Java kulturore shqiptare ne Dyseldorf

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli


U PËRMBYLL JAVA E KULTURËS SHQIPTARE- ALBANISCHE KULTURWOCHE-DÜSSELDORF -Me 5-9. Maj 2009

 

                                                                   

                                                                                                 Pal Sokoli
 

 

Një projekt që solli krijimtarinë e pasur kulturore të shqiptarëve në Gjermani

U mbyll java kulturore shqiptare në Düsseldorf

Është hera e dytë që në kryeqytetin e landit Nordrhein-Westfalen, në Düsseldorf, u mbajt ”Java kulturore shqiptare”, nga 5 - 9 maj 2009.

Organizimi i këtij manifestimi është në bazë të projektidesë së artistit shqiptar që jeton dhe krijon në Gjermani Ferdinand Dade në koordinim me institucionet kulturore të Düsseldorfit dhe te ambasadës shqiptare në Gjermani dhe me ndihmën e Ministrisë së turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë, kryeministrit të Nordrhein-Westfalen-it, shoqatës artistike Malkasten, dhe të artdashësve tjerë shqiptarë dhe gjermanë. Java e kulturës shqiptare filloi me përshëndetjen e Hans-Georg Lohe, shef i zyrës për kulturë në kryeqytetin e NRW-së, Düsseldorf dhe te Gazmend Barbullushit, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shqipërisë në Gjermani, të cilët folën për rëndësinë e këtij takimi dhe njohjes se kulturës se ndërsjelltë mes popujve tanë. Pasoi një ligjëratë nga studiuesja e gjuhës shqipe dhe publicistja, dr. Suzana Finger ”Hinter den Bergen, den blauern, liegt das Meer” (Pas maleve të kaltëra shtrihet deti), pastaj me mbrëmjen e filmit shqiptar (me datën 7.05.09), ne kinemanë ”Black Box / Filmmuseum” u shfaqen filmat shqiptarë: ”Koha e kometës” në regji të Fatmir Koçit, ”Ne dhe Lenini“ të Saimir Kumbaros, dokumentarin ”In Tirana und anderswo” të Marko Doringer dhe “Lulebore” të Robert Budinës dhe me udhëheqjen dhe prezantimin e Neviana Dostit.

Tenori Kastriot Tusha dhe Migena Gjata pasionuan publikun me interpretime origjinale

Kulmi i prezantimit të kulturës shqiptare ishte në mbrëmjen e 8 majit, në Robert-Schumann Saal, Ehrenhof 4-5, me paraqitjen e muzikës se zgjedhur klasike shqiptare nga kompozitorët me të njohur shqiptarë si Ç. Zadeja, T. Harapi, P. Jakova, V. Tole, Pirro Çako, A. Peci, I. Shehu, P. Vorpsi dhe A. Paparisto. Programin e përshëndeti përfaqësuesi i ambasadës shqiptare për kulturë në Gjermani, T. Alizoti, i cili përshkroi një historik të shkurtër të artit dhe kulturës shqiptare, kultivimit të muzikës klasike dhe ruajtjes se origjinalitetit të saj nëpër kohën e diktaturës e deri në ditët e sotme dhe rëndësinë e njohjes me publikun gjerman. T. Alizoti e përmbylli duke thënë: ” Shqipëria është vend i vogël por me zemër të madhe”. Mbrëmjen e muzikës klasike e udhëhoqi pianisti dhe dirigjenti i njohur Desar Sulejmani, i cili së bashku me interpretues dhe instrumentalistë të shkëlqyer të muzikës klasike shqiptare siç ishin: Pedagoge dhe sopranoja e njohur Suzana Frashëri, e cila u mirëprit nga të pranishmit me respekt të veçantë. Ajo dëshmoi që nuk është rastësisht fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për këngë. Tenori Kastriot Tusha, i cili në solo apo edhe ne duet me Migena Gjatën pasionuan publikun me interpretime origjinale nga kompozitorët tanë. Kastriot Tusha dëshmoi se hyn në rangun e tenorëve me të njohur të skenës se këtij zhanri muzikor. Tusha njihet edhe si iniciues e organizator i “Tre Tenorët” në Shqipëri. Migena Gjata (soprane) gjithashtu dëshmoi se talenti i saj si soprane do ta ketë një vend të merituar në skenën e muzikës klasike shqiptare. Kuarteti me mjeshtri të rrallë plotësoi hapësirën muzikore të një ansambli që mungoi në Düsseldorf. Përvoja e madhe e Desar Sylejmanit (pianist), Pjetër Guramadhi (violonçelo) Eriona Jaho (violinë) dhe e Arian Pacos (violinë) bënë qe publiku i Düsseldorfit dhe me gjerë, shqiptar dhe gjerman t´i shpërblejë me duartrokitje frenetike. U interpretuan variacione me motive nga këngët popullore shqiptare, balada, valle dhe elegji për piano e violinë, pjesë nga Opera e parë shqiptare ”Mrika” e Preng Jakovës (1948), sidomos dueti Mrika dhe Doda, romancë që përfundon me bashkimin e tyre përkundër vështirësive ne realizimin e dashurisë, në interpretim te shkëlqyeshëm të K. Tushës dhe M. Gjatës. Pastaj kompozimet ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare e sidomos “iso” qe është nën sigurimin e UNESCO-së u prezantuan si xhevahirë të çmuar te muzikës shqiptare dhe me dinjitet para publikut të gjerë shqiptaro-gjerman në Düsseldorf. Programi i zgjedhur muzikor filloi në orën 20.00 dhe zgjati deri në 23.30, do të thotë tri orë e gjysmë përjetim të muzikës së mirëfilltë klasike shqiptare, po siç thanë në fund të programit M. Schirge dhe H. Lohe kaluan shumë shpejt dhe pa u vërejtur se ishte bërë aq vonë. Pas përfundimit te programit u dhuruan lule përfaqësuesve te institucioneve që kontribuan në realizimin kësaj mbrëmjeje të bukur muzikore.

Ditën e shtunë me 9.05.09 në Altestadt 6+7, gjithashtu në Düsseldorf, filloi me ekspozitën e artistëve me të njohur shqiptarë të cilët me punimet e tyre tërhoqën vëmendjen e shumë artdashësve gjermanë dhe shqiptarë. Nën tinguj të muzikës së lehtë dhe diafilmit që pasqyronte një të kaluar shqiptare, pikturat dhe skulpturat artistëve tanë kishin zbukuruar muret e Galerisë Gauer & Breckner. Me interesim te veçantë parakalonin të interesuarit para krijimeve të Alfred Dade, Robert Dragoti, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Ali Oseku, Artan Peqini, Genc Permeti, Anila Rubiku, Besim Tula dhe Driant Zeneli. Dukshëm shihej dallimi në stilin dhe mjeshtërinë e punës se krijuesve të cilët kishin ekspozuar punimet e tyre, po që si tërësi preknin ndjeshëm pikat kulminante të artit pamor shqiptar.

Arti është çelësi me i mirë diplomatik për thyerjen e mureve ndërkulturore, por edhe politike

Në përfundim të kësaj jave kulturore në atelienë e kësaj galerie përshëndeten Hans - G. Lohe, në emër të institucioneve të kulturës se NRW-së dhe i ngarkuari me punë për çështje kulturore në ambasadën shqiptare T.Alizoti. Përfaqësuesit e cilësuan si të suksesshme këtë javë të prezantimit të kulturës shqiptare në Gjermani, falënderuan nga zemra të gjithë që kontribuan për këtë takim që pati suksesin e vet. Ferdinand Dade u falënderua në emër të artistëve që u prezantuan këtë javë në Gjermani dhe falënderoi të gjithë me emër ata qe i ndihmuan në realizimin e këtij projekti. “Projektin e kam quajtur “Rrugët” duke aluduar në këmbimin e rregullt të të arriturave kulturore të artistëve shqiptarë dhe gjermanë e sidomos dëshiroj që këto rrugë te mbeten të hapura me qytetin Düsseldorfit të cilët po bëjnë shumë vitet e fundit për një projekt të tillë”.

Arti është çelësi me i mirë diplomatik për thyerjen e mureve ndërkulturore po edhe politike në mes të kulturave apo të shteteve ndryshme. Shqipëria vuajti mjaft vitet e diktaturës dhe të mbylljes politike e kulturore, kështu qe ajo me shumë njihej për diktaturën e saj të egër se sa për të arriturat e saj. Në pjesët tjera të Shqipërisë gjithashtu nuk ishte gjendja më e mirë, përderisa koordinohej nga regjimet e huaja. Jo rrallë edhe prezantuesit e saj në mërgatë nuk ishin të përgatitur sa duhej të prezantojnë me kompetencë vlerat e mirëfillta kulturore. Tani që Shqipëria hyri në NATO dhe është kandidate për të hyrë në EU, pastaj Kosova fitoi pavarësimin e saj, na nevojitën se pari prezantimi i mirëfilltë i kulturës sonë që do të ishte ana tjetër e medaljonit të cilin na kanë propaganduar të tjerët deri me tash, po si duket na duhet një integrim i brendshëm etnik më i fuqishëm dhe transparent e pastaj edhe ndërkulturor. Po e përfundoj me mendimet e prof. Gazmend Lekës i cili e cilësoi të suksesshme këtë javë kulturore, por e tha se i vjen keq që ky prezantim nuk përfaqësoi të gjitha trevat shqiptare, këtë realitet që po përmbysë gjithçka ka ndarë kulturën dhe gjakun tonë shqiptar deri me tash nuk kemi çka ta fshehim, bashkimi ynë po behët realitet që do t´i paraprinte bashkimit me kulturat tjera apo globalizimit të përgjithshëm për çka kontribut mjaft i rëndësishëm dhe shembull për këtë do të ishte kjo javë, (Java e kulturës shqiptare) që u mbajt këtu në Düsseldorf.

               Tenori- Kastriot Tusha ne duet me sopranen Migena Gjata ne prezentimin e kultures shqiptare nga 5-9 Maj 2009 ne Dyseldorf             

   Tenori- Kastriot Tusha,soprane pedagoge dhe soprane me pervoje; Suzana Frasheri,dhe kuarteti,Eriona Jaho, 

PjeterGuramadhi,Arian Paco dhe Desar Sylejmani-instrumentalist. Java e kulturës shqiptare 05.Maj.2009 Dyseldorf-Gjermani

 

 Tomor Alizoti dhe Ferdinand Dade,Java e kulturës shqiptare 05.Maj 2009-Dyseldorf-Gjermani

Suzana Frasheri(soprane),Pal Sokoli(autori) dhe Migena Gjata(soprane)Java e kulturës shqiptare,05.Maj 2009.Dyseldorf

             

    Publiku ndjek me ineresim te madhë programin muzikor,"Albanische Kulturwoche",Java e kulturës shqiptare Dyseldorf

Artisti i madhë,Gazmend Leka dhe P.Sokoli,05.Maj.2009 Dyseldorf -Gjermani

 Desar Sylejmani,pianist,dirigjent dhe moderatori programit te kesaj mbremje. Eriona Jaho (violinë) dhe    

Arian Paco(violinë)-05.Maj.2009-Dyseldorf-Gjermani

Klilko faqën tjetër P.Sokoli;Faqe për Miqtë

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben