www.dw.de
Pal Sokoli e ka gjetur veten midis dy botëve, atë të vendlindjes dhe atë të vendpritjes. Baba i katër fëmijëve, Pal Sokoli i është kushtuar poezisë dhe bashkëpunimit të letrarëve në Gjermani.
Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli
Poezi dhe komente nga FB.
0heute
Pal Sokoli
NË KËRKIM
shpalosë flamujt e çdo varri;
veshmbathje
gur, kryqe
dhe eshtrat e varrosur
anëkënd Kosoves
humbas një Pal
qe vrapon pas jush
gjerë në përqafimet
e mbetura përgjysmë
atëherë kur pashpresët
na ndanë medalonin
e pikturuar
me peisazhe femijërie
që do t´i mbaj tërë jeten
varur në qafë
kujtim lavdie per Ju.
---
E shtunë, 30-06-2001
Pal Sokoli
LENDINA E PIKLLIMIT
(Memoriali i Varrezave në Meje)
©PS.
Lindja ka dhembje
dhembja të lindi
lendinë pikllimi
lindja ka gjak
gjaku të rriti
lendinë murimi.
E pa lindur ënde
të emruam Lëndina e pikëllimit
pikëllimin ta murosim
aty ku murosem buzqeshjet
që të linden ty Lendinë......
Pikat e gjakut fushes sate derdhur
Lendinë pikllimi
eshtrat e vetë kudo qe janë
i thërrasin të kthehen
mu në loqken tëndë
vred i zi, burim kah rrjedhë
lumi i lotve
lulekuqe të freskëta
të rriten së bashku
më permendoren e Lirisë
ditëlindjeve tuaja.
©PS.
Martirët tanë Kristë,Filip dhe Simon Sokoli
Kastriot Sokoli
Tunë Gokaj dhe Pashke Sokoli-Gjokaj
Deshmori i kombit: Gjergj Sokoli
LULËZO E DASHUR KOSOVË
DERISA UNË PO DIGJEM
Njomështi e bardhë reshë Dardanisë
Në rritje shtatin ja hijeshon
Erë lulesh Roz(ë)*/1 ta rrahë ballin
Yll as nyje, sipër s´duron.
Konstandini*/2 i mbledhë eshtrat
Në mija herë te shumëzuar
Për një besë, për një emër
Në një pikë gjaku të bashkuar.
Dardania s´kishte nyje
Vegëz, qe yshtë gjak të ri
Do ta lidhë me gjak*/4 iliri
Jo me sllav e me sllavi.
Doruntinë*/4, Orë e bardhë
Erdhe lehtas me t´yt vëlla
Gjak të vjen era, o tokë dardane
Lulëzo ti, unë digjem pra.(p).
/*1 Rozafë, Rozafë në muranë
Mos gabimisht ta nyjëzuan tjetrën anë.
/*2 Konstandin, o Konstandin
Ktheju besës o vëllai i im.
/*4 Gjak i dhamë, dhembje e lot
Mos na i kthe përsëri sot.
/*4 Doruntinë o Doruntinë
Je shqiptare nuk je shki...
![]() |
|
![]() |
||||||
![]() |
![]() |
||||||
|
||||||
![]() |
![]() |
||||||
|
||||||
![]() |
![]() |
||||||
|
||||||
![]() |
![]() |
||||||
|
|
||||||
![]() |
LAKIMI I METAFORAVE
Emërore: (I)Kosova,(II)Kosova,(III)gjaku
Gjinore: (I) i,e Shqipërisë,(II) i, e martirëve,(III) i, e lirisë
Dhanore: (I) lirisë, (II) luftës, (III) dashurisë
Kallëzore: (I) fitoren, (II) jetën, (III) rrugën
Thirrore: (I) O shqiptarë, (II) O bashkim (III)O Zot
Rrjedhore: (I) prej gjakut, (II) prej hijeve, (III) prej tradhtarëve.
I
Emërorja e thërret në shumës thirroren
Gjinores t’ia kthej një copë gjeografi
Të shkëputur baticave dhe zbaticave
Të rrjedhores pa thirroren
Konferencave të nëmura.
II
Ende nëpër emërore
Sillën rrjedhoret
Që pa turp luajnë
Me kallëzoren e gjinores
Që kallëzoren ia falën emërores.
III
Thirrore ruaje
Kallëzoren e dhanores
Nga rrjedhorja
Emërorja u beftë tempull
I gjinores së përjetshme.
lV
Oh thirrjet e mia
Ju nxjerr nga kjo poezi
Si thirroren nga rasat
Kur gjeografia ime e copëzuar
Bashkohet përsëri
(Qershor, 2006, Wupertal)
AMANET DRINIT DHE BUNËS
Kur te mbledhet gjak i keq
Damarve ,Kosovë
laji me valë Drini
amanet o Drin
e valë të Bunës
mbyti ne Adriatik
se ku ka gjak të keq
ka plagë
ku ka plagë
ka dhembje.
.......
Barti o Drin!
dhëmbjet tona
ti je i pa vdekshme.
Kur të gjuajn me baltë
e është balta jote
laji faqet me valë Drini
e amanet Bunes....
......................
Barti o Drin!
dhembjet tona
ti je i pa vdekshem.
Kur me gurë të gjuajnë
atëherë këndo një këngë me qafë
falju zanave të malit
ti vajtojnë
prap falja Drinit...
..............
pastertija është gjysma e shendetit.
o Drini ynë i bardhë.
NE DHE LIRIA
Ri-Lindja Demokratike
Shqiptarin e lirë
nuk e do lupusi
se deti Jonë
rrahë brigjet e veta
deri te sofra e Sulit
fanari i Boçarit zdritë
bedenet e Tepelenes
aty ku Leka i madhë
ënde luan me shpata
me biografinë e vet
Noli, fton Gjergj Kastriotin
ne parlament
lupusit,turiqkat
ja rrah deti Jonë.
Pushkes,gryken e gjatë
frengji të vegjel
dhe ujë të eger
lindje rreth kokës
shall na i mbeshtjellin
rreth trupit
lu-puset tanë.
..flijim demokratik
Adriatiku rrahë brigjet e veta
deri te sfastika ilire
Danubin e thërret
qe mos të derdhet
në detin e Zi
Ado-viq-ve
kostumi demokrat
kurr nuk u mbuloi
bishtin e tyre, viq
brushë qe pikturojnë
pa ngjyra
portretin e tyre bish(t)ë.
Dardanet thërrasin me fyt
Hadria-nët dhe dal-ma-tët
të Altari i Gabaonit
te rindertojmë Babilonin e rrënuar
dhe të ngjyrosim
peisazhe të shlyera ilire.
Adaviqët në dorë
koburen na vizatojnë
kullen e Babilonit ta vrasim.
kupollat e shkollave
tyta qendrese
shkrijnë akullin poleve
qe ne pinjollet e vershimeve
me not i kalojmë.
...nis(h)i e s’h(k)upi
Nis(h)i e S´(k)hupi
me vargan gjaku u lidhen
aty ku Ilirida thrret fiset në Manastir
Todrit mos ti ndërrohen barret
Rrugës së re
shqip të pagëzohet.
Shkronjat rritën e rritën
edhe gjaku edhe lulet
edhe themelet pluhurit të kohës
thadruar nen thembër
mak e doni(t)m,qe dhé varri kerkon
për gjakun e vet
të shprishur
jashtë oxhaku te vet.
Iliridat jan lule që rriten.
Wuppertal/94
Pal Sokoli
INTIMË
Qepallës së njomur të syrit
Një perlë si shkëlqim
Rrëshqet gabueshëm
Lumi Drava u rrit
Për një pikë uji në valë
E zemra ma rrah gjoksin
Me ritëm rraptimë
Nënës sime
Buzët i thahen
Në mallëngjim
Unë klith në mes ofshamash:
O lumë
O det
Ma kthe
Lotin tim!
(20.09.1986, Lubjanë-Slloveni)
QYTETI XII
Lehtas sodis këtë arkitekturë
Që flet me mua
Thjesht kërkon nga unë
Një emër
Një gjuhë
Një flamur
Brigje përpijnë baticat kryeneçe
Shkëmbinjtë buzëdetit
Shpalojnë hieroglife
Heshtjen e thërras më emër
Pa shtesa a leqe
Dielli më nxinë
Me rreze të thyera
Në kryqe.
Në sahatkullë akrepat
Ndaluar në XII
Ilirët këmbëkryq
Mbi gurvarrin e vet
Hunë e sarmatë zbresin
Me hark e heshtë
Një kohë e gdhendur
Freskë mureve reshë.
Përtej trotuareve një rrethojë
Ca gurë rrumbullakë
Më shikojnë si sy
Një grusht dhé u gjuajta
Sipër si rigë
Epitafet e shkruara
Si rreze shkëlqyen
Skeletet këmbëkryq
U ngritën në parakalim
U prezantuan të gjithë
Me një zë e himn
Ilir, Ilir, Ilir.
(Ilirska Bistrica, më 02.12.1986)
Slloveni
FLETË NGA DITARI- 1998
Gjakovë
Tahiri, Mala dhe Marku
Nga pal sokoli
Në mesditën e së shtunës(05) së parë të shtatorit 1998, se bashku me nënën time(ndjesë pastë),me Kristën( ndjesë pastë), vëllanë e vogël u nisëm për Brekoc të shkonim për drekë të kushërira (vajza e tezes) Linë-Bajraktari.
Posa hymë brenda kishte atmosferë feste, neve as qe na shkoj ndërmend se ishte ndonjë festë. U mirëpritëm shumë nga teze Lina dhe anëtarët tjerë të shtëpisë. Posa u pyetëm për shëndetin e njëri tjetrit dhe te të tjerëve anëtar të familjes, na erdhën kafet në Tavolinë. Erdhi Marku, i shoqi i kushërirës dhe u ul rreth tavolinës me një buzëqeshje që te linte mbresë se kishte një befasi për ty. Shikova rreth e rrotull dhe nuk pashë kënd tjetër të huajnë qe ishte prezent aty,prandaj pyeta me kureshtje se a mos priste miq të tjerë.
Marku mu përgjigj si nga gryka e topit se nuk priste kënd, por se do të ishte i mirëseardhur kushdo qe vjen sot në këtë shtëpi. Mala po na shpërndante cigare ashtu pa na pyetur fare se a e pinim a jo. Tezja Linë na shërbente me lëngje të ndryshme, pastaj Tonja dhe vajzat e tjera sillnin pjata të tjera me ëmbëlsira të ndryshme. Tahiri Ademi ishte i zoti i shtëpisë, ishte ulur në anën e ngushtë të Tavolinës, i bëri me shenj Malës ta marrë gotën me lëng dhe te ngre dollinë. Mala u lëkund nga vendi dhe mori gotën dhe na u drejtua me “Mirë se ju pruni zoti e ja u kthefshim në gëzime”,mire se ju kemi gjetur i thash unë, e shikova nënën time në sy e pastaj vëllain Kristën sa për ti kapur fillin kësaj pune. Sa për sqarim; sa herë qe shkonim aty te familja e tezës Linë, gjithmonë pas kafesë na shtrohej rakia e meze te ndryshme.
Kot shikuam njeri tjetrin unë dhe Krista, siç dukët sot na duhej ta vazhdonim me lëngje të “Erenikut” të Gjakovës, pa alkool. Teze Lina mori fjalën për ta sqaruar situatën të cilën e dinte se është e pa rregullt për neve. Mori gotën me lëng molle dhe mu fal me të; prit mirë tezak, kjo është rakia jonë për sot o tezaku im. Na sot kemi Bajram, po, po festen e Bajramit.
Mala jonë është i besimit mysliman, dhe neve e festojmë, sot nuk shërbejmë alkool dhe nuk hamë mish derri. Oh sa mire,me fat ju qoftë,e për shumë mote ju thash, po a ka popull me të mire në botë se shqiptarët tonë. Kjo është dukuri e rregullt te shqiptarët,kurrë feja nuk i ka përçarë. Dy besimtarë të mirë të cilës do fe qofshin nuk janë larg njëri tjetrit. Larg njëri tjetrit janë dy besimtarë të këqij. Merreni më mend po ti thuash një arabi se Mala jeton me një familje me anëtarë te besimit katolik, ata do ta pushkatonin,ata nuk do ta besonin se Tahiri e Mala i kishin baba-të vëllezër. Ose e kundërta, një fanatik katolik do ta quante të pamundur jetën me Malën në një kulm. Tahiri dhe Mala tregonin diçka nga historia e tyre familjare,dëshmonin se janë kushërinj të afërt,të një gjaku dhe se asgjë nuk i ka penguar të jetojnë në një familje. Marku mori si shembull edhe fqinjët e tjerë nga familja e Jetishve në Brekoc(të besimit mysliman) dhe Jetishve nga fshati Meje(të besimit katolik) qe ishin gjithashtu kushërinj të afërt,dhe si nëna e tyre kishte mbetur e besimit katolik dhe se kishte pas vendosur te jetoj me Jetishët e besim mysliman. Pas vdekjes së saj ajo ishte varrosur me të gjitha ritët e besimit katolik të cilin ja kishin organizuar djemtë e besimit mysliman.
Unë konstatova se shqiptarët të cilët edhe pse kanë “marrë”(me dhunë) besimin mysliman nga okupuesit tanë të dikurshëm nuk ju kanë marrë traditat e tyre,po i kanë ruajtur ato shqiptare,kanë ruajtur fisit, nuk janë martuar brenda fisit,e lëre brenda familjes. Ne kaluam një ditë shumë të mirë,në mbrëmje na përcollën deri të dera e oborrit të gjithë familja. Në ndarje na than; ejani për festen e Zojës së Vogël me 7 shtator.
Me ka mbetur një kujtim i pashlyeshëm. Ashtu qoftë.
UNË DHE GURI
Në një bjeshkë të rrahur
gur i shpuar
Guri i zi-u
e pyes sa peshon
thotë jam kufi
e pyes për plagët
më flet sllavisht
e pyes për moshën
o zot! o zot!
më flet shqip
dhe shqip qan
si unë./*
------
*/ Rrugës për Nish / 79
NËNA TEREZE
Kufijt e gjithë botës
Kalohen më dashuri.
Nëpër rudhat e fytyres sate
shohë të gjitha rrugët e botes
qe shpien ka Hyjnija
Ty ëngjëll
Rreze drite që rrezon
o..
Nëna ma e madhe ne botë
ne botë, nëna ma e madhe
botë, ne nëna ma e madhe
ne nëna ma e madhe, botë
botë, nëna ma e madhe ne
ma e madhe ne botë, nëna
Jonë Tereze
lutu per ne! lutu per ne.
NËNAT
Nënat na mbjellin ca lule
Me duar të praruara
Jetën na zbukurojnë
Me duar të veta
Na japin atë
Çka na merr jeta.
NËNA PËR PLAGËT
(Nënës sime qe ndërroj jetë 2 Javë para se te gjejm eshtrat e tre djemve te saj)
Nëna ime më tha
Para se të ndërronte jetë
Biro kurrë mos i harrofsh dhimbjet
Plagët ruaj mos të çelen
Se nuk kemi gjak
Për të humbur
Ruaj plagët
Që të kaluarës ia fale
Edhe dhimbjet ruaj
Bashkë me këngët
Unë po e ndërroj dhimbjen
Se më dogji malli për fëmijët
Që dashuria m’i mori
Dhe i mbylli sytë.
URË MBI DET
(Arbëreshëve të mi të dashur)
Urë u bëtë mbi detin e pamëshirshëm
Sa shumë këngë e fjalë shlyhen
Heu sa amanete të pathëna
E lot malli e mall të pashuar
Valëve të dalldisura
Hartave detare arbëreshe
Ura ndërtuat me hapa
Me këngë e valle
Me fjalë e varg
Mbi valë i ngjitni
Të kumbojnë shqip
Viteve të palëzuar
Mbi rrugët e kthimit
Ngriheni përmendore
Ta shihni bregun tjetër të zemrës
Me sy
Me gjak
URAT E LOTIT
Notuam
Vërshimeve të reja
Digë e bëmë trupin tonë
Dhe mbi lotët tanë
Ndërtuam ura të reja
Ura gjaku
Ura drite
URA E NOTIT
Mbi gjokset e shprishura
Për çudi shumë hordhi
Shkelen urat e frymëmarrjeve
E marrje frymëve të marshit
Të shtegtimit
Të dashurisë
Përjetësisht i ndanë
I lidhen, i shkelen, i lakuan
Drinit të Zi vorbujt dredhuan
Drejt Detit të Kaltër
Kuq notuan
Ura e Shenjtë është gjallë
Qumësht pikon
Që lindjet e reja të rritën
Ura ime e uritur
Shpesh merr gjak të ri
Për të pirë.
VALLE URASH
Vallëzojmë mbi ura
Me damarë gjaku
Gjak do t’u japim
Të mos vyshken lulet
Të mos shemben urat
Që lidhin shpirtrat tanë
MOZAIK ILIR
Kali i Trojës ka rënë
Troja do të ringjallet
Pa kuaj
Apo kuajt na duhen
Edhe neve të shalojmë
Përtej përmbytjeve
Lulëzuam
Nën rrezet e një agimi
U lidhem kurorë
Në një sofër bashkimi
(Mars, 2006, Wuppertal)
KRISHTLINDJET PA JU
Buzmat i gjeta të prerë
aty ku i lenim gjithmonë
thirrjes me çka po vjen
o buzmi bujar?
I mungonte pergjegja
mungonin zëra
Simoni. .
Krista.... ..
Filipi......
..Pashkja
Gjergji...Kastrioti
Buzmit i thahej ushqim
në cep të buzës
Sofrës nuk ju sillem
më shum se tri herë/*
mungonin hapat tuaj
vendet e zbrazura
dukeshin si plagë
Filipi Simoni
Pashkja Krista..
Gjergji.
Kastrioti..
Telat e çiftelisë
me një fjongo të kuqe
i kishte lidhur Sotiri.
Lamën*e bëmë ndër të paret
përshëndetëm yjet
në vendin tuaj
o zot sa shum yj sivjet.
Në kryqin e lamës
më gotën e parë
ju ngjatjetova Simonit
dhe të tjerëve me radhë
më xixat e buzmit* rrethova zërin
që ma përbiu terri
edhe xixat..
edhe buzmat,edhe mua
dhe pesqind e dyzet zëra
që Trrava memece
perbiu nga lëma ime.
Fishekzjarre nuk u zbrazën
për herë të parë në Meje
se nuk dihej...
mos ajo vet ishte Varri..
që mba brenda gjithë ju
o shpirtra të mirë.
/*Rite pagane qe bëhën edhe sot
Krishtlindjeve.
---
Kershendella.2000.
Kristë,Filip dhe Siman Sokoli(martir te 27 Prill-Meje)
Krista(martir.majtas)Toma dhe Laura, dhe Kastrioti(Martir Djathtas)
Motra Pashkja (djathtas)
Tunë Gjokaj (dhendrri) dhe PS/1983
Tunë Gjokaj dhe Pashke Sokoli-Gjokaj
Gjergj Sokoli(hero qe nga 2005)27.Prill-Meje
Nga vitet studentore1982-Prishtinë Pal dhe Gjergj Sokoli
Pal Sokoli
DRIDHJET E NATËS
(Prolog)
SHTEGTARI:
Oh!sa shumë çetova
Kreshtave me gjunjët
përgjakur të shohë agimin
prapa malit
qe kundërmon
erë rruge
edhe rrugës erë mali i vije
ti plagët mi puthe, zëmrës
oh thellë e ndjej afshin
e dashurisë
edhe dhembjes
nen dritën e hënës
yjet numëronim!
qe atëherë nuk e ndaloj hapin
drejt teje
edhe kur buzët
me shkrumbohen
shuaj flaken
rrugë- Edipit gjer të Un,
me pak uji Drini
Cemi,a Bune
se u kalla rrugës
qe herë me duket
kthim prej teje
e herë nisje gjer të Ti.
MUZGU:
Peizazhet tua të agimeve
me ngjyrë time do ngjyrosë
se rrugëve ju vjen erë mali,
mornicat kruajnë lëkuren Kosovës
deri ne përgjakje
Prishtinës gumëzhijnë rrugët
qendrës se studentëve
vjen erë gjellërash
të djegura, në vezullim deti
unë do të mbuloj
me lëkurë nate
rrugët e tua
as ograjë
as mal
nyje do ti lidhë
një diell u pikturoi
ne mes te natës
ta vrani vetë
edhe shtegtarin
se këngët e mija
kumbojnë mes kryeqytetit tënd
deri sa të pëlcas timpani i veshit
Ti do të thërrasësh vetveten
me zë të çirrur
ooo...moreee.. e se gjen..
Gjethe te verdha
do të shkunden shkrepave
e rrasave te Kelmendit
Akull do te reshë
rrugën e kthimit
kurrë nuk do ta mësosh, hapin,
ne vallen e çmendur
në rrugën dydrejtimëshe.
ELYRA:
Eja të valët e Drinit
të të mësoi notin
Plagët me qumësht guri
e sytë ti lajë
me valë Drini
të shohësh rrugën
edhe malin ta shohësh,
Shkëmbinjtë ti pagëzojmë
me portrete e emra
Rrugës se kthimit
nuk do ketë vjeshtë
eja, mësoje vallen, këngën
qe kurrë mos të humbësh hapin
Kosovës i vjen erë buke
edhe erë(o)gjaku
edhe erë shkrumbi i vije.
SHTEGTARI:
Mos ma preni rrugën
se kam ngjeshur zëmrën krahut
Kopshtin e ujitur
e pranverë këngën,
Dasma do bëjmë
Dasmoret janë të thirrur
Rrugët e trasuara
Nusen, do ta marrim
me një palë dasmorë ..ore!
me një palë!
mos na i degëzoni rrugët
si fëmijë cicë Drini
kam pirë
urat mos shemben
dhe bashkë me valët
kam rrahur shtratin
gjak kam vjellë
duke bashkuar
te gjitha burimet
deri të deti Jon
DETI JON(Ë):
Valët më kanë rrahur trupin
as Joni nuk jam
Ishujve te mi (sh)Kretë,
u vije erë thike,
Dasmave të juaja
erë gjaku
se me dhëmbin plagët
Rrugët dyshë
ndarë mi kanë
edhe plagët.
Bat-in e keni te ngrehur
BAT-I:
Unë jam aureolë
dasmave tona
dasmorëve u zdritë rrugën
me lule u zbukuroi
edhe nuset
unë kam kopshtin tim
oh!shtegtarëve u jap lule
erë çetinash
Fanar drite
ta gjejnë rrugën deri te Un
Zemra me pëlcet
kur muzgu mi përbin
e gremina?
PASHPRESA:
Rrugët tuaja
i kam te lidhura nyje
Drinin do ta shterri
Shtratin, rrasë varri ju bëjë
Dasmat pa nuse
do ti bëni
Dasmat në vaje
do të ju kthej
Varrezat e vjetra
rrafsh me tokë i bëj,
ti harroni epitafet
ne caranin,treqind copash,
orët mos të u yshtin vatrës
Karpateve ju kam kthyer majat
mbi çatitë tuaja
të rrënoj oxhaqet
aty flamurin
e kryelartësisë sime
do ta ngrit.
ELYRA:
Krahun ju stolisë
Lulet e mija
me këngë krahu,e gjaku
ta lulëzoni Kosovën
Krismë, e pagëzoj rreshtin
tim kryeneç
Kushtrim,
me uji të bekuar
ju stërpik hapin
mos tu gjej e liga.
SHTEGTARI:................?
.............kur ........,
qalon.......?
.............rruga....
krisma....!
..........
ska fjalë
................
as parti...
...................?
................as un!
.....................
as vaj.....
......................
Poezi......
.....fund...vazhdon.
Pal Sokoli
HERONJTË DHE HIJET
Kornizave të lirë
kemi vendin për të mbetur
me shenjzezën në cep
jo me portret të palarë.
Heronjtë lindin dy herë
hijet sa të jen gjallë rrojnë.
Shqiptari shpesh herë
zjarrit të luftës i shpëton
në tehun e lirisë prehet
për vdekje.
Ku ka dritë
ka edhe hije.
...flutur, i dashuruar jam
në zëmër te polenit.
Wuppertal/1996
Pal Sokoli
NË KËRKIM
shpalosë flamujt e çdo varri;
veshmbathje
gur, kryqe
dhe eshtrat e varrosur
anëkënd Kosoves
humbas një Pal
qe vrapon pas jush
gjerë në përqafimet
e mbetura përgjysmë
atëherë kur pashpresët
na ndanë medalonin
e pikturuar
me peisazhe femijërie
që do t´i mb...