Pavarësia e Shqipërisë dhe 100 vjetori i Shpalljes

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

Të gjithë shqiptarëve anë e kënd botës: Ju uroj nga zëmra 28 nëntorin, Festën e Flamurit

Ju uroj nga zëmra 100 vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë...

Kurrë mos u harrofshin ata qe i kontribuan me gjakun e vet për lirinë e çdo pëllëmbe të tokës shqiptare..

Të dashur vëllezër dhe motra shqptare!

Besoj se sot më shumë se kurrë po bindemi se sa e ëmbël është Liria kur sot po oshtinë kudo,aty ku ka një zemër shqiptarë e më shumë.

Simboli i Lirisë se një populli, i lirisë se një kombi është Flamuri dhe Shteti. Flamuri valon lirshëm  kur populli i tij është i lirë në troje të veta.

E ngriti Gjergj Kastrioti me 28 nëntor 1443 në Krujë në saje te fitoreve te të gjithë atyre luftërave qe zhvilloi kundër osmanlinjve.

Flamuri valoj plot 25 vjet deri me vdekjen e strategut dhe luftëtarit të ndritur Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Flamuri nuk vdes, ai ushqehet me gjak të ri, me gjak të bijve të vet më të mirë. U ushqye plot 469 vite deri me 28 nëntor 1912, kur në Vlorë e ngriti plaku i urtë Ismail  Qemali në shenj të pavarësisë se Shqipërisë.

Ky Flamur valon ënde dhe ushqehet me gjakun e heronjve shqiptarë deri në bashkimin e çdo pëllëmbë të tokës së vet.

Sot në kremtimin e këtij 100 vjetori shihet një energji e madhe e kombit tonë, një energji e pa përshkruar qe për momentin na bashkon të gjithë shqiptarët kudo janë.

Na bashkon dashuria për atdheun e lirë, na bashkon dashuria ndaj Flamurit me Shqiponjën dykrenore, na bashkojnë Heronjtë  qe dhanë jetën me këtë dashuri.

Shpirtërisht jemi bashkë, rreth Flamurit, rreth këngës dhe valleve shqipe, rreth Tortës së pavarësisë  qe po hyn në Librin e Guiness-it për madhësinë e sajë, shpirtërisht jemi pjesë e pandarë e Shqipërisë.

Edhe me e ëmbël do të jetë kjo Torte e Pavarësisë se Shqipërisë, po qe se Flamuri i saj te valonte aty ku ka shqiptarë, të valoj i lirë edhe aty ku nuk guxon të valoj edhe pse pranë gjakut dhe oxhakut të vet.

U rrënofshin të gjithë ata kufij qe ndajnë Shqipërinë, se bashku më ata që mundohen ta përçajnë dhe ta zhbëjnë atë.

Lavdi ju qoftë të gjithë atyre vëllezërve dhe motrave qe nuk kursyen gjakun e vet, ta ushqejnë këtë Flamur, dhe këtë Tokë të bekuar shqiptare.

Urimet me të përzemërta të gjithë vëllezërve dhe motrave shqiptare, Pavarësia e Shqipërisë .

Rroftë bashkimi i shqiptarëve dhe tokave të saj...

Gëzuar, Gezuar!

Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare:

"Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja".

Përzemërsisht i juaj:

Pal Sokoli

 

 

 

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben