Hier entsteht die Seite"Recensione"
LETERSIA E BURGUT SI AUTOPSI E SISTEMEVE SHOQËRORE
(Recension për librin "Mrikë jeta ime" të Shkrimtarit, dhe veprimtarit, Martin Çuni)
Letersia e burgut, dorëshkrimet, memoareve, dramave etj. si edhe autorët e kësaj letersie janë pasqyrimi më real kundrejt një sistemi ekzistues dhe letersia e tillë gjithnjë konkurente e letersisë së angazhuar apo letersisë së botuar. Kjo letersi na pasqyron më shumë jetën reale se e gjithë letersia e botuar. Nga letersia botërore njohim shumë autor të kësaj letersie.
Njohim shkrimtarin Antonio Gramshin i cili i burgosur në vitin 1926 nga regjimi fashist italian, nga burgu nxori 30 Fletore me 3000 faqe. Rëndësi të veçant kishin letrat qe ja kishte dërguar të shoqës Tajanës. Antonio Gramshi ishte me origjinë arbëreshe dhe ka jetuar nga viti 1860 deri 1937 në Itali. Një paragraf i një letre të Antpnios dërguar Tatjanës.
Shumë e dashur Tatjanë
I mora letrat dhe kartolinat tuaja. E vura buzën në gaz kurë e mendova idenë e quditshme qe paske formuar për gjendjen time në burg. Mu kujtua Hegeli kur kishte shkruar” Fajtori ka të drejt për denim”.
Ky paragraf mu lidh me jetën e z. Martin Çuni dhe letersinë e tij të krijuar në burgjet serbe. Kur gati të gjithë të burgosurve ju ulen denimet, Martinit siq dihet ju shtua edhe një vit. Pra edhe Martini e ka shfrytëzuar këtë denim dhe na ka sjellur një letersi shumë interesante nga burgjet. Për fatin e keq të shqiptarëve kjo letersi është më e theksuara si në Dardani ashtu edhe në Shqipëri duke u përballur me regjime diktatoriale. Kjo letersi ishte më e theksuar në shtetet e lindjës ku diktatura komuniste burgosi autorët e till oponent dhe vuri në sirtar çdo krijimtari të tyre.
Libri më i ri i Martinit, “Mrikë jeta ime” letra nga burgu. I cili doli këto ditë nga shtypi dhe ka një përmbajtje letrash qe Martini nga burgu i shkroi bashkëshortes së tij Mrikës. Gati çdo letër fillon me titullin; E dashur Mrikë, dhe gati çdo letër ka porosi, ka kujdes, ka udhëzime pedagogjike. Martini shpeshherë fsheh atë çka më së shumti e mundonte, e brente dhe e shkatrronte fizikisht për ta ruajtur ekuilibrin normal me familjarët e tij, me të dashurën e tij, me fëmijt e tij, me motren, me prindërit dhe me gjithë të afërmit dhe fqinjët e tij. Nëse i lexoni me vemëndje çdo letër qe Martini ja shkruan të dashurës së saj nuk le pa u kujdesur për anëtarët tjerë të familjës, për miqtë e tij dhe rrethin shoqëror të tij. Sa duhët të jenë një zemër e madhe qe të krijohet një përshtypje e tillë se a është Martini ai për të cilin duhët të kishte kujdesin e tyre apo të tjerët ishin nen kujdesin e Martinit. Që nga letra e parë Martini nën “pergjegjësinë” e tij i preferon Mrikës ta ndaj fatin me fatin e tij. Nuk ishte e lehtë dhe nuk e kishte me zemër po me mëndje. Eshtë pritur nga Mrika ajo çka kishin vepruar të gjitha bashkëshortët dhe të fejuarat e djemve tanë më të mirë të burgosur. Mbajten besen e dhënë, sakrifikuan ditët më të mira të jetës njësoj sikur ata qe ishin burgjeve serbe- jugosllave.
Martini e thot vet në një letër nr.6/ 12.04.1987
Pasi i përmend odiseiadën e Zef Serembes dhe udhëtimit të tij për ta gjetur të dashurën e vet në Argjentinë i shkruan Mrikës. “Ja, kështu e kishte ai, ndërsa unë nuk mund t´i bëj as dy hapa për ty.
Ajo që mund të bëj unë për ty është të ta shkruaj ndonjë letër dhe të mendoj për ty më shumë se për veten time.
Edhe pse jemi të ndarë, fatin nuk mund të na ndajnë dot! Na kanë ndarë jetën, por jo edhe zemrat! Na kanë ndarë fizikisht, por jo dashurinë! E dashuria nuk njeh grila e mure, as dryna!
Ka letra qe vertetë kanë realizime të shkelqyeshme prozaike e lirike. Kur evokon kujtime me Mrikën me fëmijtë qe Martini i quan Lulet e jetës. Lulët e jetës të rrethojnë dhe ta hjekin mërzinë dhe plot me dashuri luajnë, qeshin dhe gëzojnë.
Martinin edhe ajo Velo e hekurt qe e ndante fizikisht nga më të dashurit e vet, shpirtërisht dhe me mendje ai ishte me më të dashurit e tij. Çdo letër ka rrëfime nga jeta, ka edhe rrëfime nga bagazhi i tij intelektual qe mjeshtërisht i lidhë me jetën dhe situatën në të cilën gjindët. Ky bagazh intelektual ishte edhe gardiani i tij qe e mbrojti nëpër qelitë e burgut, e mbrojti nga helmimi me gazeta të verdha qe ta impononin për shpërlarje të trurit. Lexon Viktor Ygon e shkrimtarë tjerë. Citon një shkrimtar romak,” Shteti qe ka shumë ligje është i dobët” . “Liria dhe drejtësia mbrohen, por kjo mbrohet me forcë, e ku ka forcë ka dhunë. Ku ka dhunmë nuk ka drejtësi”. Martini në letrat që i dergon Mrikës më shumë mjeshtri i tallë edhe ligjet, i tallë edhe pushtetarët edhe ligjdhënësit. Ja një mjeshtri e tij: “ Shqiponjat janë shpendë shumë fisnikë dhe të çuditshëm, shumë krenare. Ato e kanë një aftësi të jashtëzakonshme shikimi, shohin në largësi të mëdha. Sa më lartë fluturojnë, aq më mirë shohin! Nga qindra metra lartësi, mund të shohin edhe gjahun më të vogël mbi tokë. Interesant, e kundërta është me njeriun. Sikur ekziston një ligj i pashkruar shoqëror. Njeriu sa më lartë shkon, aq më pak mund të shohë, ndërsa kur arrin në piedestalin e “zenitit”, nuk sheh asgjë fare. Për të parë, duhet të zbresë poshtë, në një mënyrë apo tjetër. Pra, njeriu sa më poshtë bie, aq më mirë sheh, i hapen sytë dashur e padashur”...Martini i përshkruan takimet dhe vizitat në burg, i përshkruan edhe përjetimet e tij, i shkruan Mrikës shumë tregime dhe i kujton dhe i preferon të lexoj libra të cilat mund ti gjëj në biblioteken e tij. Tregimet e tij janë plot me ngjarje qe motivojnë dhe ka edhe këshilla pedagogjike.
“ Dikur njerëzit çonin fjalë përmes zogut të malit, përmes pëllumbit e dallëndyshes e unë pse të mos ju përgëzoj , përshëndes dhe uroj përmes yjeve!? Po ja që nuk bëhet se yjet nuk i shoh dot që t' i porosis në mbrëmje se ditën ata nuk shihen! T' i përcjelli urimet përmes Diellit e humbin vlerën e vet se është ditë dhe dëshirat e mia do t' i mësonte gjithë bota, pra çdokush qoftë qëllim mirë apo qëllimkeq! Më në fund më mirë po t' i dërgoj kështu e ndoshta do të të bijn në dorë herët a vonë e nuk do ta humbin vlerën, se dëshirat janë dëshira e urimet urime kurdo që të arrijnë”
Letrat dhe komunikimi me Mrikën Martin Çunin e mbante të fortë, e lidhte më shumë me jetën, me dritën. E drita e tij ishin Mrika dhe dy dritat e zemrës (fëmijtë) se tyre. Martini nuk e përshkruan shpesh jetën brenda burgut duke u arsyetuar se aty nuk ka ndryshime shumë. Në secilën letër pasi shfryen me Mrikën, gjithmonë interesohet për fëmijtë, për prindërit, për motër Marten dhe për familjarët e Mrikës. Ishte mjaft i kujdesur për shëndetin e Mrikës dhe i preferonte të kontrollohej te mjeku.
Fatkeqësish letrat e Mrikës mungojnë, ato nuk ja kishin dorëzuar cenzura e burgut përveq ndonjë qe kishte përmbajtje të shkurtër familjare. Martin Çuni e thot vet në parathënjë se ndoshta dikujt do ti dukët e mërzitshme përseritja e pyetjeve që ju drejtohet Mrikës, por në kushtët dhe rrethanat qe kishte Martini, nuk kishte diçka më të rëndësishme në jetë.
Martini u ballafaque me sfidat më të egra të diktaurës kriminale serbe, por asnjëherë nuk lëkundur as një gradë dashurin e tij për atdheun, për shqiptarinë. Martini më shumë kujdesej për miq të tij, kujdesur për të ruajtur betimin për atdhe dhe nga letrat e tij kushtuar Agronit dhe Teutës dhe tani edhe me letrat për Mrikën sheh me arsye dritën e jetës, dritë qe e mbajti të gjallë zjarrin kombëtar bile edhe më të gjallë se shumë të tjerë qe ishin në liri. Ky zjarr e përcolli Martinin edhe kur shperthej lufta në Dardani qe pa hezitim ju bashkua deri në arritjen e lirisë qe Martini e quan hakmarrja më sublime kundër atyre qe ja kishin privuar lirinë e tij.
Letrat nga burgu të z. Martin Çuni janë të publikuar me faksimilët origjinale qe në kontestin kohorë do të lënë gjurmë dhe e pasurojnë jo vetëm letersinë nga burgu por letersin shqipe në tërësi.
Kjo është vepra e 17-të e Martinit, para kësaj vepre Martini ka shkruar edhe këto vepra:
Vepra të botuara:
- “Jetë e furtunë”, Prishtinë, 2002. Poezi për të rritur. Red. Adem Gashi.
- “Reportazhe lufte”, Prishtinë, 2002. Intervista. Red. Ahmet Qeriqi.
- “Jetë për jetën”, Prishtinë, 2004. Poezi për fëmijë. Red.Zejnulla Halili.
- “Themele jete”, Prishtinë, 2008. Tregime për fëmijë. Red. Z. Halili.
- “Ëndrra shëtit pa mua”, Tiranë, 2012. Poezi. Redaktorë: Ferdinand Laholli dhe Demir Gjergji.
- “Universi i jetës”, Prishtinë, 2019. Poezi për të rritur. Red. Ahmet Qeriqi
- “Radio Kosova e Lirë”, 2009. Tri vëllime - bashkautorë me: Ahmet Qeriqin, Nezir Myrtajn e Nusret Pllana
- “Asht e gjak Arbërie”, bashkautor. Poezi.
- “Trinomi i Lirisë”, bashkautor. Poezi.
10.“Lulet e Jetës”, Prishtinë, 2019. Letrat fëmijëve nga burgu.
11.“Vlera letrare nga diaspora” “Albanecul”, Bukuresht, 2018. Red. Baki Ymeri, shoqata më e vjetër shqiptare në diasporën tonë.
12.“Atdheu e poeti”, Prishtinë, 2019. Recitale për fëmijët e diasporës tonë.
13.“Die Blumen des lebens”, “Shaker Media”, 2021, Düren, Gjermani, përkthyer nga Selajdin Gashi
14.“Feniks në kalvar” (pjesa e parë). Prishtinë, 2019, vepër dokumentare. Red. Prof. Ahmet Qeriqi.
15.“Vargje të sprasme jete”, Prishtinë, 2023, poezi për të rritur.
16.“Leqet e jetës”, Prishtinë, 2023. Anekdota, tregime, humor e vargje. Red. Pal Sokoli.
Shumica e veprave të botuara në Prishtinë, janë të Shtëpisë Botuese “Radio Kosova e Lirë”, me redaktimin e shkrimtarit, publicistit dhe shokut të idealit, të burgut e të luftës, prof. Ahmet Qeriqit
Martinit i urojmë shëndet të mire dhe jetë të gjatë më plot suksese.
(Pal Sokoli,28.10.2024)
Antoneta Miçalliu
MALL MËRGIMTARI- SEHNSUCHT EINES AUSWANDERERS
Botuar nga Shtëpia Botuese ADA-2022
Letërsia e mërgatës historikisht ka lënë gjurmë te begatshme në letërsinë shqipe dhe jo vetëm në letërsi por edhe në Rilindjen kombëtare shqiptare.
Historikisht fillimet e para të krijimtarisë shqiptare janë nga Buzuku, Budi, Matrenga, Pal Engjëlli etj, pastaj me organizimet e ndryshme në Shoqata të ndryshme në gjithë mërgatën shqiptare në botë. Këto ishin vatra të ngritjes së vetëdijes dhe zgjimit kombëtar në përgjithësi. Edhe sot kemi Shoqata të tilla të krijuara dekadave të fundit me misione të tilla te ngritjes dhe të mbajtjes gjallë të gjuhës dhe fjalës së shkruar shqipe në mërgatë. Kemi edhe misionet e shenjta të shkollës shqipe në mërgatë qe përcjellin qe nga lindjet e gjeneratave të reja në mërgatë.
Njëra ndër shumë misionarët e shenjta të arsimit në Gjermani është edhe autorja e kësaj përmbledhje poetike “Mall mërgimtari” znj. Antoneta Miçalliu.
Kjo përmbledhje ka disa poezi në të dy gjuhët, shqip- gjermanisht dhe na sjellë refleksione të pasura kujtimesh të pashlyeshme për atdheun, për familjen per rrethin shoqëror dhe aktivitetet e saja në atdhe. Me poezitë e saj Antoneta e sheh veten si një ndërmjetësuese në situatat e reja shoqërore dhe vendet ku ajo ka jetuar dhe jeton.
Që në poezinë e parë Mall mërgimtari, Antoneta na sjell gjithë gjeometaforat e atdheut: Rrugët, Parku, Vjeshta, Deti dhe shkumën e tij. Edhe pse është në kujtime të tilla ajo vënë re se është larg gjithë atyre pasqyrimeve.
“ Tek ecja ashtu e shkujdesur
Ca zëra pas meje nga ëndrra me zgjuan
Ktheva kokën t`u flisja e përmalluar
Por shpejt e kuptova që isha në dhé të huaj”.. (Mall mërgimtari)
Edhe stinët e vitit, Pranvera, Dimri dhe rrugët e jetës janë plot me metafora të atdheut, të vendlindjes me plot peizazhe qe ngjallin frymëzime dhe lënë gjurmë “si orkestër që luan një simfoni pa fund”.
Duke u nisur edhe na misioni i saj si mësuese nuk mund ta perjashtoi edhe shprehjen lirike të etikës shoqërore, të poezia “Shoqërisë” kur e çmon pa masë rolin e shoqërisë qe veten e sheh ne korelacion të plotë sidomos të vargjet:
“Me të unë qesh
Me të unë qaj
Me të këndoj
Me të heq mall”(Shoqërisë).
Misionin e saj si mësuese Antoneta e sheh në sytë nxënësve në sytë e fëmijve, në shkollë në rrugë dhe kënaqët me padjallëzinë e tyre sa qe thotë, ” ç`kënaqësi të jesh fëmijë”. Të poezia “ Historia” Antoneta fluturon me metaforen e Filip Shirokës – Dallëndyshen dhe i bie tërthor atdheut dhe takon gjithë ato figura historike. Pason poezia kushtuar flamurit, flamurit që gjithmonë qëndron i pamposhtur si dhe moralin e heronjëve qe prehen pran tij.
“Flamuri e Atdheu
Si lulëkuqe në arë
Simbiozë dashurie
Përjetësisht të pandarë”.(Flamuri).
Dashurinë e pafund Antoneta e sheh në lirikat për prindërit e saj, ata i dhanë jetë, i dhanë krahë, i dhanë gjuhë i dhanë dashuri. Babai i saj i jep jetë gjithandej me stetoskop në qafë duke harruar jetën e shkurtër të tij. Kjo përmbledhje poetike përfundon me poezinë “Telefoni” qe autorja vë në sarkazëm përdorimin e tepruar të mediave sociale duke menjanuar kontaktin e gjallë njrëzor.
Pa dyshim se gjithë poezin e Antonetës e përcjell porosia pedagogjike, dashuria e atdheut e Flamurit e prindërve, e nxënësve dhe metaforat gjeografike të vendlindjës. Përkthimi i këtyre poezive në gjuhën gjermane nga Paola Miçalliu është konform përmbajtjes në gjuhën shqipe.
Kam shpresa qe së shpejti ta lexojmë vepren e dytë nga Antoneta, duke i uruar suksese në misionin e saj si mësimdhënëse dhe si poete.
Pal Sokoli, 28.10.2024- Dyseldorf
Recension për Librin"TEORI ILIRE", të autorit Agron Jaha
Shqiptari i Bukureshtit kushtuar shpirtit shqiptar
Nga Baki Ymeri
Pas Zemrës Shqiptare që botohet rregullisht dhe vullnetarisht, mbrëmje për mbrëmje, pas Botës sot e disa mediave tjera javore si Nacional etj., në spektrin e revistave më të bukura shqiptare është edhe Shqiptari i Nikolla Naços, serinë e re të së cilës e themeloi Dr. Xhelku Maksuti, kryeveteran i komunitetit shqiptar të Rumanisë. Pas disa numrave kushtuar Osman Cakës, Neki Lulajt, Asllan Dibranit, Xhevat Muqakut, Sadulla Zendeli Dajës, disa krijuesve tjerë rumunë e shqiptarë, duke i dhënë prioritet numrit jubilar kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në numrin më të ri (nr. 8/2012, edhe ky botuar në kolor, format libri që mbetet në bibliotekë), Shqiptari boton në faqet e para fotografi të rilindësve tanë në Bukuresht (1912), disa figura legjendare të kombit shqiptar (Gjergj Kastrioti e Adem Jashari), artikujt “Ambasadori i Shqipërisë që i bashkoi shqiptarët në Bukuresht”, “Shenjtërimi i Kishës Më një Ditë, ku u mbajt mesha e pare shqipe”, me dëshmi historike të krishtërimit shqiptar, fotografi tjera me Fan Nolin në Bukuresht, si dhe me studentët e Shqipërisë dhe komunitetin shqiptar të këtij vendi.
Pason studimin e Mr. Merxhan Avdylit nga Kosova “Figura e krahasimit në poezinë e Ismail Kadaresë”, poezitë e Ali Podrimjes në gjuhën rumune (Ishulli Albania, Populli, Beteja e askujt), një reçension (në gjuhën rumune), i poetit dhe eseistit Lucian Gruia, me titullin “Dhoma e qëndresës shqiptare”, kushtuar vëllimit bilingv të Vezir Ukajt “Dhoma numër katër” (botuar në Bukuresht, 2010), reportazhin “Braila e rilindjes shqiptare në zemër të Bukureshtit”, disa fragmente nga mesazhet e shprehura gjatë përurimit të tre poetëve nga Braila (Nicolae Grigore Marashanu, Sterie Bukovala, Constantin Gherghinoiu), të rikënduar në gjuhën shqipe, ballina e revistës “Kosova” etj. Përndryshe, Shqiptari i Bukureshtit i ka dhënë prioritet në numrat e saj të fundit edhe prezantimit të poetëve tanë të mirëfilltë, si Sali Bashota, Basri Çapriqi, Ibrahim Kadriu, Miradije Ramiqi, Jeton Kelmendi, Sabile Keçmezi Basha, Ibrahim Berisha, Nuri Plaku, Vilhelme Vranari-Haxhiraj, Pal Sokoli, Albina Idrizi, Mëhill Velaj, Halil Haxhosaj, Remzi Limani, Sarë Gjergji etj.
I përmendëm vetëm disa, pa i anashkaluar të tjerët, ngase numri i tyre është i madh, ndërsa hapësira tipografike për prezantime revistash të ndryshme letare e kombëtare, është e vogël, por kjo nuk don të thotë se është e vogël rëndësia e rikëndimit të letërsisë shqipe në një gjuhë të huaj, apo hapësira tipografike e revistave rumune të tirazhit të lartë, që u ofrojnë krijuesve tanë. Përfundimisht, me rëndësi është fakti se në shtypin e shtypur dhe elektronik të Rumanisë, falë përkushtimit tonë (na falni për mospërfilljen e modestisë), defilon Kosova e engjëjve që ka krijuar admirim te pala rumune, një botë e huaj që i përqafon mendimet, aspiratat dhe vlerat e krijuesve shqiptarë. Jo më kot, poetë dhe kritikë të njohur të këtij vendi, jo vetëm parathënie e reçensione shkruajnë për krijuesit tanë, por edhe vëllime eseshë kritike me do tituj të bukur si “Me shpirtin në buzë”, “Kosova letrare”, “Dardania e zemrave tona” etj. Në to jehon zëri i martirëve tanë, shpërthen kushtrimi i shqiptarëve për liri e pavarësi, defilon shpirti i shenjtë i krijuesve tanë që ndërlidhet me zjarrin e madh të divinitetit, respektivisht të botës hyjnore. Për të justifikuar këtë shenjtëri, duke e ndërlidhur Shqiptarin e ditëve tona me zërin e rilindësve tanë, krahas ballinës së Shqiptarit, po ia japim për here të pare shtypit shqiptar, edhe një nga veprat e panumërta që i kanë rikënduar rilindësit tanë, duke i botuar në 10 mijë ekzemplarë, siç është Ungjilli pas Matheut në gjuhën shqipe, Bukuresht 1889.
Shkruan: Pal Sokoli
-------------------
Fran Buzhala
PËSHPËRIMA TË SHPIRTIT
Poezi
Redaktor: Pal Sokoli
Redaktimi teknik dhe gjuhësor: Prend Buzhala
Ballina: Pikturë e Rreze Gashit
Botoi: LSHAKSH-Në Gjermani- 2010
Fran Buzhala kohëve të fundit është publikuar shpesh nëpër faqet e ndryshme kulturore te internetit me shkrime letrare, poezi, prozë dhe analiza publicistike. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Përmbledhja poetike;”Pëshpërimat të shpirtit” është libri i tij i parë. Kjo përmbledhje poetike hapët me poezinë e parë me titull:”Po e shikoj nënën e të gjitha stuhive”qe përforcon idealin e poetit për nënën e të gjitha stuhive,kur poeti bëhet Yll i veçantë që shndritë dhe bashkon fatin e tij me fatin e engjëjve të të gjithë kontinentit të tij. Si dhe të gjithë poetet qe preokupohen me refleksionet e kohës, ashtu edhe poeti Fran Buzhala është i rrethuar me simboliken dhe me metaforat qe ja imponon koha ,dhe qe poeti kacafytet me to duke i ndarë në dy diagonale; të atyre qe ju del zot dhe atyre qe kacafytet me to. Përtej hekurave të varrezave masive poeti Fran Buzhala sheh dritën. Sakrifikimet janë ato qe shërojnë kohën “se është e tmerrshme kur njeriu i gjakut tënd/të bën për të te djeg zjarri”.Shqipërinë e sheh të bashkuar se është i dashuruar në rrugën e parë nga veriu e deri në jug, se kjo dashuri e ndau nga djalli. Dashuria dhe dhimbja përshkojnë ritmin poetik te këtij poeti. Po dhimbjen e ndanë me miqtë e vërtet te kombit; Me Gjergj Kastriotin, Bogdanin, Fishten, Gervallën e Adem Jasharin(Ndajmë dhimbjen me njëri-tjetrin,etj),ose edhe ne kthim mbrapa te Teuta e Agroni. Dashuria e sinqertë e poetit është për të fluturuar mbi hartën e lirisë dhe të bëhet pjesa më e qetë e këtij planeti. Realizimin e kësaj dashurie z. Fran Buzhala e gjen në mbështetjen e figurave të ndritura të historisë së kombit,sepse ata “janë çelësi mposhtjeve të errësirave”. Pavdekësia e heronjve shprehet bukur të poezia”Mos i urre zogjtë” kur thotë se ata”kudo qofshin vetëm ditëlindje kanë”. Sado qe poeti kohen e djallit e sheh të shkuar, kohën e sotme e sheh të sëmur. Kjo kohë duhet shëruar se ka endë plagë të hapura”qe ende po rrjedhin”, po këto janë “Stuhi qe vonojnë/çmenduri pa u penduar/ qe mund të zgjedhin kostumin/ qe ishin vrasës me porosi”. Mërgimi është gjithashtu një plagë tjetër qe e preokupon poetin Fran Buzhala, të cilën plagë po e përjeton vet. Në mërgim dashuria për atdheun bëhet barrë edhe më e rëndë,sepse në mërgim ka më shumë gjasa të përfundoj si “turist politik”. Poeti e adhuron botën e re dhe apelon ta dashurojnë atdheun”Botë e re ,e egër,e lazdruar po zgjohet nga gjumi”. Koha e sëmur ka lënë gjurmë endë në jetën e tij, prandaj narracioni poetik e tërheq në rrafshin e kujtimeve qe me shpirt të fshehur dhe me të vërtetën, me parimet morale në anën e tij komunikon me të “sëmurët” e kohës,me zhgënjimin,me tradhtarët,me kostumet e hekurta, me lugetër,servil etj.
Gjeografia poetike e poetit Franë Buzhala është edhe gjeografia e atdheut dhe atdhetarëve. Kjo gjeografi poetike shpesh bie ndesh me gjeografin politike dhe me ata qe i kanë shërbyer një politike të tillë. Poeti në këtë përmbledhje poetike ka edhe një komunikim të koduar me figurat e veta. Komunikim me veten e dytë, këta ose janë personazhe të poetit ose janë hije ne jetën e tij”Kam prova dëgjimi”, “Qeni yt po lehë shumë, po kurdis diçka”,”Dëshmi e fshehtë” etj..
Titujt e poezive në këtë përmbledhje janë metaforë në veti, pak si të distancuar nga subjekti poetik po qe shpeshherë edhe i dekodojnë përmbajtjen e poezisë.
Fran Buzhala bëri sproven e parë edhe pse me zellin e tij ne veprimtarinë poetike është aktiv dhe posa i doli edhe përmbledhja e dytë e tij” PO E PËRCJELL ZEMRËN TIME – poezi” . Poeti është edhe anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani, dhe libri i tij i parë mbanë logon e saj. Poetin e urojmë për krijimtarinë e tij të zellshme poetike.
Fran Buzhala
Zot, ringjalle edhe një herë
A mund të jemi miq
Teorikisht unë edhe ti
Një ngritje lart
Dhe pastaj planifikojmë një përleshje
Loja ishte e kurdisur
Lirinë me vite duke e ngjyrosur...
Ti e di si e ka emrin shtëpia ime
Mbasi e ke goditur të zotin e shtëpisë
Erdhën edhe breshkat e detit
Të zonja e shtëpisë që ishte plakë si virgjëreshë..
Ja kanë ruar xhelatët kryet burrit në qeli
E kujt ishte kjo ide
Mund të shikosh reflektimin nga qielli
Në kokën e tij
Zot, ringjalle edhe një herë shpirtin e tij
Do ta puth në kokë
Kur të funksionojë Truri i tij
E mora një fotografi në fund të detit
E gjeta njeriun lakuriq
Të pushtetit pa asnjë fije floku
Miqtë i zgjedh vetë...
-------
Shkruan:Pal Sokoli
DIANA DJALOSHI
KULTURA DHE SHOQËRIA JONË POSTKOMUNISTE
Redaktor: Marsela Wahlberg
Korrektor: Dhimitër Gegprifti
Arti grafik: Edlir Poda
Botues: Ilir Duka
Kultura dhe Shoqëria jonë postkomuniste e studiueses Diana Djaloshi, është një përmbledhje e një studimi të shumë fenomeneve socio-kulturore përgjatë një periode kalimtare nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria nga sistemi komunist në atë demokratik, apo postkomunist siç e quan vet autorja, sidomos në përudhen pas viteve 90-ta. Diana Djaloshi këtë studim empirik të fenomeneve shoqërore dhe kulturore me të cilat më se shpeshti ballafaqohet njeriu, dhe duke qenë edhe vet protagoniste e zhvillimeve te këtyre ngjarjeve dhe ndryshimeve e përmbledhë në tetë kapituj.
Kapitulli i I- Përfshinë shembjen e komunizmit, dhe me të edhe të shumë definicioneve të fenomeneve shoqërore e kulturore duke u ballafaquar me situata të reja siç janë: Emigracioni, lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë brenda vendit, rikthimi i besimit fetar dhe prurjet të përvojave të ndryshme nga organizatat ndërkombëtare. Ndryshimet ne ekonominë e vendit dhe atë familjare, qoftë nga zhvillimet nën një konkurrencë tregu, apo edhe nga prurjet e migracionit i cili sado qe ishte migracion i “egër” ndikuan edhe në ndryshimin e sjelljes,të kulturës,ushqimit etj. Autorja bënë një reflektim të te gjitha këtyre evoluimeve brenda determinantëve qe i ofron edhe determinanti kryesor-kohë në evoluim.
Kapitulli i II- Distanca e pushtetit dhe Kultura organizative/institucionale,reflekton distancën apo raportin korelativ të institucioneve me të gjitha grupet tjera sheqerore deri te familja. Domosdoshmëria e krijimit te infrastrukturës bazë për fenomenet e reja shoqërore qe po zhvillohen qoftë ato ne shkolla, vende të punës, familje, institucione shtetërore, mediat e ndryshme publike, gjithashtu edhe mungesa e kësaj infrastrukture krijon një pabarazi shoqërore e edhe sjelljet e ndryshme abuzive siç janë kriminaliteti dhe korrupsioni.
Kapitulli i III- Rolet gjinore- Maskuliniteti dhe feminiliteti, të manifestuara në te gjitha marrëdhëniet shoqërore: Në arsim, politikë në vende të punës etj. Kundërthëniet e një tërësie të normave të trashëguara konservative e diku-diku ende edhe patriarkale kundrejt një n
dikimi gati të pazgjedhur të normave bashkëkohor kulturore, krijon edhe raporte te reja gjinore në të gjitha shtresat shoqërore. Ballafaqimi me fenomene të rejë të sjelljeve shoqërore kundrejt të hendikepuarve,minoriteteve apo edhe të homoseksualitetit janë gjithashtu shfaqje te reja qe kërkojnë edhe mbrojtje juridike konformë rregullave ndërkombëtare. Në bazë të përvojës shumëvjeçare me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe kontaktit direkt me shumëllojshmërinë e sjelljeve kulturore brenda vendit, autorja Diana Djaloshi i reflekton shkëlqyeshëm divergjencat gjinore qe në vendin tonë postkomunist janë me të theksuara se ne vendet tjera me traditë me të gjatë postkomuniste. Shpeshherë shkalla e emancipimit të përgjithshëm shoqëror matët më shkallen e emancipimit të gruas, nga shkalla e pjesëmarrjes se saj në vendimmarrje, ne të gjitha institucionet shtetërore e publike. Këtu gjeni ë dhëna interesante qe autorja me kujdes i ka mbledhë me vite të tëra në teren,pastaj zhvillimi i sondazheve qe ajo ka zhvilluar ajo me studiues te ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendas.
Kapitulli IV- Shmangia e pasigurisë. Ndryshimet drastike në mënyrat e reja të sjelljes ne të gjitha poret e shoqërisë sjellë edhe pasiguri aty ku depërtojnë ato. Ne familje, media, vende të punës, raporte të fëmijëve me mediat dhe ndjenjat e komuniteteve hetohet manifestimi i pasigurisë dhe se institucionet duhet te gjejnë mekanizmat mbrojtëse të shmangies se pasigurisë. Koordinimi i mekanizmave për shmangien e pasigurisë është i domosdoshëm për qytetarin qe është në marrëdhënie pune,për qytetarin qe nuk është në marrëdhënie pune, pastaj sigurimi social- shëndetësor, i familjeve,komuniteteve ne media e punë me rendësi të veçanta shoqërore. Diana Djaloshi në sektorin civil sheh një klimë të favorshme të ngritjes se një ndërgjegje të tillë. Me këtë sektor autorja është angazhuar me vite të tëra dhe jep edhe sugjerime te karta për menaxhimin apo edhe shmangien e pasigurisë.
Kapitulli i V- Inovacioni dhe ndërmarrja e rrezikut, Inovacionet janë të arritura kulturore qe i paraprijnë edhe zhvillimeve moderne kulturore dhe se këto duhet edhe të stimulohen. Sipas disa studimeve te huaja ,shqiptarët nuk rrezikojnë shumë për inovacione,pastaj institucionet tona janë hierarkike dhe i nënshtrohen kësaj hierarkie. Ndërmarrja e rrezikut në media,ne kultivimin e personalitetit, emigracion,lëvizje te pakontrolluar te popullsisë si dhe ndërmarrja e rrezikut ne biznes janë gjithashtu tema të trajtuara shumë mirë dhe origjinale apo tipike për zhvillimet kulturore me ndërmarrje rreziku. Ne transformimin e shoqërisë një partiake në atë shumë partiake, oponenca është gjithashtu me rrezikshmëri të caktuar. Autorja një kaptinë të veçantë ja kushton edhe ngjarjeve të vitit 1997. Aty shtjellon krizën politike qe kaploj të gjithë vendin dhe se rrënjët i kishte ne krizën ekonomike dhe social-politike. Mungesa e legjitimitetit politik e social nxiti një rrjetë të madhe të popullsisë për përfitime të shpejta me qellim qe me në fund u venit brenda një nate. Diana Djaloshi jep edhe disa të dhëna historike qe nga viti 1938 e deri në 1990 si edhe disa skema të zhvillimeve në sektorin formal dhe informal.
Kapitulli i VI-Kulturë afatshkurtër apo afatgjatë? Autorja këto dy fenomene shoqërore i sheh ne korrelacion te ndryshme kundrejt qëllimeve këmbëngulës për arritjen e saj. Ne këtë kapitull ndalët te raportet familjare,prej martesës dhe raporteve martesore ,pastaj te fëmijëve, pleqve dhe raportet ne mes tyre. Planifikimi familjar gjithashtu është temë kyçe në këtë kapitull. Industrializimi dhe ndotja e ambientit janë tema qe autorja propozon se aty ka ende shumë te bëhet. Planifikimi i ndërtimit, respekti për pasurin shoqërore
dhe infrastrukturën e saj janë të lidhura njëra me tjetrën dhe se përcaktojnë shkallen e rritjes se njërës dhe tjetrës.
Kapitulli i VII- Shoqëria jonë dhe menaxhimi i konflikteve. Konfliktet janë produkt i mos kompromisit të dy ose më shumë njerëzve ose grupeve qe perceptim kanë interesin. Komunikimi është jo rrallë edhe mjet i zgjidhjeve te konfliktit qe shpeshherë është i lidhur me masën e përshkallëzimit të tij. Këto konflikte janë të ndryshme në kulturën organizative dhe atë civile. Autorja shtjellon konfliktet ne vendet e punës, konflikti i informacionit,konflikti me marrëdhëniet, i vlerave, i interesave etj, duke dhënë edhe shpjegime për format e zgjedhjeve të tyre me dallime të ndryshme të ndarjet gjinore, të grupet e ndryshme.
Kapitulli VIII- Aspekte tjera të kulturës
Procesi dhe rezultati janë një temë qe sipas sondazhit qe ka bërë vet autorja rezulton se në Shqipëri më shumë i kushtohet vëmendje rezultatit se sa procesit,derisa te shtetet tjera ndërkombëtare është e kundërta. Autorja jep edhe argumente e duhura qe ka nxjerrë nga sondazhi i zhvilluar. Autorja bënë edhe një dallim të punës individuale dhe asaj grupore nëpër situata dhe sektor te ndryshëm,duke ardhur ne një përfundim se gjinia femërore janë me të predisponuara për punë grupore se sa meshkujt. Gjuha, humori,Gjërat e lëna përgjysmë, marrëdhënia jonë dhe identiteti, marrëshëia jonë me pamjen jan tema perfundimtare qe Diana Djaloshi i trajton në kapitullin e fundit.
Libri i autores Diana Djaloshi “Kultura dhe shoqëria jonë postkomuniste”, hapë tema të ndryshme socio-empirike për kulturën, të mbledhura me kujdes të veçantë, me veçori të veçanta dhe qe përbejnë një tersi studimore vërtetë autentike kulturore të një kohe te caktuar.
Autorja ka bërë një sondazh me pjesëmarrje të 50 profesionistëve të huaj qe jetojnë momentalisht në Shqipëri dhe të 50 profesionistëve shqiptarë që punojnë në sektor të ndryshëm të shoqërisë qoftë ato institucionale apo edhe atyre jo qeveritare. Libri përfshinë shumë tema qe ndoshta secila temë mund të ishte Libër në veti,po ky nxitë studiuesit qe të hulumtojnë këto tema edhe më shumë,veç asaj ky edhe mund të ju shërbej si doracak në studime te mëtutjeshme sepse është i bazuar në studime praktike empirike dhe mbledhje të kujdesshme të fakteve rreth kulturës. Autores i urojme suksese, ndërsa lexuesit kan një libër interesant studimor për kulturën tonë në kapërcyellin nga komunizmi në sistemin demokratik me të gjitha të mirat dhe të metat e saj.
Shkruan:Pal Sokoli
Autori:Bislim Ahmetaj
KTHIMI I PESHKATARËVE
Tregime
Tiranë 2009
Përmbledhja me tregime e shkrimtarit Bislim Ahmetaj, është si një shfletim real, rrëfim i natyrshëm i një përvoje nëpër kryqëzimin e sfondit -prapaskenës qe vazhdimisht ndryshon apo edhe një trill artistik i bazuar në përvojën e vet autorit që në korrelacion me kohën që autori karikon, e befason lexuesin me përfundimin e papritur të një akti të pritur si pjellë e personazheve të fuqishme të cilët i vë “ nën kudhrën dhe çekanin” e vet. Rrëfimet e veta autori i fillon në veten e parë, duke u identifikuar me personazhet qe thyejnë rehatinë e hierarkisë strukturale. Autori i njeh shumë mirë kundërthëniet e brendshme shoqërore, saqë e fillon me ndonjë personazh sado të thjeshtë psh. me pastrueset, peshkatari, studenti, emigranti, Malë budalla etj, për ta dekoduar deri në zbërthimin banal të karakterit të pinjollëve të atyre qe kishin uzurpuar lirin e këtyre të fundit. Kthimi i makinerisë ushtarake në vend të peshkarexhave të peshkatarëve ishte sinjal i një ndryshimi të padëshirueshëm, të cilin autori në tregimet vijuese e tallë. “Sytë nga mali-sytë nga varri”.Deshifrimi i sistemit të kësaj makinerie fillon më sulmin në normat e këtij rëndi qe na paraqitet në të gjitha tregimet e shkrimtarit Bislim Ahmetaj, por më i theksuar të tregimet Çelësi, Qyteti i thashethemeve, ëndrra qe burgosi babushin, etj, apo kundrejt një morali strukturalist i cili si gogol i zi përballet pothuajse me të gjithë personazhet e tregimeve në këtë roman, e sidomos me i theksuar te tregimi;”tri herë mixha Malë, kallukanxha, në rrugë pa krye. etj. Rrëfimet në këtë roman janë me tema të lira, të kapura dora-dorës nga rrjedha normale e jetës që pa ndonjë emfazë pasqyrojnë një tërësi apo një strukturë të brendshme qe i kundërvihet një strukture të jashtme të inkuadruar pothuaj se në të gjitha porët e jetës. Tregimet” E shtuna e fundit” ,”Ditari i një emigranti”,”E diela e tretë pas të pares”,”pas kaq vitesh” janë tema të personifikuara të thyerjes së tabuve morale të një adoleshence demokratike qe universalizohet më tepër si pasojë e një degradimi të një kohe qe po ikën, një ideologjie të ngurtë në pikëpamje etike e shoqërore.Temat e shtjelluara rreth jetës studentore, migracionit që nuk është diçka e re te populli jonë, shpalosin tabu tjera, të një rendi të ri qe me një semantencë te hapur prek individët,,familjen e deri të krijimi i një rrethi korelativ në mes tyre.
Prapaveshtrimi i një historie të groposur e shtie autorin të bëhet pelegrin deri në nxjerrjen e së vërtetës në dorëshkrimet e humbura të vëllait të vdekur, ku flirti i tij me një jetë ndryshe e orienton në një përmbajtje të re nga e cila autori përfiton dyfish.
Marrë si tërësi romani “Kthimi i peshkatarëve” i autorit Bislim Ahmetaj në rrafshin ontologjik merr në qendër të vëmendjes Lirinë, si një fenomen gjithmonë ne veprim, pa marrë parasysh ne cilin personazh është i mishëruar nga autori,duke përjashtuar konformizmin. Në rrafshin estetik saktësia e rrëfimit racional mëton zbulimin e vlerave të reja kundrejt një kontesti të barrikaduar kulturorë, intelektual apo edhe politik. Rrëfimi i thjeshtë si lum i një pakënaqësie si vetëdije kritike, analitike të një kohe të brishtë, rrëfim të pangarkuar me semantikë metaforike, orienton drejt qëllimeve pozitiviste moderne te prozës, vetëdije kjo qe orienton drejt qëllimeve të reja. Analogjia e rrëfyesit me personazhin(autorin) që mbi supet e veta bartë bagazhin e vet të përvojës jetësore, apo imagjinatën e tillë, e bënë lexuesin ta përjetoj me shpirt këtë përmbledhje të autorit Bislim Ahmetaj.
-----
Shkruan: Pal Sokoli
Autor: "OFSHAMË NË URNË"
poezi
Redaktor: Nazmi Rrahmani
Recensent: Faruk Tasholli
Lektore: Pranvera Azemi
Botoi: Shtëpia botuese:"Faik Konica" Prishtinë, 2008
"Edhe pas vdekjes tënde, prapë do të ketë fushë të blertë, lulet do të lulëzojnë zjarr, e unë do t´i prek me zemër”, janë vargje me të cilat autori hapë këtë përmbledhje poetike.
"Ofshamë në Urnë"është e ndarë në pesë cikle:
1. Kllapi e blertë
2. Pikëllim i ngrirë
3. Vello ujore
4. Unazë dheu dhe
5. Hija e grisur.
Krijuesit nuk mund te jenë vetëm vrojtues kontemplativ- pasiv të realitetit qe na rrethon, të ngjarjeve apo të proceseve qe ndodhin rreth nesh, prandaj krijuesit shpesh behën ndërmjetësues në mes të raporteve të tilla dhe pastaj në forma të ndryshme të ligjërimit ose vlerësojnë ose yshtin me shkrimet e veta kahet e ecurive qe lidhen me fatin e vet, të kombit apo fatin e gjithë njerëzimit.
Këtij koncepti nuk mund t´i ikën shumë krijues dhe as poeti ynë në fjalë Sadik Krasniqi. Sadik Krasniqi na vjen me librin e tij të parë, dhe nganjëherë edhe mund të habitemi se si mund të jetë i pari, kur ka kohë qe e njohim si poet, nëpër faqet e ndryshme të kulturës, antologjive e besa edhe si fitues i çmimeve të ndryshme nëpër konkurset e ndryshme letrare.
Vetë titulli i librit është një metaforë në veti” Ofshamë në Urnë”,aty është edhe Sadiku në Urnë, bilës me mija vjet, aty jam edhe unë, edhe ju. Libri hapet larg, nga tradicionalizmi i hidhur, i percjellur me Ofshamë apo siç do të thoshte poeti Sadik Krasniqi“Edhe pas dymijë vjete/hirit m´i bën hije krahu i dallëndyshes/ me fluturimin gri drejt pranvere”. Përgjatë këtij fluturimi dashuritë e djegura përcillen dhe te lulet e hirit,aty ku buzët e hirta dhe Loti behën Yll. Behën Yll për emrin qe nuk do të harrohet, për gjuhën, për pragun dhe shtëpinë. Kjo ndjenjë shpalosët te poezitë, ”Tri miniatura për Kosovën”,ku poeti nuk mund te ju ikë kravatave qe përjetoj dhe po përjeton Kosova.
Ripërtëritja është gjithashtu një proces qe poeti Sadik Krasniqi e sheh si një dritë në Liqe, dritë qe shfaqet nëpër djepat me plisa, në puthjet e diellit qe gjallojnë ofshamat dhe frymëmarrjet grunajave te Kosovës,e qe poeti këtë gjenerim e quan Loti i Jetës. Ky regjenerim kryqëzohet më të papritura, me traditën-trashëgiminë qe Sadik Krasniqi e shfaqë në poezinë: ” S`do t´ia fal vetes”.qe mëton qe nga kjo te përfitoj, të mësoj ” Qe të dija të ligat e motit”, pra është një sugjerim intelektual. Korrelacioni i shprehur ne mënyrë poetike në mes të dy realiteteve, ati historik se bashku me traditën, dhe realitetit objektiv, së bashku me poetin qe t´i nxjerr fjalën Ashtit, e ta trasoj të sotmen, se nata, e keqja na rrethon e shpend keqja na ndjellë kumt të zi. Sadik Krasniqi fshehët pas velit simbolikë të lotit dhe të dhembjes , sepse ato ngrijnë pranverat, ato ndotin lumin dhe se na shfaqen stinëve të jetës kurrë pa i veshur rrobat e motit. Ekspozimi i njeriut nen statusquon, për poetin është njësoj sikur ta shtyjmë vdekjen për nesër. Prandaj kërkohen rrugë , rrugë qe po te vonoheshin edhe për dy sekonda do te ishin ndryshe.
Për ta kaluar një rrugë të tillë komunikon më figura të ndryshme të kombit dhe tërheq një diagonale nëpër kohë për ta shfletuar atë para lexuesit më gjakun e saj apo më dhëmbët e saj. Lirizmi emocional i poetit shpaloset në ciklin Vello Ujore dhe pikërisht me poezinë “Sytë e asaj vashe” qe i kushtohet (N-së) ne ketë cikël poeti bredhë çaste te jetës dhe nëpër qytete të ndryshme shqiptare. Poeti jep tablo të ndryshme lirike të fshehura pas diellit,pas pranverave vetullave me shikime te kryqëzuara derisa perëndon dielli në sy, apo se bashku me Flokëdielloren ta ketë marrë valëbardha në përqafim.
Flokëdiellorja ime
Na u dashka edhe amshimin ta kalojmë
Deri në afrim.
Atëherë mund të verbohemi me qerpikët tanë
E në shikim bebëza-bebëzën mund ta shterë
Eh ç´të bësh kur të perëndon dielli në sy..
Lirizmi i Sadik Krasniqit nuk është qorrazi, ai është i orientuar, real edhe pse nuk arrijnë te dridhja e bardhë. Këtu poeti valëvitët në mes të akteve, hijeve të dashuruara në dritë komete, kundër mediokritetit apo shkurtëpasisë.
Poeti jeton në mërgim dhe nuk mund ti ikën poezisë qe ka pasur dhe ka gjithmonë mall, malli për vendlindjen, për dheun qe nuk është vetëm në verandë qe fëmijët te kenë pranverë në dritare por edhe në dheun e Kosovës me erë molle, aty ku Albini dhe Galdimi do të gjejnë blerim dhe do të puthin diellin e vet. Dielli ngrohë krejt dheun shqiptarë, pa kufi të vizatur hartave. Poetin e gjen jeta rastësisht jashtë këtyre kufijve prandaj ne këtë përmbledhje do lexoni edhe poezi qe vërtetojnë se sa e rëndë është barra qindra vjeçare e mërgimit.
Mërgimin Sadik Krasniqi në mënyrë transparente e quan “vdekje të ngadalshme” p.sh. Të poezia me titull popullor; “Vdekja në Kurbet” ,apo të “Atje dhe këtu” ku poeti ka lënë peng “Atje një pjesë zemre, për një gur këtu”. Vdekja me plot mall të largon nga të afërmit, të dashurit, nga atdheu me lulet e veta dhe ku harrohesh dalë nga dalë dhe e vetmja vegëz-lidhje mbeten leterzezat me fjongo të zeza, qe do të thotë me kumte të zeza për të dashurit tanë atje. Derisa dikur poeti përshkruante lojërat e hijeve, tani ato hije fillojnë ta humbin pamjen, dhe poeti përmallohet për to, përmallohet se në kacafytje me mërgimin, me vetminë hija griset, dhe laget ne kapërcimin e shtegut, grisen albumet e kur ne mërgimtarët marshojmë me klithjet e fundit në anonimitet, ku zhdukemi si krimbat e verdhë në dritë neoni. Poeti përjeton pasojat e një kohe te sëmurë, prandaj me sarkazëm i kundërvihet asaj kohe ku nuk na kanë ndryshuar shumë mendimet edhe pse ka ndryshuar pamja jonë. Pasiguria në këtë kohë na shpien aty ku kostumin e vdekjes duhet ta kemi të përgatitur, sepse jeta mund të na hedhë si gjethin e këputur në trotuar, kohë qe shalon kuaj troje, kuaj të zi qe natën na lëshojnë mjekra në zemër.
Libri poetik “Ofshamë në Urnë” e poetit Sadik Krasniqi na sjellë padyshim vlera letrare në letërsinë tonë e sidomos poezisë qe krijohet në mërgim. Poeti me një lirizëm të lehtë dhe duke mbajtur një distancë të ftohtë kundruall tablove qe prekë në ketë vëllim e shpërthen preokupimin e vetë jo në mënyrë direkte, jo me transparencë po i “barikaduar” pas simbolikës së pasur qe ka përdorur. Metaforat e fuqishme gjithashtu flasin për krijuesin, dhe rrjedhshmëria poetike na detyron, na tërheq qe ta lexojmë më ëndje këtë poezi të frymëzuar mirë, dhe të realizuar mirë.
Pal Sokoli
18.10.08
Ofenbach
Dibran Demaku ”Gjeografia e klasës sime”, Alma Papamihali ”Nën Tingujt e Natës” dhe Hasan Qyqalla “Robi i Lirisë” u promovuan në Koblenz-Rauental-Gjermani
![]() |
Anëtarë të LSHAKSH-në Gjermani dhe aktivist të tjerë |
Për librin me poezi për fëmijë “Gjeografia e klasës sime” të z. Demaku, foli Hasan Qyqalla. Z. Qyqalla, recitoi disa poezi dhe i komentoi vlerat artistike dhe stilin e profiluar tanimë të poetit Demaku në ketë libër poetik, i cili është aq i nevojshëm për gjeneratat e reja, qe po rriten në mërgatën shqiptare këtu në Gjermani. Për Librin poetik të Alma Papamihalit “Nën Tingujt e Natës”, foli z. Pal Sokoli.
Pastaj i erdhi radha, përmbledhjes poetike te H.Qyqallës, “Robi i Lirisë”, për të cilin foli gjithashtu krijuesi P. Sokoli. Librin e dytë të z. Qyqalla, Pali e quajti më tepër se përmallim poetik, ndersa në librin”Dua të vdes shqip” z. Qyqalla, kishte përmallim poetik. Tani ky përmallim ka shkuar më larg, poeti është bërë më i ndjeshëm. Tanimë metafora “Loti”apo realiteti Loti, fuqizohet në poetiken poetit dhe e gjën atë në mes dy thikash-Rob i lirisë. Poeti komunikon me figurat më të ndritshme të kombit për fatin e vet, fatin e Kosovës dhe veten e sheh të strukur në perëndim, me lot në sy. Lotët e poetit rrjedhin nga dy syte, njeri i pikon në Atdhe e tjetri në mërgim, por qe të dy rrjedhin për të njëjtin qellim”, tha ndër të tjera P. Sokoli.

„METAFORAT E ARRATISURA“ poezi
Përmbledhje më poet të mërguar,botuar nga
Shtëpia e Arteve dhe botimeve”Mërgimi A&B”2003 Tiranë-Gjenevë-Prishtinë
Metaforat e arratisura-poezi-Është antologji e shprehjes simbolike të metaforave të 15 poetëve me 122 poezi kusi tërësi është një metaforë në veti ose personalizim i kësaj metafore më vet poetet e mërguar qe më poezitë e tyre shpërthejnë para lexuesve zërin e mërguar qe gjakon fatin e Atdheut,fatin e popullit të vet dhe fatin e vet poetëve. Secili krijues i qaset poezisë në stilin e vet,formën dhe përjetimet e veta qe së bashku përbëjnë një mozaik të bukur poezish qe për tematikë kanë jetën e përditshme, fatin e Atdheut dhe mërgimin, plagën tonë të kamotshme me të gjitha pasojat me të cilat ballafaqohen krijuesit rrugës deri të ëndrra më e madhe Liria,Atdheu i Lirë.
Metaforat kanë kohë nëpër te cilën transformohen,kanë edhe hapësirë nëpër të cilën shtrihen dhe përplasen herë me figura e metafora e herë edhe objektivisht duke mos ju liruar kthetrave të realitetit qe na përcjell. /Njeriun njeri/ e vranë mizëri/ ata që mbeten/ mbajtën veç zi,të Legjenda e Metaforës-Arbër Ahmetaj ose të poezia Ndërkohë;kur krijuesit luftojnë qe njeriu të mbetet njeri me gjithë rrezikun qe e rrethon:”E hapin vet/ varrin e vet/ me shpresë që s`tret. Krijuesit janë në kërkim të mbinjeriut Niçean për të mbijetuar në realitetin që Ahmetaj e sheh me skepticizëm zhvarrimin e metaforës nga po ata qe e kishin varrosur. Poetet i frikohen rrugës kur”Udhës nuk di si të takohem me arsyen” kur “ringjallja vdes pa e prekur pragun”të poezia Mbi re, e Arsim Ferizit. Udhët janë me pluhur kah “njeriu zvarritët/ dhe / në cepin e gurit lëkurën e u zhvesh i tëri.,të poezia Si era lehtë, e Bekim Hashanit. Metaforat shpesh herë janë bartëse të sendërtimit të strukturës së vargut dhe si të tilla janë të krijuara nga një realitet shoqërorë dhe shpeshtë transformohen në poezi ideologjike. /Pritet kohë e ftohtë/ me ngrica Siberie,të poezia Moti e Gani Azemit. Rrënimi i përmendoreve të huaja në tokën Shqiptare të poezia Përmendoret e huaja,e z. Azem,/ Një ditë rrufeshëm do ti rrënojmë/ dhe me gurët e bronzin e Titos ,Milladinit,Stalinit/ Nevojtore moderne do të ndërtojmë. Gjithashtu te poezia Hijet e engjëjve e Ramiz Cacaj,kur thotë: / Le të plasë dreqi i kuq/ dhe engjëlli me kapuç/ se prushi i gjallë ilir/ s`bahet dot me strajcë. Këto rrënime nuk behën pa sakrifica,pa flijime dhe pa murim në urat e reja. Të poezia, Feniks i rilindur ne zjarr i poetit Liman Zogaj; /Krejt trupi në prush i kallet / dhe nga hiri/prapë Feniks i gjallë rilindë. Metaforat e së keqes poetet shpesh i fusin në poezi për ta identifikuar të keqen, të ballafaqohen me të dhe ta luftojnë ose ta fitojnë atë. Sokol Rragami të poezia Gjarpri /Gjarpri qe nuk kafshon/ mos rroftë/ se të kafshon ty or vëlla, ose të poezia Veprimtari dhe robëruesi e Kadri Osmanit;/Kur kujtojnë se të mbyllen/ fluturo në lartësi/ kur t`i ndalojnë librat/ krijon letërsi. Poetet ju drejtohen nënës,atdheut,tokës, fëmijut, zogut, detit apo qiellit, dhe nga ky interkomunikim na pasqyrohet raporti i krijuesve me realitetin apo rrethin objektiv. Vet titulli i këtij libri Metafora e arratisur, të le ta kuptosh se poetet janë veç në mërgim dhe se tema e mërgimit është një temë apo plagë e rëndë dhe për ne shqiptaret fatkeqësisht plagë e vjetër. Mërgimi është vërtetë plagë e rëndë por pasojat e tij janë edhe më të rënda se vet mërgimi. Mërgimi në esencë ka tragjiken e cila dimensionin e vërtet e fiton kur ndërron ideologjinë ose traditën e mërgimtarit ,kurse dimensionin e tragjikes së dyfishtë e merr kur mërgimtarët tanë asimilohen dhe nuk e dinë më as gjuhen e nënës. Mund të marrim shembull konkret pasardhësit e figurave më të ndritura të kombit tonë nuk dinë ta flasin gjuhen shqipe(pasardhësit e Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit ose S. Frashrit etj),pa përmendur edhe shumë familje të asimiluara tani gjatë këtij shekulli. Mërgimtarit përpara i bëhej gjëmë kur ikte jashtë atdheut,se ose nuk kthehej më ose nuk do të ishte ai qe duhej të ishte. Edhe poezitë me këtë temë të këtij libri i dallojmë qe nga titulli;Rrugëhumbur, Ikje nga vetvetja, Nga ditari i një të vdekuri,Kujtime,Letra,Rruga,Atdhe, Nëna ime, Malli,Tragjedi,Brigjeve të Bunës, Këtu as jetë as vdekje, Mërgimtari me varrin prej qelqi, E pa pritura, Testament, Larg mëmëdheut, Udhëtojmë unë dhe ti, Qyteti i huaj,etj. Rrugës se mërgimit gjithmonë i paraprinë një udhëkryq në të cilin gjendet ose Atdheu ose poeti ose të dy se bashku, është pra një përjetim i hidhur të cilin nuk ja preferojnë askujt. Rruga e mërgimit është rrugë ku kënga han fëmijët e vet të mallkuar./ As të më sjellësh as të me marrësh/e kur u takuam as të qesh as te qaj/ dhe nuk dija as të shkojë/ edhe u nisem as kah ti as kah unë,të poezia Nga një ditar i një të vdekuri, i poetit Arsim Ferizi.;ose Vitore Stefa-Lekaj te poezia Qytet i huaj, / Qytet i ftohtë kukullash të ngrira/ Qytet vitrinash plot e përplot/ tek ti me sollën kohë të vështira/ tek ti më dukët se jetoj kot. Vitorja prekë edhe një plagë të re qe e përcjell mërgimtarët e sotëm, mbytja në det; / Otrantoja aty/ ti sjellë e ti përcjell/ ditën vijnë të bardha/ natën gjak të kuqe/ plaga jote e hapur të rrjedhë e të rrjedhë. Poeti Luan Burimi me poezinë Në prehrin e nënës, ta përkujton poezinë e Filip Shirokës vetëm se ky i drejtohet vegimit e jo Dallëndyshes; / Ik atje tek nënë e ngratë/ tejkapitur dëshpërimit/ ik e thuaj:të gjithë bijtë / do të kthehen nga mërgimi/, porosia i drejtohet nënës edhe pse poeti e di se nëna i ka vdekur, /ajo tash po flet me hënën/ tek varrezat në qosh t` katundit/ . Gjithashtu edhe poeti Leom, qe poezitë e veta i ka në veten e parë kudo qe shkon dashurin e sheh dikund brigjeve të Bunës ku dallgët i kanë lënë plagë në shpirt dhe qeshë dhe qanë me maskarenjtë e kohës,/Më dhemb dhimbja e jote/ e shkoj e vij në te/ këtë kohë të maskarenjve/ e qaj, e se dua më. Asimilim është terr për mërgimtarët,është ferr i zi. Liman Zogaj të poezia Këtu as jetë as vdekje e përshkruan shumë bukur pasojat e mërgimit kur as amanetin e fundit nuk mund ta lash në gjuhen e nënës; /Këtu edhe gjuhën e nënave e humbim/ s`është jetë kjo,pa dritë plot vajë/ nëna vdes duke lënë amanetin e fundit,/ e shqip nuk e kuptojnë fëmijët e saj. Gjithashtu edhe Lirie Berisha dhe Mardena Kelmendi prekin temat e mërgimit me poezitë Testament dhe Grykë e Rugovës. Kompozicioni i librit është një tersi e të veçantave qe dallon në stile dhe në formën e shprehjes poetike,gjer sa të disa kemi poezi të rimuar te të tjerët kemi varg të lirë, ose rima është herë e përputhur e herë e kryqëzuar. Kjo dallueshmëri e bënë librin të komunikueshëm dhe te lexueshëm dhe uroj qe kjo Antologji e vogël e poetëve të mërguar të bëhet pjesë në Antologjinë e letërsisë shqipe.

Doli nga shtypi përmbledhja me poezi e krijuesit Pal Sokoli
" Këmbanë e pëlcitur dhembja"
- 19 shkurt 2006 /TN
- Pal Sokoli
" Këmbanë e pëlcitur dhembja" - Liman ZOGAJ
- Këto ditë doli nga shtypi përmbledhja me poezi nga krijuesi i shquar Pal Sokoli "Këmbanë e Pëlcitur Dhembja" . Edhe pse Poeti jeton dhe vepron jashtë vendlindjes me vete ka marrë dhe ruan me dashurin të madhe shpirtërore bukurin e fushave, ujin e freskët të Drinit të Bardhe ku poeti dhe zogjtë kanë marrë freskinë për vargje të reja, për këngë zogjsh që aq bukur kënaqin shpirtrat, bile edhe ata shpirtra që kanë dhembje, edhe ata që i bin anë e skaj fushave dikur plot lule e tani kur poeti ecë e ecë kërkon varre kërkon Liri dhe shkon deri te një Gur:
- - Në një bjeshkë të rrahur, /gur i shpuar,/gur i zi-u ,/e pyes sa peshon,/ thotë jam kufi,....Atë Gur Krijuesi Pal Sokoli e takon kur ishte i lidhur me pranga nga xhandarët e pushtuesit sllavë dhe dërgohej në Burgun e Nishit dhe aty poeti vazhdon:..Dhe shqip qanë/ si unë.
- Sa do që krijimtaria e botuar e Poetit Pal Sokoli në Botimin "Këmbanë e Pëlcitur Dhembja" përmblidhen nga ato që poeti ka krijuare edhe kur ishte student, kur ishte i burgosur dhe i keqtrajtuar gjer në dhe, kur ishte në këmbë dhe i pathyeshëm gjer në diell.
- Pastaj poezitë e krijuar Te sofra dhe oxhaku i kullës. Ato që i shkojë në prehrin e përgjakur të Kosovës si edhe krijimet e fundit që Pal Sokoli ka krijuar në Mërgim, nuk vinë në sofrën poetike si të shkapërderdhura, por organikisht fortë të lidhura dhe të grymosura mirë me petkun e kulluar artistik të poezisë moderne .
- Para lexuesve Pal Sokoli na vjen si pendë e mprehtë dhe me te drejtë do të thoshim pak si e vonuar, sepse niveli kaq i mirë krijues na thotë fuqishëm pse ky poet heshti kaq gjatë, edhe pse ka botuar edhe në shumë gazeta e revista në vise shqiptare dhe në Diasporë.
- Te Poezia Kosovë,poeti bukur thur vargjet: Kosovë kopsht i Edemit,/kush ta ofron mollën e sherrit,/pa shih tani rrëkeve,/Gjakun e Abelit...Pastaj ndër poezitë më të bukura, por me at bukurinë e dhembjes duke e veshë një rreze drite që nuk shuhet kurrë, duke i skalitur në Lapidar shpirtrat e Lirisë që nuk vriten
- E bukur edhe poezia Lapidarë: - Ku ka Lapidar,/ka lule ka jetë,/ Kopshti më i bukur quhet Atdhe.
- Përmbledhja Poetike e Krijuesit P. Sokoli Është botuar nën mbikëqyrjen e Krijuesit Faruk Tasholli dhe ne Redaktim të Krijuesit Ragip Ramaj,
- Përmbledhja me poezi "Kambanë e pëlcitur dhembja" e autorit Pal Sokoli doli këto dite nga botimi i Redaksisë "Doruntina" në Gjermani.
- Unë dhe guri
- Në një bjeshkë të rrahur
- gur i shpuar
- Gur i zi-u
- e pyes sa peshon
- thotë jam kufi
- e pyes për plagët
- me flet sllavisht
- e pyes për moshën
- O Zot O Zot
- me flet shqip
- dhe shqip qan
- si unë.
- Fluturimi
- Fluturojë një dekadë
- si balone e fryrë
- me lot e mall
- me një busolle të prishur
- nuk di kah t`ia mbaj
- lot
- lot
- lot
- ky balon
- do të pëlcas
- Vallë ku do të më hedh
Shkruan: Pal Sokoli
UNË DHE VASHA
-------------------------------------------------------------------------------------
Poezi: "Kosovë nuk ta mora diellin"

Data: Thursday, 21 December @ 23:00:00 CET
Argumenti: Lajme nga Diaspora

Data: 09.05.2006
Argumenti: Publikime
Promovimet e librave të ri ne diasporë jan bërë një domosdoshmeri për të ardhmen e brezave te ri në diasporë, zgjojnë interesim tek ...
...lexuesit, kontaktimi me krijuesin dhe inspirimi per krijime të reja,veç asaj një të riu ne diasporë i kalon gjithë jeta pa parë një mbremje poetike apo promovim librash edhe pse ka shum sosh qe shkruajn poezi e krijime të tjera.
Promovimet ose mbremjet poetike te tilla largojn edhe tensionet e krijuara nga tubimet politike te cilave ju ka kaluar koha.
Metaforat poetike Kosovare në një promovim të mërguar në Wuppertal të Gjermanisë
Të shtunën me 06.05.06 ne Wuppertal u bë promovimi i katër veprave të reja poetike te botuesve nga diaspora:
1.”Jetë për jetën”e Martin Çunit-Antonit,recensues Shani Sejdiu dhe Ragip Ramaj, redaktor Zejnullah Halili 2.”Dua të vdes shqip”e Hasan Qyqalles,recensent Hava Shala-Qyqalla,redaktor Veli Veliu 3.”Kambanë e pëlcitur dhembja” e Pal Sokolit,recensent Faruk Tasholli,redaktor Ragip Ramaj. Dhe 4. Diskutim rreth “Kosovë nuk ta mora diellin” e Liman Zogajt recensuar dhe redaktuar nga Arbër Ahmetaj. Salla e Klubit kulturorë “7 Shtatori”në Wupertal mbushej plotë e përplot me dashamirë të fjalës poetike gjerë në vendin e fundit. Ishin të moshave të ndryshme, fëmijë, rini , krijues dhe familjarë.
Promovimin e hapi me një këngë popullore”O Flamuri me Shqiponje” nga nxënëse dhe talente e këngës, Eliesa Aliu nga Krefeldi,e pastaj Liman Zogaj prezantoj krijuesit ,veprat e tyre dhe i dha fjalën krijuesit dhe organizatorit të kësaj mbrëmje poetike Pal Sokolit,i cili pasi përshëndeti të pranishmit qe kishin ardhur nga shumë qytete tjera foli shkurtimisht se si po bëjmë një promovim të mërguar poetik,foli për temat e këtyre Librave të rinj,për metaforat, motivet e dhembjet,kohën dhe hapësirën që e rrethojnë si mur poetin shqiptarë kudo qe shkon.
- Për librin “Jetë për jetën” të Martin Çunit foli Vehbi Musa.
Vehbiu foli për jetën e poetit dhe veprimtarit Martin Çuni, jetën nëntëvjeçare nëpër burgjet serbe nga edhe rrjedhin shumica e këtyre poezive për fëmijë,pastaj nga jeta e tij pas burgut ku krijuesi ju kishte bashkangjitur pa hamendje luftës çlirimtare. Poezitë kanë personazhe të gjalla jo të imagjinuara,janë fëmijët e tij,janë fëmijët e luftës,me të cilët poeti edhe pse me një temë lufte i bëhet shumë i afërt lexuesve të vegjël,pastaj zoti Vehbi recitoj disa poezi nga libri i tij duke i komentuar. Poezi nga krijimtaria e z. Martin lexuan nxënësit e shkollës shqipe të Wupertalit të udhëhequr nga mësuesi i zellshëm Sami Thaçi. Albulena Nuha recitoj poezinë “Në orën zero-zero,ndërsa Valdrin Lekaj recitoj mjaft bukur poezinë “A ma fal emrin”.
Pastaj i erdhi radha poetit Hasan Qyqalla me librin “Dua të vdes shqip”për të cilën me një recension për librin foli Pal Sokoli. Pali përshkroi përmbajtjen e librit motivet dhe formën e vjershërimit,komunikimi i tij me heronjtë e vjetër dhe të ri të cilët poeti i fut në tel të poezisë,komunikimi me Bardhin e tij dhe gjithmonë me urtakun me nënën,herë komunikon nëpër mes lumit Rajna herë me imazhet e tij të ruajtura nga fëmijëria apo rinia e tij. Poezitë e Hasan Qyqallës me motive mërgimi janë vërtet të dhembshme dhe të realizuara ne mënyrë poetike. Nëpër vargun e poetit përcillet porosia e klasikëve dhe e humanistëve deri të thirrja Ta bëjmë Shqipërinë janë plot mesazh. Poezi nga libri i tij lexuan: Qëndresa Islami dhe Arbëri Islami.
- Libër tjetër ishte“Kambanë e pëlcitur dhembja” e Pal Sokolit për të cilën folën Liman Zogaj dhe Vehbi Musa. Liman Zogaj me recensionin e tij foli për realizimin e mirë poetik të vargut ku flet secili varg,strukturën poetike e zbërthej në tri shtylla të titullit;Dhembja apo sakrifica, kambana apo kumbimi i kësaj dhembje dhe krejt këto të pëlcitura për një buzëqeshje në strehë. L. Zogaj vazhdoj se nëpër mes poezisë se tij Pali komunikon me burimet,me dheun me nënën dhe me gurin të cilin e ka të njëjtin fat si te poetit sidomos përmend poezinë Un dhe Guri,dhe poezi të tjera të parapëlqyera por me theks te veçantë u ndal të poezia “Kërshëndellat pa ju” qe ju kushtohet gjashtë anëtarëve të familjes te martirizuar në luftën e fundit,Filipi,Simoni,Krista,Pashkja,Gjergji dh Kastrioti. Për këtë libër diskutoj me një përkushtim te veçantë edhe z. Vehbi Musa i cili tha se për mua ky libër është një befasi shumë e këndshme,stili i veçantë,poezia e kulluar ironizomi qe i bën një kohe dhe të gjitha me aç pak fjalë janë poezi të një vlere kulminante. Vehbiu lexoj me pasion disa nga poezitë e krijuesit qe i kishin lënë mbresa të mira. Poezi nga krijimtaria e Pal Sokolit lexuan për bukuri nxënëset, Resmie Nuha, Fitore Thaçi dhe Majlinda Sejdiu. Pastaj z. Musa Mulolli recitoj vargje nga Lahuta e Malësisë ku vërtetë i dha ndjenjë të gjithë të pranishmëve në sallë.
-“Kosovë nuk ta mora Diellin”e Liman Zogajt, libër ky qe u promovua me një sukses të veçantë për publikun shqiptarë e gjerman pak ditë më parë, diskutoj Pal Sokoli. Ky libër është një mozaik i bukur poezish e sidomos për tematikë të theksuar realizimin e mirë poetik dhe një metafore të madhe qe në titullin e saj dellin. Poeti dhe e fillon me ikjen nga pragu,gjakimin për dritë pra ecën nëpër terr qe Kosova të ketë diell,dritë. Poezitë për mërgimin janë gjithashtu të dhembshme e sidomos “takimi më nënën pas njëqind vjetësh”qe në kuptimin semantik të saj është takim me Shqipërinë e ndarë para po kaq vitesh. Liman Zogaj nuk është pesimist në poezi, sado qe si mërgimtar ka situata të dhembshme,Stallagtitet veç sa nuk janë takuar me Stallagnitet kur edhe dielli i ti do ta ngrohë dheun e Kosovës dhe të gjitha figurat dhe toponimet e antroponimitë qe poeti edhe nuk i ka të gjithë edhe nuk i harron kurrë por ju len vend të veçantë rreth diellit. Poezi recituan me pasion të veçantë nxënëset Bujanë Rexhepi dhe Blerina Rexhepi. Mbrëmjen poetike e mbylli prapë më një këngë të bukur popullore Eliesa Aliu,me ç`rast ju bashkëngjitën me vallëzim shumë bashkëmoshatar e moshatare të saj. Martin Çuni ju dhuroj nxënësve nga një libër dhe njëkohësisht morëm nga kryetari i klubit Kulturorë Mehmet Hasani nga një monografi për aktivitetin 15 vjeçar të këtij klubi. Pasi u falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje e sidomos disa nga komuna të largëta si Anton Kola nga Aheni, Hajdar Salihu nga Hageni, Qazim Thaçi nga Esseni ose poeti dhe krijues Dibran Demaku qe e hijeshuan këtë mbrëmje qe i parapriu edhe Mitingut të poezisë qe se shpejti do të mbahet në Gjakovë.
U bë promovimi i katër veprave poetike në diasporë,sa do qe duket e dhembshme si duket do të bëhet e domosdoshme në të ardhshmen kur sheh një publikë të tillë dhe një interesim për librin shqip. Ose publiku është i lodhur nga politika dhe i jepet artit, dashtë zoti.
Në fund të kësaj mbrëmje të bukur nga autorët u organizua një darkë me specialitet Kosovare.
Duhet theksuar se pas këtij takimi u formua një grup iniciues për formimin e një shoqate Art për artin për republikën e Nordvestfallenit me tendencë që të zgjerohet në tërë Gjermaninë.

Wuppertal
“LIDHJA E SHKRIMTARVE ARTISTVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI”
OXHAKU I KULTURES SHQIPE NE VATREN E EUROPES
Me datën 9 Dhjetor 2006 në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt tubimi i krijuesve të
të gjitha zhanreve për krijimin e një Sofre Shkrimtaresh,artistësh,dhe
krijuesish nga ku do të kenë mundësinë secili krijues të jap kontributin e tij
për afirmimin e krijimtarisë se tij dhe prezantimin para Sofrës së madhe Europës
dhe me gjerë. Tubimi u hap me poezinë e Gjergj Fishtës “ 28 Nëntori” të recituar
me shumë pasion nga recituesi tani më i njohur Musa Mulolli. Në emër të grupit
nismëtarë të përbërë nga Martin Çuni,Liman Zogaj,Pal Sokoli, tubimin e hapi
Liman Zogaj duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e theksuar nevojën e
kamotshme qe krijues më në fund ta gjejë dritën e vet ne vatrën qe do ta
krijojmë se bashku sot, dhe fjalën ja dha z. Martin Çuni. Z. Martin Çuni bëri
zbërthimin e plan programit të parapërgatitur dhe të shpallur edhe të
masmediumet e ndryshme disa ditë me parë,foli për qëllimin e pastër të bashkimit
të të gjithë krijuesve qe shqiptarë qe veprojnë në Gjermani pa dallim shtrirje
gjeografike,pa dallim përkatësie politike,fetare apo dallimeve tjera të
ngushta.” Ne kemi ftuar krijuesit e të gjitha zhanreve, jemi konsultuar dhe kemi
mbështetjen e pothuaj se të gjithë krijuesve jo vetëm nga Gjermania por edhe më
gjerë. Kemi ftuar edhe përfaqësuesit e të gjitha asociacioneve qe të na
përkrahin në realizimin e programit për formimin e një shtëpie shqiptare prej
nga edhe do të prezantohet me e gjithë golgota shqiptare si një formë e një
Holokausti të ri në Europë para publikut gjerman dhe më gjerë”. Martini e
theksoj edhe përgjegjësinë dhe nevojën e prezantimit të denjë të kulturës sonë
e cila nuk guxon më të tolerohet por ajo edhe të jetë urë e lidhjes me atdheun
edhe urë e lidhjes me popullin ku po jetojmë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Pal Sokoli njëri ndër nismëtaret i cili pasi i
përshëndeti të gjithë të pranishmit e potencoj nevojën për themelimin e një
asociacioni të tillë me rendësi të dyfishtë,edhe për krijuesit e tanishëm edhe
për motivimin dhe përkrahjen e krijuesve të ri,si edhe për prezantimin me
kompetencë te kulturës shqiptare në përgjithësi.”Ky hap duket i vogël në shikim
të parë por besoni se çdo hap i parë duket i vogël por pa e bërë këtë hap nuk
mund të dalim nga kjo amulli e krijuar,ky hap i cili do të bënë kthesë, me
energjinë dhe aktivitetin e përbashkët do ta krijojmë ardhmërinë e krijuesit,
Nëna Terezë na ka mësuar “Sa lutesh njëqind herë për dritë,më mirë ndezë një
qiri të vogël”.prandaj më këtë hap të vogël të krijojmë atë që të gjithëve na ka
munguar në diasporë. Pali konstatoj edhe përkrahjen qe kishte marrë kjo nismë
nëpër mes letrave,internetit dhe thirrjeve nga krijues të ndryshëm shqiptarë.
Fjalën e mori edhe shkrimtari dhe piktori Llemadeo (Llesh D.) i cili përshkroi
me disa fjalë krijimtarinë e tij në lëmin e letërsisë, artit dhe gazetarisë,
përkrahu këtë nismë e cila duhet të bashkoj krijuesit shqiptarë nga të gjitha
trojet shqiptare,dhe theksoj se vetëm krijimtaria letrare,artistike të jetë
kriter qe na bashkon rreth kësaj Lidhje të shkrimtarëve pa dallime të asnjë
dimensioni dhe pa politikë. Kjo lidhje do t´ju jepte mundësi edhe krijuesve të
vjetër edhe të rinjve ta promovojnë vetën në diasporë. Llemadeo dha edhe
pëlqimin për themelimin e shtëpisë shqiptare qe do të ishte zëdhënëse e vërtetë
për shqiptarët në Europë dhe më gjerë. Llemadeo propozoj qe emërtimi të behët
Lidhje e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në migracion,temë e cila
u diskutua deri në zgjedhjen e bordit udhëheqës. Ali Berisha shkrimtarë foli
për nevojën e kamotshme të një Lidhje shkrimtaresh dhe propozoj qe te zgjedhën
sa më shpejt edhe grupet udhëheqëse qe do ti marrin përgjegjësitë për veprime
të mëtutjeshme. Arsim Kajtazi shkrimtarë e piktorë e përkrahu gjithashtu këtë
nismë e cila “është e qëlluar,dhe duhet të përkrahet me veprime konkrete e jo me
deklarime qe mund te mbesin vetëm në letër,çdo fillim është ca i vështirë por ne
do të bëjmë ç´mos të lidhemi edhe me institucionet tona në Shqipëri dhe në
Kosovë. Emërtimi të jetë Qendër kulturore dhe si dimension të vetin ta ketë
orientimin artistik dhe jo më vonë të na marrë konotacione politike”.A. Kajtazi
ishte edhe për atë qe Qendra të mos të ngarkohet me shumë sektor në mënyrë qe
t´i ikët ngarkesave administrative, dhe theksoj nevojën e bashkëpunimit me
Qendra të ndryshme nëpër Europë.
Rrustem Geci- shkrimtarë, i cili për poezi po atë ditë mori çmimin e tretë
Kadmus në Athinë të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve”Drita” foli për nevojën
e vetorganizimit.” Mos t´i fiksohemi kurrfarë emërtimi por të vetorganizohemi se
në Gjermani kemi afër 650 mijë shqiptarë e 120 mijë krijues,ndihmat financiare
nga institucionet tona me aq pak buxhet për kulturë do të jenë të pa
mundura”.Poeti Hasan Qyqalla tha se e përkrah gjithashtu këtë nismë dhe u
deklarua qartë për orientimin e saj kulturor pa kurrfarë ndikimi nga spektri
politik. Alketa Tabaku krijuese nga Shqipëria tha se ne është me se e nevojshme
te formohet një lidhje e tillë,por ne duhet ta mendojmë një anëtarësi minimale
për tu vetë mbajtur dhe të kërkojmë edhe donator qe do ta përkrahin projektin
tonë. Vehbi Musa tha se krijuesit janë dhe duhet te mbesin jashtë politikës
kështu qe ky tubim dhe formimi i Lidhjes së krijuesve është më se i domosdoshëm.
Isak Guta tha se unë e përkrah me gjithë zemër ketë nismë sepse unë mendoj se
krijuesi duhet ta ketë një derë ku mund te troket dhe ku e din se takon kolegët
krijues. Regjisori dhe autori i librit për Aleksandër Moisiun z. Guta tha se
duhen të gjinden rrugë qe Diaspora ta financon vet këtë organizim te krijuesve
qe të jetë sa më e fuqishme. Piktori Asllan Dibrani tha se me vjen shumë mirë se
jemi mbledhur për të bërë diçka rreth kulturës duke e i dhënë fund organizimeve
politike për të cilat duhet të kujdeset shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë. E
përkrahu këtë nismë,dhe propozoj qe shtëpisë se kulturës ti jepet emri “Ismail
Kadare”. Ramiz Kelmendi krijues dhe jurist e shpjegoj përparësinë administrative
qe emërtimi ti mbetet “Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë
në Gjermani” të propozuar më parë me q´rast pas një debati konstruktivë me
shumicë votash u vendos qe të mbetet ky emërtim. Kardiokirurgu dhe krijuesi Kolë
Daka përshëndeti gjithashtu këtë nismë të mbarë dhe kërkoj nga të gjithë
përkushtim dhe transparencë në punën e mëtutjeshme. Me propozime dhe me aprovime
nga të pranishmit u formua edhe bordi udhëheqës i “Lidhjes së shkrimtarëve,
artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” si dhe u zgjodh me shumicë
votash edhe kryetari i saj z. Martin Çuni. Bordi u formua nga këta krijues:
Martin Çuni(kryetar), Liman Zogaj, Pal Sokoli,Shqipe Demiri, Rrustem Geci,Lleshi
D. Llemadeo, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, Alketa Tabaku, Asllan Dibrani,Kolë
Daka, Ramiz Kelmendi dhe Xhevat Ukshini. Tubimin e përshëndeten edhe Imer
Lladroci dhe Bedri Veseli, dhe pastaj e mori edhe një herë fjalën z. Martin
Çuni në emër te bordit si kryetar i posa zgjedhur dhe i falënderoj për besimin
qe i dhanë dhe tha se “Do të bëjmë përpjekje qe të koordinojmë humanizmin dhe
guximin tonë dhe ta prezantojmë para botës në mënyrë të denjë. Të pranishmit
ishin vërtetë të interesuar qe të krijojnë një Sofër krijuesish dhe ishte ajo
pra fryma krijuese qe bashkonte sikur të ishim parë disa herë në mes veti edhe
pse kishin ardhur pothuaj se nga të gjitha republikat e Gjermanisë dhe nga
gjeografia jonë kombëtare. U vendos qe në tubimin e ardhshëm të zgjedhën
udhëheqësit e zhanreve të ndryshme artistike qe do veprojnë brenda kësaj Lidhje.
Çka është për tu theksuar se deri me tani janë prononcuar disa shoqata të
ndryshme artistike qe dëshirojnë të veprojnë nen emrin e “Lidhjes së
shkrimtarëve , artistëve dhe krijuesve Shqiptarë”. Ideja dhe programi i kësaj
Lidhje qe në një të ardhme të kemi edhe shtëpinë e kulturës shqiptare dhe
formimi i një Lidhje Euro-shqiptare mbeten qëllime qe me ndihmën e krijuesve dhe
të gjitha asociacioneve tjera ne diasporë te realizohen

“Sa lutesh njëqind herë për dritë, më mirë ndiz një qiri të vogël” - Nënë Tereza
Në fund të vitit që shkoi, në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt tubimi i krijuesve të të gjitha zhanreve për krijimin e një organizmi shkrimtarësh, artistësh dhe krijuesish, nga ku do të kenë mundësinë secili krijues të japë kontributin e tij për afirmimin e krijimtarisë personale dhe prezantimin e kulturës shqiptarë në gjuhët e tjera të Europës. Në emër të grupit nismëtar të përbërë nga Martin Çuni, Liman Zogaj, Pal Sokoli, tubimin e hapi Liman Zogaj, duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e theksuar nevojën e hershme për krijimin e një organizmi të tillë, i cili do të ndihmojë krijimtarinë e shkrimtarëve dhe artistëve në emigracion.
Z. Martin Çuni bëri zbërthimin e plan-programit të parapërgatitur dhe të shpallur edhe në masmediumet e ndryshme, foli për qëllimin e pastër të bashkimit të të gjithë krijuesve shqiptarë që veprojnë në Gjermani, pa dallim shtrirjeje gjeografike, pa dallim përkatësie politike, fetare apo dallimeve tjera të ngushta.
"Ne kemi ftuar krijuesit e të gjitha zhanreve, jemi konsultuar dhe kemi mbështetjen e pothuaj se të gjithë krijuesve jo vetëm nga Gjermania, por edhe më gjerë. Kemi ftuar edhe përfaqësuesit e të gjitha asociacioneve që të na përkrahin në realizimin e programit për formimin e një shtëpie shqiptare prej nga edhe do të prezantohet me e gjithë golgota shqiptare si një formë e një Holokausti të ri në Europë para publikut gjerman dhe më gjerë". Ai theksoi edhe përgjegjësinë dhe nevojën e prezantimit të denjë të kulturës sonë e "ngecja në këtë drejtim" nuk guxon më të tolerohet, por edhe ky prezentim i denjë të jetë urë e lidhjes me atdheun edhe urë e lidhjes me popullin ku jetojmë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Pal Sokoli, njëri ndër nismëtarët, i cili, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, e potencoi nevojën për themelimin e një asociacioni të tillë me rëndësi të dyfishtë edhe për krijuesit e tanishëm, edhe për motivimin dhe përkrahjen e krijuesve të ri, si edhe për prezantimin me kompetencë të kulturës shqiptare në përgjithësi. “Ky hap duket i vogël në shikim të parë, por besoni se çdo hap i parë duket i vogël, dhe pa e bërë këtë hap nuk mund të dalim nga kjo amulli e krijuar, ky hap i cili do të bënë kthesë, me energjinë dhe aktivitetin e përbashkët do ta krijojmë ardhmërinë e krijuesit. Nëna Terezë na ka mësuar: ‘Sa lutesh njëqind herë për dritë, më mirë ndize një qiri të vogël’, prandaj më këtë hap të vogël të krijojmë atë që të gjithëve na ka munguar në diasporë. Pali konstatoi edhe përkrahjen që kishte marrë kjo nismë përmes letrave, internetit dhe thirrjeve nga krijues të ndryshëm shqiptarë’.
Ali Berisha, shkrimtar, foli për nevojën e hershme të një Lidhjeje shkrimtarësh dhe propozoi që të zgjidhën sa më shpejt edhe grupet udhëheqëse, që do të marrin përgjegjësitë për veprime të mëtutjeshme.
Arsim Kajtazi, shkrimtar e piktor, e përkrahu gjithashtu këtë nismë, e cila “është e qëlluar, dhe duhet të përkrahet me veprime konkrete e jo me deklarime që mund të mbesin vetëm në letër, çdo fillim është ca i vështirë, por ne do të bëjmë çmos të lidhemi edhe me institucionet tona në Shqipëri dhe në Kosovë. Emërtimi të jetë Qendër kulturore dhe si dimension të vetin ta ketë orientimin artistik dhe jo më vonë të na marrë konotacione politike”.
A. Kajtazi ishte edhe për atë që Qendra të mos ngarkohet me shumë sektorë, në mënyrë që t´i iket ngarkesave administrative dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit me Qendra të ndryshme nëpër Europë.
Rustem Geci - shkrimtar, i cili për poezi po atë ditë mori Çmimin e Tretë "Kadmus" në Athinë, të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita”, foli për nevojën e vetorganizimit. "Mos t´i fiksohemi kurrfarë emërtimit tani..., por të vetorganizohemi se në Gjermani kemi gati 650 mijë shqiptarë e 120 krijues, ndihmat financiare nga institucionet tona me aq pak buxhet për kulturë do të jenë të pamundura”.
Poeti Hasan Qyqalla tha se e përkrah gjithashtu këtë nismë dhe u deklarua qartë për orientimin e saj kulturor pa kurrfarë ndikimi nga spektri politik.
Alketa Tabaku, krijuese nga Shqipëria, tha se është mëse e nevojshme të formohet një lidhje e tillë, por ne duhet ta mendojmë një anëtarësi minimale për t'u vetëmbajtur dhe të kërkojmë edhe donatorë, që do ta përkrahin projektin tonë.
Vehbi Musa tha se krijuesit janë dhe duhet të mbesin jashtë politikës, kështu që ky tubim dhe formimi i Lidhjes së krijuesve është mëse i domosdoshëm.
Ndërkaq, piktori Asllan Dibrani tha se "më vjen shumë mirë që jemi mbledhur për të bërë diçka rreth kulturës, duke i dhënë fund organizimeve politike, për të cilat duhet të kujdeset shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë". Ai propozoi që shtëpisë se kulturës t'i jepet emri “Ismail Kadare”.
Ramiz Kelmendi, krijues dhe jurist, e shpjegoi përparësinë administrative që emërtimi t'i mbetet “Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” të propozuar më parë, me ç´rast pas një debati konstruktiv me shumicë votash u vendos që të mbetet ky emërtim.
Me propozime dhe me aprovime nga të pranishmit u formua edhe bordi udhëheqës i “Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” si dhe u zgjodh me shumicë votash edhe kryetari i saj, z. Martin Çuni.
Bordi u formua nga këta krijues: Martin Çuni (kryetar), Liman Zogaj, Pal Sokoli, Shqipe Demiri, Rrustem Geci, Lleshi D. Llemadeo, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, Alketa Tabaku, Asllan Dibrani, Kolë Daka, Ramiz Kelmendi dhe Xhevat Ukshini.
Tubimin e përshëndetën edhe Imer Lladrovci dhe Bedri Veseli, pastaj e mori edhe një herë fjalën z. Martin Çuni në emër të bordit si kryetar i posazgjedhur dhe i falënderoi për besimin që i dhanë. Ai tha se “do të bëjmë përpjekje që të koordinojmë humanizmin dhe guximin tonë dhe ta prezantojmë para botës në mënyrë të denjë”.
Të pranishmit ishin vërtet të interesuar që të krijojnë një sofër krijuesish dhe ishte ajo pra fryma krijuese që bashkonte sikur të ishim parë disa herë mes tyre, edhe pse kishin ardhur pothuaj nga e gjithë Gjermania dhe nga gjeografia jonë kombëtare.
U vendos që në tubimin e ardhshëm të zgjidhën udhëheqësit e zhanreve të ndryshme artistike që do të veprojnë brenda kësaj Lidhjeje. Çka është për t'u theksuar se deri tani janë prononcuar disa shoqata të ndryshme artistike që dëshirojnë të veprojnë nën emrin e “Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë”. Ideja dhe programi i kësaj Lidhjeje është që në një të ardhme të kemi edhe shtëpinë e kulturës shqiptare, si dhe po ashtu formimi i një Lidhjeje euro-shqiptare mbeten qëllime që me ndihmën e krijuesve dhe të gjitha asociacioneve tjera në diasporë te realizohen.

Data: Thursday, 08 February @ 23:00:00 CET
Argumenti: Lajme nga Diaspora



KAMBANË E PËLCITUR DHEMBJA
Poezi
(Shkruar si pasthënje nga Faruk Tasholli)
Qysh në fillim të viteve tetëdhjetë,si shumë entuziastë që duan ta shqiptojnë botën e vet përmes shkrimit,në shtypin letrar të kohës paraqitet edhe Pal Sokoli,duke botuar kështu poezitë e tij të para.Mirpo, situata e rëndë politike që mbretëronte aso kohe në Kosovë,bëri qe shumë të rinj të mos e fitojnë kondicionin krijues,ndërsa u privuan edhe nga liria ose u shenjuan me gisht nga policia ideologjike e Jugosllavisë,për t´iu pamundësuar veprimi krijues dhe intelektual.Në mesin e kësaj lagjeje krijuesish hyn edhe Pal Sokoli,i cili tash del para lexuesve më vëllimin e tij poetik,poezia e të cilit trajton po tematikën e njeriut të privuar,jo vetëm nga e drejta e lirisë njerzore dhe nacionale,por edhe nga e drejta jetësore.
Në këtë kontekst, Pal Sokoli shqipton revolten përmes poezisë, qe vjen jo vetëm si një revoltë individuale,por edhe kolektive. Aq më tepër,poezia e këtij krijuesi,ka një biografi të dhimbshme,ashtu si edhe vetë fati i poetit dhe familjes së tij në luften e fundit për lirinë e Kosovës.Humbja e më te dashurve,bëhët lajtmotiv i poetit që mundohet të sfidoj të keqen dhe tragjedinë, duke ngritur mbi të një harmoni poetike,një lapidarë si shënjë pavdeksisë për vëllezërit dhe motrën e tij.Më konkretisht,poezia e Pal Sokolit është një protestë e vazhdueshme kundër se keqes,kundër robërisë dhe kundër mizorisë pushtuese.Ajo është vetë zëri i lirisë,i asaj lirie të brendshme që poeti me vite pretendon ta bëjë edhe liri të jashtme.Por deri të kjo e fundit,pra te liria e jashtme, triumfon gatishmëria për sakrificë dhe vetëflijim.
Vetë tematika konkrete e trajtimit poetik,vjen si një rikumbim dhe një riperseritje e jetës që nga atikiteti e këndej,ku vetem aktoret jan të tjerë.Lirizmi i dhembshëm i Pal Sokolit dhe revoltae shqiptuar për poziten e shqiptarit në kohët e fundit,poezin e këtij poeti e radhisin në grumbullin e atyre veprave që mbesin si fakt i rëndesishëm historiko-letrar.
"

