Publikime-Tema

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli

 

 ZHVILLIMI  I VETËDIJES SHOQËRORE – KOMBETARE, MERGATA  DHE RAPORTET  E  REJA  SHOQERORE

Nga Pal Sokoli

Arti si formë e vetëdijes shoqëror
 

 
 
Arti është mjet i komunikimit në mes njerëzve, komunikim ky qe nuk është abstrakt por i gjallë, me figura të gjalla, qe shpreh edhe ndjenjat edhe mendimet njerëzore. Ndjenjat dhe meditimet e tilla nuk janë të shkëputura nga realiteti qe i rrethon por janë gjithnjë në korrelacion me te. Ndjenjat përjetimet dhe mendimet  e provuara njeriu i riprodhon në vetvete me qellim qe t´u transmetoj të tjerëve, aty zë fill shprehja artistike, aty kur fillon qe përjetimet e tilla ti shpreh me fjalë,  t´u jap formë, stil artistik  dhe  t´i përcjell te të tjerët si përjetim. Të gjitha këto në një realitet të caktuar objektiv të  cilin krijuesit mundohen ta lidhin me shpirtin e tyre artistik. Nga uniteti i një realiteti  historiko-shoqëror dhe shpirtit krijues krijohet forma e një vepre a shprehje artistike.
Ndjenjat e krijuesit nuk rrinë pasive, përkundrazi,ato janë shumë aktive kërkojnë motive nëpër  të kaluarën, nëpër të sotmen, në natyrë dhe ato krijuesi i transponon në mënyrë artistike pothuaj se në një realitet të ri. Pra krijimtaria artistike nuk është vetëm pasqyrim i realitetit, është diçka më shumë, në varësi pra edhe të shpirtit krijues  dhe nivelit të vetëdijes dhe vetvetëdijes  se tij.
Nga kjo mund të themi se edhe llojllojshmëria artistike është rezultat i këtyre raporteve, i realitetit  i individualitetit, i fantazisë dhe vetëvetëdijes artistike. E gjithë veprimtaria artistike do të ishte vetëm pasqyrim i thjeshtë nëse nuk i thyen kufijtë e konformizmit apo të determinizmit në art. Krijuesi duhet të jetë i lirë, ta ketë individualizmin dhe formën e vet të shprehjes. Krijimet qe behën me receta janë art për artin, po jo edhe vlera artistike të qëndrueshme. Më demokratizimin e jetës shoqërore ne gjithë trevat shqiptare kjo bëhet edhe më e mundur.

 

Arti dhe tradita në mes të  raporteve të ndryshme shoqërore 
   
Me zhvillimin e shoqërisë si pjesë e pa ndashme e saj janë edhe zhvillimi i kulturës dhe i traditës. Trashëgohen marrëdhëniet shoqërore por trashëgohen edhe arti e kultura. Nuk mund ta paramendojmë çlirimin e plotë nga e kaluara sepse ajo shprehë pranin e vet edhe në të sotmen. Shpesh herë këto marrëdhënie i kundërvihen njëra tjetrës e qe nuk do të thotë se brendapërbrenda bashkëkohores nuk ka edhe elemente te së vjetrës apo edhe në të kundërtën. Tradita nuk do të thotë se  duhet të ruaj me fanatizëm gjithë atë qe është rezultat i jetës shoqërore e kulturore, as urë lidhëse historik, por edhe si proces jetësor, proces gjenetik. Tradita nuk është e gjithë trashëgimia socio-kulturore por është ajo qe lind të renë-modernen, ajo ana pozitive e  zhvillimit historiko shoqërorë. Tradita nuk duhet të  shihet vetëm në  relacionin kohorë ne mes te tradicionales dhe të asaj qe po lind  si diçka e re, por duhet të studiohet edhe në raport më kulturat apo traditat tjera,pastaj edhe raporti i traditës kombëtare me traditën universale, me të arriturat shoqërore etj. Çdo popull ka traditën e vet, por tradita nuk është  diçka mekanike qe të bartet prej se kuluares si stafetë por ajo duhet të gjurmohet dhe më përkushtim  të vlerësohet se nga ku mund të lind modernia me rrënjë tradicionale. 
Kultura shqiptare është vazhdimësi e  kulturës pellazgjo-ilire dhe mban vulën e kushteve shoqërore e ekonomike qe ka kaluar për te krijuar identitetin e vet, dhe si e tillë ajo dallon nga kulturat  tjera, se ka territor të veçantë, shprehet me gjuhë te veçantë, me traditë dhe transformim te veçantë në formë dhe në përmbajtje ne korrelacion me zhvillimin ekonomiko-shoqërorë dhe politik të popullit shqiptarë. Nëse kultura lind me njeriun dhe e përcjell gjatë gjithë jetës, edhe  lufta për ruajtjen dhe zhvillimin e saj është e përhershme. Atë mund ta pengojnë në zhvillimin e saj gjatë pushtimeve nga popuj  te tjerë (siç kishim fatin e keq ne shqiptaret) edhe të imponojnë kulturën e tyre  por jo edhe ta zhdukin një kulturë apo vetëdije kulturore te trasuar shekuj me radhë. Pushtimi i shqiptarëve nga pushtues te ndryshëm bëri qe shqiptaret te “ barrikadohen “ për të ruajtur kulturën dhe traditën e tyre. Ky mohim kulturorë ndaj imponimeve kulturore gjatë pushtimeve te popullit tonë ishte edhe vetëmohim i zhvillimit të mirëfilltë të kulturës  sonë, sepse barrikadimi i tillë nuk krijonte hapësirë të mjaftueshme të zhvillimit kulturorë kombëtarë, me një fjalë ishte edhe mohim, apo vetëmohim i zhvillimit të kulturës kombëtare. Krijimtaria epike popullore gojore u bë pasqyrë kulturorë nëpër treva të ndryshme apo etapa të caktuara kohore.
Lulëzimi i epikës popullore te shqiptarët fillon me ardhjen e turqve, sllavëve dhe pastaj edhe përgjatë soc-realizmit dhe pothuajse përfundon me ikjen e tyre. Lufta për çlirimin kulturorë edhe kombëtar, lufta për çlirimin e vetëdijes kombëtare është “manifestimi më i mirë kulturorë”(Fanoni) sepse krijon marrëdhënie të reja. Populli shqiptarë duke qenë shpeshherë në gjendje pushtimi u bë negacion i shtypjes ekonomike, kulturore dhe kombëtare. Pushtuesit e ndryshëm impononin përveç varësin ekonomike edhe varësin religjioze e kulturore,në ç´rast edhe rezistimi i veprimtarive kulturore nga autor të ndryshëm ishte pothuaj i ndryshëm, në ata qe distancoheshin nga kultura e  pushtuesit dhe në ata autorë qe përvetësonin më pasion imponimin kulturorë nga pushtuesi. Nga të parët kemi  autor që mbetën edhe hero të kulturës shqiptare, dhe të  çlirimit kombëtar  sepse edhe veprimtaria e tyre kishte karakter të tillë, por kemi edhe te tillë qe morën rrugët e mbi jetimit jashtë atdheut dhe formuan koloni te ndryshme kulturore nëpër botë, nga  ku  vazhdonin veprimtarin e tyre revolucionare, por edhe  të tillë qe edhe ju nënshtruan ndikimit të tillë pa kurrfarë rezistence, bilës edhe duke u bërë edhe përkrahës te pushtuesve.

Mërgata dhe “manifestimi më i mirë kulturorë”

Një pjesë e inteligjencës shqiptare u emigruan nëpër shtete të ndryshme të botës në Itali, Greqi, Bullgari, Rumani, Turqi, Siri, Egjipt, SHBA, Rusi etj, barten me veti hallet e bashkëkombësve të vet por edhe morën diçka nga jeta dhe kultura bashkëkohore, shkruan libra, revista dhe vepra të ndryshme kombëtare duke përkrahur masat progresive në atdhe. Renesanca shqiptare lindi si negacioni shtypjes nga pushtues te ndryshëm siç ndodhi edhe me rastin e shtypjes së shqiptarëve të Kosovës ne dekadat e fundit, dhe organizimi i inteligjencës shqiptare për çlirimin nga pushtuesi serb. Prandaj i shohë si të pavend çapuritjet e të gjithë  atyre qe mendojnë se renesanca  shqiptare lindi pikërisht nen okupimet osmane apo sllave e afirmuar nga këta të fundit, ajo lindi por lindi si negacion i saj edhe pse kishte të tillë dhe ka ende qe pranuan nga okupatorët e ndryshëm kulturën e tyre por edhe përkatësin etnike dhe u shkrinë ne të. Mërgata shqiptare ka një histori të lavdishme përgjatë historisë për çlirimin kombëtarë duke e ndihmuar politikisht dhe materialisht duke dhënë edhe jetën edhe tërë pasurin e tyre për atdhe. Kemi raste të shumta kur atdhetarët tanë  janë likuiduar nga duart e zgjatura të pushtet mbajtësve në mërgim dhe familjet e tyre janë privuar nga e drejta për jetë në atdhe, këtu e kam fjalën njësoj si për shqiptarët nga Kosova apo vise të tjera të ish Jugosllavisë ashtu edhe nga shteti amë Shqipëria e cila nuk toleronte të ketë mërgatë shqiptare fare. Qe mërgata shqiptare ka meritën e vetë shekullore për çlirimin kombëtar dëshmon lufta e fundit në Kosovë kur shqiptaret në mërgim u rreshtuan vullnetarisht nëpër asociacione të ndryshme shqiptare në gjithë botën dhuruan pasurinë e tyre dhe gjakun e tyre të shtrenjtë për çlirimin e Kosovës nga thundrat gjakatare serbe. Kjo luftë për çlirimin kombëtar i dha një impuls të pa parë edhe integrimit ndër shqiptarë kudo qe gjendeshin në mërgatë ne Kosovë apo në Shqipëri. Tani mbetet hapur se si do ta shpërblej shteti i ri i Kosovës mërgatën e saj. Se fundmi kemi mërgatën shqiptare në rritje nga shteti amë Shqipëria, vetëm në dy dekadat e fundit vetëm në dy shtetet fqinje, në Itali dhe në Greqi ka afër 1 milion mërgimtarë pa i lënë anash edhe të tjerë në ShBA dhe vende të tjera të Europës. Unë besoj se me ngritjen e mirëqenës ekonomike qe ka tendën rritje në shtetin  shqiptarë,dhe integrimi i saj nëpër asociacionet ndërkombëtare  edhe kjo sëmundje e vjetër(mërgimi) te shqiptarët do të ndalët.

Mërgata shqiptare dhe komunikimi interkulturore
 
Mërgata e sotme shqiptare edhe pse ka lozur dhe po luan një rol vërtetë heroik në luftën e dyanshme; për ruajtjen e identitetit të vet në mërgim dhe për ndihmën qe i bënë pa reshtur atdheut te vetë, ajo e ka vështir të ruaj një trashëgimi të begatë te Rilindjes kombëtare shqiptare, po vërehet se mërgata me e re është e një niveli më të lartë të arsimit dhe si e tillë është e etur për zhvillimin dhe prezantimin e denjë të kulturës shqiptare. Hapja e institucioneve të ndryshme kulturore dhe kombëtare nëpër vende të ndryshme të botës dhe mëkëmbja ekonomike apo financiare e tyre mbanë gjallë komunikimin kombëtar por edhe ndërkombëtar nen kushte të reja të globalizmit kulturorë dhe ekonomik.
Pastaj në kushte të reja të raporteve shoqërore dhe të teknikës se avancuar të komunikimit po shemben edhe pengesat gjeografike në dimensionin komunikimit nacional dhe ndërnacional. Mjetet e komunikimit masiv po bëjnë revolucion në integrimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtarë dhe kulturorë. Sot shqiptari i mërguar shikon TV, në gjuhen shqipe, dëgjon radio në gjuhen shqipe, komunikon me kënd të dojë nëpër mes të internetit, merr pjesë nëpër forume të ndryshme dhe tema të ndryshme kombëtare, njoh raste kur fëmijët e lindur në mërgim pa mësuar asnjë ditë në gjuhen shqipe komunikojnë me të afërmit e tyre apo me bashkëkombësit e tyre anë e kënd botës. Po fuqizohet lidhja shpirtërore dhe kulturore e shqiptarëve sado qe ka endë edhe disa raporte në mes të kulturës lokale dhe asaj globale apo edhe të asaj nacionale dhe universale qe sipas mendimit tim janë në thyerje e sipër gjithmonë duke i lënë vend zhvillimit të secilës veç e veç. Integrimi i kulturës sonë me kulturat tjera aty ku shqiptarët tanë jetojnë, bëhet edhe më i qëndrueshëm duke e ngritur në nivel të barabartë edhe kulturën tonë kombëtare e kjo bëhet edhe më e mundshme kur institucionet tona kulturore në mërgatë  të ju shmangen romantizmit nacional apo rrudhjes se qenies sonë kulturore  vetëm në folklorizëm apo rituale folklorike.        
Mirëpo zhvillimin i teknikës e sidomos informatikës, ka bërë shumë më te mundshme të përhapët  përvoja kulturore, por edhe ajo jo kulturore, apo më mirë të themi se ka edhe shfaqje të tilla qe janë hapur kundër kulturës se mirëfilltë kombëtare. Sot janë mundësit e pakufizuara komunikimi e informimi, sot janë me mija “Web (site) faqe private krijuesish ku pa kurrfarë censure shtrohen tema nga më te ndryshmet, mund te bëhen kërkime nëpër nyje të ndryshme të internetit për persona apo tema të ndryshme si “Gogle” apo “Wikipedia” etj. pastaj  posta elektronike qe vetëm me një >klik< dërgohen mesazhe apo letra të ndryshme informuese(E-maile) në gjithë botën.  Shkrimtarëve shqiptar, të historisë dhe të gjitha drejtimeve  ju  mbetet vetëm prezantimi i denjë dhe i drejtë i fakteve dhe zhvillimit dhe prezantimit të denjë të  kulturës sonë burimore. Orientimi i  veprimeve dhe i veprimtarisë se disa krijuesve, për fat të keq shpesh është i ndikuar nga orientimi subjektiv i krijuesve, kështu, kemi krijues qe bëhen edhe pré e grupeve të ndryshme të interesit. Krijuesit e  tillë qe marrin pozicionet e mbrojtëse të grupeve te caktuar, kapërcejnë kufijtë e ruajtjes se ekuilibrit të mirfillt kulturorë kombëtar, duke marrë pozicione animi apo kundërshtimi të figurave të ndritshme të historisë, të kulturës apo edhe të shkencës shqiptare. Faqet e ndryshme të internetit janë bërë si Lumi qe bartë edhe jetën edhe mbeturinat e qytetarëve, qe në raport me nivelin e ngritjes se ndërgjegjes se lexuesit virtual ushqehen sipas apetiteve. Komunikimi i mirfillt dhe mundësit e reja të komunikimit masiv jo vetëm qe rritin zhvillimin dhe zgjerimin e njohurive kulturore ndër shqiptare,  ato janë edhe mundësia e shkëlqyeshme e komunikimit ndër kulturorë me kulturën dhe artin qe zhvillohet rreth nesh dhe të asaj universale. Kultura jonë kombëtare lind, zhvillohet dhe komunikon me rrethin, me progresin kulturorë, me universalen, aty ku lindim edhe ne shqiptarët, ku zhvillojmë historinë tonë, kulturën dhe traditën tonë kombëtare, pra në  Shqipëri, në Kosovë dhe të gjitha trojet tjera shqiptare në Ballkan, në Europë. Mërgata tanimë është pjesë e pandarë e ndodhive, e zhvillimit dhe kultivimit të historisë dhe kulturës shqiptare në shtetet shqiptare Kosovë dhe Shqipëri.

 

 

 RETROSPEKTIVË NE 81-TËN

Nga Pal Sokoli, sociolog

Demostratat e vitit 1981 janë një kujtesë sa sublime aq edhe e dhimbshme se ishte ballafaqim i dy faqeve të ndryshme të historisë. Dy faqe të cilat u ndeshën pastaj prap edhe më ashper me shpalljën e luftës deri në çfarosje me rastin e gjenocidit të fundit serb mbi shqiptarët e pafajshem dhe paraqitja e domosdoshme e UÇK-së. Unë jam i vetëdijshem se historija nuk është si një Shalqi qe të ndahët me thikë për gjysmë dhe njëres t´i thuash e bardhë e tjetrës e zezë, por secila kohë ka pasur kanale të cilat njeriu ka pasur mundësi për të kontribuar për kombin ose për të punuar kunder ti. Kanalet e tilla për shumë kënd qenë edhe të dhembshme sepse u perdoren edhe si numra qe duhej të futën në listat e premtuara në Beograd. Nuk do t´i kisha akuzuar të gjithë personelin udhëheqës, çoft atë mësimmdhënës ose studentor në Universitet qe nuk kishin në dorë të vendosin për gjykimin se a ishin demostratat revolucionare apo kontrarevolucionare sepse çdo gjykim jashtë institucional do të ishte fatal për individ, sepse pushtetarët e atëhershem me nxit  pritnin si ushujzat për gjak, të sakrifikonin sa më shumë emra për t´u avansuar në hijerarkin e atëhershme sunduese dhe demostratat të shpallen kontrarevolucionare. Por kur tani nga prizmi im i kujtoj akterët e atëhershëm të diferencimit dhe akterët qe ballafaqoheshim me forcat policore, vriteshin para syve të udheheqsve tanë, me vjen të vjellë kur ju shoh fytyrat e tyre  nëpër mjetet tona të informimit, ku edhe tani na paraqiten si patriot të flakët dhe si politik(u)aj më pervojë politike, ftohën si ekspert nga institucionet e sotme të fituara me gjak, në vend qe  portretet e tyre të zhlyera duhët të varën në muzeun e turpit si E. Pashë Toptan, K.Mehmeta ose shkurt si sluga të Serbisë.

Ku janë figurat e ndritshme të asaj demostrate qe i perkrahën studentët në vitin 1981? Ku është Ukshin Hoti, Ali Hadri  që vdiq pak pasi qe u diferencuan nga treshja famëkeqe Azem Vllasi, Millan Sheshlia, Hajredin Hoxha(te till kishte në qendren e studentve, nëpër fakultete tjera, në organizatat e rinis komuniste etj..komitetlinjë).etj.
Profesori U.Hoti në katedren e filozofi-sociologjisë në fakultetin filozofik në mbledhjën diferencuese pati guximin të merr në mbrojtje studentët, kur ju përgjegj Azem Vllasit në akuzën e tij se" Ju profesorët jeni fajtor, pse studentët nuk i vazhdojnë ligjiratat po demonstrojnë në rrugë"  ju drejtua Azem Vllasit; “Ne profesorët vertet i kemi fajet, i kemi fajet se ta kemi dhënë ty një gjashtshe ne index, se na rrishe gjithë diten para kabineteve, e tani vjen e na fajson neve këtu” .Të nesërmen u burgos se bashku me Sh.Reqicen, H.Alidemajn etj. Ose Ali Hadri qe e sygjeroj ta “ngrit vetem njerin gishtë” e tjetrin ta ruante për vete, pa përmendur edhe luftën ideopolitike që zhvillohej nga kjo treshe kundër të ndjerit Fehmi Agani, Ekrem Murtezaj, Idriz Rexhes etj. Sot disa parti politike i marrin në antarsi të tyre për ta permirësuar imazhin e vet ideologjik ose për t´ju shperlarë faqët e zeza, ani,ani, por ata duhët  të ulin kokën e ta pranojnë fajin e mos të na shiten si patriot dhe të ju vij turp të merren prap me politikë, lëre ma edhe të formojnë parti politike dhe të ngulin këmbë se pa ta nuk mund të bëhën negociata me serbët, dhe se tani qenkan reformator politik dhe ta harrojm të kaluarën e tyre.
Une nuk mundem e të mos e permend humbjen e torruas se disa profesorëve mjeran kur edhe në provime të pyetshin se pari ,a je pjesëmarrës i demostratave (psh.H.Hoxha etj.). Pastaj mjetet e tanishme të informimit jan mbushur plot  më këso mjeranësh të atëhershëm dhe të sotshëm qe mundohen të lajnë m... më shurrë, por  jam më se i sigurtë se do të ju vijnë koha të ju dalin të palarat pë lëndinë edhe pse do të duhej menjëher.
Nuk po pyes se ku janë sot disa nga organizatorët sepse kan ënde kohë të promovohën ose të deshtojnë në rrethana të sotme edhe pse disa jan rehabilituar mirë.
Pyes si e ndjejnë veten ata bezbednjak-udbashët (sigurimsat) qe kan keqtrajtuar deri në mbytje të shumë djemve tanë nëpër çeli të burgjeve të fëlliqura te tyre, e tani futën si urithët me turinjë të flliqur nëpër institucionët qe vet i kan përgjakur për ti rimarrur të njëjtat punë.
Unë kam ca imazhe të asaj kohe, të asaj demostrate kur na fishkëllonin fishekët kah veshët, mbi kokë e besa edhe shumë nga pjesmarrësit edhe u goditën për vdekje, ënde edhe sot e kam një shënj në krahun e djatht nga e rëna me shkop të gomës nga një polici shqiptar asokohe, por kam edhe nji imazh të pashlyeshëm për një polici shqiptar qe nuk e hodhi bombën lotsjellëse kundër nesh në Gjakovë, kur u gjendëm ballë për ballë, edhe pse i komandohej me zë të lartë nga shefat e tij  pas Kioskut, në parkun e qytetit. Bomba i eksplodoj në dorë dhe e quan me urgjencë në Ambulantë.
Merrëni më mënd po të ishte klasa politike e asaj kohe në Kosovë e vetëdijsuar në atë masë sa kërkesat e studentëve për Republik të Kosoves t´i kanalizonin në kërkesa legjitime të popullit të Kosovës dhe të ishin njëmendimi më kërkesat e studentëve e punëtorve dhe me vullnetin e popullit të saj, sa gjakun do ta kursenim pas 1981. Sa vite burg të të rinjëve tanë nëpër burgjet serbe do t´ i kursenim
e sa e sa.....tjera rrugë do të na lehtësonin zgjidhjen e statusit të sotem. Nuk jam  “per të prerë krena në karadak” por është mirë qe disa njerëz qe nuk kan fare turp ta dijnë vendin e vet të flliqur dhe të trusin në fllitinë e vet... aty të rrijnë.

----
 

 

 

Shkruan:Pal Sokoli

 

DIANA  DJALOSHI 

KULTURA DHE SHOQËRIA JONË POSTKOMUNISTE

Redaktor: Marsela Wahlberg

Korrektor: Dhimitër Gegprifti

Arti grafik: Edlir Poda

Botues: Ilir Duka

Kultura dhe Shoqëria jonë postkomuniste e studiueses Diana Djaloshi, është një përmbledhje e një studimi të shumë fenomeneve socio-kulturore përgjatë një periode kalimtare nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria nga sistemi komunist në atë demokratik, apo postkomunist siç e quan vet autorja, sidomos në përudhen pas viteve 90-ta. Diana Djaloshi këtë studim empirik të fenomeneve shoqërore dhe kulturore me të cilat më se shpeshti ballafaqohet njeriu, dhe duke qenë edhe vet protagoniste e zhvillimeve te këtyre ngjarjeve dhe ndryshimeve e  përmbledhë në tetë kapituj.

Kapitulli i I- Përfshinë shembj

en e komunizmit, dhe me të edhe të shumë definicioneve të fenomeneve shoqërore e kulturore duke u ballafaquar me situata të reja siç janë: Emigracioni, lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë brenda vendit, rikthimi i besimit fetar  dhe prurjet të përvojave të ndryshme nga organizatat ndërkombëtare. Ndryshimet  ne ekonominë e vendit dhe atë familjare, qoftë nga zhvillimet nën një konkurrencë tregu, apo edhe nga prurjet e migracionit i cili sado qe ishte migracion i “egër”  ndikuan edhe në ndryshimin e sjelljes,të  kulturës,ushqimit etj. Autorja bënë një reflektim të te gjitha këtyre evoluimeve brenda determinantëve qe i ofron edhe determinanti kryesor-kohë në evoluim.

Kapitulli i II- Distanca e pushtetit  dhe Kultura organizative/institucionale,reflekton distancën apo raportin korelativ të institucioneve me të gjitha grupet tjera sheqerore  deri te familja. Domosdoshmëria e krijimit te infrastrukturës bazë për fenomenet e reja shoqërore qe po zhvillohen qoftë ato ne shkolla, vende të punës, familje, institucione shtetërore, mediat e ndryshme publike, gjithashtu edhe mungesa e kësaj infrastrukture krijon një pabarazi shoqërore e edhe sjelljet e ndryshme abuzive siç janë kriminaliteti dhe korrupsioni.

Kapitulli i III- Rolet gjinore- Maskuliniteti dhe feminiliteti, të manifestuara në te gjitha marrëdhëniet shoqërore: Në arsim, politikë në vende të punës etj. Kundërthëniet e një tërësie të  normave  të trashëguara konservative e diku-diku ende edhe  patriarkale  kundrejt një ndikimi gati të pazgjedhur  të normave bashkëkohor kulturore, krijon edhe raporte te reja gjinore në të gjitha shtresat shoqërore. Ballafaqimi me fenomene të rejë të sjelljeve shoqërore kundrejt të hendikepuarve,minoriteteve apo edhe të homoseksualitetit janë gjithashtu shfaqje te reja qe kërkojnë edhe mbrojtje juridike konformë rregullave ndërkombëtare. Në bazë të përvojës shumëvjeçare me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe kontaktit direkt me shumëllojshmërinë e sjelljeve kulturore brenda vendit, autorja  Diana Djaloshi i reflekton shkëlqyeshëm divergjencat gjinore qe  në vendin tonë postkomunist janë me të theksuara se ne vendet tjera me traditë me

të gjatë postkomuniste. Shpeshherë shkalla e emancipimit të  përgjithshëm shoqëror  matët më shkallen e emancipimit të gruas, nga shkalla e pjesëmarrjes se saj në vendimmarrje, ne të gjitha institucionet shtetërore e publike. Këtu gjeni ë dhëna interesante qe autorja me kujdes i ka mbledhë me vite të tëra në teren,pastaj zhvillimi i sondazheve qe ajo ka zhvilluar ajo me studiues te ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendas. 

Kapitulli IV- Shmangia e pasigurisë. Ndryshimet drastike në mënyrat e reja të sjelljes ne të gjitha poret e shoqërisë sjellë edhe pasiguri aty ku depërtojnë ato. Ne familje, media, vende të punës, raporte të fëmijëve me mediat dhe ndjenjat e komuniteteve hetohet manifestimi i pasigurisë dhe se institucionet  duhet te gjejnë mekanizmat mbrojtëse të shmangies se pasigurisë. Koordinimi i mekanizmave për shmangien e pasigurisë është i domosdoshëm për qytetarin qe është në marrëdhënie pune,për qytetarin  qe nuk është në marrëdhënie pune, pastaj sigurimi social- shëndetësor, i familjeve,komuniteteve ne media e punë me rendësi të veçanta shoqërore. Diana Djaloshi në sektorin civil sheh një klimë të favorshme të ngritjes se një ndërgjegje të tillë. Me këtë sektor autorja është angazhuar me vite të tëra dhe jep edhe sugjerime te karta për menaxhimin apo edhe shmangien e pasigurisë.

Kapitulli i V- Inovacioni dhe ndërmarrja e rrezikut, Inovacionet janë  të arritura kulturore qe i paraprijnë edhe zhvillimeve moderne kulturore dhe se këto duhet edhe të stimulohen. Sipas disa studimeve te huaja ,shqiptarët nuk rrezikojnë shumë për inovacione,pastaj institucionet tona janë hierarkike dhe i nënshtrohen kësaj hierarkie. Ndërmarrja e rrezikut në media,ne kultivimin e personalitetit, emigracion,lëvizje te pakontrolluar te popullsisë si dhe ndërmarrja e rrezikut ne biznes janë gjithashtu tema të trajtuara shumë mirë dhe origjinale apo tipike për zhvillimet kulturore me ndërmarrje rreziku. Ne transformimin e shoqërisë  një partiake në atë shumë partiake, oponenca është gjithashtu me rrezikshmëri të caktuar. Autorja një kaptinë të veçantë ja kushton edhe ngjarjeve të vitit 1997. Aty shtjellon krizën politike qe kaploj të gjithë vendin dhe se rrënjët i kishte ne krizën ekonomike dhe social-politike. Mungesa e legjitimitetit politik e social nxiti një rrjetë të madhe të popullsisë për përfitime të shpejta me qellim qe me në fund u venit brenda një nate. Diana Djaloshi jep edhe disa të dhëna historike qe nga viti 1938 e deri në 1990 si edhe disa skema të zhvillimeve në sektorin formal dhe informal.

Kapitulli i VI-Kulturë afatshkur

tër apo afatgjatë? Autorja këto dy fenomene shoqërore i sheh ne korrelacion te ndryshme kundrejt qëllimeve këmbëngulës për arritjen e saj. Ne këtë kapitull ndalët te raportet familjare,prej martesës dhe raporteve martesore ,pastaj te fëmijëve, pleqve dhe raportet ne mes tyre. Planifikimi familjar gjithashtu është temë kyçe në këtë kapitull. Industrializimi dhe ndotja e ambientit janë tema qe autorja propozon se aty ka ende shumë te bëhet. Planifikimi i ndërtimit, respekti për pasurin shoqërore dhe infrastrukturën e saj janë të lidhura njëra me tjetrën dhe se përcaktojnë shkallen e rritjes se njërës dhe tjetrës.

Kapitulli i VII- Shoqëria jonë dhe menaxhimi i konflikteve. Konfliktet janë produkt i mos kompromisit të dy ose më shumë njerëzve ose grupeve qe perceptim kanë interesin. Komunikimi është jo rrallë edhe mjet i zgjidhjeve te konfliktit qe shpeshherë është i lidhur me masën e përshkallëzimit të tij. Këto konflikte janë të ndryshme në kulturën organizative dhe atë civile. Autorja  shtjellon konfliktet ne vendet e punës, konflikti i informacionit,konflikti me marrëdhëniet, i vlerave, i interesave etj, duke dhënë edhe shpjegime për format e zgjedhjeve të tyre me dallime të ndryshme të ndarjet gjinore, të grupet e ndryshme.

Kapitulli VIII- Aspekte tjera të kulturës

Procesi dhe rezultati janë një temë qe sipas sondazhit qe ka bërë vet autorja rezulton se në Shqipëri më shumë i kushtohet vëmendje rezultatit se sa procesit,derisa te shtetet tjera ndërkombëtare është e kundërta. Autorja jep edhe argumente e duhura qe ka nxjerrë nga  sondazhi i zhvilluar. Autorja bënë edhe një dallim të punës individuale dhe asaj grupore nëpër situata dhe sektor te ndryshëm,duke ardhur ne një përfundim se gjinia femërore janë me të predisponuara për punë grupore se sa meshkujt. Gjuha, humori,Gjërat e lëna përgjysmë, marrëdhënia jonë dhe identiteti, marrëshëia jonë me pamjen jan tema perfundimtare qe Diana Djaloshi i trajton në kapitullin e fundit.

Libri i autores Diana Djaloshi “Kultura dhe shoqëria jonë postkomuniste”, hapë tema  të ndryshme socio-empirike për kulturën, të mbledhura me kujdes të veçantë, me veçori të veçanta dhe qe përbejnë një tersi studimore vërtetë autentike kulturore të një kohe te caktuar.

Autorja ka bërë një sondazh me pjesëmarrje të 50 profesionistëve të huaj qe jetojnë momentalisht në Shqipëri dhe të 50 profesionistëve shqiptarë që punojnë në sektor të ndryshëm të shoqërisë qoftë ato institucionale apo edhe atyre  jo qeveritare. Libri  përfshinë shumë tema qe ndoshta secila temë mund të ishte Libër në veti,po ky nxitë studiuesit qe të hulumtojnë këto tema edhe më shumë,veç asaj ky edhe mund të ju shërbej si doracak në studime te mëtutjeshme sepse është i bazuar në studime praktike empirike dhe mbledhje të kujdesshme të fakteve rreth kulturës. Autores i urojme suksese, ndërsa lexuesit kan një libër interesant studimor për kulturën tonë në kapërcyellin nga komunizmi në sistemin demokratik me të gjitha të mirat dhe të metat e saj.

 

Engjëll Koliqi
 
MADRE TEREZA
(Um amor sem limites)
 
Përkthyer nga Vera Lúcia Alves Neves
B.Horizonte: O Lutador,2008
 
Shkruan: Pal Sokoli 
 
Libri Madre Tereza, hapet me thëniet e Nënës Terezë “Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkatës botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit“. Duke vazhduar me një parathënie te gjithëpërfshirëse te librit,nga Dom Serafim Cardeal Fernandes de Araújo (Arçipeshkv meriton i Belo Horizonte. Me një prezantim te shkurtër te librit vazhdon edhe përkthyesja dhe aktivistja tanimë e mirënjohur me aktivitetet e BRAKOS-it për Kosovën: Vera Lúcia Alves Neves. Engjëll Koliqi, duke e dedikuar këtë libër për lexuesin e huaj ja ka dalë qe brenda afër njëqind faqe shkrimi te përfshijë ato të dhëna qe janë më të rëndësishme për jetën dhe veprën e Nënës Terezë. E fillon me fëmijërinë dhe rininë e saj. E lindur Agnes Gonxhe Bojaxhiu nga prindërit Kolë dhe Drane Bojaxhiu, si dhe vëllain Lazrin dhe motrën Agën. Jeta e saj dhe e familjes se saj nen presionet e ndryshme ekonomike dhe politike dhe për përkushtimin e jetës se saj zotit. Pastaj libri vazhdon me jetën dhe fatin e familjarëve të saj, letërkëmbimet e saj me familje si dhe citate të shkurtra nga biograf dhe figura të kohës. Nëna Terezë si misionare e dashurisë dhe e ardhmërisë ,është një kaptinë e veçantë e ku Engjëll Koliqi përshkruan komunikimin e Nënës Terezë me përjetësinë e saj,kur ajo i përgjigjet thirrjes së Jezu Krishtit për misionin e saj të shenjtë. Pastaj poezia e saj e “Lamtumirë” në gjuhen portugeze “Adeus” e shkruar nga Nëna Terezë përgjatë rrugës për në Indi në moshën 22 vjeçare. Libri vazhdon me kapitujt te tjerë rreth opinioneve zyrtare dhe te personaliteteve te ndryshme te botes rreth misionit dhe te thjeshtësisë se Nene Terezës ne kryerjen e misionit te saj te thirrur nga shpëtimtari i botes Jezu Krishti. Personalitete te ndryshme nga jeta politike e religjioze,duke filluar qe nga Papa Gjon Pali i VI,Gjon Pali i II, José Saraiva Martins,Bill Klinton, Jacques Chirac, Tony Blair, John Sannes, Ibrahim Rugova e deri te biografi dhe patrioti i çështjes shqiptare Don Lush Gjergji. Kapituj te veçante janë edhe ; Nena Terezë simbol i kulturës dhe paqes,pastaj,Nene Terezë dhe arti,Këndvështrimi aktive,Krijesat e dashurisë janë krijesa te paqes,Varfëria dhe ekonomia, Pas 40 vitesh larg Kosovës, Si shumë shqiptar te tjerë janë kapituj qe z. Engjëll Koliqi shtjellon përkushtimin dhe rrethanat ekonomike e dhe sociale ne te cilat gjendej misionarja dhe e lumnueshmja Nëna Terezë. Në kapitullin; Si shumë shqiptar te tjerë jepen edhe shumë shkrime dhe poezi të shkruara nga penat më të njohura shqiptare dhe te huaja. Libri “Madre Teresa” um amor sem limitas- e Engjëll Koliqit diku me afër 100 faqe, ka përfshirë ne pika te shkurtra shtyllat kryesore të veprimtarisë se nënë Terezës, kjo ka një domethënjë te madhe se është në gjuhën portugeze dhe është botuar ne shtetin e Mina Gerais në Belo Horizonte në Brazil. Prezantimi i kulturës shqiptare atje është një depërtim në një kulturë dhe traditë krejt tjetër,është guxim i cili Engjëll Koliqi jo vetëm se ja doli te depërtoj por edhe te krijoj urë te reja miqësie Brazil-Kosovë, me formimin e institutit të BRAKOS-it qe tanimë janë të njohura shumë veprime të përbashkëta në Kosovë. Unë isha prezent në një meshë në Belo Horizonte dhe pashë me sytë e mi se sa u gëzua meshtari kur përkthyesja personale e veprimtarisë se Engjëll Koliqit; profesoresha,Vera Lucia Alves Neves i dhuroi një exemplar të këtij libri. Vera ka bërë një punë të shkëlqyer me përkthimin e këtij libri, ajo jo vetëm qe e përkthen këtë libër por edhe mëton qe të identifikohet më Nënën Tereze, të ndihmoj për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, në Kosovë, dhe tani për mëkëmbjen e tyre. Ajo ka filluar ta do popullin shqiptarë dhe siç e tha në inaugurimin e shkollës në Stubëll, dëshiron të behët edhe qytetar i saj(me meritë).
 

 

Këto ditë dolën nga botimi disa vepra te reja te autorëve shqiptar në Gjermani anëtar të Lidhjes së shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptar ne Gjermani.

Sadik Krasniqi, "OFSHAMË NË URNË"
përmbledhje me poezi
Redaktor: Nazmi  Rrahmani
Recensent: Faruk Tasholli
Lektore: Pranvera Azemi
Botoi:Shtepia botuese"Faik Konica" Prishtinë,2008

"Edhe pas vdekjes tënde ,prapë do të ketë fushë të blertë,lulet do të lulëzojnë  zjarr,e unë do t´i prek me zemër, janë vargje me të  cilat autori hapë këtë përmbledhje poetike.
"Ofshamë në Urnë"është e ndarë në pesë cikle:
1. Kllapi e blertë
2. Pikëllim i ngrirë
3. Vello ujore
4. Unazë dheu dhe
5. Hija e grisur.

Për z. Krasniqi është ky  libri i parë me poezi,edhe pse nëpër shtypin e përditshëm ka qenë i pranishem shpesh me poezit e tij,me të cilat edhe është shpërblyer me çmimin "Agim Ramadani" nga UPSH në Zhenevë,2006. Është i përfshirë edhe në Antologjin  e LSHAKSH/në Gjermani "Asht dhe gjak arbërie" me disa poezi.
Poezitë e kësaj përmbledhje janë të realizuara mirë dhe i përgjigjen aktualitetit tonë letrarë.

 

Faruk Tasholli "AFARISTË SHQIPTARË NË GJERMANI"
Redaktor: Sabit Jaha
Koordinator i botimit: Abedin Gashi
Botoi SAS/Prishtinë,2008

Libri " Afarist shqiptarë në Gjermani" është përmbledhje e dhjetë afaristëve shqiptarë qe përmbledhë veprimtarin e tyre për sigurimin e kafshatës se gojës për veti dhe familjet e tyre,dhe për shumë bashkëkombës të tjerë në mërgatë. Librit  i paraprin një parathënie e  shkëlqyer e  z. Daut Demaku, i cili vërtet e cilëson si domethënës për trashëgimin e jo vetëm të fjalës së bukur,por edhe të përvojës së punës, shkathtësisë në punë,e sidomos tani kur agjenci të ndryshme qe nuk ja deshën kurrë të mirën popullit tonë na radhitën nëpër lista të zeza.
Në këtë libër shprehen vështirësitë e ndryshme te mërgimtarëve tonë,qe të veprojnë apo edhe të jetojnë në vendlindje nga rrethanat politike nen të cilat gjendeshin nen okupimin serbo/ jugosllav e deri të vështirësitë për integrim në konkurrencën e madhe të pavarësimit ekonomik në shtetet me përvojë të madhe  të perëndimit.
Libri përfundon me një album të afaristëve shqiptarë në Gjermani,foto nga jeta e  tyre nëpër vendet e tyre të punës dhe se bashku me familjarë, me kolegë pune apo edhe bashkëpunëtorë afaristë vendas.
Ky libër le të na shërbej edhe neve krijuesve të tjerë si ana tjetër e medaljes qe na përcjell jo rrallë ne mërgatën tonë të hidhur, për ta siguruar ekzistencën.

 

Shaban Cakolli, "KRISMA E FJALËS",poezi
Botoi: Atlantida Prishtinë,2008
Nën përkujdesjen vetë autorit

Përmbledhja "Krismë e fjalës" është vepra e katërt poetike e z. Shaban Cakolli,pas paraqitjeve të shpeshta me krijime te veta poetike nëpër faqe të ndryshme të shtypit dhe atyre virtuale.
Libri është i ndarë në gjashtë kapituj, me 75faqe.
1. Në kërkim të fatit
2. Gjurmë pas  gjurme
3. Këngë në Dardanë
4. Zjarri që ka Kosova
5. Nën qiellin e huaj, dhe
6. Nga pema e jetës.
Poezia e kësaj përmbledhje është gjithashtu një vazhdë e krijimtarisë se z. Cakolli për të rritur.
Poezin e kësaj përmbledhje e përshkon një lirizëm i ballafaqimit te autorit me jetën e përditshme qoftë ne mërgatë apo edhe fati i përgjithshëm i popullit shqiptarë në përgjithësi.
Autorit nuk mund te i shpëtojnë as figurat e ndritura te kombit qe dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Në shekuj morti/ u rritën brezat/duke pritur të vish ti/me një fanar ardhmërie në dorë.Te poezia "Vizionarit I. Rugovës".

 

Pal Sokoli: "UNAZË  GJAKU" poezi
Redaktor:Din Mehmeti
Recensent : Halil Haxhosaj
Botoi:Klubi Letrarë"Gjon Nikolle Kazazi" Gjakovë,2008
Libri poetik "Unazë Gjaku" është përmbledhja e dytë poetike e autorit Pal Sokoli, i cili nuk mund të i shkëputet krajatave të jetës dhe e përjetimeve karshi realitetit  qe e rrethon dhe e përcjelli gjerë me sot.
"Unazë Gjaku" ndahet në pesë cikle poetike:
1. Ninullat e rritës
2. Urat e ishujve
3. Unazë Gjaku,dhe
4. Vargje lulesh
5. Natyrë Feniksi.
Librit i paraprin një parathënie me titull"poezi e mesazhit të madh" nga poeti i mirënjohur Din Mehmeti,:" Vlerat artistike shihen në thellësinë dhe brendësinë e saj. Pal Sokoli i ka ikë folklorit politik në poezi, i cili do ta bënte pa vlerë artistike atë. Andaj, poezia e tij vjen si vjen si mendim i ngjyrosur me ndjenja tragjike, për gjithçka që ka ndodhur rreth tij në të kaluarën dhe në të tashmen. Poeti, P. Sokoli, i ka shprehur kujtimet e veta dhe në këtë mënyrë bëhet më i sinqertë, më i afërt dhe më i dashur. Pikërisht kjo arritje e poetit konsiderohet si vlerë, të cilën duhet ta shkrijë në vete poezia e vërtetë. Mbase nuk teprohet nëse përforcohet mendimi dhe bindja se poezia e autorit Pal Sokoli rrjedh pikëllim, trishtim, por edhe optimizëm, e dashuri ndaj njerëzve dhe atdheut, i cili s’ është ky i copëtuar në kufij politikë, por atdheu i natyrshëm i shqiptarëve, atdheu të cilin e kanë projektuar me penë dhe gjak brezat e shqiptarëve gjatë histories".
/  Din Mehmeti.

Revista Letrare”MUZA SHQIPTARE”  Botoi : LSHAKSH- në Gjermani,144 faqe,është përmbledhje letrare e me shumë se dyzet autorësh ne gjini të ndryshme të krijimtarisë,se shpejti do ta kenë në duar lexuesit,autoret dhe dashamirët e krijimtarisë letrare.

Revistë  periodike  për  art, shkencë dhe Kulturë
LSHAKSH-Në Gjermani Nr. 1 / 2008 Wuppertal

Librat  e lartpërmendur dhe disa të tjerë qe do të dalin nga botime këto ditë se bashku me Revistën "Muza shqiptare" presin promovimin e tyre qe se shpejti do të organizoj LSHAKSH/ në Gjermani.

Pergaditi: Pal Sokoli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

       Përgatiti: PS

 

Fjalë të urta nga Marko Boqari

Kur e pyetën Markon; Si duhet të jetë gjenerali? Ai qe përgjigjur: ”Profet me dy koka, profet për të parashikuar e për të marrë masa që më parë ,për ato qe i duhen, dhe të njohë qysh më parë mjetet e armikut, forcat e tij dhe lëvizjet. Me dy kokë për të pasur mendje të dyfishtë, për të gjykuar se ç´plane lufte i sjellin atij dobi dhe janë të dëmshme për atë vetë e cilat i sjellin atij dobi dhe dëmtojnë armikun”.

Për fitoren Marko Boçari thotë: “Katër gjëra e mundin armikun: fati, përvoja, nderi dhe trimëria“.

Për rolin e nderit Marko Boçari thotë: „Sikundër nëpërmjet karremit zihen peshqit,nëpërmjet nderit bëhen për vete njerëzit e thjeshtë“.

Kur e pyetën se, ç´janë gradat? ai ishte përgjigjur“ Rrjeta të politikës“.

Ç´janë diplomat? - „ngacmime të sedrës“.

Pse shumë ushtarak i përbuzin politikanët? „Sepse gjaku dhe boja e shkrimit nuk kanë të njëjtën vlerë“.

Ndërsa për guximin,ka thënë: ”Lepurin e nxjerrin langonjtë, kurse njeriun trim e nxjerrin në pah cilësitë e tij të mira“.

Në pyetjen se, cilët e duan luftën? Marko Boçari ishte përgjigjur ”Luftën e domosdoshme e duan edhe njerëzit, edhe perëndia, ndërsa atë të paarsyeshmen nuk e do as vetë djall”.

Kur e pyetën, Ç´gjëra dhe ç´mjete e bëjnë njeriun të lumtur? ai ishte përgjigjur: ”Arsimi, frika e zotit dhe gjendja e mirë ekonomike”.

Poeti lirik romantik gjerman Vilhem Myleri, lindi në Desau me 7 tetor1794 dhe vdiq më 30 shtator 1827. Në veprën “Këngë të reja të grekëve” botuar në prill 1824, ka shkruar dhe këtë poemë për Marko Boçarin.


 
Marko Boçari

Mesolongj portat e tua hapi,qyteti i nderuar,

Ku prehen trimat që na mësojnë si të vdesim të gëzuar,

portat e tua të larta hapi dhe varret e thellë hapi!

Hidh gjethe dafine nëpër rrugë, ajrin mbush!
Trupin e Marko Boçarit te ti sjellim.

Po kush vallë Do të kish guxim të qante për Markon,

trimin e rrallë? Ç´ti numërosh më parë? Plagët e fitores? Ç´dëshironi?

Në çdo plagë një fitore. Plaga n´fitore s´mungon.

Shih mbi çallma se si derdhen heshtat tona në çdo anë;

shih mbi vigun e tij, shih valëviten flamuj osmanë.

Shih pa shih veprat e fundit, qe dor´e burrit ka shkruar!
Shih Karpenisin ku shpatës, me gjak etjen ja ka shuar!

Oh! në takim na thirri në orën e mynxyrëzezë!

Xixa na lëshonin sytë, si natë flak´e rrufesë.

Dhe të ngazëllyer spata, mbi gju bërë copë-copë.

Trupat e majmur osmanë do të kositnin me kosë.

Dhe në këmbë hijerëndë erdhi dhe shpatën fërkoi

“Para mbi çadra barbarësh”, zëri Boçarit kumboi. “

po më deshët do t´me gjeni te çadr´e pashait turk ngrihuni me Zotin!

Se dhe vdekjen e të kush s´e mund! Shkojmë!

Trumbetën nga dora i rrëmbeu borizanit

Dhe i fryu vet me forcë. Po pastaj faqja e malit

Dyfish e rriti më shumë dhe larg u përcoll jehona

Dhe më fort ajo u ndie në zemrat tona.
Si rrufe e gjëmim zoti, qe u japin reve zjarr

Natën, shpat` e çlirimtarit ra mbi tiran´ e vasal.

Dhe ndonjë dit´, gjynafqarin, zëri së drejtës do zgjojë

Ndaj dhe në kampin osman,thirrja tmerrit ushtoi o-ii!

Marko Boçari! Suljotët nga na mbinë një urim i tillë

mëngjezi te të përgjumët arrin zgjohen e brofin në këmbë,

dhe si delet pa çobanë nëpër udhë marrin vrapin,me shoq-shoqin:
ç´është? Ç´po ngjan? I hutojnë, engjëjt e vdekjes që mes tyre uragan

U derdh në ata përmbys nga tehu i shpatës ranë Si luftuan?

Pyet natën, ajo ç´pa, le ta tregojë Po se ç´ngjau këtë natë,dita a do ta besojë?

Në fushën e Karpenisit, njëqind grekër, turq një mijë Korri vdekja,

sa agimi i fliste ditës të vijë O, dhe ty atje, të gjetëm Marko Boçar,

Marko Boçar. Të njohëm nga spata jote, nga plagët që pate marrë

Nga plagët qe ty të dhanë,nga plagët që hape vetë

Ashtu siç pate premtuar o Marko, trimi me fletë.

Meselogj, portat e tua hapi, qytet i nderuar

Ku prehen trimat. Na mësojnë si të vdesim të gëzuar!
Hap varret e tu për gjumin e gjatë, edhe trimat tanë

Trimave të tu për gjumin e gjatë, edhe trimat tanë!

Me gjermanin Kont Norman, fli shkëmb i nderit Boçar

Derisa zemrat e gjugjit të boshatisin çdo varr.

 

 Fjalë te urta ,te zgjedhura nga P.Sokoli

 

 

Pal Sokoli

 

MIRË SE ERDHE PAVARËSI “ NE WUPERTAL-GJERMANI

MANIFESTIM KULTURORË PËR NJEVJETORIN E PAVARSISË SË KOSOVËS

 

21:02:09-Wupertal

 

Shkolla shqipe e Wuppertalit me gjithë paralelet e saj ne Solingen dhe Remscheid, gjegjësisht mësuesi i saj Sami Thaçi organizoj  një mbrëmje me program kulturor, kushtuar përvjetorit të parë të pavarësisë se Kosovës.

Salla e shkollës Gesamtschule në Barmen dukej e vogël për të nxënë të gjithë pranishmit të cilët kishin ardhur nga shumë qytete  të republikës se Nordvestfalisë. Ne ketë takim kishte edhe përfaqësues te shkollës gjermane, të partive të ndryshme politike dhe institucione të  tjera nga Wuppertali.

Me intonimin e himnit me te ri në botë, himnit të Kosovës, u hap ky  manifestim kulturorë. Pastaj z. Sami Thaçi  përshëndeti te gjithë te pranishmit, gjithashtu edhe nxënësit e shkollës shqipe dhe prindërit e tyre, posaçërisht përfaqësuesit gjerman, z. Zwingler, drejtor i Real shule në Leimbach, z. Platte nga ministria e arsimit Dyseldorf, z. Mark Pieter përfaqësues i policisë Wuppertal, znj. Bender, mësuese, pastaj mësuesit e shkollës shqipe nga qytete të ndryshme te Gjermanisë; Adem Shala nga Firzeni, Rifat dhe Nexhmie  Hamiti,nga Dyseldorfi, Sejdi dhe Feride Gashi, Vitore Pergjoka, nga Krefeldi, Kemal Çollaku, nga Dortmundi, Salih Alimuqa, piktor dhe Martin Çuni kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani dhe pjesëmarrës i UÇK-së.Nga Kosova Riza Thaçi, Ramiz Hoti dhe Destan Malësori. Pastaj  z. Thaçi  i dha fjalën z. Behxhet Muqolli, kryetar i klubit shqiptar “7 Shtatori” Wuppertal. Z.Muqolli foli për një kronologji historike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, pastaj  posaçërisht përshëndeti familjaret e Heronjve qe sakrifikuan jetën për pavarësinë e saj, e sidomos përmendi martirët qe nga qyteti i Wupertalit u kthyen për të luftuar  për çlirimin e Kosovës dhe dhanë jetën e tyre. Pastaj ne emër të shilit të prindërve të pranishmit i përshëndeti Bashkim Kajtazi, i cili theksoj se si ne ju  kemi borxh gjeneratave te reja qe tu mësojmë gjuhen e tyre dhe historinë e popullit shqiptarë. Z.. Platte tha se i vije shumë mirë qe nxënësit  shqiptarë kanë arritur ta ruajnë edhe gjuhën  e nënës krahas gjuhës gjermane dhe pjesëmarrja masive e tyre ne manifestime te tilla kulturore.

Programi festivë filloj me vallen e pavarësisë të interpretuar nga grupi i valleve te nxënësve të kësaj shkolle. U recituan poezi të ndryshme për pavarësinë e Kosovës në të dy gjuhët nga Herolind Gashi dhe Leutrim Ademaj, pastaj Arian Sekiraqa, Artrim Bekiri, Dardanë Hetemi, Pastaj me këngë Rap u prezantuan  Urim Sejdiu dhe Gent Berisha, Recitali poetik ishte gati me atraktivi  ne këtë program,ngase u interpretua 21recitues  nga me të vegjlit e kësaj shkolle, qe nuk ishin mbi moshën 6 vjeçare,kushtuar Pavarësisë, lindjeve të reja, UÇK-së, heronjve, dardanëve Me këngën “Mirë se erdhe pavarësi ”  u prezantuan edhe grupi i vajzave; Alma dhe Aulona Hoti, Shejnaze Sopi, dhe Adelina Tahiraj. U luajtën edhe valle tjera nga grupe te vajzave dhe djemve te kësaj  shkolle. U ndan edhe mirënjohje për disa nga nxënësit me aktive dhe për dy veprimtarë aktiv te klubit shqiptarë. Pjesën e dytë te këtij manifestimi e mori grupi muzikorë i diskotekës “Time” nga Gelzenkircheni. Siç është bërë traditë në pjesën muzikore të takimeve tona muzikore pjesëmarrësit ngritën në vallëzim deri ne përfundim te manifestimit. Takimet e tilla janë me rendësi  të veçantë sidomos kur kishte pjesëmarrës të shumtë të nxënësve qoftë ne grupin e valleve dhe recitimeve,apo interpretime të tjera. Pastaj edhe veshja  e tyre ne rroba kombëtare tradicionale, kombinime kuq dhe zi.(nuk kishte asnjë rast të kombinimit te ngjyrave kaltër-verdhë). Në Wupertal për hir të përvjetorit të pavarësisë Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani në lokalet e klubit “7 Shtatori” do mbaje me 28.02.09 një takim letrarë dhe argëtues, ju ftojmë të merrni pjesë.

 


Xhemail Peci: Baki Ymeri - Kampion kombëtar dhe maraton i mërgatës shqiptare
| E Diel, 07.04.2013, 10:00 AM |

1. KAMPION KOMBËTAR DHE MARATON I MËRGATËS SHQIPTARE

Atdheu, nderi dhe dinjiteti. Gjuha shqipe për njeriun për të cilin shkruajmë, përfaqëson kështjellën më të rëndësishme të ekzistencës sonë. Shqipëria sipas tij, ka lindur para krijimit të botës dhe para lindjes së diellit. Baki Ymeri është oksigjen i mërgatës shqiptare, vullkan i pashuar, pëllumb i paqës, zëri i vetëdijes kombëtare, një shpirt i fuqishëm e plot jetë.

NGA XHEMAIL PECI

Titulli mund të duket i ekzagjeruar, sepse nuk kemi të bëjmë me një kampion kombëtar në fushë të sportit, por të përkushtimeve të ditëpërditshme e natëpërnatshme për afirmimin e vlerave shqiptare në botë. Lexuesi gjithmonë ka nevojë për risi, sepse bota është një univers i mrekullive të mbrujtura me një forcë divine. Artikulli respektiv bazohet në një serë komentesh dhe komplimentesh që nxjerrin në pah portretin e një veprimtari të shquar të kulturës shqiptare në diasporë. Unë e kuptoj shpirtin e brendshëm të intelektualëve shqiptarë sot, kur shpërthejnë me vrullin e tyre në raste të veçanta, sidomos në fushën e krijimtarisë letrare, patriotike dhe artistike të diasporës shqiptare, te të cilët buron shprehja e shpirtit mërgimtar e mishëruar me binomin komb dhe atdhe. Gjuha shqipe për njeriun për të cilin shkruajmë, përfaqëson kështjellën më të rëndësishme të ekzistencës sonë. Shqipëria sipas tij, ka lindur para krijimit të botës dhe para lindjes së diellit. Edhe kjo imagjinatë mund të duket e ekzagjeruar, por jo edhe vlerësimi i Vangjush Zikos nga Kanadaja, i cili e falënderon dhe përshëndet për punën e tij patriotike dhe kulturore të palodhur.

Veprimtaria e tij nuk ka "Stop", thekson Dedë Preqi nga Zvicra. Ajo vazhdon me ritmin e saj në forma të ndryshme artistike, patriotike dhe letrare. Ky njeri është një zjarr i fuqishëm që e shpartallon monotoninë, e dëbon urrejtjen, e zbutë xhelozinë, e djegë smirën njerëzore, në sajë të një shpirti artistik dhe human që ka në qenjen e tij, thuajse gjakon për çdokend që ka gjak shqiptari dhe atdhetari. Edhe në vargjet e redaktuara prej tij, shfaqet një gërshëtim ndjenjash përplot motive të cilat rrëfejnë dhe zbulojnë qëllimet e poetit në rrugën e vet patriotike. Sipas Neki Lulajt, ai është përjetësi dhe një flakë e shqiptarizmit që shndrit në Univers. Ai përhap rrezet e shqiptarisë përmes motiveve të ndryshme, duke u dhënë dritë universale lexuesve të admiruar, duke prezentuar vlera kombëtare, pa u lodhur kurrë, gjithmonë me mjeshtri artistike që din t’i zgjedhë. I lumtë pena dhe mos iu mplaktë kurrë mendja këtij pëllumbi të paqës dhe lobuesit të Zemrës Shqiptare dhe mbarë shqiptarisë!

Për këtë njeri ka shkruar me admirim edhe Ali Podrimja i pavdekshëm, Sali Bashota i famshëm, Visar Zhiti i përjetshëm, Xhelku Maksuti, Luan Topçiu, Gëzim Marku, Sadulla Zendeli Daja, Bota sot, Ilir Dardani, Fakti i Shkupit, Aurel Dasareti, Kurtesh Devaja, apo Dilaver Goxhaj duke cituar Remzi Limanin, sipas të cilit zëri i tij ta përkujton Faik Konicën e ditëve tona. Sipas Hasan Qyqallës, Baki Ymeri është oksigjeni i mërgatës shqiptare, ndërsa Kozeta Zylo e konsideron si një nga personalitet më të shquara të çështjes shqiptare në Diasporë, një shpirt fisnik që me penën e tij të artë mblodhi pranë vehtes shqiptarët që flasin gjuhën më të vjetër në botë. Këto vlera gjithmonë duhen çmuar dhe bërë shembull kudo, përndryshe, po qe se nuk e përkujtojmë, Zotin, Familjen dhe Atdheun çdoherë e kurdoherë, do të na drejtojnë antivlerat dhe kultura do të mbetet në mjerim. Xhevat Muqaku thekson se Bakiu është një shpirt i fuqishëm e plot jetë, i cili meriton respekt të veçantë në mesin e shumë krijuesve në mërgim. Riza Lahi nga Tirana e konsideron si një patriot i madh, ndërsa Miradije Gash thot: “Ju jeni shpirti i kombit, kurse feja le mos të bëhet mollë sherri që të qeshë bota me ne!” Jo çdokush ka fatin e këtij njeriu të ketë një fe të dyfishtë, duke i dhënë prioritet fesë së tretë, që sipas tij është feja e parë: atdhetarizmi.

Komente, admirime dhe komplimente

Suksesi vjen nga familja dhe respekti ndaj gjuhës, atdheut, nderit dhe dinjitetit. Emri i mirënjohur i Baki Ymerit është shembull dhe burim frymëzimi për të gjithë ata që e lexojnë dhe respektojnë veprën e tij të vyer. Nuk digjet për vetëveten apo për familjen e tij, sa digjet për ne, edhepse familjen e konsideron si një dhuratë e shenjtë e Perëndisë. Dit’e natë digjet si Naimi në garsonierën e tij që e ka shndërruar në një arkiv vlerash të mrekullueshme shqiptare, duke drejtuar dy revista të famshme që dalin me nga 50 faqe në kolor (Shqiptari dhe Kosova), duke lexuar, shkruar, përkthyer, redaktuar e botuar. Miqtë e tij janë të panumërt, si lulet e fushës dhe gjethet e malit. Unë studioj në Angli dhe qysh në rini të hershme kam dëgjuar për këtë vlerë shqiptare me shpirt të florinjtë. Agim Shehu e çmon për njohjen e shkëlqyer të gjuhës shqipe, kurse Pal Sokoli ka theksuar se ai  është një Apostull i letërsisë dhe kulturës shqiptare anë e kënd botës. Kush nuk e di se ku jeton ky njeri, do të mendojë se jeton diku afër tij. Ai vërtet jeton aty ku flitet dhe shkruhet shqip, por edhe aty ku shkruhet dhe flitet një gjuhë e huaj që flet me admirim për shqiptarët dhe Shqipërinë, pa asnjë ndikim të huaj. Thonë se edhe fqinjët e tij rumunë kanë filluar të flasin shqip (Tiberius Puiu, Doru, Laura Rushani etj.). Puna dhe veprimtaria e tij nuk mund të përmblidhet në një libër të veçantë për të, por në disa vëllime me subjekte si: Zogu i Sharrit në zemër të Bukureshtit, Afirmimi i Kosovës në gjuhën rumune, Poeti i dashurisë, Drita shqiptare e Bukureshtit, etj.

Unë e falënderoj nga zemra për pëmbledhjen e përzgjedhur nga krijimtaria ime me poezi "Gjaku i Dashurisë" ("Blut der Liebe") në dy gjuhë, atë rumune dhe gjermane, që e ka botuar në Bukuresht, thekson Pal Sokoli në një koment të tij. E falënderoj nga zemra për publikimin e poezive të mia nëpër revista dhe gazeta rumune, na shkruan një zanë shqiptare nda Dardania jonë. Edhe unë e përgëzoj nga zemra për prezantimin e të gjitha figurave të zgjedhura të letërsisë shqipe. Më vjen shumë mirë qe jetoj dhe komunikoj me një pinjoll, me një Apostull të tillë të kulturës shqipe siç është Bakiu, thekson një dashamir tjetër i tij. Ramiz Dermaku e përgëzon për kontributin që jep për çëshjten kombëtare, duke shtuar: “Mirëpo fjalët e mia i kanë marrë të tjerët, dhe mua s’më ka mbetur gjë pos t’i uroj shëndet të mirë dhe jetë të gjatë.” Lum Atdheu dhe kombi që të ka, thot Ilia M. Dilo nga Greqia, duke e quajtur “Një misionar i vërtetë”, duke shtuar se vetëm njerëzit intelegjentë dhe të ndershëm mund të kryejnë vepra të mëdha: “Zotëri! Të përgëzoj nga zemra për perpjekjet Tuaja për të mbajtur gjallë revistat Shqiptari dhe Kosova, duke Ju uruar rrugë të mbarë në misionin e tyre të shenjtë!”

Përpjekjet e mia për të qëndisur një portet në bazë të komenteve dhe letërkëmbimit privat, më duket një formë e re e publicistikës sonë. Këtë njeri, një autor romanesh policore e ka kërcënuar me hedhje në gjyq pse e ka kritikuar librin e gjymtë të një ambasadori komunist, por Bubullima nuk trembet prej askujt, sepse e mbrojnë engjëjt. Po kështu ka vepruar edhe një ishudbash të cilin Kadri Mani i ndjerë e ka lënë pa brekë, por Shqiponja e Shqipërisë në trojet e Rumanisë nuk ka frikë nga kërcënimet, sepse e mbrojnë engjëjt. Sylejman Morina nga Kosova do ta fillojë vlerësimin e tij me një Përshëndetje nga Dardania: “Kur njeriu pranon informacione të kënaqshme, nuk mund të jetë indiferent emocionalisht ndaj refleksioneve të tyre. Andaj shkrimet e këtilla na krijojnë çaste të bukura. Me vëmendje i lexova ato vlerësimet të cilat sipas mendimit tim, paraqesin realitetin ashtu siç është. Sukseset Tuaja  sigurisht nuk do të mungojnë as në të ardhmen, vetëm sa do të rriten e do të shtohen. Të urojmë dhe dëshirojmë suksese te reja në hulumtime, krijime letrare dhe përkthime poetike! Paçi përkrahjen e Zotit!”

Një shembull konkret i mbarëvajtjes së kulturës shqiptare në botë

Kështu do të shprehet Skënder Zogaj (emër i njohur i letrave shqipe), duke vazhduar: “Tashmë kur dy pjesët kryesore të tokave shqiptare janë të lira, them se nevoja për pasqyrimin e vlerave shqirtërore të shqiptarëve është edhe më e madhe, sepse, siç po shihet, Shqipëria dhe Kosova janë të lira, mirëpo ende te pazonja për të manifestuar lirinë në masën e duhur. Dhe, kjo po ndodh sepse ende nuk po mund të vijë ne shprehje zëri dhe potenciali intelektual, vlerat e vërteta te qenies njerëzore. Një shembull konkret e kemi me Baki Ymerin që, fjala vjen, bën shumë më tepër se sa institucionet kompetente të Kosovës në gjetjen, zgjedhjen, përgatitjen, përkthimin dhe botimin e krijimeve të autorëve tanë që jetojnë dhe krijojnë në botë. Kjo është diçka tepër e madhe, prandaj nuk ka si të mos e them, i bindur se kjo duhet te thuhet sa më zëshem, sa në shenjë të mirënjohjes për Ju, po aq edhe në shenjë të zgjimit të ndërgjegjës së institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, që duhet të këndellen dhe të gjejnë forma e mundësi të një bashkëpunimi më të thellë e më të gjithanshëm me qendrat e ndryshme dhe veprimtarët në to, për qasje dhe këmbime reciproke te veprave dhe të veprimtarive të dobishme. Rumania është vendi që na intereson shumë dhe, që kemi interes ta zgjojmë kërshërinë e saj me vlerat tona.”

Poet, patriot dhe reformator i kulturës shqiptare, do të shprehet zoti Zogaj: “Ky portret i ri kushtuar Baki Ymerit, më solli risi dhe sihariqe të reja. Këtij njeriu i buzëqeshi fati të përkthejë e botojë mbi 100 poetë shqiptarë nëpër revistat rumune, dhe mbi 30 libra poetësh nga Kosova shqiptare në të njëjtën gjuhë. Fjala është për vëllime mono apo dygjuhëshe që vlerësohen me reçensione të favorshme në të dy gjuhët. Është një dukuri e rrallë e afirmimit të kulturës shqiptare që na gëzon shumë, sepse për autorin nuk ka gjë më të madhe se sa kur e kënaq lexuesin, e që në rastin e përkthyesit, kënaqësia është e shumëfishtë, sepse përkthyesi është lexuesi special, prandaj e falendëroj nga zemra edhe për vlerësimin që kanë bërë kritikët rumunë, jo vetëm për librin tim, duke e shumëfishuar në këtë mënyrë subjektivizmin e miqësisë sonë të vjetër.”

Shqiptar i përkushtuar do ta quajë Drita Lushi nga Shqipëria: “Para disa ditësh dëgjova për herë të parë për Baki Ymerin. Nëpërmjet këtij shkrimi lexova dhe mësova më shumë për këtë poet, publicist dhe botues. Respekt për mendjen e tij dhe për njerëz të tillë.” Remzi Limani është shprehur: “Faleminderit miq të Zemrës Shqiptare! Nëpërmjet kësaj tribune, nga zemra i falënderoj të gjithë dashamirët e krijuesve në mërgatë, në veçanti, adhuruesit e zotëri Baki Ymerit, të cilin me të drejtë e potencova në shkrimin tim, ngase Bakiu më duket si një bajraktar i cili kuqëlon nga larg, për ta lëshuar kushtrimin e ndërgjrgjjes gjithandej, së bashku me tingëllimat e shqipes së bukur nga Bukureshti i Asdrenit tonë.” Bubullima e Bukureshtit, pa kurrfarë sponsorizimi qeveritar nga Tirana apo Bukureshti, është gjithmonë në mbrojtje dhe afirmim të shqiptarizmit, ditë e natë, duke e braktisur jetën private, duke mos krijuar kurrfarë kushtesh për një jetë normale apo ekzistencë. Etnik Kosova do ta quajë Vullkan i pashuar: “Të lumtë pena o i nderuar për punën tënde të papushuar në Prushnajën e Asdrenit, për guximin që posedoni për përhapje rreze kulture gjithandej në botë. Jeni pishë, fanar i ndritur dhe vullkan i pashuar. Jeni ju mrekullia vetë që mbani gjallë kulturën shqipe me fanatizëm e seriozitet. Prano vëlla urimet me të nderuara nga ata që te respektojnë, nga ata që janë të dashuaruar në kulturë e letërsi, e që të vlerësojnë si një Yll të pashuar i Diasporës shqiptare. Zjarri i shpirtit tënd ka krijuar dashamirë të panumërt të poezisë gjithandej në botë, sepse dëshmon se je shqiptar i kulluar me shkrimet dhe me lirikën tënde që është kontinuitet i traditës sonë dhe të mbarë shqiptarisë.”

Ku jeton shqiptari, valon flamuri dhe shqipja i shtrin krahët për së mbari

Duke kundruar flamujt e shqipes në bibliotekën e tij, një lexues i pasionuar nga Diaspora do ta quajë Fryma shqiptare, për të vazhduar: “E lexova dhe e përjetova këndshëm shkrimin e Remzi Limanit për mikun tonë që i freskon rregullisht faqet e shtypit shqiptar me reportazhe dhe artikuj vlerash të rralla. Personalitetin e kompletuar të Baki Ymerit e percjell një penë polivalente me talent. Bubullima e Bukureshtit vërehet dhe ndjehet çdokund ku frymojnë shqiptarët.” Sadik Krasniqi e përshëndet dhe falënderon për punë të mbarë: “Urime autorit dhe Zemrës Shqiptare për këtë portet vlerash të veçanta publicistike! Lumi flen e Baki Ymeri nuk flen, sepse vetëm puna i jep kuptim jetës së njeriut që vepron për kombin e tij, jo vetëm në Atdhe, por edhe në diasporë. Bota sot dhe Zemra Shqiptare na e kënaqin shpirtin me të gjitha shkrimet që i boton. Mos u ndalni, se sa më shumë emra shqiptarësh që prezantohen jashtë vendit të tyre, kjo është një vlerë më vete, ngase prezantohet tingëllima e fjalës shqipe!” Eduard M. Dilo: “Baki Ymeri është simbol i ndritur i çështjes kombëtare. Çfarëdo që të shkruhet e të thuhet për të është pak. Ai është një patriot i vërtetë që punon plot shpirt e pasion për çështjen shqiptare. Ai është një ambasador i pashpallur i kombit tonë në Bukuresht. Fjalë tepër të zjarrta dëgjova për te këto ditë në dy takime që pata me Dr. Prof. Theodor Damian si dhe përkthyesen e shquar rumunene, Maria Petresku. E çmonin së tepërmi Bakiun dhe punën e tij tejet të vyer. Lum ju që e keni këtë veteran të palodhur, më thanë. Përshëndes autorin e shkrimit, përshëndes Zemrën tonë Shqiptare, që është një xhevair në publikim materialesh, përshëndes Bubullimën e Bukureshtit dule i uruar shëndet e mbarësi.”

Nexhat Rexha, ishdeputet i Parlamentit të Kosovës, shkrimtar dhe profesor: “Emri i Baki Ymerit dhe roli i tij në angazhimin e çështjes shqiptare nuk është vetëm vazhdimdimësi i Rilindësve tanë, por edhe ruajtës dhe ndërlidhës i dy kulturave. Puna konkrete dhe përhapja e letërsisë postmoderne shqiptare frymon jashtëzakonisht bukur në gjuhën rumune, falë punës së tij të palodhshme. Bakiu me dijen, dashurinë dhe punën që është duke e bërë, shumë shkrimtarëve rumunë dhe shqiptarë u ka mundësuar të komunikojnë në mes veti. Ajo që duhet të dihet, është fakti se krejt këtë punë e angazhim, Bakiu e bën me vullnetin e tij. Derisa shtetet tjera angazhojnë ekipe, Bakiu e bën këtë punë pa konpenzime shtetërore dhe konsideroj se ka ardhur koha që të dy qeveritë tona, ajo në Shqipëri dhe kjo në Kosovë, të angazhojnë këtë njeri në rolin e ambasadorit kombëtar për të dy shtetet tona. Sa të vonohen qeveritarët e tanishëm, ata që do të vijnë nesër do ta kërkojnë këtë njeri për këto punë, por atëherë do të jetë vonë. Pra, roli isntitucional dhe financiar do të avansonin projektet shkencore të paluara në arkivin personal të tij. Të tjerë do ta plotësonin këtë nevojë dhe pasuri kombëtare shumë më herët. Dhe se për ne është këmbana qe pret t’i bien sa më shpejt e pa vonesë tingëllimës së Bukureshtit për të ndriçuar rrugën e kombit tonë edhe në këtë vend me traditë të kulturës sonë. Periudha e Rilindjes Kombëtare mbetet njëra ndër fazat më të rëndësishme për këtë që e kemi sot. Me Bakiun dhe shqiptarët e Bukureshtit, fjala dhe kultura shqiptare do të mund të hapëronin aty ku ne duhet te jemi.”

Neki Lulaj, alias Etnik Kosova: “Ku jeton shqiptari, valon flamuri dhe shqipja i shtrin krahët për së mbari: E çuditshme është kjo jetë. Mund të shkruash njëqind portrete të pafrymëzuara dhe asnjërin s’ta botojnë, dhe e qëndisë një portret të frymëzuar dhe menjëherë ta botojnë. Mund të bësh njëqind apo njëmijë fotografi nga të cilat asnjëra apo vetëm njëra mund të ketë vlera artistike. Baki Ymeri është njëri ndër bletarët më të zellshëm të diasporës shqiptare, i cili i mbledh zgjojat e mjaltuara të letërsisë dhe kulturës shqiptare, kudo të shpërndara nëpër këndet e botës, duke i kultivuar ato si vlera të çmuara, por të mbuluara në pluhurin e harresës.”

Shkëndijë e bjeshkëve të Sharrit në Bukuresht

Anonim: “Nga zemra me pikojnë fjalët jeta ikën me shpejtësi si nuk na ofruan këto brigje e male të shtruara në një tryezë me Bubullimën e Bukureshtit. Të bisedojmë bashkë me ty, se unë ende s’u takova as me Asdrenin. Fort e desha atë pishë dielli që shumë na ngrohi e na e pasuroi letersinë. Flatrat e Engjëllit ai ia ngjiti. Urime poetit nda Ilirida ku nga maja e Sharrit e thërret kushtrimin, e me vargjet e bukura e melankolike përkundet në djepin e Naimit. Shëndet bashkë e shumë miqësi me kafenë e mëngjesit po ju bekon një bashkëkombas buzë Rheines në Gjermani!” Sylë Tusha: “Baki Ymeri është një pasuri kombëtare e tërë diasporës. Ai është një ambasador i kulturës është trashëgimtari i Asdrenit që jeton buzë Danubit në Bukureshtin e patriotëve shqiptarë që dikurë aty morën vendime historike për ta shpallur shtetin shqiptar. Juve, Baki, ua kam shumë "zili" se jeni penë e Fishtës, jeni diell për shqiptari që shëndrrisni nga çdo anë, duke prezantuar vlera të larta e veteranë të pavdekshëm shqiptarë. Ju jeni një fanar shqipeje, një patriot i vlerave etnike! Urime, mbarësie pavdekësi, Ju uron një poet nga mërgata e që digjet si dru pishe për shqiptari!”

Shqiptari i Gjermanisë: “Të lumtë! Jemi të bindur se atdhetari, poeti dhe ambasadori i diasporës letrare shqiptare nuk e ka mendjen të frymojë pa frymuar së bashku me librat dhe vargjet e ndonjë poeti apo shkrimtari shqiptar. Ky zog nate i palodhur, në mesin tonë po prezanton portrete të penave të ndryshme dhe të vyeshme. Kjo tregon se gjithnjë, ky misionar i diasporës sonë ka lindur të veprojë në fushat e kësaj kulture, të cilat janë të rëndësishme për opinionin tonë dhe për opinionin e huaj, sepse nuk janë punë politike dhe ditore, por janë punë kombëtare dhe kulturore. Uroj edhe poetin Ali M.Lajçi, i cili na sjellë një frymëzim të thukët me librin e tij.”  Miradije Gashi: “I nderuar! Ju jeni zëri i vetëdijes kombëtare! Bukuria e shpirtit Tuaj s'ka limit, i preokupuar vazhdimisht për Atdheun, atje ku jeni e do të jeni përjetësisht!”

2. BAKI YMERI – YLLËSIA E FJALËS SHQIPE ME LENTA YLBER E MERMERI I DASHURISË PËR ATDHEUN DHE KULTURËN KOMBËTARE SHQIPTARE

“Patriotizmi shqiptar nuk është një cilësi sentimentale, por një detyrë burrërore” (Baki Ymeri)

I njohur për shumë kohë si një pishtar i kulturës shqiptare në Rumani, poet, publicist, përkthyes, gazetar, eseist, veprimtar, Baki Ymeri e ka shpalosur shpirtin e tij krijues aty ku shpesh janë zhvilluar aktivitete e veprimtari atdhetare në shërbim të çështjes shqiptare.

Duke qenë pinjoll i një familje me tradita atdhetare e kulturore, ku si babai, ashtu edhe e ëma kanë qenë të shquar për vizionet dhe misionet e tyre në shërbim të përparimit kombëtar e shoqëror, Baki Ymeri ka ecur në rrugën e pararendësve të tij, të cilët kanë pasur nderin t’i takojnë trungut familjar që e ka pasur dhe e ka për krenari të ligjshme për t’i shërbyer atdheut dhe kombit, gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Baki Ymeri e ka provuar me lëkurën e tij nëpër kazamatet komunizmit, shtypjen dhe shtetrrethimin që klika e Bastiljës së Beogradit, ua ka bërë shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Për shkak të aktivitetit të tij politik, për shkak të sfidës së tij ndaj regjimit kriminal, për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të tija politike, aktakuza e dënimeve drakonike do të fomulohej ndaj tij, ashtu siç ishte formuluar edhe ndaj të gjithë atyre që gjakonin ta çonin përpara misionin dhe vizionin e lirisë së gjakuar ndër shekuj. Aktakuza e kameleonëve rëndonte mbi te, për shkak se kishte zhvilluar: “bashkëpunim për vepimtari armiqësore kundër bashkësisë socialiste jugosllave”. E kjo bashkësi, nuk kishte qenë asgjë tjetër, veçse fund e krye një ngrehinë krimi, dhune dhe gjaku, terrori e reprezaljeje të panumërta. Një gjilotinë të tillë intelektualët e mirëfilltë dhe pinjojtë e traditave atdhetare, nuk kishin se si ta pranonin.

Ajvaz Voka kishte lënë trashëgim, ate që Lasgushi e quante me aq elegancë, Pelerinatën e Gjakut: Nderimin ndaj Saj. Këtu edhe do të frymëzohej shpirti krijues e atdhetar i të birit. Ai do të kalitej e do të brymosej me idealet e kombit, ai do të çelnikosej edhe më duke marrë forcë nga veprimtaria dhe tradita e trungut familjar. Prandaj edhe do ta ngriste zërin aq shpesh dhe aq shumë kundër shtypjes dhe shfrytëzimit, kundër terrorit dhe reprezaljeve në Kosovë e në Maqedoni.

Drita e Bukureshtit, drejtues i revistave Shqiptari (e themeluar nga Nikolla Naujm Naço) dhe Kosova, themelues i shoqatës Miqësia Rumuno – Shqiptare, autor i disa monografive mbi shqiptarët e Bukureshtit, njohës i hollë i disa gjuhëve të huaja dhe i kulturave të tyre, njohës i mirë i çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan, Baki Ymeri ka dhënë një kontribut të pamohueshëm, të palodhshëm e të shumanshëm për afirmimin e vlerave kulturore dhe letrare të shqiptarëve, si përmes përkthimeve ashtu edhe përmes veprimtarive të nduarduarta, në të cilat edhe ka pri.

Për një veprimtari të tillë të shumanshme, sa frymëzuese po aq edhe kontrubuese, ai është quajtur shpesh me epitetet si: Një veteran i shquar i diasporës shqiptare, Bubullima nga Bukureshti, kampion dhe maraton i mërgatës shqiptare, misionar i letrave shqipe, veteran i shquar i diasporës shqiptare, shpirt altruisti – për të cilin “veprimtari atdhetare në fushën e artit e të kulturës” don të thotë “rrugëtim i gjakimit të engjujve këmbëzbathur” (Remzi Limani), Zjarr i shenjtë i zemrës shqiptare, Zë Zemre nga Ilirida…

Në diskursin krijues, poetik, letrar dhe filzofik të Baki Ymerit mbizotërojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Duke shkruar për poezinë dhe për letërsinë shqipe, duke afirmuar vlerat dhe veprat e krijuesve shqiptarë, ai me poetikën e ligjërimit të tij, e ka bërë për vete lexuesin kurreshtar, duke shkruar fjala vjen për Sadulla Zendelin – Daja, të cilin e ka quajtur Pandeli Sotiri i ditëve tona, duke shprhur nderimin dhe përkujtimin për shqiptarët dhe atdhetarët që pushojnë në Varrezat e Bukureshtit (me çka e ka dëshmuar se kush nuk di të nderojë të vdekurit, nuk di të nderojë as të gjallët); duke shkruar me admirim për bibliotekën dhe për librin në përgjithësi, duke shkruar për krijimtarinë letrare fjala vjen, të Izet Shalës:”Shpirti i fjalës në brigjet e bekuara”; “Përjetësia e ndjenjës shqiptare” (për Erhard D. Dilo); “Poeti magjik i dritës shqiptare” (për Neki Lulajn) etj.

Baki Ymerit i ka rastisur për të jetuar dhe për të krijuar aty ku Nikolla Naum Naço (Njeriu me Dy Kobure), Alaksandër Stavri Drenova – Asdreni, Viktor Efthimiu, Lasgush Poradeci, së bashku me atdhetarët shqiptarë e patën gatuar zjarrin e shenjtë të shqiptarizmës, të cilin do ta bartnin në Shqipëri, duke e shpallur Pavarësinë e saj me 28 Nëntor 1912.

Duke e lartësuar kultrurën shqiptare dhe duke e latuar fjalën shqipe, në një mjedis të tillë, por edhe duke rrugëtuar në gjurmët e rilindasve, Baki Ymeri e nderon kulturën dhe kombin tonë.

Vlerësuar pa paragjykime, përkatësisht ashtu siç thërriste Fishta për një katarsis të përgjithshëm: “Kija inatin, po ama jepja hakun”, Baki Ymeri është Një Marathonomak, nëpërmjet të cilit jo vetëm Rumania: do të na njeh edhe më mirë.

Ai është si Nositi që ushqen me gjakun e vet zogjtë e vet, prandaj le të mos i hyjmë në hak, sepse duke qenë më tolerant dhe më zemërgjërë ndaj vlerave dhe afirmimeve tona kulturore, siç do thoshte Omar Khajami gjenial: ne e shenjtërojmë ndërgjegjen tonë…

  Klilko faqën tjetër  Njohtime nga LSHAKSH-ne Gjermani

 

 

 

Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben