Zef Sokoli, Shërbestari i Shqipërisë etnike,Monografi. Autor: Pal Sokoli

Mirë se erdhët në faqen e Autorit: Willkommen auf der persönlichen Webseite von: Pal Sokoli








  • Autor: Pal Sokoli
  • ZEF SOKOLI 
  • Shërbestari i Shqipërisë etnike

  • H Y R J E
  •  
  •  
  • PERIMTIME GJAKU
  •  
  • “Hapësira ballkanike është një shkretëtirë e populluar, e ashpër, malore, e rrëpirtë, 
  • e nxehtë dhe e ftohtë, e lagur me lotët e kripur të detrave, e rrehur nga shqotat e luftërave e cingërima e maleve, e pikëlluar nga gjaku e dhimbjet, e plagosur për vdekje dhe 
  • e mbushur sërish me jetë.  Bashkëudhëtare të çdo populli kanë qenë fatkeqësitë,
  •  kobi i vdekjes, 
  • njerëzve u kanosej egërsisht kosa e vrasjeve dhe përmbi to ngrihej djepi i ardhmërisë. 
  • Lindjet e shumta ishin forca e mbinatyrshme e ballkanasve”./[1] 
  • /1  (Xhevahir Lleshi në parathënjen e Librit 
  • “BALLKANI, Historia dhe qytetrimi” te autorit Ferdinand Schewill).
  •  
  • Gadishulli Ilirik është njëri ndër regjionet e Europës ku më së shumti janë reflektuar kontradiktat shoqërore te të gjitha llojeve; Sociale e kulturore, politike, ekonomike dhe nacionale. Edhe raportet shoqërore-ekonomike në mes të shteteve të këtij rajoni nëpër etapa dhe rrethana të ndryshme u zhvilluan në korrelacion me këto kontradikta të theksuara shoqërore. Ky mozaik dallimesh shqiptarët nuk i gjeti homogjen gati në asnjërën nga këto kontradikta nëpër etapa  të ndryshme shoqërore. Duke filluar qe nga kohët e  lashta, vetëm sa u tkurren kundruall trokeve të popujve të tjerë fqinj qe bridhnin nëpër tokën tonë autoktone shqiptare (a-u-t-tokë tonë), për interesa të tyre territoriale e ekonomike. Sidomos përgjatë luftërave ballkanike dhe luftës parë botërore ku tokat shqiptare u bënë pre e koalicioneve të fshehta dhe të hapura të popujve rreth këtij gadishulli. Në mes të dy luftërave botërore janë të njohura invadimet hegjemoniste serbo-malazez ne tokat shqiptare duke i shpërngulur dhe duke shpopulluar me dhunë. Krijuan elaborate të ndryshme dhe u legjitimuan nga krerët e pushteteve kryesisht serbe e pastaj edhe jugosllave për të bërë shtypje dhe presion gjenocidik kundër shqiptarëve në llogari të popullsisë sllave. Lufta e dytë botërore u ideologjizua deri në atë masë sa luftohej në emër të internacionalizmit proletar dhe me qëllim u la anash zgjidhja e çështjeve nacionale dhe territoriale qe më vonë me dredhi u aneksuan territore dhe u instalua shtypja dhe terrori mbi gjysmën e popullit shqiptarë të mbetur jashtë shtetit shqiptar të shpallur në vitin 1912. 
  • Si pasojë e gjithë këtyre padrejtësive erdhi edhe të Lufta e fundit për pavarësinë e një pjese të Shqipërisë natyrale, lufta e Kosovës në vitin 1999 qe falë sakrificës se pakursyer të popullit të sajë liridashës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe përkrahjes ndërkombëtare erdhi te pavarësimi i Kosovës. Ne po shqyrtojmë vetëm një kronologji zhvillimore sociologjike pa u lëshuar në ngjarjet historike qe determinuan fatin e shqiptarëve deri në ditët e sotme. Edhe pse studimet e kohë paskohëshme nga historian të ndryshëm siç janë: Gotfried Wilhelm Leibniz,(1646-1717), Johan Georg von Hahn, (1811-1869) Karl O. Müller, Gustav Meyer (1850-1900), Edit Durham (1863-1944), Jokl, Georg Williams, Nopcsa, Shuflay e  Hans Erik Tunmann (1746-1778) e kohëve të fundit edhe studiues të njohur shqiptarë është theksuar se pellazgët e lashtë kanë lënë trashëgimin e tyre në gjuhën dhe në jetën e përditshme të shqiptarëve prej ilirëve, epirotëve dhe maqedonëve si popuj jo helen dhe jo sllav në Ballkan dhe më gjerë. Historia jonë e deritanishme e  ka heshtur këtë të vërtetë historike, herë duke e marrë si të pamundshme përmbysjen e një muri të lartë falsifikimesh nga historiografia neohelene dhe sllave, të cilëve kjo e vërtetë historike nuk ju shkon për shtati dhe ju ngushton shumë rrethin kulturorë, etimologjik si dhe gjeografik lehtë të kontestueshëm. Në gadishullin tonë u ndeshen sferat e interesit në mes të perandorive të ndryshme, të popujve përrreth, po fatkeqësisht  gati gjithnjë në dëm të popullit tonë shqiptar. Gadishulli Ilirik dhe Iliria u bënë shpesh objekt i sulmimit nga perandoria romake e osmane. Fiset e tjera ilire u detyruan të helenizohen ose sllavizohen nën trysninë dyanshme. Edhe koalicionet e pushtuesve ishin në dëmin tonë. Pellazgë-Ilirët në të gjitha rastet luftuan dhe ishin në vijën e parë të frontit për të shpëtuar tokat e veta nga të gjithë sunduesit apo kolonizatorët. Për ta bërë këtë, shumicën e herëve ata  u detyruan të zgjedhin kompromise edhe me zaptuesit dhe atë vetëm për të mbijetuar nën pushtimin e tyre, shpeshherë u tërhiqen edhe në periferi të qendrave qytetare, për të nxënë  pozicione të përshtatshme luftarake dhe për të ruajtur homogjenitetin e tyre etnik. Kjo shpesh herë ju dha mundësinë të tjerëve të marrin qendrat e qyteteve, e besa edhe rente nga të ardhurat agrokulturore e tregtare, qe ishin jetike për të administruar vendin qe kishin nën zaptim dhe për të lënë gjurmët nga jeta civile dhe ushtarake nëpër arkiva dhe dokumente. Shembulli më i mirë sot është se në shumë qytete edhe nga vet rrethina e kryeqytetit të Greqisë, Athinës, ende flasin gjuhën e vjetër shqipe (arvanite).  Kjo   trashëgimi e rrejshme administrative (pushtuese) apo gjurmë të përkohshme kulturore u bënë realitet i  spekulimeve hegjemoniste për ta bërë pastaj të   ligjshëm administrimin ndaj territoreve tona jetike, nga ata qe vetëm kishin kaluar këndej si okupator. 
  •  
  • Populli ynë mbeti gjithmonë ne tokat e veta autoktone, po gjithmonë duke u cilësuar nga të tjerët si të pa ngritur, si popullsi e egër, me etnokulturë të varfër etj. vetëm qe të trajtohet si e tillë dhe të yshtin ikjen gjegjësisht devijimin nga tradita dhe trashëgimia e pasur dhe dominuese e kulturës iliro-pellazgjike, dhe të përvetësimit të prejardhjes, të territorit dhe gjithë historisë sonë të trashëguar. 
  • Kjo tërheqje taktike në periferitë e vendit bëhej edhe për përforcime ushtarake e luftarake, por edhe ekzistenciale, sepse në atë kohë nuk kishte ekonomi të zhvilluar dhe mbështetja më e sigurt ishte ekonomia agrare, bujqësia dhe blegtoria si edhe ruajtja e fuqisë së punës dhe fuqisë së luftës. Tërheqja ne territoret rurale pra ishte pothuajse një kështjellë qëndrese nëpër shekuj. Etnokultura shqiptare  më të gjitha format e saj zhvillohej apo edhe ngelte mbrapa në ndërlidhje me shtrirjen e saj gjeografike dhe zhvillimeve shoqërore-ekonomike, po edhe ruhej dhe zhvillohej si organizëm kombëtarë, dhe tërë energji përgjatë ditëve të mira e deri tek ditët e sotme. Pa këtë areal kulturorë etnik, nuk mund te kuptohet etnikumi i kombit tonë shqiptar. Ky areal etnik ne shtrirje gjeografike përfshinë te gjitha trojet shqiptare ne gjithë gadishullin tonë ilirik, me një traditë të përbashkët kulturore, me një gjuhë të përbashkët dhe pothuaj se edhe me fat të përbashkët.Një dukuri apo karakteristikë qe përcjellë popujt autokton është edhe toleranca ndaj të tjerëve, e sidomos në këtë pikë shqiptarët tradicionalisht kanë qenë ndofta më shumë se duhet tolerant ndaj fqinjëve, apo etnokulturave të tjera qe zaptuan territoret të tyre. Kjo tolerancë shpesh ju ka hakmarrë shqiptarëve, sepse të qenit autoktonë, ruhej në ndër dijen autoktone arsyeja se të tjerët  janë vetëm kalimtar, se ata(okupuesit) do të tërhiqen ne tokat e tyre dhe nuk do të mbesin kolonë të përjetshëm në tokat iliro- pellazgo- maqedone e shqiptare. Ilirët e më vonë as shqiptarët nuk kanë sulmuar kurrë toka të popujve të tjerë. Kjo dukuri e të qenit “tolerant” është e theksuar edhe te popujt e tjerë të civilizuar, por te shqiptarët kjo dukuri ishte më e theksuar dhe aq më keq kur ishte e rrethuar me popuj lakmitar dhe veç asaj kishin identitet të luhatshim dhe barbar. Çdo sundim i huaj na sillte çrregullime në jetën tonë politike dhe shoqërore. Po çrregullimet më te theksuara në dymijë vjeçarin e fundit në shoqërinë shqiptare sjelli okupimi pesëqind vjeçar osman dhe njëqindvjeçar sllav. Qe nga viti 1462, kur i tërë Ballkani e edhe më gjerë kanë rënë nën sundimin turk u bënë çrregullime në jetën politike, ekonomike dhe shpirtërore. Sunduesit osman për ta sunduar me lehtë popullin tanë krijuan hierarkitë e veta pushtet mbajtëse. Duke qenë popull aziatik dhe i prapambetur për vete, po qe kishte arritur të krijoi një forcë të madhe, arriti qe të imponoj me dhunë e terror sundimin politik pesëshekullorë, duke shkaktuar një prapambeturi të përgjithshëm të jetës ekonomike, shoqërore dhe kulturore. 
  • Pushtuesit osman, përgjatë gjithë sundimit të tyre nuk ishin të interesuar qe të rrisnin mirëqenien e shqiptarëve po përkundrazi ishin te interesuar qe të nxjerrin sa më shumë përfitime për perandorinë e tyre. Ata për pesqind vite nuk na lanë ndonjë trashegemi historike apo kulturore përveç atyre regjistrave të tatimeve  (në Salnamet) vjetarët e regjistrimit. Qe në fillim u përqendruan nëpër qendra të mëdha, pra nëpër qytete duke ju bërë të pamundshme mëkëmbjen e qytetarëve më ekonomi të ndryshme e as në shkollim apo studime ne gjuhën tonë amtare. Nga e gjithë kjo shtypje përfitonin vetëm ata të cilët me përkushtim i shërbenin interesave të politikës otomane të shkombëtarizimit dhe të konvertimit të tyre në turq duke u shpërblyer me pasuri të patundshme ose duke marrë tituj të ndryshëm otoman prej nga prap vetëm ata përfitonin. Kjo dukuri vazhdohej edhe nga mbretëritë e tjera sllave me elaborate të përpiluara enkas për shkombëtarizimin e shqiptarëve. Okupuesit osman ose sllav gjenin sherbëtor nga shqiptarët duke ju dhënë poste qoft në Stamboll apo Beograd, e nga kjo përbërje e emrave nga të tanët nëpër listat e udhëheqësve pushtues, sot disa edhe këto pushtime i quajn bashkëqeverisje e jo pushtim. Nga kjo kronologji e shkurtër e ngjarjeve qe pak a shumë e diktuan fatin e popullit shqiptarë në historinë e afërt e sidomos shekullit të kaluar. Të gjitha ngjarjeve të shekullit të kaluar dhe familja jonë ishte hisetare aktive duke i dhënë gjak nga gjaku i vet. Pra kontribut si familje, si fis Krasniq qe shpirtërisht ishte e lidhur me aktivitetet e shumta çlirimtare për kombin sidomos ngjarjeve të shekullit 20-të sipas kronologjisë së sipërshënuar. Të shpërngulur nga Lekbibajt e rrethit të Tropojës, së pari në fshatin Zhabel e më vonë në Radoniq të komunës se Gjakovës familjarët tanë moren pjesë një shekull në qendresën gjithëpopullore, kishin rastin të përjetojnë zhvillimet e ndryshme shoqërore në trojet shqiptare. Shekulli 20 ishte edhe shekull qe la mjaft gjurmë të pashlyeshme me ngjarje dramatike për shqiptarët. Fisi dhe familja jonë gati te gjitha ngjarjeve historike ju kontribuuam me gjakun e bijve dhe bijave tona më të shtrenjt
  •  
Pal Sokoli, Deutsch-Albanische Autor
  • /[1] „Ballkani“, Ferdinand Schewill 
Pal Sokoli, Deutsch-Albanische Autor
Ju falemnderit,jepni mbresat tuaja te Gästebuch-Libri i vizitorve ose pelqejeni ne Facebook Ju falenderoj nga zemra për komentet e juaja të sinqerta!

Nach oben