Disa nga anëtaret e Lidhjes së Shkrimtarve në Gjermani
Pal Sokoli
INKARNIM
(Ali Podrimjes)
Drin i bardhë
Ti rrjedhë të Lumi
e rrjedhë amshueshëm,
edhe kendej
rrjedhë si metaforë
Muzë na shtihesh
amshueshëm në vargje..
®PS
---
Faqe për miqtë
Ndue Ukaj
TUNDIMI
Koka e rraskapitur tundet vend e pa vend,
Zoti im sa vështirë e kam ta mbaj drejt
Era e heshtjes e luhat si një fletë qershie
Bota qesh mistershëm
Unë nuk çaj kokën engjëllushja ime
Përkundem në tundimin tim
Aty ku rrëshqet dheu nën këmbë,
Mundësia për të mbajtur boshtin drejt
Është më e vogël si një zero e madhe
Tundimi mban peng kokën time
Rrëmujës së përplasjeve tokë e qiell
Për fjalën e ambël si gjini i nënës
Për shkronjat e emrit tim që i përpiu Liqeni i Shkodrës
Mori krimbash të qelbur ushqyer nga dromcat e vjella nga alkooli
Rrëzë Kalasë së Rozafatit u kryqëzua një grua
Dhe dymbëdhjetë meshkuj dhanë betime të rreme
Tridhjetë e tri shishe të zbrazura
Tridhjetë e tri të mbushura i cakërroj përnjëherë
Pëlcet pikëllimi dhe bërtet:
Sa i mirë është të mos lexosh poezi -
kjo domethënë, thjesht, të mos vrasësh kokën për asgjë,
Vetëm poetët, vetmitarë dinë të duan,
Të duan e të duan pakufi,
Të kapin diellin në shuplakë dore,
E të përqafojnë detin në gji
Vetëm poetët dinë t’i numërojnë
Heshtjet tua të dhimbshme
Të lavdishme, o Shkodra jonë,
Të puthurat e përgjakshme nga Kosova,
Dardania Antike e maja e Stubllës së kryqëzuar
Dhe një emër i përbashkët:
Të vdesësh për të rrëfyer mistere të përjetshme
***
Si të mësohet te shkruhet ardhmëria në dheun
Që rrëshqiti nën këmbët tona elastike,
Ikën frikshëm, sa çel e mshel sytë ikën si era
Ku ta vjedh një pikë uji ta shumëzoj si Krishti,
Ta shumëzoj e det ta bëj
Për pastrim të pluhuri të mykur ka etje
Dhe mendimet e burgosura të lirohen
Lëkura e gjarprit të nemur, O Zoti im
Ngre kokën mbrëmje e mëngjes
Zvarritur tokës së cilës i zihet fryma
Dhe një kope zvarranikësh të dehur
E një mollë e mbjellë pa dëshirë
Në oborrin tonë rrethuar pa dashje
Nga pluhuri dhe merimangat
ehu, po si të digjet pa tym e zjarr…
TË GJITHË JEMI ODISE
Kërkimi është art!
Gjithë nga pak jemi Odise,
Kush kërkon Itakë e kush Penelopë
Pjesë trupi: gjymtyrë, sy, veshë
Përhumben në lakuriqësinë e lakoreve ujore
Detit kaltërosh, detit idhnak.
Brigjet e rrahura prej miliona pika uji
Kërkojnë e nuk kthehen më kurrë,
Me heshtjen e detit, me zhurmën e tij
Thyhen heshtjet më të ankthshme
Më kërkue është art si me puth diellin me buzë të akullta
Qiellin me kap në shuplakë,
E me shtrydhen, tamblin e tij me pi
Sytë të përhumbur sa në qiell sa në det
Itaka, destinacion i shenjtë s’ u shkatërrua asnjëherë,
Tinëzisht e ruan Penelopa diku
E fshehur me sy t’mëdhenj me sy t’zinj,
Misterin e pritjes.
Odiseu sykaltër kurrë nuk e ndali kërkimin,
kërkoi e nuk ndalet deri në rikthimin e ri
**
KAM DASHTË ME THANË
Dielli nuk kapet në shuplakë,
Mos e prek gishtat të shkrihen
E misht’ të bien në tokë
Macet e çartura ta hanë.
Kam dashtë me thanë
E me shkrue kam dashtë,
Me mall të madh
Në varg me gozhdue,
Sa shumë që kam dashtë
Mëngjeseve me vesë diellore,
Netëve me bubullima vjeshtore,
Poezia nuk vritet,
As me armë,
As nga atomike e kamikazë të çmendur
Më shumë se ajër, frymë e jetë
Kam dashtë më të thanë, asnjëherë mos harro
Sajo mbretërinë e dashurisë mbrëmje e mëngjes,
Me shkue në Kopenhagë, me takue Hamletin
S’është zgjedhja e dilemave të jesh apo mos të jesh
Mes qiellit kaltërosh e tokës së zezë
Mëdyshja si gjarpër helmues qëndron
Diku pëlcet qielli, diku pëlcet fjala,
Diku jetohet me fjalë, diku vritet për fjalë
E në kupë të qiellit pëlcet e vetmuar poezia
Gjitha rrugët kanë nga një qëllim,
Nga një emër e nga pak histori
Edhepse asnjëra s’i afrohet Prometheut
Diku të fashitura e të ndrydhura,
Diku të pashpallura e të shpallura,
Dosido mes rrugëve pengesat janë të kalueshme,
Me ca letra të shprishura për të thurë poezi
Mes pallateve mbretërore e kryqeve të lashta
Pikturat e shumta bëjnë hije mbi kokë,
Janë hije përtej jete dhe muza për poezi
Mona Lizës qeshet e harlisur
Mos e dashuro, ruaju është log zanash shkallmuese
Në Paris gjithsesi të shkosh,
Katedralen e Hygos ta nderosh,
Në Londër është mali i magjive të pashterruna të Shekspirit Hyjnor,
Dhe gjithsesi në Shkodër me shkue
Me puthë Zojën e Shkodrës në këmbët e përgjakura,
Me mësue misterin e botës, të cilin e njeh vetëm ajo
Pastaj me kërkue për Atë Fishtën,
Si pëlcet me metaforat e tij në përjetësi
Dhe me i mbledhë eshtrat nëpër lumenj të rrëmbyeshëm
POEZIA
Kur të mbushet shpirti helm
Kur të përdhosen trutë
Ndjenjat kur t’i kafshojnë,
Ëndrrat kur t’i vjedhin
Kur mendimin ta vrasin mu në ballë
Kur s’ke me kënd të çelësh gojën
Të cakërrosh ndonjë gotë uiski
Në botën që ec me erën
T’i shtrydhësh koqet mbushur me spermë
Poezia është terapi
Mos klith
Mos derdh lot
Mos shkruaj elegji e balada mbytëse
Vargje pikëllimesh trishtimesh largo
Mos e përul synimin,
Shiko poezinë mu në ballë
Ushqehu kur të mungon buka
Kripa dashuria e shkrimi
Mos vajto vetminë asnjëherë
Edhe kur të përbuzin
Të shajnë e të gozhdojnë në kryq
Të shpallin çmendurak
Të anatemojnë
Dashurinë ta përdhosin
Poezia është shpëtim
Klithmë e ëmbël me gëzim
NË PASQYRË THYHEN KUJTIMET
Përdridheshim e i shtrëngonim dhëmbët,
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht,
Sa fort shtrëngonim duart
Teksa vjeshta puthiste natyrën,
Ne strukeshim në folenë e dashurisë,
Thellë e më thellë, Engjëllushka ime
Të vetmuar me erën si bashkudhëtare,
Na mjaftonte heshtja dhe dy trupat e etur
Për të mësuar gjumin e lumturisë
Lumin e rrjedhshëm dhe këngën e afshit
I vështronim të hutuar kohët si putheshin
Herë me afsh e herë me urrejtje ujku,
Të strukur në folenë e dashurisë,
Teksa mësonim të fshehtat e jetës
Kur erren kohët, shiu pushon,
Çelet natyra, qielli heq lëkurën e zezë,
Më pëshpërite në vesh – vetëm dashuria zbrazëtirat mbulon
Në s’dinim nëse ishte ditë e hënë a e premte e lodhshme,
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht,
Sa fort shtrëngonim duart
Nëpër ëndrra mëngjesore pa kalendar
Mësonim ëndrrën e paparë
Dhe gjumin e dashurisë nuhasnim
Numëronim frymëmarrjet dehëse,
Psherëtimat e padeshifruara folesë të dashurisë
Kilometrat e pakaluara që prisnin ecjen tonë
Dhe ofshamat si të çmendur lumin e pasionit
Si engjëj kapeshim e kapeshim pas yjeve,
Për të kapë pikën e fundit,
Përdridheshim e shtrëngonim dhëmbët,
Me kupën e dashurisë mbi krye,
Drejt Pemës së Jetës lumit të dashurisë
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht,
E në ballë valëviste flamurin e ri,
Betejë e përjetshme për triumfin dashuri
Alma Papamihaili
Disa poezi shkëputur prej librit "Nen tingujt e natës",shtypur nga shtëpia botuese "Emal" në Tiranë dhe redaktuar nga Victor Canosinaj .
Alma Papamihali
Lindur në Tiranë, ne vitin 1974. Ka kryer gjimnazin "Ismail Qemali" dhe me pas ne degen Gjuhe - Letersi ne Tirane. E terheq arti ne pergjithesi,e sidomos.. muzika dhe piktura.
Prej disa vitesh jeton në Gjermani (në Aschaffenburg)...se bashku me familje.
Punon si mesuese në shkollen shqipe të Aschaffenburgut,me deshiren e madhe per tu mesuar fëmijve tanë gjuhen e shkruar shqipe.
Udhehiqem nga motoja: "Gjuha ruhet, aty ku shkruhet" thot Alma.
Alma Papamihali
Kur qesh me ty
Nëse e nesërmja për kafe,
Mjergull do më servirë,
Dhe mëngjesin s´do mund,
Ta shoh si më parë,
Me ty do vazhdoj të qesh,
Unë përsëri do qesh...
Aspak s´do më mbetet,
Një shije e vrarë...
Do t´i them një dite,
Përseri "mirmëngjes",
Të gjithëve!
Dhe nëse këmbë njeriu s´do shoh,
Ndodh shpesh që boshe,
Ditët më duken,
E netëve,
Fyryra të dashura njoh...
Me ty do vazhdoj
Të qesh përseri,
Aq kohë,
Sa mendimet lirshëm do shëtisin,
Mos kujto se jetës,
Gjithçka mund t´i thuash,
Ndonjëherë ndodh që,
Ëndrra dhe guximi të braktisin...
Por unë do vazhdoj
Të qesh përsëri,
Dhe jehonën- zë,
Do pres të më rikthehet,
Kur me tënden orë
Të kesh arritur ti,
Një ditë do ketë vdekur,
Një natë do nisë të dehet...
USHQEHEM ME GJUHËN TIME
Jam një lypëse e mjerë,
Sjam e pasur o njeri,
Ndaj mos mu afro,
Kur skam çtë të fal...
Jam një lypëse e mjerë,
Ushqehem me gjuhën time,
Një libër kërkoj lëmoshë,
Ndryshe të mbijetoj sja dal.
DUA NATYRËN TIME
Dua të hedh në varg natyrën,
Qiellit vrenjtësinë tja humbas,
Ajrin me parfum ta lyej,
Pastaj fuqishëm të thërras.
Të thërras sa zëri tmë ngjiret,
E ngadalë e tëra të shterem,
Dua të hedh në varg natyrën,
Aromës së saj të endem.
Dua të hedh në varg natyrën,
Të vetmen që më rilind mua.
Po ku ta gjej të bukurin vend?
Ndaj mbeta poete e dështuar.
POETËT
Poetët...ah...poetët,
çnjerëz qenkan,
vallë?
Lindin,
të dashuruar,
dhe vdesin beqarë.
ËNDRRAT
Nëse ëndrrat nuk do ekzistonin
Jeta do kthehej në përvëlim,
Etja e jetës do mbetej pashuar,
Pa ëndrrën, një jetë do quhej trishtim.
Nëse me fjalë smund të zgjidhej,
Nyja mpleksur pa dëshirë,
Ëndrrës do i rikthehesha,
Atje je vërtetë njeri i lirë.
Ëndërr dhe jetë!
Sinonime të etjes së pashuar,
Nëse një ditë do shuhej etja,
Dije, nga kjo jetë ke shkuar.
Nga jam...
Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë,
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë,
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur,
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur,
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur,
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...
Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar,
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar,
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë,
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë...
Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar,
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë,
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!
(kliko emrin) Ferdinand Laholli- U lind më 16 qershor 1960 në Gradishtën moçalore, ku familja me prejardhje nga Vidohova e Korçës, si pasojë e emigrimit të atit të në Amerikë, qe dërguar të përjetonte ferrin e regjimit enverhoxhian. Më pas familja Laholli dërgohet në kampin e internimit Savër, ku për tridhjetë vite vuajti mohimin total të sistemit monist. Shkollimin tetëvjeçar e mbaroi në Savër më 1974, ndërsa vijimi i gjimnazit përbënte herezi. Pas tetë vitesh i u lejua të frekuentojë mbrëmjeve shkollën e mesme, të cilën e mbaroi në vitin 1987. Vjershën e parë e shkroi kur ishte 13-të vjeç, gëzimin e botimit të parë e shijoi kur ishte 14-të vjeç, 15-të vjeçar dërgon për botim dorëshkrimin e librit të tij të parë, porse botimin e librit të parë në Shqipëri e përjetoi vetëm pas rënies së diktaturës. Më 1990 emigron në Gjermani e sot është autor i një sërë librash. Poezitë e tij janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, angleze, suedeze, turke e së fundi edhe hollandisht. Është bashkautor i 20-të antologjive në gjuhë të ndryshme e ndërkohë merret edhe me përkthime letrare nga gjermanishtja në shqip.
Ylberi
Ngjyrëbukur,
porsi flutur,
gaz u dha të mive sy!
Sa e pashë:
- Hej, - i thashë, -
një fjalë zemre kam me ty.
Në vend s\'ndenja,
drejt tij renda,
zgjata duart ta marr pranë,
me dëshirën
aq të mirë:
mami im ta kish fustan.
NËNA
Në agoninë e kësaj jete
me bukë shprese më ngiu.
Jam konvertuar në etje
për fjalë Njeriu.
Sevëme Fetiqi-Preteni
JETA ËSHTË DHURATË
Me leckë të mëndafshtë ma fshije
ma fshije të djeshmen
të sotmen mos ma shëno
në protokollin e së nesërmes
unë isha dikur
jam sot
por sdo të jem
si isha dikur
dhe jam sot
Jeta është dhuratë
moj mike
gjashtë ditë të shkurta
pikëllim
një ditë e gjatë
gëzim.
Liman Zogaj
PER TY
JE LULE
je dielli
drita e syve te mi
verbuar per ty.
je toka
dheu
loti im je
shtrati i shpirtit tim te vrare.
Ti je
Buzqeshja ime e djegur
shkallmuar nga dhembja
per ty .
Ti je kenga
-kenga
e pentagramit tim te thyer
une shpirte i vrare mbeta.
je
-stalagmiti akulle
une stalagtiti i ngrire
Kur bashkohemi
per mes lotit.
nga toka
e deri ne qiell
dielli dhe ti me ngrohe.
nga dielli
deri ne toke
bote e prflakur me dalldise
i shkrumuar pikturoje portretin tende.
kenga e Bilbilit
lulja
drita e diellit
dhe bukuria e vashes
e lindin dhe e vdesin
poetin.
KENGA IME E VRAR
Zbritni
O Pellumba te bardhe
ne supet e mia te dermuara
ani pse kengen ma vrane ne shkretitira.
As Sizif i gjalle
as Rexha ne grazhdin e gjokut
as femija i Rozafes nuk mbeta
nje jete e tere duke kerkuar
Shqiponjat e trembura.
E Pres filmin "Hi e Gjake"
edhe librin "Unaze Gjakut"
e pres ta nise knegen time te vrare
Toke Dardane me pes Nishane te kuqe.
Kush e di
a kam ze neser
a mund te eci rrethe e rreth
gjeografis se tokes sime
me mire e le me goje sot:
Liria nuk falet
as Toka nuk shitet
as Atdheu nuk shahet
edhe nese te terat jan te kuqe
edhe nese kan portret prej flake
edhe nese shtatin e kane krej prushe e flake
edhe nese jane te Pregjakura
-me mire nise kengen e vrare
te jetoshe i shendetshem
FANAR DRITE:
MOLLA QË HËNGRE
Mollën që e hëngre
Ishte e kuqe
E kafshove
E hodhe
Në shportën e mbeturinave
Mbase gabove
Farat i kishte origjinale
Si të atyre
Nga Naissi
Mirë nuk bëre hiç
Që e kafshove
Dhe u ndave
Duke e lënë të lënduar
ATENTAT
Dielli nuk duron t'i bëhet atentat
Qelizat nuk durojnë të gënjehen
Bashkimi nuk duron respekt ndarjen
Hëna nuk duron t'i vjedhin syzat
Ajo nuk është e verbër
Ajo sheh me sytë e shpirtit
MË KE TRADHTUAR
Më ke tradhtuar në emër të shkrimit
Në emër të figurave më ke tradhtuar
Kurrë nuk do të zë vend
Fjala e jote poetike
Pena e jote nuk ka për të shkruar më poezi
Stuhitë e lakmisë e të tradhtisë
E kanë fundosur në thellësitë e oqeanit
Do të të mallkojë fjala e shkruar
Edhe figurat e saj përjetë
BUKURIA E DITËS
Hëna u përshëndet me terrin e natës
Dhe diellit ia fali dashurinë
Për t'ia shtuar hijeshinë
Bukurinë e madhështinë ditës
Sot kur malli si kurrë më parë
Shpirtin ma ka kapluar
Nga fole e gjoksit tënd Kosova ime
E puthi çdo ditë të re
HËNËS I TREGOJ
Dielli shkatërroi një grumbull
Të reve të zeza skëterrë
Dhe qiti syrin e tij rreze
Ma fali mëngjesin
Lotin ma teri në strehë
Që shiu mos t’ ma lagë qerpikun
Edhe hënës do t’i tregoj
Se m’u bë zemra mal
DESHA TË SHKRUAJ POEZI
Desha të ta shkruaj një poezi
Desha të t’i shkruaj vetëm dy fjalë
Desha të jem pranë teje aty përbri
Në mos mundesha në faqe
Të të puth në ballë
BUZË RRUGËS
Buzë rrugës së pakthim
Thitha pikën e vesës së mëngjesit
Dhe e gjora nuk e dita
Se lagështia e pabesë
Shpirtin ma thau
Tradhtia ishe ti
Randevu nuk bëhet me Luciferin!
Pakthimi s’ka kthim
Në pakthim
VDEKJEN NUK TA KAM BORXH
Mos u fsheh pas diellit kot
Sepse të sheh hëna
Pas hënës s’mund të fshihesh
Sepse të shoh unë me yjet
Gjithësia s’është vetëm e jotja
Ajo do gjithnjë lindje te reja
Vdekjen nuk ta kam borxh
Mbase këtë e ke kuptuar
NË ZEMËR TË KAM
Në zemër të kam
Edhe në shpirt
Diellin në ty e putha
Drejtpërdrejt pa lajka
Pa rroba klounësh
Pa lëkurë të humbjes virgjër
Vetëm ty të kam
Edhe në zemër
Edhe në shpirt
MASHTRIMET E NARCISIT
Në lagështinë e vetgjelbërimit
Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit
Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit
Për hyrjen e vetvetes në qejf
Mbi bebëzën e syrit shterp
Mëkat për nënën mëkat për babanë
Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore
Ia falin djalit
Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull
Reflekse portretesh për bukurinë thurin-
Ato kanë vetëm tri ditë jetë
Kështu thanë të parët!!!
VENDI BOSH NË SOFËR
Një gur
Një bjeshkë
Një mall
Përtej malesh
Dielli qet syrin
Zemra qanë
Ika që të kthehem
Por s’u ktheva ende
Sepse ika nga vetvetja
Nënë më falë
Për vendin
Bosh në sofër
Godonë kurrë
Nuk e kam dashur
KRENARIA E KUKËSIT
Më lejove diellin ta puthi shqip
Për herë të parë shpirtërisht
Ia theve qafën mallit
E hodhe për një çast në greminë
Edhe kurbetit skeletin ia thërrmove!
Me krenarinë e bujarinë Tënde
Për mallin e shpëtimin tim
Sabahate Byci në një takim me Ismail Kadaren
Shkruan:Sabahate Byci
Te ftuar nga Pesonalitet Shqiptare,nga dega e Kultures per Integrim ne Shtutgard (Stutgart)te Gjermanise
lokalit "KURSAAL"-halle pra po ne kte qytet me 18.09.2010 duke filluar nga ora 18h-gjer ne ora 21h, perpos shkelqimit te papershkruar te llampave te medha ,simagjike -unikate ,qe zakonisht posedoin vetem lokalet antike Gjermane,pa mase shkelqeu edhe ylli i madh i Kombit tone Shqiptare-Shkrimtari tanime Boterisht i njohur-ISMAIL KADARE,prezenca e te cilit ishte fuqiplote dhe e mahnitur-ishte DIADEM i kesaj mbremje ashtu ta quaj Mbreterore me distance- te Kultures sone te vjeter ILIROSHQIPETARE.
Per mua posaqerisht rrealizim i nje endrre shumvjeqare,qe nga femirija e jetes sime-si gadi e te gjithe neve e perplasur neper guret e kronikes si te vepres se DOAJENIT tone, Mbretit te shprehjes superlative ne forme me efikase me shkrim Ztr. ISMAIL KADARES dhe mburrje e krenari e papershkruar per te gjithe pjesmarrsit ne kte mbremje.
Sa e bukur nganjeher eshte dhe mund te jet Jeta!
21.09.201 E Marte-23.08h Lampertheim-Gjermani
Zef Doda
DUKAGJINIT
N,Dukagjin esht krenaria
N,Dukagjin ku esht burreria
N,Dukagjinku eshte ndare pleqeria
N,Dukagjin ku esht trimeria
N,Dukagjin ne kembe linde femia
N,Dukagjin me kodra e brigje
N,Dukagjin shqipet bajne ligje
N,Dukagjin me toke pjellore
N,Dukagjin plote bese e ndore
N,Dukagjin ku luftoi Zana
N,Dukagjin linde drangoj nana
N,Dukagjin eshte ba kanuni
N,Dukagjin edhe Zoti i lumi
N.Dukagjin bukuri pruni
N,Dukagjin me shum lloj mali
N,Dukagjin plot sokol djali
N,Dukagjin ku lindi Leka
N,Dukagjin ku i erdh deka
N,Dukagjin qe gjashtqinde vjet
Ky mbiemer keshtu i mbete
Edhe ligjet ktu i ruhen
N,Dukagjin kanunet s,shuhen
Ruhen fiset nderojne mikun
Ku i pa besi dele i fikun
Para vdes se sa i koritun
Se kur,tjene n,pyetje Vatani
Ne qdo ane kta burra i gjani
Cep ne cep te shqiptarise
T,paret luften kane me e nise
E,ska kush qe jau trembe synin
Per vatan e Dukagjinin
Pak me para t,njejten gja
Cope me cope me ta jane ba
Te bashkuar me Drenicen
Krejt armikun e koriten.
Dhe shum trima t,vendeve tjera
Veq LIRI po vinte era
Lum Kosova qe ju ka
Prej askuj s.frigohem ma.
Zef Doda Soloturn
Klilko faqën tjetër P. Sokoli; Resencione