me shumë sektor në mënyrë qe ti ikët ngarkesave administrative, dhe theksoj nevojën e bashkëpunimit me Qendra të ndryshme nëpër Europë.
 Rrustem Geci- shkrimtarë, i cili për poezi po atë ditë mori çmimin e tretë Kadmus në Athinë të organizuar nga Klubi i ShkrimtarëveDrita foli për nevojën e vetorganizimit. Mos ti fiksohemi kurrfarë emërtimi por të vetorganizohemi se në Gjermani kemi afër 650 mijë shqiptarë e 120 mijë krijues,ndihmat financiare nga institucionet tona me aq pak buxhet për kulturë do të jenë të pa mundura.Poeti Hasan Qyqalla tha se e përkrah gjithashtu këtë nismë dhe u deklarua qartë për orientimin e saj kulturor pa kurrfarë ndikimi nga spektri politik. Alketa Tabaku krijuese nga Shqipëria tha se ne është me se e nevojshme te formohet një lidhje e tillë,por ne duhet ta mendojmë një anëtarësi minimale për tu vetë mbajtur dhe të kërkojmë edhe donator qe do ta përkrahin projektin tonë. Vehbi Musa tha se krijuesit janë dhe duhet te mbesin jashtë politikës kështu qe ky tubim dhe formimi i Lidhjes së krijuesve është më se i domosdoshëm. Isak Guta tha se unë e përkrah me gjithë zemër ketë nismë sepse unë mendoj se krijuesi duhet ta ketë një derë ku mund te troket dhe ku e din se takon kolegët krijues. Regjisori dhe autori i librit për Aleksandër Moisiun z. Guta tha se duhen të gjinden rrugë qe Diaspora ta financon vet këtë organizim te krijuesve qe të jetë sa më e fuqishme. Piktori Asllan Dibrani tha se me vjen shumë mirë se jemi mbledhur për të bërë diçka rreth kulturës duke e i dhënë fund organizimeve politike për të cilat duhet të kujdeset shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë. E përkrahu këtë nismë,dhe propozoj qe shtëpisë se kulturës ti jepet emri Ismail Kadare. Ramiz Kelmendi krijues dhe jurist e shpjegoj përparësinë administrative qe emërtimi ti mbetet Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani të propozuar më parë me qrast pas një debati konstruktivë me shumicë votash u vendos qe të mbetet ky emërtim. Kardiokirurgu dhe krijuesi Kolë Daka përshëndeti gjithashtu këtë nismë të mbarë dhe kërkoj nga të gjithë përkushtim dhe transparencë në punën e mëtutjeshme. Me propozime dhe me aprovime nga të pranishmit u formua edhe bordi udhëheqës i Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani si dhe u zgjodh me shumicë votash edhe kryetari i saj z.Martin Çuni. Bordi u formua nga këta krijues: Martin Çuni(kryetar), Liman Zogaj, Pal Sokoli,Shqipe Demiri, Rrustem Geci,Lleshi D. Llemadeo, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, Alketa Tabaku, Asllan Dibrani,Kolë Daka, Ramiz Kelmendi dhe Xhevat Ukshini. Tubimin e përshëndeten edhe Imer Lladroci dhe Bedri Veseli, dhe pastaj e mori edhe një herë fjalën z. Martin Çuni në emër te bordit si kryetar i posa zgjedhur dhe i falënderoj për besimin qe i dhanë dhe tha se Do të bëjmë përpjekje qe të koordinojmë humanizmin dhe guximin tonë dhe ta prezantojmë para botës në mënyrë të denjë. Të pranishmit ishin vërtetë të interesuar qe të krijojnë një Sofër krijuesish dhe ishte ajo pra fryma krijuese qe bashkonte sikur të ishim parë disa herë në mes veti edhe pse kishin ardhur pothuaj se nga të gjitha republikat e Gjermanisë dhe nga gjeografia jonë kombëtare. U vendos qe në tubimin e ardhshëm të zgjedhën udhëheqësit e zhanreve të ndryshme artistike qe do veprojnë brenda kësaj Lidhje. Çka është për tu theksuar se deri me tani janë prononcuar disa shoqata të ndryshme artistike qe dëshirojnë të veprojnë nen emrin e Lidhjes së shkrimtarëve , artistëve dhe krijuesve Shqiptarë. Ideja dhe programi i kësaj Lidhje qe në një të ardhme të kemi edhe shtëpinë e kulturës shqiptare dhe formimi i një Lidhje Euro-shqiptare mbeten qëllime qe me ndihmën e krijuesve dhe të gjitha asociacioneve tjera ne diasporë te realizohen.

 

 

http://palsokoli.de.to/

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben